Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 152
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,275
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

    Zyra e Shtypit



    NJOFTIM PËR SHTYP


    Dhunohet sërish kisha e Shën Athanasit dhe kërcënohet jeta e priftit


    Sot, e premte, 21 gusht 2015, një ngjarje edhe më e rëndë ndodhi në Kishën e hirshme të Shën Athanasit në Dhërmi. Persona të paidentifikuar dhe me makina pa targa, duke shfrytëzuar kohën e drekës, rrëzuan vandalisht mbulesën me soletë të kishës. Në momentin që u diktuan nga prifti, banor i Dhërmiut, në ngutje për t’u larguar gati e shtypën, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

    Nga ana e autoritetit kishtar lokal u bë denoncimi penal ndaj aktit të shkatërrimit të pronës me cilësi të veçanta, për tentativë të qëllimshme aksidentimi dhe nxitje konflikti social.

    Besimtarët orthodhoksë të Dhërmiut janë të shokuar nga kjo dhunë e verbër ndaj këtij vendi të shenjtë për ta dhe nga përshkallëzimi i përdhosjes dhe shkatërrimit të tij. Ata kërkojnë me forcë që autoritetet shtetërore kompetente të reagojnë në mënyrë urgjente për gjetjen e fajtorëve dhe të ndërhyjë për të ndalur çdo lloj tentative të mëtejshme shkatërrimi. Besimtarët janë të revoltuar veçanërisht edhe nga qëndrimi i disa mediave dhe individëve, që përpiqen ta politizojnë dhe legjitimojnë shkatërrimin dhe dhunën, madje edhe të krijojnë përçarje pseudonacionaliste.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dënon ashpër këto ngjarje, që cenojnë pronën dhe lirinë e besimit fetar. Ajo i bën thirrje besimtarëve që të ruajnë qetësinë përpara këtyre provokimeve dhe të qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të kishës. Ajo kërkon nga shteti të marrë përsipër detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do ta rikonstruktojë Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, e cila është pronë e saj sipas akteve ligjore dhe vendimeve gjyqësore. Kisha është i vetmi autoritet i njohur nga ligji që mund të ndërmarrë ngritjen e objekteve orthodhokse të kultit. Siç njihet dhe nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve, kjo kishë nuk është monument kulture.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,275
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Domethene nuk qenka aq e thjeshte. Cudi pse u nxitua menjehere te sulmohet shteti me akuza aq te renda e sidomos leshohet alarmi qe po persekutohet besimi ortodoks ne vend ne nje kohe qe nuk na qenkan vete besimtaret por disa grekofile te OMONIA-s. Dhe kete reagim e ben edhe me te padrejte fakti qe permendet se ndertimi pa leje do demtonte kishen e Shen Thanasit.
    Jo vetem qe i fut hundet aty ku nuk te takon, por me nje injorance dhe guxim komunisti u kerkon llogari besimtareve orthodhokse se pse shteti i tyre i sulmon e mohon te drejtat e tyre ligjore, kushtetuese, dhe humane.

    1. U faktua qe nderhyrja eshte bere nga njerezit e bashkise dhe vete shtetit: foli kryebashkiaku i Himares dhe keshilltari i Rames qe pranuan nderhyrjen me dijenine e tyre ne Kishe!

    2. U faktua nga prononcimet e Kishes qe si kryetari i bashkise Himare, si keshilltari i Rames genjejne: Kisha ne fjale nuk eshte as "monument kulture" e as prone e OMONIA por eshte pronesi e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise!

    3. U faktua qe dhunimet ndaj Kishes dhe prones se KOASH jane te orkestruara nga shteti pasi edhe pas prononcimeve te vazhdueshme te Kishes mbi kete incident te rende si ne organet kompetente te shtetit, si ne media, shteti jo vetem qe nuk ka levizur gishtin nga vendi, por kembengul e vazhdon dhunen e presionin ndaj Kishes dhe klerit.

    Por mos ki merak, se nuk do te jete e larget dita, qe do t'ia degjosh zerin Gorove, Ramave dhe gjakprishurve qe u shkojne nga pas. E marrin ate qe kerkojne nga Zoti...

    Dhe nje fjale po te them, qe ta kesh mire parasysh:

    Kur nuk ke njerzillekun qe te denosh dhunimin kaq hapur te lirise se njerezve per te praktikuar besimin e tyre, dhe perdhosjen e nje objekti shekullor fetar nga ana e vete shtetit, ben mire qe te heshtesh se sa te flasesh. Pasi cdo fjale qe do te nxjerresh nga goja, do te te rendoje ty mbi shpirtin tend si gurr varri, kur ti mbyllesh syte ne kete bote, e ti hapesh ne ate boten tjeter.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-08-2015 më 01:31

  3. #13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Cenimi i Kishes eshte sakrilegj dhe orthodhoksi i vertete nuk duhet te rrije e te beje sehir, por ta mbroje me te gjitha mjetet, duke mos kursyer as jeten e tij,
    Zoteri kush po mundohet ta prishe Qeveria Qendrore apo Bashkesia e Himares?! Ndani gjerat mos i beni lemsh sikur ata tjeret qeflasin ne hava...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Domethene nuk qenka aq e thjeshte. Cudi pse u nxitua menjehere te sulmohet shteti me akuza aq te renda e sidomos leshohet alarmi qe po persekutohet besimi ortodoks ne vend ne nje kohe qe nuk na qenkan vete besimtaret por disa grekofile te OMONIA-s. Dhe kete reagim e ben edhe me te padrejte fakti qe permendet se ndertimi pa leje do demtonte kishen e Shen Thanasit.
    Sa leht bje preh e propagandes qeveritare o Darius .... I thone 1 foto 1000 fjale . Tani shikoje me syte e tu .... faktin qe aj ishte nje sulm frontal edhe djallezor kundra kishes ortodokse , i cili nuk eshte i vetmi , por ne vazhdimesi te disa te tjerave ( p.sh heqjen e rrethimit te kishes ortodokse ne Tirane ) .

    Fotot deshmojne vete , se ky ishte nje sulm i pergatitur qellimisht ( ndoshta edhe per te krijuar tensjone fetare per te shperqendruar vemendjen nga mega-deshtimet politike te kesaj qeverje djallezore ) . Dhuna ndaj nje kishe pamvaresist ku ndodhet ajo eshte dhune ndaj besimit te tjetrit . Natyrisht qe do nxjerrin lloj lloj pretekstesh .

    Emri:  KISHA.jpg

Shikime: 717

Madhësia:  30.3 KB

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Zoteri kush po mundohet ta prishe Qeveria Qendrore apo Bashkesia e Himares?! Ndani gjerat mos i beni lemsh sikur ata tjeret qeflasin ne hava...
    Bashkesia e himares me urdher nga qeveria qendrore , duke aplikuar dhune policore .

  6. #16
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Kush eshte ky bire bushtre qe i kerkon llogari shtetit shqiptare!???


    Përplasja për kishën në Dhërmi, MPJ: Greqia, ndërhyrje në punët tona të brendshme

    Ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Himarës në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi prodhoi një përplasje diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë.

    Ministria e Jashtme greke nëpërmjet zëdhënësit Costandinos Kutras, shprehu indinjatën e Athinës lidhur me ngjarjen. Në komunikatë thuhet se “largimi i dhunshëm i besimtarëve nga Kisha e Shën Thanasit, prej punonjësve të Bashkisë së Himarës, heqja e simboleve fetare dhe e sendeve të shenjta prej kishës, si dhe dëmtimi i rëndë i kësaj godine, përbëjnë një akt të dënueshëm, pavarësisht argumentave juridikë të kësaj bashkie, dhe natyrisht nuk tregojnë imazh pozitiv të një vendi që aspiron të bëhet anëtar i familjes europiane”.

