Sot vdiq nga infarkti Karmine Skiavione ne moshen 72 vjeçare, ish-bos i Kamorras dhe dëshmitari i drejtësisë qe nga 1997. E shkruaj ketë post sepse kam qene unë qe kam botuar për here te pare procesverbalet e marrjes ne pyetje nga ana e komisionit te Antimafias italiane te bosit mafioz Karmine Skiavone,ne lidhje me trafiqet e mafies me Shqipërinë dhe posaçërisht te Enver Hoxhes. Ja një pjese e botimit: L.L
"Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"
"Dokumenti sekret që po paraqesim sot është marrja në pyetje e bosit Skiavone, të datës 7 tetor 1997, me komisionin e Antimafias në lidhje trafikun e paligjshëm të plehrave toksike dhe aktivitet e lidhura me të. Kryetar i komisionit hetimor është Massimo Scalia dhe janë prezentë në deponim deputeti Gianfranco Saraca dhe senatorët Giavanni Lubranno di Ricco, Roberto Napoli dhe Giuseppe Specchia. Në zbardhjen e deponimit të kryemafiozit të “Kamorras” dalin lidhje të ngushta me diktatorin Enver Hoxha. Në faqen e 27 të deponimit Carmine Schiavone deklaron se Shqipëria ishte një bazë e mafies italiane. “Në zonën e Pulias kishte shumë grupe që operonin. Në Brindizi, shef ishte Lucio di Donna që merrej me cigare kontrabandë. Cigaret vendoseshin në depozitat shqiptare. Unë vetë kam ngarkuar armë në ato vite nëpërmjet kontrabandistëve që ishin me ne; Tonino lo Zingaro (rom) ishte shef i grupit dhe unë bleva një kuotë të anijes me cigare. Gjithmonë për Klanin tonë”. Ndërkaq Komisioni parlamentar i Antimafias e pyet kiavonen në lidhje edhe me trafikun e plehrave toksike që bëhej me anije. “Ju më parë folët për marrëdhëniet më Shqipërinë dhe…”. Përgjigjja e ish-mafiozit Karmine Skiavones: “Në Shqipëri komandoni ne, dhe jo Hoxha, ne paguanim 5 mijë lireta për çdo arkë, 15 mijë lireta për çdo arkë të shoqëruar nga motovedetat ushtarake (shqiptare) në ujërat ndërkombëtare nëse afroheshin motovedetat italiane”, faqe 29 e deponimit në komisionin e Antimafias, 8 tetor 1997. Po aty, “Bëhet fjalë për trafikun e cigareve?, pyet komisioni. “Cigare dhe armë; këtë e kam thënë disa herë”, përgjigjet Skiavone. “Unë e kam filluar me cigaret. Blinim një anije në Hollandë (e bleu Tonini) dhe bënim trafik, por kur pashë se trafikohej edhe drogë, unë kërkova dhe pjesën time, për biznesin tim personal; ndërsa të tjerët kishin lidhje me Mikele Zazan… Unë interesohesha për cigare dhe më pas për armë. Një herë mbusha një kamion me armë në Shqipëri dhe me ndihmoi ndërmjetësi Lucio di Donna”. Ndërhyn kryetari i komisionit të antimafias: “Kuptuam që me Shqipërinë kishte edhe trafiqe të tjera?”. “Nëse çonin plehra toksike në Shqipëri, këtë e bënin nëpërmjet mafiozëve të Pulias. Ne nuk na interesonte shumë. Si Shqipëria, po ashtu Mali I Zi, e kishim si bazë logjistike për të arratisurit ose për të transportuar armë dhe mallra”, përgjigjet ish-kreu i mafias italiane Skiavone.
Pergatiti: Lavdrim Lita
Gazeta Minerva
Krijoni Kontakt