Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Kėrkesa nga Unioni i Bashkive, Schmidt: Azilkėrkuesve tė refuzuar t’u ndalohet hyrja

    Fluksi i madh i azilkėrkuesve nga Ballkani ka detyruar shtetin gjerman tė marrė masa tė rrepta, saqė Unioni i Bashkive ka kėrkuar tė shikohet edhe mundėsia pėr rikthimin e vizave pėr ballkanasit. Kjo kėrkesė ėshtė bėrė si njė mundėsi e fundit pėr tė ndaluar fluksin e emigrantėve, por aktualisht ėshtė marrė vendimi qė ēdo person nga Ballkani qė ka kėrkuar azil dhe i ėshtė refuzuar nga Gjermania, tė ndalohet tė hyjė mė nė kėtė shtet. Kjo masė ėshtė kėrkuar nga frika e njė kthimi tė dytė, kėshtu qė do tė qėndrojė nė fuqi deri nė marrjen e njė vendimi tjetėr.

    Vendimi mėsohet se ėshtė marrė nga zyra Federale pėr Migrimin dhe Refugjatėt. Duke folur nga Nurembergu, presidenti i kėsaj zyre, Manfred Schmidt, ka thėnė se zbatimi i kėsaj mase ka nisur qė mė datė 1 gusht, pasi fluksi ishte i papėrballueshėm. Sipas Schmidt, ajo ishte njė domosdoshmėri, pėr kushtet nė tė cilat ndodhet Gjermania, ku ēdo ditė e mė tepėr po shtohet numri i azilkėrkuesve nga Ballkani. “Nga 1 gushti, ne kemi kompetencėn tė ndėrhyjmė tek e drejta e qėndrimit dhe tė vendosim bllokimin e hyrjes nė Gjermani dhe njė ndalim-qėndrimi pėr tė gjithė hapėsirėn e Shengenit, po qe se kėrkesa e kėtyre azilantėve pėr azil ėshtė qartėsisht e pabazė. Njė tė huaji tė dėbuar apo rikthyer nė vendin e tij nuk do t’i lejohet hyrja nė Gjermani pėr maksimalisht pesė vjet. Kėto sanksione, tė bazuara nė reformimin e fundit tė ligjit pėr tė drejtėn e qėndrimit nė Gjermani, mund tė prekin jo vetėm azilkėrkuesit nga Shqipėria, Kosova e vende tė tjera tė Ballkanit, por edhe nga Gjeorgjia e Tunizia”, tha ai. Schmidt ka deklaruar gjithashtu se njė masė tė tillė, pra pėr ndalimin e azilkėrkuesve pritet ta marrin edhe shtetet e tjera si Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtejni. Nėse njė masė e tillė merret edhe nga kėto shtete, pėr ballkanasit do tė jetė njė situatė e vėshtirė. Kjo mund tė ndikojė negativisht edhe nė integrimin e vendit tonė nė Bashkimin Europian, pasi janė 30 mijė shqiptarė qė kanė kėrkuar azil nė Gjermani, vetėm nė 7 muajt e parė tė kėtij viti. Mirėpo, duket se barrierat qė ka krijuar dhe po krijon Gjermania do t’i shtyjnė pėr tė kėrkuar azil nė vende tė tjera. Kėto shtete pėr tė evituar njė dyndje tė tillė, mund tė marrin masa paraprake.

    Nga ana tjetėr, Unioni i Bashkive dhe Komunave nė Gjermani ka kėrkuar rikthimin e vizave me Shqipėrinė. Rivendosja e regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe vendet e Ballkanit Perėndimor ėshtė alternativa e fundit, por qė nuk pėrjashtohet si masė pėr tė ndalur pėrfundimisht fluksin e azilkėrkuesve nė Gjermani. Unioni ka reaguar pas deklaratės sė ministrit tė Brendshėm, Tomas de Mezier, duke shprehur mbėshtetjen pėr propozimin e tij, pėr tė vėnė nė provė nėse ėshtė sistemi i pagesave tė larta, ai qė nxit ardhjen e azilkėrkuesve nė Gjermani. Dy ditė mė parė, ministri i Punėve tė Brendshme gjermane, Thomas de Maiziere, nė njė intervistė pėr ZDF, ka kėrkuar qė tė shihet sistemi i pagesave qė u jepet azilantėve. “Ne duhet tė rishikojmė tė hollat e xhepit dhe nuk duhet tė lejojmė pagesėn njėherėsh tė tyre. Ndoshta kėshtu do tė ndikojmė disi te fluksi i tė ardhurve prej kėtyre vendeve”, ka thėnė ministri Thomas de Maiziere. Diēka qė nuk mund tė realizohet sipas ekspertėve, pasi ėshtė e vendosur nga Gjykata Federale Kushtetuese dhe mbetet ēėshtje e dinjitetit njerėzor. Sipas tij, zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė ata tė merrnin ndihmė nė ushqime apo edhe nė veshmbathje. Nė kėtė mėnyrė do t’u vihet nė ndihmė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe shmangen abuzimet. Sipas ministrit, pagesa “cash” e njė azilkėrkuesi nė Gjermani prej 143 eurosh ėshtė sa paga mujore e njė polici nė Kosovė dhe Shqipėri. “Ne kemi nevojė pėr njė debat nė lidhje me standardet europiane tė dinjitetit njerėzor dhe ofrimin e ndihmės. Ne mund tė japim mė shumė ndihma nė ushqime, ndėrsa pėr sa u pėrket parave tė xhepit, ėshtė njė ēėshtje qė duhet ta rishikojmė”, ka pohuar ai. Mė 9 shtator, nė takimin e Kancelares Merkel me presidentėt e landeve, pritet tė shpallen si vende tė sigurta origjine Shqipėria, Kosova dhe Mali i Zi. Kjo pritet tė ndodhė duke marrė shkas qė mė shumė se 99 pėr qind e kėrkesave tė bėra nga kėto vende refuzohen.

    Gazeta Shqip

  2. #2

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Kukės

    Zhgėnjimi i familjes: Mos shkoni nė Gjermani

    Pas shumė muajve, ku u duk se qytetarėt po iknin masivisht nga Shqipėria, duke ēuar nė rreth 30 mijė numrin e azilkėrkuesve shqiptarė vetėm pėr 2015, tashmė me qindra prej tyre po kthehen. Familja Guri e rikthyer nė Kukės, tregon aventurėn nė kėrkim tė azilit nė Gjermani, ndėrsa iu bėn apel tė gjithė atyre qė synojnė ende tė largohen. Pėr katėr muaj, Astrit Guri mbylli derėn e shtėpisė. Bashkė me familjen la Kukėsin pėr tė jetuar nė Gjermani. Si tė gjithė ata qė morėn kėtė rrugė, edhe Astriti shpresonte nė njė jetė mė tė mirė. Por mjaftuan vetėm 3 muaj e 17 ditė pėr tu pėrballur me zhgėnjimin. U rikthyen nė Kukės. Tė diskriminuar, pa para e ushqim tė mjaftueshėm, ėshtė ajo ēfarė kujton Astriti pėr qėndrimin si kėrkues i azilit. Koha e qėndrimit tė tyre nė Gjermani pėrfundoi shumė shpejt. Zyrat e emigracionit i njoftuan pėr refuzimin e kėrkesės, duke u pėrcaktuar edhe afatet e kthimit nė Shqipėri kundrejt ndėshkimeve nė rast tė kundėrt.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Pas 70 vjetesh Gjermanet akoma e ruajne te paster ndjenjen e racizmit. Per mua Merkel eshte nje sozi e kamufluar e Hitlerit. Per Shqiptaret rrofte Amerika, pa per Europen dhe per Berishen akoma do ishim ne Monizem. Si tha Saliu... Shqiptaret akoma nuk jane gati per pluralizm partiak o shoku Ramiz

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    Pas 70 vjetesh Gjermanet akoma e ruajne te paster ndjenjen e racizmit. Per mua Merkel eshte nje sozi e kamufluar e Hitlerit. Per Shqiptaret rrofte Amerika, pa per Europen ...
    Tre fjali - 3 gjera kontradiktore, jo keq si mesatare :-)

    Qe kur refuzimi i azilit eshte shprehje racizmi ?!
    Merkel si Hitleri ?! - Nuk besoj se ti nuk di historine, por mbase nuk u di kuptimin fjaleve qe shkruan.
    Nuk e dija qe ne Amerike, shqiptaret shkokan pa viza dhe u jepkan azil, dokumenta, shtepi dhe pension me te mbritur ?!

  5. #5
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin

    atij te shkretit i ka ngel ora ke saliu

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin
    Tre fjali - 3 gjera kontradiktore, jo keq si mesatare :-)

    Qe kur refuzimi i azilit eshte shprehje racizmi ?!
    Merkel si Hitleri ?! - Nuk besoj se ti nuk di historine, por mbase nuk u di kuptimin fjaleve qe shkruan.
    Nuk e dija qe ne Amerike, shqiptaret shkokan pa viza dhe u jepkan azil, dokumenta, shtepi dhe pension me te mbritur ?!
    1-) Nese nuk i ke par lajmet, te keshilloj t'i shohesh. Jan vrar dhe rrahur azil kerkues si dhe djegur kampe ku rrinin azil kerkues. Nuk e di nese te mjafton si shprehje rracizmi.

    2-) Merkel si Hitleri .. Po. Hitleri ishte per homogjenizem si dhe per seleksionim te njerzve. dmth Ishte ne kerkim te njerzve qe kishin cilsi te larta dhe jo masa te rendomta puntorie.

    3-) Amerika vend mik per ne.. Po. Shqiperia per nga numri i popullsise renditet VENDI I PARE NE BOTE per marjen e llotaris Amerikane. Amerika ndihmoje Shqiperine ne te gjitha reformat si dhe per antarsimin tone ne NATO dhe kantidimin per ne BE.

    Ne rregull deri ketu ?!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    1-) Nese nuk i ke par lajmet, te keshilloj t'i shohesh. Jan vrar dhe rrahur azil kerkues si dhe djegur kampe ku rrinin azil kerkues. Nuk e di nese te mjafton si shprehje rracizmi.
    Hmm, keto lajme i perkasin kronikes te zese dhe duhen klasifikuar si te tille. Jepi kohe istitucioneve gjermane se do ti gjejne (ose i kane gjetur) fajtoret.
    Ne te njejet kohe edhe azilkerkuesit kane bere vjedhje, vrasje, perdhunime. Mos do te dalesh me perfundimin se azilkerkesit jane barbare, gjakatare e kriminele?

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    2-) Merkel si Hitleri .. Po. Hitleri ishte per homogjenizem si dhe per seleksionim te njerzve. dmth Ishte ne kerkim te njerzve qe kishin cilsi te larta dhe jo masa te rendomta puntorie.
    Pra Merkeli eshte per keto siper sipas teje, ku e lezove kete lajm kaq te rendesishem? apo e mendove vet?

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    3-) Amerika vend mik per ne.. Po. Shqiperia per nga numri i popullsise renditet VENDI I PARE NE BOTE per marjen e llotaris Amerikane. Amerika ndihmoje Shqiperine ne te gjitha reformat si dhe per antarsimin tone ne NATO dhe kantidimin per ne BE.
    Padyshim eshte, ashtu si dhe Gjermania.
    Haha, pra ti numrin e fituesve the llotarise e i shikon te lidhur me dashurine e US per vendin perkates :-)
    Psh DV2015 fituan 2900 shqiptare, 4000 rus, 3700 turq, 2800 moldav, 700 italian e 800 francez e 60danez e 0 lusemburgez.
    Nuk te vjen dyshimi se ka tjeter pas ketyre numrave? Psh, shqiperia eshte e para ne bote per numer applicantesh per numer popullsie?! Por jo vetm kjo ....

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin
    Hmm, keto lajme i perkasin kronikes te zese dhe duhen klasifikuar si te tille. Jepi kohe istitucioneve gjermane se do ti gjejne (ose i kane gjetur) fajtoret.
    Ne te njejet kohe edhe azilkerkuesit kane bere vjedhje, vrasje, perdhunime. Mos do te dalesh me perfundimin se azilkerkesit jane barbare, gjakatare e kriminele?.
    Veprimi i Gjermaneve eshte bere drejt per se drejti per motive rraciste. Ndersa veprimet e Azilanteve duke vjedhur ( se vrasje e perdhunime vetem nga ti po e degjoj) eshte bere per motive esenciale mbijetese. I ke degjuar intervistat e Azilanteve qe po ngordhin per buke ?! Tani ka edhe nga ata qe mund te vjedhin gjera me vlere, po kjo s'ka lidhje me ēfare parashtrova une .. dmth me rracizmin
    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin
    Pra Merkeli eshte per keto siper sipas teje, ku e lezove kete lajm kaq te rendesishem? apo e mendove vet?
    Jo mer vlla , qe deklarata e saj kur erdhi ne Shqiperi. Ne duam tha, njerz me 20 diploma si edhe Infermjeret qe t'u lajne by'then Bjondeve Arjan qe jane te semure
    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin
    Padyshim eshte, ashtu si dhe Gjermania.
    Haha, pra ti numrin e fituesve the llotarise e i shikon te lidhur me dashurine e US per vendin perkates :-)
    Psh DV2015 fituan 2900 shqiptare, 4000 rus, 3700 turq, 2800 moldav, 700 italian e 800 francez e 60danez e 0 lusemburgez.
    Nuk te vjen dyshimi se ka tjeter pas ketyre numrave? Psh, shqiperia eshte e para ne bote per numer applicantesh per numer popullsie?! Por jo vetm kjo ...
    Une besoj qe ka qindra shtete ne gjendje me te keqe se ne. Nuk e di nga e nxore kete konkluzion pa lidhje ?!!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    Mos kini merak, se e merr shoku Rama ne telefon shoqen Merkel dhe e zgjidh kete pune.

    Albo

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: Gjermania: Rikthim vizash pėr Ballkanin

    o Shabon, ja ku i ke Nostalgjiket LOL

    Emri:  11891050_861013500650153_3967626720086399127_n.jpg

Shikime: 142

Madhėsia:  57.3 KB

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •