Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ju te gjithe flisni kot,,,.Tregu shqiptar nuk kishte aspak nevoje per cigare te huaja sepse ishte over stok me cigaret e veta dhe nje pjese e paketave groposeshin .
    Benseven une se kam zakon te flas kot. Prape me tregun shqiptar ti? Nuk behej kontrabande per tregun shqiptar por per ate europian. Lexo ketu poshte qe te informohesh:


    Milionat e cigareve kontrabande te Sigurimit

    Si hyri hyri ne lidhje ne mesin e viteve '70, regjimi komunist i Enver Hoxhes, me mafian italiane dhe boset e trafikut nderkombetar te cigareve ne Zvicer. Detyrat qe iu ngarkuan Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut dhe si futeshin nga Jugosllavia, ne territorin e Shqiperise maunet kontrabande, qe perfundonin ne duart e mafias se Puljas, Sacra Corona Unita"

    Punonjesi i sigurimit Qazim Myftiu, eshte tmerruar dhe ka kaluar nete te tera pa gjume dhe ka kaluar nete te tera pa gjume, kur ndihet ministri i Brendshem Kadri Hazbiu, i komunikoi ne vitin 1975, detyren e re. Ai drejtonte kondrabanden e cigareve ne Shqiperi, me "nje firme" zviceriane, per llogari te nje "firme italiane". Edhe ai ndoshta nuk eshte ne gjendje te pershkruaje tani se c'ndjente te nesermen e saj dite, kur pasi la Bulevardin "Deshmoret e Kombit", hyri ne zyren e tij te re.

    Atje fare prane godines se Muzeut te Sigurimit te Shtetit, perballe Hotel "Drinit" ne qender te Tiranes. Nje zyre gjysem bunker, vetem me nje tavoline e karrike, telefon dhe ku pak kohe me vone do te instalohej nje aparat faksi ne Shqiperi. Ky vend me nje siperfaqe me pak se 30 metra katrore, do te sherbente per 15 vjet, si pulti i komandantit per veprimtarine e ndaluar jo vetem nga propoganda komuniste, por edhe nga Kushtetuta e Republikes Popullore Socialiste e Shqiperise.

    "Ishin ditet kur sapo ishin goditur grupet armiqesore ne ekonomi, nafte, kulture, mbrojtje dhe ministrine e Brendshme",- pranon te rrefeje nje nga te paktet qe ka patur dijeni te plote rreth kondrabandes dhe qe edhe tani, kerkon te ruaje anonimatin. Ishte mesi i viteve '70. Pas Jugosllavise dhe BRSS, Enver Hoxha pergatitej te prishte marredheniet edhe me Kinen e Mao Ce Dunit. Ne Kongresin e 7 te PPSH, udheheqesi komunist do te deklaronte moton e tij te preferuar, per ndertimin e socializmit "me forcat tona". Ishin oret e proves se rende te mbijeteses ne veteizolim, e kur arka e shtetit shqiptar, kishte nisur te ndjente urine e shpejte per valute.

    "Per kete duhej gjetur nje rrugezgjidhje e shpejte, qe te mund te kompesonte sadopak, milionat e ndihmave falas qe ishin marre deri atehere, nga vendet e kampit socialist",- nis rrefimin e tij njeriu i cigarave. Nje zgjidhje qe njerezit qe drejtonin ideologjine, ekonomine dhe sigurine e regjimit komunist, nuk kane vonuar ta gjejne: Nje firme private zviceriane, me ndermjetesine e disa italianeve, kishte kerkuar lejimin e ardhjes se cigareve kontrabande nepermjet territorit te Jugosllavise duke perdorur Shqiperine, si nje vend per tranzitimin, magazinimin dhe me pas trafikimin e tyre drejt Italise.

    Si shperblim, mafia i kishte ofruar nje fitim perrallor shtetit shqiptar, e cila nuk do te investonte asgje, pervec vullnetit te saj per te mbylur njerin sy per mallin kontrabande. Nga ana tjeter italianet vinin ne dispozicion skafet dhe njerezit e tyre, per imbarkimin e ngarkesave ilegale, nga brigjet shqiptare, ne ato italiane, duke ia lene te gjithe faturen e rrisqeve te cfaredolloji, organizatave mafioze.

    Pas miratimit nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu u ngarkuan per te vene ne levizje kete skenar. Ministri i Brendshem Hazbiu, duhej te garantonte ndertimin e struktures se posacme per hyrjen ne lidhje direkte me mafian italiane dhe bosat zvicerane, per operacionet e ardhjes, mberritjes pa probleme te "mallit" brenda territorit shqiptar, magazinimit, transportimit dhe pervjelljes drejt ujerave nderkombetare.

    Duke qene si ministria e Rendit kishte ne varesi funksionale ne ate kohe edhe Sigurimin e Shtetit, Hazbiu duhej te garantonte konspiracionin maksimal te operacioneve te ndaluara rreptesisht per ideologjine e nje vendi komunist si Shqiperia. Ndaj, njerezit, vendet, kodet e komunikimit dhe menyra e bashkepunimit me "partneret" duhet t'i nenshtroheshin rregullave te rrepta te sekretit shteteror.

    Ndersa Kryeminnistri Mehmet Shehu, duhet te justifikonte "profesionalisht" futjen e miliona e milionave dollareve kontrabande ne llogarite transparente te buxhetit te shtetit dhe ne varesi te te ardhurave, te perllogariste fushat me prioritare ku ato duheshin investuar, ne menyre qe te rikuperohej mungesa e ndihmave falas nga Kina, pas prishjes se marreveshjes mes dy vendeve.

    Nje operacion qe perbente ndoshta nje nga vendimet me heretike per "teorine dhe praktiken e socilizmit shkencor" te Shqiperise komuniste. Per te cilin kane patur djeni nje numer mjaft i vogel njerezish ne maje te piramides se shtetit dhe Sigurimit. Nje ceshtje qe u klasifikua si "teper sekret i nje rendesie te vecante".

    Vetem tani, nje cerek shekulli nga vendimi per te "ndertuar socializmit me forcat e veta" nepermjet hyrjes ne "kampin shumekombesh" te kondrabandes se cigareve, njeri prej protagonisteve te operacioneve ilegale me te erret te regjimit, pranon te rerfeje detajet e tyre. Detajet e pjeses shqiptare te operacioneve qe pershkojne dy kontinetet e lagura nga Oqeani Atlantik, te cilat fillojne e perfundojne ne Zvicer, brenda 24 oresh. E qe perseriten e perseriten cdo dite, prej shume vitesh, me te njejten persosmeri dhe rregull fatalisht te pagabueshem. Ne te cilat jane angazhuar mijera njerez ne gjysmen e Botes, te cilet kane ne dispozicion mjetet dhe metodat me moderne te komunikimin dhe transportit. Nje sistem i sofistikuar miliardash, qe vazhdon te funksionoje edhe sot e kesaj dite. Por, me nje ndryshim te vogel pas viteve '90. Rruga e cigareve kontrabande drejt Italise, ka pesuar nje devijim te vogel: Skafet nuk nisen me nga brigjet shqiptare, por ato malazeze.

    Trampolina e Kuqe

    "Cigaret kondrabande hynin ne territorin shqiptar nga Jugosllavia, nepermjet pikes doganore te Qafe Thanes, me maune te plumbosura. Me ane te nje urdheri te fshehte, targat e ketyre makinave njiheshin vetem nga shefi i kesaj pike kufitare. Ndaj ato nuk i nenshtroheshin ritit te kontrollit doganor",- rrefen njeriu i kondrabandes. Pasi pershkronin rrugen Korce- Durres, ne muajt e pare,- sipas ish ministrit te Brendshem Hekuran Isai, maunet shkarkoheshin ne plazhin e Diviakes.

    Nga ky aktivitet, shteti shqiptar arriti te arketoje vitin e pare, vetem nje milion dollare. Por, kjo periudhe, duket se kishte shebyer vetem si prove. Me pas, malli u shtua aq shume, sa nisi te shkarkohej edhe ne disa magazina prane plazhit te Shengjinit ne Lezhe. Ne keto raste maunet me cigare hynin nga ish Jugosllavia nepermjet pikes kufitare te Hanit te Hotit. Pika e trete dhe me kryesorja, u be pas disa disa muajsh, kompleksi i magazinave prapa Kantines se Veres, ne periferi te Durresit. Rolin e magaziniereve- hamej, e luanin punonjes dhe ushtare te ministrise se Brendshme. Te cilet per te shenuar cdo lloj dyshimi tek qytetaret, e mbanin te fshehur armen e sherbimit dhe gjate kohes qe shkarkonin cigaret, qendronin te veshur me rroba civile.

    "Per te koordinuar punen, prane pikave te magazinimit, qendronte nje grup i vogel te huajsh. Ata mbikqyrnin transportin e bokseve me paketa, drejt kalates se posacme ne Portin e Durresit, derisa kondrabandistet italiane te ndiznin motorrat e skafeve te tyre te fuqishem dhe te niseshin drejt anes tjeter te "Adritikut",- vazhdon rrefimi. Kishte nisur ne kete menyre, udhetimi "pirat" per futjen kontrabande te cigareve te shtrenjta ne Itali. Udhetime, qe transportojne cdo vit 20 mije tonelata cigare, nga te cilat shteti italian humb plot 4 mije miliarde lireta (2 biliarde euro).

    Per te gjithe keto levizje qe kryeshin naten, ishin ne dijeni te plote Flota Ushtarako-Detare shqiptare dhe Kapiteneria e Portit. Kjo e bente krjet te sigurte dhe pa probleme, levizjen e skafeve te kontrabandes, ne ujerat tona terrotoriale.

    Rruga e tymit milioner

    Ky ishte intenerari i thjeshtezuar i stekave te cigareve, brenda territorit te Shqiperise. Megjithese numri i njerezve qe mesonin rreth aktivitetit te ndaluar, sa vinte dhe rritej, askush nuk ishte ne gjendje te shpjegonte ne ate kohe, se nga vinin dhe ku perfundonte malli qe sillej nga dhjetra e dhjetra maune TIR. Vetem pak kohe me pare, nje raport i EUROPOLIT, pas hetimit te llogarive te dyshimta te disa firmave zvicerane, ndermjet te cilave edhe njeres prej atyre qe operonte me Shqiperine e Enver Hoxhes, ka rene ne gjurmet e "tymit milioner".

    Sipas tij, operacioni nderkombetar, niste me porosine per cigare te Bosave ne Zvicer dhe perfundonte po aty, pasi fitimet derdheshin ne numrat e koduar te bankave. Keta njerez zoteronin prodhimet e fundit skafeve super te shpejta, te centraleve per telefona me kabell, mobile dhe radio. Qe ishin pa dyshim, me te sofistikuara se ato te policise dhe "Guardia di Finanzes" italiane.

    Porosia nisej nga zyrat e firmave te medha te tregtimit te cigareve ne Zvicer, drejt zyrave te kompanive te medha prodhuese, ne SHBA. Pasi malli i ngarkuar ne vapore, mberrinte ne Europe, ato ankordoheshin per tu shkarkuar ne portet e Hollandes dhe Belgjikes. Bokset e cigareve ngarkoheshin neper maune, te cilat nisnin udhetimin mespermes kontinentit Europian, drejt Jugosllavise. Nje udhetim prej mijera kilometrash me toke, qe perfundonte ne bregdetin shqiptar te "Adriatikut". E pasi magazinoheshin ketu, paketat pa pulla fiskale, nisnin udhen detare nga Shengjini, Divjaka e Durresi, drejt Italise. Nje aventure ilegale gjigande, me nje qellim te vetem: Sigurimin e fitimeve maksimale, duke i'u shmangur detyrimit doganor. I cili sipas ligjeve italiane, kap vleren e 57 % te cmimit te mallit.

    - Vijon -
    ( Marre nga "Korrieri")

  2. #22

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Kondrabanden e ben shteti. Nga Enver Hoxha te Gjukanovic, rruget e Marlboros kane kaluar neper Shqiperi dhe Malin e Zi, per llogari te shtetit, me pelqimin dhe nen kontrollin e tij. Si kane funksionuar lidhjet e pertejdetit me organizaten mafioze Cosa Nostra dhe pse asnje ngarkese nuk ra ne duart e policise italiane

    Tonino PERNA, Il Manifesto

    Lajmi eshte nga ata qe bejne xhiron e botes: Nje kryetar shteti qe hetohet per lidhje me Mafian dhe organizimin e kondrabandes se cigareve. Sipas akuzes se DDA te Barit, Presidenti Milo Gjukanovic, kishte themeluar, organizuar dhe drejtuar se bashku me Sacra Corona Unita si dhe Camorra, nje trafik prej mijera tonelatash cigare nga Mali i Zi per ne brigjet pulieze. Duke pasur dijeni per gjendjen e shtetit federal te Malit te Zi, shume vezhgues e kane percaktuar si ne nje model te shtetit mafioz, ku kondrabanda e cigareve duket si nje e keqe e vogel, kundrejt trafiqeve me te fokusuar ne vemendje qe jane droga, armet, qeniet njerezore. Por kondrabanda e cigareve na kthen pas ne histori, na fton te refelektojme per marrdheniet e tregetise ilegale dhe tregut boteror dhe rizgjon kujtimet per 10-vjecarin qe sapo kaluam. Kam kaluar tre dite dhe dy nete ne portin e Durresit ne tetor 1992 per te koordinuar punen e ndihmave qe dergoheshin ne formen e ndihmes se pare ne malet e Veriut te Shqiperise. Ne ate vjeshte me stuhi, prurjet e medha te ujit kishin goditur rende nje pjese te zones se Pukes, duke i lene njerezit pa furnizim dhe mjete te tjera te nevojshme. Drejtori i portit te Durresit na vuri ne dispozicion magazinat per shkarkimin e mallrave, qe vinin nga Italia dhe cdo pako peshonte rreth 32 kilogram. Magazinat ishin te medha dhe nuk kishte gje ne to, pasi edhe gjendja e ekonomise shqiptare ne vitet e para konsiderohej ne "tranzicion". Por ne keto ambjente te boshatisura dalloheshin posterat e cigareve "Malboro". Ndersa ne dysheme mund te shikoje cakmake...qe i perkisnin kesaj marke cigareje e deri te tek nje tavoline druri qe mbante shenjen e kesaj marke nderkombetare. Natyrshem me erdhi te pyesja drejtorin e portit per kete "prezence te cuditshme". Dhe ai mu pergjigj: "Qe prej vitit 1985 kemi organizuar trafikun e cigareve Marloboro ne drejtim te Italise. Niseshim gjate nates dhe e dinim se ku dhe kur duhet te conim mallin. Nga ana tjeter e detit na prisnin italianet qe kishin marrdhenie shume te mira me policine lokale, prandaj gjate rruges nuk kemi patur probleme". Pyejtes time te cilter, sesi i shpetonte ky trafik kontrolleve te rrepta te regjimit te Enver Hoxhes? - drejtori iu pergjigj duke qeshur: "Ishte vete shteti qe organizonte keto trafiqe. Krijonte lidhjet me shoqerite e medha te cigareve per te nxjerre ndonje perfitim. Gjate negociatave duhet te ishin shume te kujdeshem me cmimin sepse perndryshe ..... Marloboro i kercenonte duke u thene se do te lidhej me shtetet e tjera fqinje. Vinin tek ne pasi kenaqeshim me pak. Edhe sot kush vjen per te bere biznes, vjen pikerisht per kete". Kjo histori me ka ardhur shpesh here nder mend, gjate fillimit te viteve 90, kur filloi historia tragjike e skafisteve qe transportonin drogen dhe klandestine ne kerkim te nje te ardhmeje me te mire. Shqiptaret ishin pershtatur me ndryshimet dhe me maredheniet shoqerore te kosoliduara prej kohesh. Nuk mund te improvizohet aty per aty nje trafik ilegal. Raportet e Sacra Corona me Shqiperine kishin ekzistuar edhe me pare, kishte dale nje eksperiment me sukses, edhe me korruptimin e agjenteve italiane. Por raporti mes shtetit dhe kontrabandes, nuk eshte nje karakteristike e vendeve ballkanike, por nuk eshte as ndonje anomali, kjo faze e ngritjes se tregetise ilegale. Historia e zhvillimit te kapitalizmit eshte karakterizuar nga relata te rendesishme mes shtetit, qofte ky edhe demokratik apo me tradita qytetare. Apo e thene ndryshe eshte nje histori me tre subjekte kryesore: shteti, kriminelet dhe ndermarrjet e medha kapitaliste. Te gjitha keto se bashku mund te japin nje perkufizim te fenomenit te njohur me emrin kontrabande. E cila ka arritur ne perfeksionin e vet gjate procesit te modernizimit, eshte perhapur tek popujt dhe kulturat e tjera, sidomos kur kemi nje nderthurje me interesat nderkombetare. Te mendosh per kontrabanden e aparateve nukleare, nje fenomen shume i rendesishem ne ditet tona apo per kontrabanden e diamanteve, nga Afrika perendimore ne drejtim te Europes, e sponsorizuar nga ndermarrja kryesore e ketij sektori, De Beers, e cila ka sjelle shume viktima dhe luftra per kontrollin e tregut. Te futesh kontrabande diamanit ne Europe do te thote te evitohen pagesat neper dogana. E cmund te thuhet me pas per trafikun e organeve? E me pas per cigaret, i shkreti Gjukanovic. Nese ai eshte "kapur me presh ne duar", vetem per kete ceshtje, nuk do te shkoje ne gjyq, por ne nje qender te rehabilitimit mendor. Ndersa rasti i kondrabandes se cigareve ne kohen e regjimit komunist te Enver Hoxhes, eshte gati i pakonceptueshem. Akoma me i pakonceptueshem per ne italianet eshte fakti se kjo kondrabande eshte bere per vite me radhe, dhe nderkohe nuk eshte mesuar asgje, qofte nga shtypi, qofte nga sherbimet sekrete. E gjithe kjo duket eshte kryer ne menyre perfekte dhe lidhjet e Cosa Nostra me struktura shteterore apo te policise ne ate kohe duhet te kene qene shume te forta.


    Korrieri, 06/04/2002

  3. #23

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Hysen Shahu: Enver Hoxha miratoi cigaret kontrabandë për Italinë

    Rrëfimi i ish-zëvendësministrit të Brendshëm për lulëzimin e trafikut të cigareve nga viti 1962. Shumëkombëshet amerikane zgjodhën vendin komunist si pikë tranziti, dhe, pas vitit 1991, Malin e Zi.

    Qe e papritur për të, kur ditët e para të punës së re mori vesh se në sektorin ekonomik, ai kishte edhe një veprimtari sekrete, që lidhej me tranzitimin e duhanit, nga qendra e kontinentit drejt Italisë, ku edhe gjendej tregu më i madh i afërt për konsumimin e tij. Siç e informuan, kjo linjë nuk ishte e re.

    Qe ngritur në vitet 1962-1963. Idenë e kësaj gjetjeje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, disa ia jepnin një punonjësi të tyre me koperturë diplomatike, të vendosur këtë kohë në Ambasadën e Shqipërisë në Romë.

    Personi, mbiemri i të cilit të kujtonte pamjen e një formacioni të vogël luftarak të fillimshekullit, kishte grumbulluar të dhëna të mjaftueshme se, veçanërisht në Italinë e Jugut, në Napoli e Pulia, gjendej një treg i etur për kontrabandim të cigareve dhe në këtë trafik qenë punësuar një rrjet i tërë vendasish.

    Bëhej fjalë për punësim ilegal të më shumë se 250 mijë familjeve. Sipas informatave që pati grumbulluar edhe nga shtypi i ditës, rezidenti i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ambasadën Shqiptare në Romë, raportonte se një furnizim i mundshëm i kontrabandistëve italianë me paketa cigaresh, nuk do të shkaktonte në qeverinë italiane ndonjë shqetësim të madh, madje pritej heshturazi e kundërta.

    Ajo do ta bënte një sy të verbër për arsyen e thjeshtë se papunësia në rajonet e Pulias dhe të Salentos, ishte aq e lartë, saqë cilësohej më pak i mprehtë dhe kanosës për qëndrueshmërinë sociale të vendit, trafikimi i duhanit, se sa bllokimi i tij.


    Ideja e zbuluesit shqiptar në Romë, u miratua nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas projekti bëri rrugë drejt Kryeministrit, për të mbërritur më në fund te Enver Hoxha. Ky kërkoi informacion e argumente shtesë dhe kur këto iu vunë në dispozicion, dha lejen.

    Kështu filloi një aktivitet, për të cilin çdo gjë u mbajt sekret, sa të qe e mundur, duke u mbyllur fort në një rreth të ngushtë personash. Zgjati për pothuaj një çerek shekulli dhe iu bë e ditur opinionit publik shqiptar vetëm pasi ra diktatura.


    Në fillim, sektori qe shumë i vogël. U vendos sekretisht në Divjakë, në pjesën bregdetare, te Gjiri i Karavastasë. Atje u ndërtuan pesë ndërtesa magazinimi të ajrosura mirë. I gjithë personeli, nga më i thjeshti i administratës e deri te shefi i saj, qenë oficerë të zbulimit.

    Baza ruhej nga një kompani speciale e ushtrisë. Në vitet e mëpastajmë, ndërmarrja u zhvendos në Lezhë, në afërsi të portit të Shëngjinit. Nisi të thirrej edhe bazë.

    Po zgjerohej. I sillte shumë të ardhura shtetit. Ishte mesi i viteve '70-të, kur baza e fshehtë ekonomike e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zuri përfundimisht vend në Durrës. Magazinat qenë ngritur jo në port dhe as brenda qytetit.

    Gjendeshin në Rrashbull, një qytezë në periferi, në kryqëzim të rrugëve që vinin njëkohësisht nga Tirana dhe veriu i Shqipërisë. Kur Shahu filloi detyrën, ajo punonte si sahat. Kërkoi një gjendje të të ardhurave që i sillte shtetit.

    Qenë plot 1.5 milionë dollarë në vit...Në mes të vitit 1982, baza fitonte për çdo kasë duhani tranzit, jo më shumë se tre dollarë. Paketat qenë origjinale amerikane. Vinin me certifikatë dhe vulë të freskët. Ishin kryesisht "Philip Morris" dhe "British Tabacco".

    Shqipëria përdorej thjesht si pikë tranziti jo nga shteti i saj, por nga qendrat e magazinimit të shumëkombësheve amerikane, të vendosura në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

    Kjo donte të thoshte se ngarkesa me duhan nëpërmjet kamionëve TIR të Parkut Ndërkombëtar, kalonte nëpër gjysmën e Europës dhe kur hynte në Jugosllavi, ndiqte rrugën e buzëdetit për t'iu afruar Malit të Zi. Më pas, nëpërmjet pikës doganore, të quajtur Hani i Hotit, hynte në Shqipëri...


    Në shtator 1984, në edicionin kryesor të lajmeve të orës 20.00 të "TG 1", një reportazh i shkurtër tregon pamje anijesh në portin e Durrësit, të cilat niseshin drejt brigjeve italiane, duke kryer kështu kontrabandë cigaresh.

    Televizioni italian e kishte shpjeguar tranzitin si një bashkëpunim i mirëfilltë të shtetit komunist shqiptar e mafies italiane. "Erdhi urdhri nga lart", - kujton Shahu, "baza duhet të mbyllej menjëherë".

    Por, vetëm pak ditë më vonë, po në "TG1", saktësisht në orën 20.15, koloneli i Guardia di Finanza-s, bëri deklaratën se, "gabimisht dhe në formë autokritike, në emër të rojeve të financës italiane, kemi përgojuar Republikën Socialiste të Shqipërisë për përfshirje në kontrabandën e cigareve, në një kohë kur Shqipëria është një vend tranzit totalisht në kushte të ligjshme". Pas 1991-shit, shumëkombëshet e duhanit, si vend tranzit, zgjodhën Malin e Zi.

    Ky ishte udhëtimi i tretë i tij në Itali. Për herë të parë kishte qenë aty si specialist i uzinës mekanike më të madhe të Tiranës, atëherë e quajtur "Partizani". Më pas qe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Të dyja herët kishin ndodhur në kohën e regjimit komunist, dekada të shkuara.


    Nga xhamat e mëdha të dritares së autobusit, u përpoq të fiksonte pamjet. Ishte një zakon i tij i vjetër, sipas të cilit, kur një vend të huaj e donte, e niste shprehjen e adhurimit që prej objekteve të para që ndeshte. Ritakimin me Italinë po e fillonte nga aeroporti i Bolonjës.


    Kur qe nisur nga Tirana, të vetëve u kishte premtuar se për atë udhëtim nuk kishte ndonjë pasion e, ca më pak, kërshëri të veçantë, prandaj edhe do të kthehej menjëherë pas dy apo e shumta tri ditësh.

    Mirëpo, nga ajo që ato çaste po shihte, provonte joshje. Italia për të gjithnjë kishte qenë një vend tërheqës. Rënien në dashuri ia kishte shkaktuar radiotelevizioni publik "RAI". Sinjali i tij depërtonte në të gjithë bregun perëndimor të Shqipërisë, duke hyrë lirisht edhe në Tiranë.


    Por, lidhjet e tij shpirtërore me vendin tundues të përtejdetit, kishin qenë shumë më të hershme se transmetimet e radiotelevizionit italian, madje se edhe vetë pas Lufta e Dytë Botërore.

    Në vitet tridhjetë të shekullit të shkuar, i ati bënte tregti të shpeshtë, duke kapërcyer herë brigjet e Jonit në Vlorë dhe herë ato të Adriatikut në Durrës. Vajza e tij e vetme pati studiuar dhe qe laureuar posaçërisht për gjuhën italiane.


    Vetë Shahu diçka kuptonte nga gjuha e përtej detit, por nuk e fliste. Madje, as e kishte marrë ndonjëherë mundimin. Në përgjithësi nuk kishte patur kurrë ndonjë tërheqje pas gjuhëve të huaja.


    Pas pak, autobusi aeroportual ndali dhe hapi njëherësh dyert e mëdha, duke futur brenda e lëshuar mbi njerëzit duhmën e ajrit të ftohtë të atij mesdhjetori. Si e çliruar nga një ankth, turma e udhëtarëve kërceu vrikthi nga shkallët dhe me nxitim hyri brenda portës së madhe të godinës së doganës.

    Shahut iu duk se njerëzit kishin një ngutje të pazakonshme. Në fillim mendoi se të gjitha ato këmbë që pothuaj vraponin, e bënin këtë për të mos mbetur në fund të radhës së gjatë të kontrollit hyrës. Pastaj e kuptoi se ajo ngutje e madhe e udhëtarëve shkaktohej edhe nga pasditja e vonë dhe afrimi i shpejtë i natës.


    Nisi me një nga pjesëtarët e grupit të shkëmbente një bisedë rutinë. Tre kolegët e tjerë i lanë të kalonin përpara. Kur erdhi çasti i paraqitjes së pasaportave, ndërsa shoku me të cilin po bisedonte e kaloi verifikimin e vizës hyrëse, italiani me uniformën elegante të policisë kufitare i kërkoi të vetën. Shahu e kishte bërë gati me kohë dhe ia zgjati qetësisht.


    Brenda kabinës së tejdukshme, por që ato çaste të pragmbrëmjes atij iu duk se në brendësi të lëndës xhamore duhej të ishte tretur edhe një nuancë e butë gri, kompjuteri dhe pranë tij një termos i vogël i mbushur, ndoshta me çaj aromatik apo ndonjë lëng frutash, i lanë një mbresë të ëmbël.


    Mbi syprinën e vogël të tavolinës, Shahut i zuri syri profilin e pjerrët të një vule, lënë shkujdesshëm. Ishte ajo që pas pak do të kapej nga dora e kufitarit dhe do të bënte, me goditjen e fortë të pjesës fundore të saj mbi fletën përkatëse të pasaportës, zhurmën karakteristike të miratimit për të hyrë në territorin italian.


    Mirëpo njeriu i kufirit nuk po bënte asnjë veprim të tillë. Shtypte pa pushim disa prekëla të tastierës së kompjuterit dhe ndiqte i përqendruar gjurmët që i dilnin në ekran.
    Papritmas, Shahut iu zgjua ajo ndjenja e humbellës, e përthithjes me shpejtësi nga hapësira e zbraztë, që e merrte me vete dhe e largonte me shpejtësi nga toka.


    Polici kufitar vazhdonte shtypjen e tasteve dhe ngulimin e vështrimit mbi kompjuter. Pastaj i shkëputi sytë prej andej dhe me akoma në bebëz ndriçimin e kaltër të ekranit, i tha shkurt, por sjellshëm: "Zotëri, ju do të prisni pak!". Shahut iu terratis gjithçka.

    Prej afro një dekade e gjysmë larguar nga detyra e njërit prej drejtuesve kryesorë të shërbimeve të fshehta shqiptare, instinkti i profesionit të vjetër iu ringjall i tëri.

    I brofi në ndihmë. Si në kohën e atëhershme, kur veprimi i saktë dhe gabimi gjendeshin frikshëm shumë afër njeri-tjetrit, e para gjë që Shahut i erdhi nga vatrat tashmë të rizgjuara të zanatit të dikurshëm, qe një sharje e rëndë për veten. Fjala që i erdhi si vetëgjykim i pamëshirshëm ishte: "Idiot, të futën në grackë"!


    Kishte rënë në kurth si të qe një fëmijë. Reflekset e njeriut të zbulimit i sollën ndërmend rregullin e kryerjes së vetëtimtë të operacionit të parë të vetëmbrojtjes dhe përpjekjes për të dalë sa më shpejt nga kapja fatale e grackës: cili prej të vetëve e kishte tradhtuar?! Pa rrufeshëm nga ata të katër. Njëri prej tyre duhej të ishte Juda.

    http://agjencia.info/2009/04/15/hyse...e-per-italine/

  4. #24

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Duke lexuar një libër që zbulon të vërtetat e diktaturës


    Artan Bizhga

    Botuar në gazetën “Libertas” më 10 prill 2009

    Pak njohje me të shkuarën…, duke lexuar një libër që zbulon të vërtetat e diktaturës. Kur Shqipëria e Enver Hoxhës furnizohej me armë nga SHBA. Rrëfimi i plotë i Hysen Shahut, ish-drejtor i Drejtorisë së Dytë në Sigurimin e Shtetit: Trafik cigaresh me Camorrën italiane, por edhe armë amerikane për Kosovën, në vitin 1981. “Një jetë para dhe pas vitit 1990”, libër i Ylli Polovinës që sjell dëshminë e protagonistëve. Për brezin e 30-40-vjeçarëve njohja me historinë politike, njerëzore, marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë së viteve 70, deri në vitin 1992, por, pse jo, edhe vitet që vijnë më pas, në mjaft raste mbetet në nivelet fillestare. Ende nuk dimë mjaft gjëra që, ose mbeten të fshehta fare rastësisht, ose fshihen prej vitesh. Fshihen me qëllim. Me qëllime të mbrapshta e fort të errëta. Nuk dimë realisht sa ishte revolucion demokratik ai i fillimit të viteve 90, por dimë se, në mjaft pjesë, ai ishte një Lëvizje e Vjedhur. E vjedhur dhe e helmuar dinakërisht, nga pjesa më e degraduar e asaj që njihej si Sigurimi i Shtetit, duke infiltruar pjesën më të ndyrë të vetën. Rezultatet i kemi sot para syve tanë. Por ne kemi nevojë të dimë…
    Do të mjaftojnë vetëm pak minuta së lexuari librin e sapobotuar të Ylli Polovines, “Një jetë para dhe pas vitit 90”, që nuk është gjë tjetër, veçse një rrëfenjë e fortë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë për një prej figurave-kyç të harkut kohor të viteve 80, Hysen Shahut. Pjesë në libër zë beteja ligjore me gjykatat italiane, lidhur me akuzat, si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të trafikut të duhanit me Camorrën napolitane, dhe si një nga njerëzit e kryeministrit të asaj kohe në këtë aferë. Gjithçka u mbyll me seancën e fundjanarit 2005, kur Shahu, nga Gjykata e Napolit, u shpall “I çliruar nga të gjitha akuzat”.
    Hysen Shahu, nga viti 1982 deri në vitin 1989 u caktua me detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Dytë, e cila merrej me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave me “karakter armiqësor ndaj udhëheqësve të Partisë”. Pas vitit 1984, atij iu dha një detyrë tjetër, drejtimi i Drejtorisë Ekonomike. Për vetë Shahun, është befasi fakti që në sektorin ekonomik kishte edhe një veprimtari sekrete, që lidhej me transitin e cigareve në Itali. Polovina na jep të dhëna se ky aktivitet sekret ka nisur që në vitet 1962-1963. Baza e saj, fillimisht ishte e vendosur në Karavasta, për të kaluar më pas në portin e Shëngjinit e për të përfunduar në Rrashbull, në mesin e viteve 70. Në faqe të tëra jepen me detaje lëvizja transit e TIR-eve, malli i të cilave ngarkohej në anije, që më pas merrnin rrugën e Italisë. Karvanët e TIR-eve, të nisura nga Belgjika, Holanda e Gjermania, kishin përshkuar tërë Evropën. Shqipëria ishte zgjedhur si transit, për arsyen se, duke qenë jashtë strukturave ekonomike të Evropës Perëndimore, kishte kushte tejet favorizuese që kjo tregti të kushtonte shumë më pak. Por informacionet kanë rrjedhur edhe në atë kohë, pavarësisht disiplinës së Sigurimit.
    Shtator 1984. Në edicionin kryesor të lajmeve të orës 20.00, të TG 1, një reportazh i shkurtër tregon pamje anijesh në portin e Durrësit, të cilat niseshin drejt brigjeve italiane, duke kryer kështu kontrabandë cigaresh. Televizioni italian e kishte shpjeguar transitin si një bashkëpunim të mirëfilltë të shtetit komunist shqiptar e mafies italiane. Një akuzë publike shumë e fortë, që u pasua me reagime nga Tirana.
    “Erdhi urdhri nga lart, - kujton Shahu. - Baza duhej të mbyllej menjëherë!” Kjo mbyllje e përkohshme duket të ketë qenë e koordinuar politikisht me bregun perëndimor. Vetëm pak ditë më vonë, po në TG1, saktësisht në orën 20.15, një oficer i lartë, kolonel i Guardia di Finanza, bëri një deklaratë shfajësuese. “Gabimisht dhe në formë autokritike, në emër te rojeve të financës italiane, kemi përgojuar Republikën Socialiste të Shqipërisë për përfshirje në kontrabandën e cigareve, në një kohë kur Shqipëria është vend transit totalisht, në kushte të ligjshme”. Por ky transit do të këputej dikur. Pas vitit 1991, shumëkombëshet e duhanit zgjodhën Malin e Zi, si vend kalimi.
    Pranvera kosovare e 1981-shit dhe armatimi amerikan i Shqipërisë.
    Rrëfimi përcjell edhe disa episode që u ngjajnë situatave në romanet policeske. Pas ngjarjeve të pranverës 1981 në Kosovë, armata jugosllave përgatiste një sulm të rrufeshëm, përmes Dibrës, për ta ndalur vrullin e saj në Tirane. “Do të përdoreshin shumë tanke, - e vazhdon rrëfimin e tij Shahu. - Jo vetëm për të siguruar shpejtësi maksimale në lëvizje, por edhe për të pasur sa më pak dëme.”
    “Fushëbeteja e nëndheshme ishte Kosova. Qe bërë e ferrshme, herë me fitore, herë me dhimbje e humbje e që, jo rrallë fijet e dështimit e të dekonspirimit të çonin deri në strukturat e larta të Tiranës zyrtare. Raketat antitank duheshin blerë sa më shpejt që të ishte e mundur. Dhe, në ndihmë, si ndërmjetës, vjen vetë përfaqësuesi i Shumëkombësheve”. Kaloi një muaj dhe në Durrës zbarkuan 250 raketa të prodhimit amerikano-izraelit. Shifra që u pagua, Shahun e la pa mend, sa një hamendje e mbrapshtë i futi në kokë dyshimin se ajo blerje ishte kryer nga duar kontrabandistësh apo të mafies së raketave. Por përgjigjja qetësuese, që i erdhi nga Lugano, Zvicër, e habiti edhe më shumë.
    “Raketat me atë çmim simbolik patën ardhur nga miq; le t’i kuptonte këta si individë apo shtete që donin që pavarësia e Shqipërisë të mos cenohej nga Jugosllavia.” Në fakt, raketat antitanke ishin marrë nga një bazë ushtarake amerikane në afërsi të Napolit”. Miq amerikanë, pra të regjimit komunist të Tiranës. Heshtja e veprimeve të tilla, që diktohej nga interesa madhore, e bën edhe më të qartë atë se çfarë është në gjendje të fshehë propaganda zyrtare.

  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Keto jane histori koti,tranziti,nje hic.
    Maunet e huaja gjithmone kane kaluar transit,
    hyre nga Greqia per te shkuar lart ne Jugosllavi dhe
    vinin ne Shqiperi nga Jugosllavia.
    Maune te huaja hynin perdite transit ne Shqiperi.
    Detyra qe I ka dhene Kadriu ketij fuksit ka qene me
    pak fjale monitorizimi i tranzitit, kur erdhi ku kaloi kur u largua ku u largua,kaq.
    Se sa para ka marre shteti nga italianet,ka marre apo jo
    nuk dihet.Kjo nuk perben nje akt perfshirjeje te shtetit ne kontrabande.
    Eshte thjesht lejim per te kaluar transit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Komplet historia eshte total shit,kontrabanda ne kohe te Enverit nuk ka ekzistuar.
    Nuk ka egzistuar per ty ndersa per Shqiperine egzistonte,ishte magazina apostafat ne portin e Durresit per kontrabanden e cigareve. Edhe plera toksike ne kohen e komunismit jane shkarkuar.

    Nuk ka pasur kantrabandier cigaresh ne Pulia qe nuk eshte futur ne ujerat detare shqiptare.

  7. #27

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Keto jane histori koti,tranziti,nje hic.
    Maunet e huaja gjithmone kane kaluar transit,
    hyre nga Greqia per te shkuar lart ne Jugosllavi dhe
    vinin ne Shqiperi nga Jugosllavia.
    Maune te huaja hynin perdite transit ne Shqiperi.
    Detyra qe I ka dhene Kadriu ketij fuksit ka qene me
    pak fjale monitorizimi i tranzitit, kur erdhi ku kaloi kur u largua ku u largua,kaq.
    Se sa para ka marre shteti nga italianet,ka marre apo jo
    nuk dihet.Kjo nuk perben nje akt perfshirjeje te shtetit ne kontrabande.
    Eshte thjesht lejim per te kaluar transit.
    Po tallesh ti tani? Te pakten ta di qe mos shpenzoj kohen kot. Nqs ke nder mend te thuash JO per hir te mohimit atehere eshte e kote qe flasim. Une te them dihen kush e bente madje dhe me emra ti vazhdon thua histori kot.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Titulli nuk ndryshohet sipas qejfit. Kur merret nje material qe i perket nje faqe tjeter, ne nuk kemi te drejte te ndryshojme gjerat sipas qejfit. Nese vendosim burimin e lajmit atehere jemi te detyruar t'i permbahemi cdo gjeje qe perfshihet ne lajm.
    E kuptoj e kuptoj, por ngaqe temen ne po e trajtojme nese ka pasur apo jo kontrabande .. dhe jo sipas titullit. Nese do diskutonim sipas titullit te temes, duhet te flisnim rreth " A e komandonin Shqiperine Kamorristet apo Enveri " !! Prandaj dhe thashe se temes i duhet ndryshuar titulli sepse ne po diskutojme per permbajtjen, permbajtje e cila qe nuk ka lidhje me titullin. Ç'eshte ky diskutim tjeter titulli e tjeter permbajtja ?!!!! Apo jemi qe jemi hajde te diskutojme per çeshtjen e Gjirit Persik moj Nafie

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    nje shoku im ka qe ushtar ne garde dhe ishte caktuar me sherbim ne portin e durresit te kontrabanda e marlboros, kam pir marlboro ne 86 qe mi jepte ky shoku
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #30

    Për: Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    E kuptoj e kuptoj, por ngaqe temen ne po e trajtojme nese ka pasur apo jo kontrabande .. dhe jo sipas titullit. Nese do diskutonim sipas titullit te temes, duhet te flisnim rreth " A e komandonin Shqiperine Kamorristet apo Enveri " !! Prandaj dhe thashe se temes i duhet ndryshuar titulli sepse ne po diskutojme per permbajtjen, permbajtje e cila qe nuk ka lidhje me titullin. Ç'eshte ky diskutim tjeter titulli e tjeter permbajtja ?!!!! Apo jemi qe jemi hajde te diskutojme per çeshtjen e Gjirit Persik moj Nafie
    Wrangler, se kuptoj pse po e zgjasim kot me kot kete argument kur ta bera te qarte qe kjo eshte si rregull dhe nuk ka vend per diskutim. Une po merrem me pjesen e kontrabandes sepse per ate kam material dhe njohuri. Ata qe dine me shume se une per komandimin nga kamorra, jane te mirepritur te diskutojne.

    E mbylla ketu.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •