Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Universi Eshte Duke Vdekur

    Studimi i energjise se gjeneruar ne afersi ne universin tone tregon se energjia e prodhuar sot eshte rreth gjysma e asaj qe ishte 2 miliard vjet me pare. Nje grup nderkombetar shkenctaresh perdoren disa nga teleskopet me te fuqishem ne bote per te studiuar energjine e universit dhe dolen ne konkluzionin se ai eshte duke vdekur.

    "Ne perdorem sa me shume teleskope (si tokesore ashtu dhe ata hapsinore) per te matur konsumin e energjise ne mbi 200.000 galaktika perreth nje gjatesie vale sa me te madhe te mundshme, shprehet lideri i grupit Galaxy And Mass Assembly (GAMMA), Simon Driver i Universitetit te Australise Perendimore. Astronomet per te ilustruar zbulimin e tyre krijuan nje video qe shpjegon vdekjen e ngadalte te universit.

    Kur Big Bang krijoi energjine ne univers rreth 13.8 miliard vite me pare, nje pjese e asaj energjie u kap rob ne forme mase. Kur yjet ndricojne, ato e shnderrojne kete mase serisht ne energji, sic shpjegohet nga ekuacioni i famshem i Albert Einstein E=mc2 (energjia = mas x shpejtesi drite ne katror). Link ketu tregon ne 10 hapa te shpejte sesi eshte zhvilluar universi nga Big Band deri tani: http://www.space.com/13320-big-bang-...explainer.html

    "Ndonese shumica e energjise qe ndodhet ne univers u krijua mbas Big Bang, nje sasi energjie extra krijohet nga yjet ndersa keto te fundit bashkojne elemente si hidrogjeni dhe heliumi" - shprehet Driver. Kjo energji as nuk thithet nga pluhuri kozmik ndersa udheton ne galaksine qe e permban as nuk shperdorohet deri sa perplaset me dicka si psh nje yll tjeter, nje planet ose rastesisht me ndonje pasqyre teleskopi."

    Astronomet kane qe ne fund te viteve 90-te qe e dine kete fakt. Duke perdorur teleskope te fuqishem tokesore si dhe ato hapsinor te Nasa-s, Galex dhe Wise si dhe Herchel qe i perket Agjensise Hapsinore Europiane, grupi studimor zbuloi se prodhimi i energjise ne 21 gjatesite e ndryshme valore ka zbritur ndjeshem, duke e bere kete studim nje nga me te saktet qe eshte kryer ndonjehere. Qe nga ky moment, sipas Driver, universi eshte ne tatepjete dhe duke u plakur deri sa te vdese. Sipas Driver tashme universi i ngjan nja plaku qe eshte ulur ne kolltuk, mbuluar me nje batanie dhe qe here pas here pergjumet deri sa te mbylle syte pergjithmone.

    Do duhet ende disa miliarda vjet qe kjo te ndodhe por mund te thuhet me gojen plote, universi yne ka hyre ne plakjen e tij.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Vinjol (09-12-2015)

  3. #2

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anėtarėsuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Pėr: Universi Eshte Duke Vdekur

    A bie posht teoria e Alexander Friedman i cili pohon zgjėrimin e universit ne vazhdimėsi ?

  5. #4

  6. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Universi Eshte Duke Vdekur

    Sa i madh mund te jete Universi? A ka kufi?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #6

    Pėr: Universi Eshte Duke Vdekur

    Astronomet perllogaritin qe mosha e universit eshte rreth 13.8 miliard vjet. Sipas raportit qe ekziston midis distances dhe shpejtesise se drites, kjo do te thote se ata mund te shohin ne nje zone te hapesires qe shtrihet 13.8 miliard vite drite larg. Ashtu sic behet ne nje anije ne oqean, astronomet ne Toke mund te kthejne teleskopet ne cdo drejtim per te penetruar 13.8 miliard vite drite larg, gje qe e vends Token brenda nje sfere te vezhgueshme me nje rreze prej 13.8 miliard vite drite. Fjala e vezhgueshme eshte fjala kyce pasi sfera kufizon ate qe shkenctaret mund te shohin por jo ate qe ekziston ne fakt aty.
    Pra ndonese sfera duket si 28 miliard vite drite ne diameter, ajo eshte shume here me e madhe. Shkenctaret e dine qe universi po zgjerohet. Pra nese ata shohin nje vend te caktuar qe shtrihet 13.8 miliard vite drite larg nga momenti i Big Bang, qe nga ajo kohe universi eshte zgjeruar, pra distanca eshte rritur edhe me shume. Sot, e njejta pike e vezhguar ndodhet 46 miliard vite drite larg duke e bere keshtu diametrin e universit te vezhgueshem 92 miliard vite drite.

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Universi Eshte Duke Vdekur

    Universi eshte art, pra genjeshter( e vertete popullore apo sasiore) perseritese derisa mbisundon te verteten. Pra nje peme qe po kalbet per te rilindur diku gjetke, tjeter peme.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Selena1
    Anėtarėsuar
    24-02-2016
    Postime
    50

    Pėr: Universi Eshte Duke Vdekur

    Universe is expanding ... pra po largohet nga galaxia jone prandaj ne nuk arrijme ta shohim ... sepse po mbetemi pas

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Pėr: Universi Eshte Duke Vdekur

    Fjala Univers rrjedh nga fjala e vjeter Franceze Univers, e cila ne kthim rrjedh nga fjala Latine Universum. Fjala Latine ishte perdorur nga Cicero dhe me vone ne latinisht. Fjala Latine rrjedh nga Unvorsum qe do te thote tkurrje poetike, fillimisht e perdorur nga Lucretius ne Librin IV (Paragrafi 262) e De rerum natura (Mbi natyren e gjerave) - i cili lidh un, uni forme te kombinuar e 'unus, ose "nje me vorsum. Lucretius perdori fjalen ne kuptimin, cdo gje e mbeshtjelle ne nje, dhe, cdo gje qe bashkohet ne nje. (web)

    (e pluribus unum)

    dreqi e mori kete pune darius edhe ketu ne shkence nuk na ndahet Zoti

    nje pyetje (1milion dollareshe) kam per ju te gjithe

    drites i duhet 8 minuta te vije nga dielli ne toke kjo gje eshte vertetuar shkencerisht

    sa kohe i duhet drites te vije nga qendra e galaktikes tone (rruga e qumeshtit) deri ketu ne toke ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 29-02-2016 mė 14:32

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Universi Eshte Duke Vdekur

    Distanca nga qendra e galaksise sone deri ne toke, eshte diku rreth 245.980.800.000.000.000 km (me shume se 245 biliarde km).
    Nga qendra e galaksise sone (rruga e qumshtit) deri ne toke, drites i nevojiten rreth 26.000 vite.
    Nese dikush e ndez rastesisht nje llambe ne qendren e galaksise, llamba e ndezur ne toke do shifej pas afer 26.000 vitesh.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •