Ditėn e mbėrritjes sė tyre, ata ishin aq tė lodhur e tė dobėt, aq tė keqtrajtuar gjatė asaj rruge tė mundimshme, sa pesė prej tyre vdiqėn menjėherė. Vdekja i dha fund martirizimit tė mundimshėm. Qė nga 25 prilli e gjer mė 3 maj, dita kur z. Hillereau dhe unė patėm lumturinė tė bashkonim lotėt tanė me tė tyret dhe tu sillnim ndonjė ngushėllim pėr mjerimin e tyre, ēdo ditė vdiste dikush.
Ishte data 3 maj kur ne shkuam nė Bursa, nė sajė tė z. Gjeorgjiaki, i cili ishte agjent atje i konsullit tė Anglisė. Ishte ora 7 e mėngjesit kur ne hymė nė atė ndėrtesė tė trishtė. O Zot! Ē’spektakėl! Duke hyrė nė atė han, ne pamė nė mes tė oborrit njė grumbull krijesash tė tė gjitha moshave dhe sekseve, nga foshnjat e deri te pleqtė mė tė skajshėm, njerėz tė kthyer nė lakuriqėsinė mė totale, ose tė mbuluar veēse me ca zhele. Meqė kishin ethe, ata rrinin nė diell pėr tu ngrohur, duke bėrė kėshtu qė tu binin morrat qė i hanin. Dhimbja dhe dėshpėrimi ishin skalitur nė fytyrat e tyre tė zbehta dhe tė rreshkura.
Disa i pashė qė ishin plot plagė, tė tjerė kishin kėmbėn apo dorėn qė u varej, ndėrsa njė tjetėr, anash, kėmbėt i kishte tė gangrenizuara. Sapo na panė ata nisėn tė ngashėrehen dhe tė psherėtijnė. Zemra ime gati u ēa nga dhimbja. Nuk munda t’i mbaj lotėt. Ato lotė mė bien ende, ndėrkohė qė po shkruaj ato qė pashė. Pastaj ne filluam tė shkojmė nė kthinat ku dergjeshin tė sėmurėt. Nė tė parėn ne gjetėm rreth 10 persona, burra, gra, fėmijė tė shtrirė mbi pllakat e gurit, tė zhveshur lakuriq, mbuluar me disa copa thasėsh me qime kali. I pari qė na dalloi ishte njė plak, pothuaj nė agoni. Ai u pėrpoq tė ngrinte kokėn. Zoti Hillereau i tregoi kryqin. I sėmuri ia rrėmbeu nga duart, i ngjiti buzėt dhe e mbuloi me lotė. Pastaj, si tė kishte marrė njė forcė tė mbinatyrshme, ai kėrkoi rreth tij mbi njė morri leckash, zbuloi dy-tri fėmijė nė prag tė vdekjes dhe i bėri tė puthin kryqin, duke u bėrė shenjėn e shpėtimit.
Ne dolėm nga ai vend i tmerrshėm pėr tė hyrė nė njė vend tjetėr akoma mė tė tmerrshėm. Ishin aty po aq persona, por ata ishin akoma mė keq dhe nė agoni e sipėr. Nuk kishin as forcė pėr tė klithur, e as fuqi pėr tė ngritur kokėn qė tė shikonin ata qė kishin ardhur t’i shikonin. Pas disa ēastesh, ne pamė qė midis atyre tė sėmurėve tė pafat gjendej njė kufomė qė po kalbej. Ne vazhduam mė tutje dhe gjetėm edhe dy kufoma tė tjera, ēka na detyroi qė para se tė shkonim mė tutje, t’i nderonim ato viktima qė tė mund tė kishin njė varr. Pas kėsaj ceremonie tė trishtė, ku grekėt na dhanė njė ndihmė tė ēmuar (sepse ata pranuan t’i hapnin gropat, tė mbanin tė vdekurit dhe tė na shoqėronin tri herė radhazi nė varreza), ne gjykuam tu japim Extrėme-Onction (kungimin), njerėzve mė tė sėmurė. Por, pėr kėtė, ata duhej tė rrėfeheshin. Por, si? Ne nuk e dinim gjuhėn e tyre. Por, aty u gjet njė njeri qė dinte pak turqisht. Vendosa ta marr si pėrkthyes...
Por, me shfaqjen e tė sėmurit tė parė (ishte njė vajzė 15-18 vjeēare), ai hezitoi dhe mė morri mėnjanė. ‘Mė fal Ati im’, mė tha ai, ‘kjo ėshtė vajza ime! Ajo do tė ketė turp pėr tė mė rrėfyer dobėsitė e saj. Por prit tė thėrres nėnėn e saj. Ajo do e mėsoj mė kollaj se unė tundimin e shpirtit tė saj’. Isha i befasuar nga fjalėt e tij. Pastaj u ktheva nga zoti Hillereau. ‘Eshtė tepėr e dhimbshme’, i thashė, ‘u mbyta nga lotėt’. Kėta engjėj tė Zotit, martirėt e besimit, i kanė larė tashmė gabimet e tyre me lotė dhe dhimbje. A ėshtė e nevojshme qė ata tė rrėfehen nė kushte tė tilla?
Megjithatė i kėrkova vajzės nėse ajo i falte me shpirt armiqtė e saj. Duke thėnė kėto fjalė, jo vetėm ajo, por tė gjithė tė sėmurėt qė ishin nė atė dhomė ngritėn zėrin dhe thanė: ‘Zoti i faltė! … Po, Zoti i faltė! Ne kemi vuajtur shumė, ėshtė e vėrtetė dhe ne do tė vuajmė akoma, por shkak janė mėkatet tona. Persekutorėt janė veēse instrumenta tė Drejtėsisė sė Zotit. Pra, fali o Zoti ynė pėr tė gjitha ē’kanė bėrė’.
Sapo kjo falje publike doli nga gojėt e tyre dhe qė u pėrsėrit pastaj nė kthinat e tjera, ne u dhamė kungimin tė gjithė tė sėmurėve. Dhe kur ne i bekuam kėta atletė tė besimit me vajin e shenjtė, duke qarė, ne vazhduam drejt njė vizite tė tretė.
Dy vizitat e para ishin shumė tė shpejta dhe emocioni ynė ishte aq i madh, saqė gjithēka qė kishim parė, dukej si njė ėndėrr. Tani duheshin parė vėllezėrit tanė nė veēanti, tė njihnim nevojat e tyre, dhimbjet e tyre, vuajtjet pėr t’i lehtėsuar ata. Midis atyre tė pafatėve, pikasa njė vajzė qė mbahej mė mirė se tė tjerat. Pothuaj gjithnjė, e ulur veēmas turmės dhe me fytyrė tė kthyer nga muri, ajo dukej se nuk kishte lidhje me fatkeqėsinė e tė tjerėve. Doja t’i thoja disa fjalė ngushėllimi dhe tė njihja gjendjen e saj, por interpreti ynė atė ēast mungonte dhe unė nuk e dija gjuhėn e saj. Menduam se do kishte humbur prindėrit e saj dhe se nga vuajtja e madhe ishte bėrė e pandjeshme pėr dhimbjet e tė tjerėve.
Nė njė kthinė tė keqe, diku mė larg, mbi njė tufė leckash tė pista, gjetėm 4-5 fėmijė tė kthyer nė kufoma. Ata ishin braktisur nga tė gjithė. Mė i madhi i tyre, ēka dukej njė vajzė, mund tė ishte 11-12 vjeēe. Nė vend tė klithjeve dhe lotėve tė shumta, kėta tė mjerė nuk lėshonin veēse disa psherėtima. Nuk ishte askush qė tu jepte njė pikė ujė. Kur ishim midis kėtyre tė syrgjynosurve fatkeqė, papritmas dėgjuam njė kėngė ogurzezė qė dilte nga goja e njė gruaje nė delir, apo qė ishte pushtuar nga njė dėshpėrim i tmerrshėm. Nė fund tė ēdo strofe, ajo qante disa minuta dhe pastaj rifillonte me njė lloj tėrbimi dhe me njė ton, kujtimi i tė cilės mė bėn akoma tė dridhem. Ne pamė gjithashtu gra tė shastisura. Na thanė se ato ishin bėrė ashtu si rezultat i trajtimit tė keq dhe i skamjes sė madhe. Njėra nga ato kishte njė vėshtrim tė fiksuar, ndėrsa tjetra e mbulonte fytyrėn dhe dukej se turpėrohej nga gjendja e saj.
Ajo qė na habiti pa masė dhe qė na bėri t’i admironim, ishte se kėta njerėz tė pafat dhe tė dergjur nė mjerimin mė tė madh, nuk na kėrkuan as bukė, as veshje, as para. Ata e shikonin veten nė prag tė vdekjes, si nė fundin e vuajtjeve tė tyre. E megjithatė ata zvarriteshin drejt nesh. Por, ē’donin tė shikonin? Ēfarė? Njė medaljon tė vogėl tė Virgjėreshės sė Shenjtė, tespijet apo njė kryq. Dhe, duke marrė diēka nga gjėrat e mia, ata ngjisnin buzėt e tyre me pėrkushtim dhe me njė lumturi tė dukshme. Tė syrgjynosurve tanė tė shenjtė u dhamė kungimin.
Por, s’kishte mbaruar e tėra. U duhej dhėnė buka e tė fortėve, Saint-Viatique. Por, atėherė njė tjetėr vėshtirėsi na doli. Ku tė gjenim nė atė vend tė tmerrshėm njė mjedis pėr tė kujtuar Saints-Mystčres. Pasi e menduam mirė, z. Hillereau dhe unė vendosėm qė meshėn ta bėnim fare mirė nė oborr. Por, meqė na duhej njė tavolinė, grekėt na e sollėn njė. Sa hap e mbyll sytė, njė altar u improvizua. Ndėrkohė qė abati Hillereau vishte petkun e duhur tė priftit, unė afrova tė sėmurėt dhe gjithė ata qė mundnin tė qėndronin jashtė pa rrezik, gjatė ‘sakrificės auguste’. Oborri ishte mbushur me kocka tė panumėrta qė mė kujtonin atė qė thotė Profeti. Pikėrisht, kėto skelete tė mbetura, imazhi i vėrtetė i vdekjes, vėllezėrit tanė martirė, u vunė nė gjunjė gjatė gjithė meshės. Thirrje tė vuajturisht, psherėtima e ngashėrime dėgjoheshin nga tė gjitha anėt.
Lotėt gjithashtu rridhnin me shumicė nga tė gjithė tė pranishmit, dėshmitarė tė njė skene tė dhimbshme. Pasi u bė bekimi i atyre qė ishin rreth altarit (Sainte-Communion), ne shkuam ta bėnim kėtė te ata qė ishin tė shtrirė tek kthinat. Me tė mbaruar meshėn, unė u ktheva nga ata tė syrgjynosur tė mjerė, duke u drejtuar fjalė ngushėllimi pėrmes interpretit tim. ‘A e dini’, u thashė’, ‘se sa i mirė ėshtė Zoti me ju? Ai ka qenė gjithnjė pranė rrugėtimit tuaj tė syrgjynosjes, duke ju ushqyer me mishin e tij tė adhurueshėm. Ai u ėshtė pėrkushtuar dhe tani ju e mbani nė zemrat tuaja. T’i jeni mirėnjohės! Duajeni dhe ju! Mos e fyeni kurrė! Kurajo vėllezėr tė dashur. Ngrijini sytė nė qiell. Porta pėr ju ėshtė e hapur! Sa mė shumė tė keni vuajtur, aq mė tė lumtur do tė jeni. Duajeni njėri-tjetrin, ngushėlloni njėri-tjetrin, kujdesuni veēanėrisht pėr vejushat dhe jetimėt. Zoti do t’ua shpėrblejė njėqind herė mė shumė’!
Pastaj, duke u kthyer drejt asaj turme ortodoksėsh, qė dėgjonin kėtė fjalim tė trishtė sa me vemėndje aq dhe me dhembshuri, u kėrkova tė vazhdonin veprėn qė kishin nisur. I luta veēanėrisht t’i varrosnin tė vdekurit, pasi kjo ishte njė vepėr qė duhej bėrė dhe qė Zoti do ta pėlqente…
Qėndrimi ynė nė Muhaliq zgjati nga e shtuna nė mbrėmje, mė 2 maj, gjer tė hėnėn nė 4 maj. Pastaj ne u ndamė me zemrėn e rėnduar pėr miqtė tanė. Por vonuam tė ktheheshim nė Konstantinopojė qė tė mund tė informonim pėr kėto tmerre autoritetet e duhura dhe pėrmes ambasadės sonė tė sugjeronim ndonjė ndihmė pėr tė syrgjynosurit.
Duke kaluar nė Bursa, ne i treguam pėr ato qė pamė konsullit tonė, zotit Crepin dhe atij tė Anglisė, z. Sandisson, duke iu lutur qė tė pėrdornin gjithė influencėn e tyre pranė Portės Sublime, pėr t’i dhėnė fund kėtij persekutimi mizor. Konsulli i Anglisė u tregua mė i ashpėr. Ai i shkroi ambasadorit tė tij, lordit Stratford Canning, dhe ishte ky ambasador qė u ankua te Reis-Efendi, ose ministri i Punėve tė Jashtme”.
Faveyrial shkruan se sipas shėnimeve tė “suorave” Bernardine dhe Marie, tė cilat shoqėronin superioren e tyre Lesueur nė Muhaliē, ato pohojnė se lordi Canning siguroi menjėherė nga Reis Efendi, ushqime, ilaēe, veshje dhe shtroje pėr tė syrgjynosurit e mjerė.
Nė librin e tij “Historia dhe pėrshkrimi i Shqipėrisė sė Epėrme ose i Gegėrisė”, konsulli francez Hyacinthe Hecquard, i cili ishte marrė me kėtė ēėshtje nė atė kohė, pohon se tė dėshpėruar nė kulm me fatin e tyre, shqiptarėt pritėn pėr njė kohė tė gjatė qė sipas fjalės sė dhėnė t’i kthenin mė sė fundi nė fshatrat e tyre. “At Markoviqi”, shkruan ai, “i emėruar famullitar i tyre nė kėtė vendbanim tė ri, shkoi pėrsėri nė Stamboll, ku nė sajė tė ndėrhyrjes kėmbėngulėse tė ambasadorėve tė Francės dhe tė Anglisė, arriti tė merrte dekretin qė i riatdhesonte kėta njerėz tė mjerė me shpenzimet e Portės sė Lartė dhe qė u rikthente pronat. Kėto urdhra u vunė nė zbatim. Njė anije me avull i ēoi ata nė Selanik, nga ku me njė ferman tė veēantė ata duhej tė ktheheshin nė vendlindje. Nga njėqind e njėzet familje me mbi njėmijė persona qė kishin qenė nė fillim, kishin mbetur veēse tetėdhjetė njerėz. /Luan Rama/Standard/
Krijoni Kontakt