    “Ndaj, jemi në pritje të shpjegimeve të palës shqiptare lidhur me situatën atje dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëherëshme prej qeverisë shqiptare”, thuhet në fund të deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke.

    Për këtë ngjarje, Ministria e Jashtme shqiptare e quan reagimin e palës greke si të nxituar. Zëdhënësi Dervishi thotë në deklaratë se “Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij. Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon”.

    “Konstatojmë- thotë Dervishi- se qëndrimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin europian të Shqipërisë. Ky qëndrim, në këndvështrimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, që kishte për qëllim të promovonte takimi i fundit i ministrave Bushati-Kotzias”.

    “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë- thuhet në fund të deklaratës- shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën Ortodokse Autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke”.

    Toni i reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë tregon qartë se Greqia mbetet peng i një kompleksi identitar arkaik që përzien fenë me politikën dhe që kërkon të barazojë shtetin grek me ortodoksinë, me pretendimin se ky shtet është garant i ortodokësve edhe në Shqipëri.

    http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=306856
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Nqs greqia mbetet peng i nje kompleksi arkaik identitar i cili lidh indetitetin me fen , shqiperja po ashtu mbetet peng i nje identiteti ateist edhe persekutues ndaj besimit te tjetrit .

    Ne kete ekuacion une shikoj 2 pale qe jan kopja opozitare e njera tjetres . Te vetmen viktime qe shikoj jan ortodokset shqiptare edhe jo shqiptare , qe shikojne punet e tyre , nuk ngacmojne njeri , edhe dikush nje dite te bukut zgjohet t ju rrenoje kishat sic po behet ne shkretetirat nga ISIS .... per te krijuar nje domino konfliktesh fetare duke i veshur edhe konotacione etnike .

    Qellimi ishte pikerisht ky : shperqendrimi i vemendjes publike nga politikat destruktive e qeverise se PS analoge me ato te falimentimit te greqise !!!!

    Artikullin e ke sjell ne seksjonin e gabuar , ketu filtet per fen ....

  8. #18

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Jo vetem qe i fut hundet aty ku nuk te takon, por me nje injorance dhe guxim komunisti u kerkon llogari besimtareve orthodhokse se pse shteti i tyre i sulmon e mohon te drejtat e tyre ligjore, kushtetuese, dhe humane.

    1. U faktua qe nderhyrja eshte bere nga njerezit e bashkise dhe vete shtetit: foli kryebashkiaku i Himares dhe keshilltari i Rames qe pranuan nderhyrjen me dijenine e tyre ne Kishe!

    2. U faktua nga prononcimet e Kishes qe si kryetari i bashkise Himare, si keshilltari i Rames genjejne: Kisha ne fjale nuk eshte as "monument kulture" e as prone e OMONIA por eshte pronesi e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise!

    3. U faktua qe dhunimet ndaj Kishes dhe prones se KOASH jane te orkestruara nga shteti pasi edhe pas prononcimeve te vazhdueshme te Kishes mbi kete incident te rende si ne organet kompetente te shtetit, si ne media, shteti jo vetem qe nuk ka levizur gishtin nga vendi, por kembengul e vazhdon dhunen e presionin ndaj Kishes dhe klerit.

    Por mos ki merak, se nuk do te jete e larget dita, qe do t'ia degjosh zerin Gorove, Ramave dhe gjakprishurve qe u shkojne nga pas. E marrin ate qe kerkojne nga Zoti...

    Dhe nje fjale po te them, qe ta kesh mire parasysh:

    Kur nuk ke njerzillekun qe te denosh dhunimin kaq hapur te lirise se njerezve per te praktikuar besimin e tyre, dhe perdhosjen e nje objekti shekullor fetar nga ana e vete shtetit, ben mire qe te heshtesh se sa te flasesh. Pasi cdo fjale qe do te nxjerresh nga goja, do te te rendoje ty mbi shpirtin tend si gurr varri, kur ti mbyllesh syte ne kete bote, e ti hapesh ne ate boten tjeter.

    Albo
    Qetesohu ti admin se nuk po flet me ndonje halabak. Une komentova per aq sa ishte ne lajm dhe ne momentin qe nuk ishte postuar asgje tjeter pervec se nje llogje ne facebook. Mos valle kjo fraza ketu poshte te duket sikur po injoroj ate qe ndodhi apo spo denoj cenimin e besimit?

    nuk na qenkan vete besimtaret por disa grekofile te OMONIA-s. Dhe kete reagim e ben edhe me te padrejte fakti qe permendet se ndertimi pa leje do demtonte kishen e Shen Thanasit.
    Dhe e fundit, te paret e mij ortodoks (per aq breza sa mund te rregjistrohen nga kujtesa njerezore) me kane mesuar nje gje: te mos llomotis per besim e fe me te tjeret po ta mbaj besimin tim personal, pa gjykuar ate qe e beson fene time apo qe se beson fene time. Po mos ti qendroja ketyre mesimeve do te thoja ty qe me drejtohesh me ate ton qe ndersa ti shfryn mushkrine ne forum duke gjykuar te tjeret, disa breza nga familjaret e mij lane me gjakun e tyre guret e altaret e kishave ortodokse per t'i mbrojtur ato.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    cool_shqype (31-08-2015)

  10. #19

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Sa leht bje preh e propagandes qeveritare o Darius .... I thone 1 foto 1000 fjale . Tani shikoje me syte e tu .... faktin qe aj ishte nje sulm frontal edhe djallezor kundra kishes ortodokse , i cili nuk eshte i vetmi , por ne vazhdimesi te disa te tjerave ( p.sh heqjen e rrethimit te kishes ortodokse ne Tirane ) .

    Fotot deshmojne vete , se ky ishte nje sulm i pergatitur qellimisht ( ndoshta edhe per te krijuar tensjone fetare per te shperqendruar vemendjen nga mega-deshtimet politike te kesaj qeverje djallezore ) . Dhuna ndaj nje kishe pamvaresist ku ndodhet ajo eshte dhune ndaj besimit te tjetrit . Natyrisht qe do nxjerrin lloj lloj pretekstesh .

    Emri:  KISHA.jpg

Shikime: 717

Madhësia:  30.3 KB
    Nuk shoh asnje sulm djallezor ndaj kishes ortodokse. Shof nje perpjekje per ta paraqitur shtetin si tendencioz ndaj ortodoksise dhe krejt papritur (normalisht, aspak cudi) shoh qeverine greke te fuse hundet menjehere. Ne vend te merresh me kete qe eshte ne fakt skandali i vertete me thua mua se kujt propagande i besoj. Mire une qe i besokam propagandes se shtetit shqiptar (qe ne fund te fundit eshte shteti im). Po ti kujt propagande i beson, asaj te shtetit grek?

  11. #20

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Dhe per te shtuar, me thuaj ne cfare rrjeshti te deklarates se kishes autoqefale akuzohet shteti shqiptar? Aty permenden disa individe qe po demtonin kishen (qe nuk dihen se kush jane, nga kane ardhur, cfare perfaqesojne dhe kush i paguan per nje veprim te tille). KOASH i kerkon shtetit shqiptar te gjeje keqberesit por nuk akuzon shtetin se po dhunon lirine e besimit ortodoks. Ju flisni per shtetin shqiptar sikur te jete shteti i kurdeve dhe jo i atij vendi. Une skam asnje simpati per Ramen sic nuk kam as per Berishen por si them dot te bardhes se zeze pse kam antipati per te dy. Cfare eshte e vertete eshte e vertete.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (26-08-2015)

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •