Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 152
  1. #111

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    E di shume mire qe Zerva ishte arvanitas. Kjo e ben edhe me te frikshme faktin qe masakroi shqiptaret.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Feja ortodokse i nderuar nuk eshte mike e shqiptareve dhe gjithmone ka patur qellim asimilimin e shqiptareve ne greke. Kete s'mund ta mohoje askush. Ajo nuk njeh kombe por vetem ortodokse dhe jo ortodokse. Ortodokse dhe heretike. Mos harro se cfare u benin serbet nenave shtatezena shqiptare, ua nxirrnin femijet me thike, dhe keto vepra kishin bekimin e klerikeve ortodokse. Keshtu benin edhe turqit ne kohen e Skenderbeut dhe ata nxiteshin per te bere krime poashtu nga kleri islam. Sipas Bibles keta nuk jane klerike te Krishtit por klerike te djallit. Sepse eshte e pa mundur te i sherbesh Zotit me vrasje dhe kur vepron me urrejtje je sherbetor i djallit. .
    Gati gjysma e popullesis shqiptare jan ortodoks, si ta ze goja t'thuash qe ata i kemi armiq ?
    Ortodokset shqiptar nuk u asimiluan nen grek, keshtu qe s'di se kush t'i meson keto budalleqe ?!

  3. #113
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Gati gjysma e popullesis shqiptare jan ortodoks, si ta ze goja t'thuash qe ata i kemi armiq ?
    Ortodokset shqiptar nuk u asimiluan nen grek, keshtu qe s'di se kush t'i meson keto budalleqe ?!
    Ik mos beni shtremberime se cfare them une, mos puno me mendje te ateistit: Ateisti kritikon Biblen. Ateisti interpreton Biblen dhe pretendon se di me mire se i krishteri. I krishteri i thote ateistit se ky interpretim i yti eshte gabim. E din cfare i thote ateisti te krishterit: Ti spo u pajtojshe me mendimin tim, ti po i urrejshe te gjithe ateistet. Keshtu logjika e njejte eshte edhe e myslimanit.
    Ne Maqedoni sa % ishin ortodokse shqiptare e sa jane sot. Ne Turqi sa % e shqiptareve myslimane u asimiluan ne turq. Ne Kosove kemi 2 milione shqiptare, ne Turqi kemi 5 milione shqiptare, ku shumica prej tyre jane asimiluar ne turq. Ik budalla mos me jep ti mua shkolle per gjera qe si din.
    Ikni more budallenje ateiste ti mua po me kallxon se a i urrej ortodokset shqiptare a jo.
    Gjysma e popullsise shqiptare eshte ortokse?! Ik informoju mire mos ja fut kot sepse kur humbisni argumentet filloni te flisni kot. Ik ndani gjerat sepse ne mendjen tuaj jane lemsh i madh. Sikur Alboja dhe njerez si ai, une u jap argumente nga Bibla ai thote 'ky eshte sektar, ky deshiron te na prishe fene'. Kadale vlla se Bibla nuk e prishe fene por vetem sa e zbukuron...
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 28-08-2015 më 13:52

  4. #114
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Mbase vendimi eshte i drejti, mbasi i gabuari, nuk di te them se as ja kam haberin fare ceshtjes.
    Po vetem per keto nderhyrjet e qeverise greke e fjalimeve te ketij Janulles ja vlejti, qe tu tregonte tamam fytyren ketyre tipave.

    KOASH i themeluar pikerisht per t'iu kundervene helenizmit dhe greqizimit te popullsise shqiptare qe i perkiste ritit ortodoks eshte shendrruar pikerisht ne institucion te greqizimit, irredentizmit vorioepirot dhe interesave te errta greke ne Shqiperi.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #115

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Si pergjigje e asaj qe thua Ingenuous, me poshte eshte mesha e mbajtur nga Noli ne vitin 1911 ne Sofje.





    Në verën e vitit 1911 Fan Noli ndërmori një turne patriotik nëpër disa koloni Shqiptare të Evropës. Me këtë rast mbajti disa mesha në gjuhën shqipe.Një të tillë e mbajti në Sofje, në kishën Sveti-Spas, përpara Shqiptarëve të kolonisë.

    Mesha në gjuhën shqipe

    Vëllezër dhe motra, besnikë të shumtë që merrni pjesë në këtë meshë sot. Për mua qe një kënaqësi dhe njëkohësisht një lumturi e madhe që të parit m’u dha rasti që ta nxjerr këtë meshë përpara anëtarëve të kollonisë shqiptare në gjuhën shqipe, në gjuhën tonë amtare, në atë gjuhë që kanë folur baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, gjuhë me të cilën jemi mëkatuar, që me të na ka rënë koka në dhetë. Grekërit thonë se sa janë të krishterë janë grekë, sepse janë orthodoskë. Por orthodoksia ëshë një gjë, kurse kombësia është diçka tjetër. Ne nuk jemi as grekë, as bullgarë, por jemi thjesht shqiptarë. Këtë vëllezër dhe motra të dashura, na e vërtetoi më së miri dhe mesha jonë sot, të cilën e dëgjuat me aq vëmendje, sepse e kuptuat se ajo u mbajt në gjuhën tuaj, që është e ëmbël për ne si qumështi i nënës! Të bekuar qofshi të gjithë!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    cool_shqype (31-08-2015)

  7. #116
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    ......Por orthodoksia ëshë një gjë, kurse kombësia është diçka tjetër. ..
    kete e ka thene mire, ne orthodhoksi nuk ka dallime kombetare
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Lubonja në “Panorama”: Prishja e Kishës në Dhërmi dhe nacional-katolikët

    Motivi se pse u prish në atë mënyrë demonstrative, të dhunshme dhe të paligjshme Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi mbetet ende i errët. Nëse do t’i referohem cicërimës së parë të Kryeministrit në “Twitter”, motivi që paraqitej dukej estetik. “Kisha si një garazh.”

    Që ajo soleta e betonit ishte një gjë e shëmtuar dhe që një kishë s’meriton një çati të atillë, kjo s’ka diskutim. Por a mjafton kaq për të shembur në atë mënyrë një objekt kulti, duke iu kundërvënë një komuniteti të tërë? Absolutisht jo. Aq më tepër kur ke parasysh se shëmtimi që i krijonte ajo kishë peizazhit të fshatit Dhërmi është shumë herë më i vogël nga ai që është bërë me ndërtimet qoftë në fshat, qoftë në bregun poshtë tij.

    Për të mos folur për shëmtimin që i është bërë e po vazhdon t’i bëhet tërë Jugut e tërë Shqipërisë, çka kërkon një fshesë gjigante riestetizimi të atij peizazhi. Më pas Kryeministri na paraqiti një foto të Kishës si ka qenë duke nënkuptuar se do të rindërtohet duke u kthyer në atë pamje.

    Ide e mirë, por a nuk do të ishte më normale që këtë ide Shteti ta bisedonte më parë me pronarin, që rezulton se është Kisha Ortodokse dhe komunitetin i besimtarëve dhërmiotë, t’u paraqiste një projekt dhe, pasi të merrte edhe aprovimin e tyre, të ndërmerrte, duke respektuar tërë hapat ligjorë, kthimin e kishës në pamjen dhe dinjitetin që ka pasur përpara se të prishej më 1972, ndoshta edhe duke ndarë të hollat e rindërtimit me KOSH?

    Kështu duhej të kishte ndodhur, por fakti që u bë ashtu si u bë, e ka një motiv, që mbetet i errët. Por ndërsa motivet dhe “përfitimet” e prishësve mbeten ende të errëta, dëmet që i sollën Shqipërisë si shtet janë shumë më “të ndritshme”.

    DËMI NË ASPEKTIN E SHTETIT TË SË DREJTËS

    Ky veprim krijon imazhin e një shteti që vepron si një grup banditësh që i përdorin instrumentet e dhunës, që shteti duhet t’i përdorë vetëm për rastet ekstreme, në mënyrë abuzive dhe të papërgjegjshme, duke shkatërruar për qëllime të errëta apo deri thjesht për kënaqësi sadiste pronën dhe jetën e qytetarëve të vet. Pas këtij akti dhune të pajustifikuar, deri edhe ndaj një institucioni të tillë siç është Kisha, çdo qytetar shqiptar ndihet shumë më i pasigurt përpara arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së pushtetarëve të vet.

    Duke pasur parasysh selektivitetin, brutalitetin që po përdoret jo rrallë në akte të tilla dhe faktin se më anë tjetër nuk po bëhet asgjë që t’u japë shqiptarëve shpresë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt, po rritet perceptimi se qeveria po ia hap me të shpejtë gropën vetes. Problemi është se hedhja e kësaj qeverie në gropë nga veprime të dhunshme shkatërruese njerëzish të shtyrë deri në dëshpërim do të ishte një katastrofë e re për të gjithë shqiptarët.

    DËMI KULTUROR

    Ky u shkaktua nga fakti se në mbrojtje direkt apo indirekt të prishjes së Kishës, apo si nxitës të këtij akti, u rreshtuan një numër politikanësh e intelektualësh – midis tyre edhe një këshilltar i Kryeministrit – nga deklaratat e të cilëve del qartë një mbetje e vendit në kulturën e ideologjisë nacional-komuniste të Enver Hoxhës që, ndërkohë që me propagandë i ushqente shqiptarët me mburrje kombëtare, duke nacionalizuar historinë, duke bërë shqiptare çdo gjë në këto treva që nga koha e gurit, e duke u premtuar një të ardhme të ndritur (komuniste), realisht i mbante në varfëri, injorancë ekstreme dhe të izoluar nga bota për t’i sunduar më lehtë.

    Ndryshmi i vetëm në mendjet e mbyllura të këtyre nacionalistëve të rinj është një lloj zëvendësimi i propagandës komuniste me katolicizmin medemek duke e njësuar të ardhmen europiane me identitetin katolik, sepse kështu na pranon më lehtë Europa. Me këtë diskurs këta mjerisht i bëjnë dëm jo vetëm kulturës shqiptare e idesë së Europës, por edhe katolicizmit që vetëm me nacionalizmin nuk ka të bëjnë për dy arsye themelore: së pari, pasi besimtari i vërtetë e ka fenë mënyrë jetese dhe jo çështje mburrjeje identitare dhe, së dyti, pasi katolicizmi është një fe e përbotshme besimtarët e së cilës i përkasin një komuniteti që s’i dallon njerëzit nga identiteti kombëtar.

    Duke instrumentalizuar katolicizmin, shembjen e kishës ortodokse nacionalistët tanë e justifikuan dhe nxitën me pretendimin se në këtë kishë paska ushtruar aktivitetin e tij në shekullin XVII Nilo Catalan, një prift spanjoll që paska ardhur në këto treva për t’i lidhur apo mbajtur shqiptarët etnikë nën Papatin nëpërmjet fesë uniate apo katolike të ritit bizantin, apo greko-shqiptar, siç quhet duke hapur madje për këtë deri shkolla shqipe.

    Duke i dhënë aktivitetit fetar të Catalanit konotacion nacionalist, e quajtën madje edhe si një protorilindas shqiptar – njëlloj si në historiografinë e Enver Hoxhës që i ka paraqitur Buzukun, Budin, Bogdanin sikur e kanë shkruar shqipen për qëllime nacionaliste. E pra, sot, çerek shekulli pas rënies së nacional-komunizmit, çdo nxënës i shkollës së mesme do të duhej të dinte, edhe në respekt të njohjes së historisë së fesë katolike, se shkrimi i shqipes në atë kohë nga këta autorë nuk ka të bëjë fare me nacionalizmin dhe përpjekjet e Rilindësve tanë të shekullit XIX për të krijuar një identitet shqiptar, por me Kundër Reformën që ndërmori Vatikani në shekullin XVI si reagim ndaj Reformës së Luterit që përktheu Biblën në gjermanisht, pra, për ta prurë fenë sa më afër besimtarëve që flisnin gjuhën shqipe.

    E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aktivitetin e Catalanit. Por dëmi kulturor i instrumentalizimeve të tilla të historisë nuk mbetet vetëm në kuadrin e njohjes mbrapsht të historisë. Problemi tjetër i madh është se kjo padituri e kthyer në veprim arrin të nxisë apo të justifikojë aksione të tilla me pasoja të mbrapshta për sa i përket ndërtimit të atyre vlerave të humanizmit e pluralizmit e bashkë- jetesës në harmoni e paqe me të ndryshmit që kërkohen të ndërtohen në këtë vend.

    Dashur pa dashur këto diskurse krijojnë identitete superiore dhe inferiore, miqësore dhe armiqësore të komuniteteve të ndryshme fetare që banojnë në Shqipëri dhe përçarje midis tyre. Shembja në atë mënyrë e kishës e justifikuar me këtë diskurs nuk mund të mos interpretohet si një sulm ndaj identitetit ortodoks të banorëve të sotëm të asaj zone, qofshin ata shqiptarë apo grekë etnikë, dhe rindërtimi i saj pas kësaj shembjeje vështirë të mos marrë simbolikën e ngritjes atje me dhunë të një simboli që iu kundërvihet ndjenjave të këtij komuniteti.

    DY FJALË PËR IDENTITETIN
    Sipas një koncepti bashkëkohor, ai që mund të quhet identitet i një populli nuk mund të jetë një identitet i vetëm dhe aq më pak i ngurtë, por kemi të bëjmë me shumë identitete në proces, ku këto identitete të shumta (“të lëngshëm” i quan Zigmund Bauman), bashkëjetojnë e bashkëveprojnë me njëri-tjetrin apo edhe pasojnë njëri-tjetrin për sa i përket rëndësisë dhe dominancës.

    Edhe kur flasim për shqiptarët dhe veçanërisht për raportin e feve të tyre me të ndjerit shqiptar, duhet të flitet për shumë identitete ku hyjnë edhe identitetet fetare që ata kanë përqafuar në shekuj si të krishterë ortodoksë dhe katolikë, myslimanë sunitë dhe bektashi etj., e, po ashtu, duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një proces historik në të cilin kanë ndodhur ndryshime e formime dhe zhdukje e sinkretizma identitetesh në rrjedhë të shekujve, ku spikasin gjatë shekullit XX edhe shqiptaria e shqiptaristëve që, nën thirrjet e Vaso Pashës, vunë atdheun mbi fenë, edhe identiteti i komunistëve që e mohuan fenë gjithë duke ekzaltuar shqiptarinë, por edhe identitetet paskomuniste të atyre që iu kthehen feve të paraardhësve të tyre, që përqafuan fe të tjera apo që ruajtën ateizmin e tyre.

    Problemi është se i gjithë ky proces që në fakt gjeneron nga nevoja të së sotmes, shpesh ngatërrohet me historinë e së shkuarës që manipulohet pra për qëllime të së tashmes. Veçanërisht kjo ndodh në mendjet e njerëzve të paditur apo të cilëve nuk ua kanë mësuar kurrë historinë siç ka qenë dhe as konceptin e identitetit si një proces historik, përkundrazi që dje u kanë thënë se ju keni qenë shqiptarë kështu siç jeni sot që në kohën e gurit, kurse sot u thuhet se ju, përpara se të bëheshit myslimanë, keni qenë të krishterë, madje katolikë dhe kjo është feja juaj e vërtetë dhe identiteti juaj i vërtetë.

    Në këtë kontekst diskursi nacional-katolik që justifikoi shembjen e kishës synon të na thotë se shqiptarët në krye të herës kanë qenë katolikë (prandaj dhe Skënderbeun e kanë bërë nga ortodoks në katolik), dhe se bërja europian nuk është gjë tjetër veçse kthim në fenë e të parëve.

    Nuk mund të mos rikujtoj me këtë rast edhe faktin se me rastin e vizitës së Papës Kryeministri ynë pagëzoi të birin si katolik dhe, një e dy, sa herë takon politikanë apo gazetarë perëndimorë, u thotë se ka pasur një gjyshe katolike. Mirëpo një diskurs i tillë nuk mund të mos përjetohet si një akt diskriminues si ndaj komunitetit ortodoks, qofshin këta shqiptarë apo të etnisë greke etj., edhe ndaj komuniteteve të tjera fetare.

    E them këtë pasi tentativa për t’i dhënë apo theksuar identitetin uniat kësaj kishe e për ta justifikuar shkatërrimin e saj me kthimin në këtë identitet në thelb, është e njëjta histori me tentativën për t’i kthyer në kishë rrënojat e kishëxhamisë në kalanë e Shkodrës që bëri të revoltohet krejt komuniteti mysliman. Në fakt, nëse Kisha e Shën Thanasit paska qenë njëfarë kohe në shekullin XVII katolike e ritit bizantin, nuk mund të mohohet se ajo ka qenë edhe bizantine, edhe ortodokse në kohën e Perandorisë Osmane, edhe e varur nga kisha autoqefale ortodokse shqiptare deri kur është prishur nga komunistët.

    Dhe vlerën historike duhet ta ketë e gjithë kjo histori e jo të instrumentalizohet historia e saj duke iu glorifikuar një moment katolik e duke iu harruar krejt historia tjetër, siç bënë nacional-katolikët tanë.

    DËMI NË ASPEKTIN E TË DREJTAVE TË MINORITETEVE
    Nuk ka pikë dyshimi se ky akt ndaj Kishës, për të cilin ka zëra që thonë se është thjesht një akt i lidhur me babëzinë e panginjshme për prona të deputetit të zonës, Koço Kokëdhima, vishet lehtësisht me një petk nacionalist në Dhërmi – duke ilustruar edhe një herë atë shprehjen “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”, – pasi atje jeton një komunitet, i cili në pjesën më të madhe e konsideron veten minoritet grek.

    Me këtë akt, direkt apo indirekt, këtij komuniteti i thuhet se ne shqiptarët këtë kishë, që ju e quani tuajën, domethënë greke, e shkatërrojmë sepse në fakt kjo është shqiptare, pasi në shekullin XVII atje është folur shqip dhe madje-madje ju në fakt nuk jeni tjetër veçse shqiptarë të greqizuar.

    Mirëpo ka një princip, sipas të cilit identitetin etnik nuk ta përcakton ajo se çfarë ke qenë ti në shekullin XVII, por ajo se çfarë ndihesh dhe deklarohesh ti sot. Kjo e bën edhe më të rëndë incidentin, pasi ky komunitet, qoftë edhe vetëm një pjesë e banorëve të Himarës, ka gjithë të drejtat ta quajë veten të dhunuar dhe të diskriminuar nga qeveria shqiptare në ndjenjat e veta identitare e në të drejtat e veta fetare dhe gjuhësore.

    Është pikërisht kjo gjë që ka shkaktuar ndërhyrjen e shtetit grek, duke krijuar një incident diplomatik goxha serioz dhe krejtësisht të panevojshëm. Në kontekstin e perspektivave europiane që kërkojmë të ndërtojmë për të ardhmen e rajonit, minoritetet duhet të jenë ura lidhëse midis vendeve dhe jo faktorë ndarës e armiqësimi. Prandaj të kryesh me kaq lehtësi një akt që armiqëson komunitetin etnik grek me atë shqiptar në ato zona, më duket një akt i papërgjegjshëm edhe sikur ky të kryhet nga individë, e jo më kur kryhet nga shteti.

    Është edhe më e papërgjegjshme të ngulmosh në mbrojtjen e këtij akti duke instrumentalizuar pastaj ndjenja urrejtjeje nacionaliste antigreke ndër të gjithë shqiptarët apo duke e justifikuar këtë akt me racizmin ndaj shqiptarëve që kanë manifestuar grekët – siç bëjnë disa – apo me akte të papërgjegjshme shtetasish shqiptarë të etnisë greke që kanë ndodhur apo ndodhin në ato zona.

    SI PËRFUNDIM
    Ekzistenca e larmisë së objekteve të kultit në Shqipëri, si kisha ortodokse dhe katolike, xhami teqe apo e objekteve si kishëxhamija në kalanë e Shkodrës, janë simbol i historisë së të gjithë shtetasve shqiptarë në këto treva, të çdo etnie qofshin ata, janë një pasuri kulturore e të gjithëve që edhe vetëm me ekzistencën e tyre na mësojnë bashkë- jetesën midis të ndryshmëve.

    Pikërisht për këtë ata nuk duhet kurrsesi të përdoren për interesa politike apo ekonomike, të bëhen instrument i një komuniteti që pandeh se është më i fuqishëm për të shembur simbolet e një komuniteti tjetër. Enver Hoxha këtë ka bërë gjoja në emër të shqiptarisë me pasojat që dihen.

    Diskurset që justifikuan dhe nxitën prishjen e kishës janë marrë hua nga mendësia e asaj kohe. Edhe ideja se Europa na pranon më lehtësisht nëse bëhemi të krishterë apo katolikë është sa e rreme aq edhe kundër produktive. Në fakt, vlerat europiane të lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës që na mungojnë kanë të bëjnë pikërisht me mbetjen në trashëgiminë e shtetit autoritar e arrogant që u manifestua edhe me aktin e prishjes së asaj kishe.

    Prandaj gjykoj se shteti shqiptar duhet t’i kërkojë ndjesë në emër të të gjithë shtetasve shqiptarë Kishës Ortodokse dhe komunitetit dhërmiot për atë aksion të shëmtuar që kreu dhe të ndërmarrë hapa të shpejtë për rindërtimin e Kishës së Shën Thanasit, duke i kthyer asaj bukurinë dhe historinë e vërtetë shumëshekullore.

    Panorama

  9. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Konflikti për kishën, Rama: Aty djepi i gjuhës shqipe, grekët s’kanë të drejta mbi besimin tonë

    Emri:  edi-rama2.jpg

Shikime: 301

Madhësia:  30.5 KB

    TIRANE- Kryeministri Rama sqaroi edhe njëherë konfliktin në lidhje me kishën e Dhërmit, të cilën ai e quajti garazh. Rama tha se aty do rindërtohet shëmbëlltyra e kishës së vjetër, e cila ka qenë djepi i gjuhës shqipe.

    “Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem…Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush…”

    Rama shtoi se, “Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira”, ndërsa siguroi se në rastin konkret “ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë”. “Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë”,- shtoi ai.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  10. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    ‘Kisha’, Greqia kërcënon se do t’i heqë nënshtetësinë Jorgo Goros

    Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, mban që prej një viti edhe nënshtetësinë greke. Gazeta greke “Proto Thema” ka publikuar në numrin e djeshëm vendimin e marrjes së nënshtetësisë greke të Goros, të botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit grek.

    Emri:  Goros-taftotita.jpg

Shikime: 314

Madhësia:  121.6 KB

    Me titullin “I dhamë nënshtetësinë dhe nxorëm vetë sytë tanë”, gazetari Panajoti Savidhi i kujton kreut të Bashkisë së Himarës se edhe pse në letra deklarohet si përfaqësues i minoritetit etnik grek në Himarë, në të gjitha deklaratat publike në Shqipëri, Jorgo Goro ka deklaruar se në Himarë nuk ekziston asnjë element grek.

    Emri:  gayetagreke11.jpg

Shikime: 265

Madhësia:  79.1 KB

    Bazuar ne Fletoren Zyrtare te shtetit grek me numer F.5631/2013/0004778/29″04″2014, me vendim të Sekretariatit të Administrimit të Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore, që u dha duke u bazuar në përcaktimet e nenit 23 të ligjit 3838/ 2010 (ÖÅÊ 49/Á), është pranuar kërkesa e depozituar që prej datës 30.7.2013 për marrjen e nënshtetësisë greke të të huajit homogjen: Jorgo Goro, i biri i Sokratit, i cili është mbajtës i Kartës Speciale të Homogjenit, me numër A479519, që ka lindur në Shqipëri, më 9.12.1965, dhe është banor i Bashkisë së Janinës.

    I pyetur nga gazeta “Panorama”, kreu i Bashkisë së Himarës tha se nënshtetësinë greke e ka marrë prej më shumë se një viti. “Po, është e vërtetë, nuk ka asnjë problem në këtë mes. Pasaportën greke e kam marrë prej më shumë se një viti”, u shpreh Goro. Sipas gazetës greke, ky zyrtar i shtetit shqiptar, i cili ka marrë nënshtetësinë greke, po del kundër qëndrimeve dhe interesave të Greqisë.

    Në vijim të shkrimit të saj, gazeta greke “Proto Thema”, nisur nga qëndrimet e Goros për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, shkruan se “aktiviteti antigrek i Goros vijon rregullisht edhe me prishjen e kishën se Shën Thanasit në Dhërmi”. Për këtë, gazeta citon një nen të Kushtetutës greke, kur një shtetas i saj e humb nënshtetësinë.

    Sipas gazetës, “nënshtetësia greke humbet kur gjatë qëndrimit të tij jashtë vendit, bën në interes të vendit të huaj veprime që janë të papranueshme me identitetin grek dhe interesat e Greqisë”.

    Gjatë një interviste televizive në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit të këtij viti, Goro u shpreh se emri i tij është Gjergj, i cili më vonë është bërë Jorgo, ndërsa mbështeti qëndrimin e tij të mëparshëm se në Himarë nuk ka minoritet etnik grek.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    mesia4ever (01-09-2015)

  12. #120
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Pas prishjes se Kishes se Shen Thanasit dhe prezantimit te njeanshem te projektit te ri nga qeveria dhe bashkia himare, sot ka filluar terrori policor mbi orthodhokset e zones, te cilet nuk lejohen as te afrohen tek vendi ku ishte Kisha, per t`u lutur.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •