Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 162
  1. #41

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Krejt ne rregull. Vetem nje gje duhesh ta kesh parasysh. Zoti nuk mund te ekzistoje i ndare nga feja (si entitet i ndare) ngase feja e solli pohimin dhe gjithe njohurine mbi ekzistencen e Zotit. Me fjale tjera, po te mos kishte fe nuk do te kishte as Zot (e as djall). Pra, nese feja deshtoi te na provoje 'beyond reasonable doubt' se Zoti ekziston, atehere ne (njerezit e vdekshem) nuk mund te sajojme perendi te reja. Apo te frigohemi ne mohimin e IT.

    Eshte ceshtje e qendrimit personal dhe nuk ka te beje me arrogance apo me gje tjeter. Thjeshte, ateizmi eshte me dobi-prures ngase te ben me real dhe te nxit te punosh me shume.
    Eshte mendja njerezore ajo qe kerkon nje asociim te tille. Jo nevoja realiste e vete fenomenit. Gjate paganizmit nuk kishte fe. Kishte shume zota por jo fe. Pra nuk ishte e nevojshme qe besimi ne keto zota te asociohej me nje fe. Kur njeriu krijoi fene monoteiste ai institucionalizoi dhe besimin ne Zot duke pervetesuar te drejten e ketij besimi ne raport me fene. Une besoj qe kur them se feja eshte krijuar nga njeriu per te kontrolluar njeriun, besoj se i kam thene te gjitha. Personalisht paganizmi me duket periudhe shume interesante ne historine njerezore. Sidomos paganizmi shqiptar me besimin ndaj natyres, gureve, pemeve, muzikes se gjetheve e kengeve te lules, shtojzavalleve e zanave. Krijon folklor dhe eshte argetues. Jo shtypes e frikendjelles si fete monotoiste.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    iliria e para (27-08-2015)

  3. #42
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    ...Personalisht paganizmi me duket periudhe shume interesante ne historine njerezore. Sidomos paganizmi shqiptar me besimin ndaj natyres, gureve, pemeve, muzikes se gjetheve e kengeve te lules, shtojzavalleve e zanave. Krijon folklor dhe eshte argetues. Jo shtypes e frikendjelles si fete monotoiste.
    Adhuruan krijesen ne vend te Krijuesit... ky varg ne Bibel eshte.
    kallxo cfare benin paganet romake ne emer te zoterave te tyre, sipas disa njeezve atehere 100% kishte paqe dhe askush nuk vritej...

  4. #43

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Mund te te kallxoj dhe se cfare bene katoliket gjate inkuizicionit ne emer te fese se tyre. Por kjo sdo te te pelqeje as ty e as ndonje tjetri. Mos nderhy kot ne debat se je ne nenforumin e ateistave ketu.

  5. #44
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Pse kshu e kishim ne ? Rri tashi mos u bej çun i keq

  6. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Personalisht sa me shume rri e mendoj na ka zot apo jo aq me shume bindem ne mos-ekszitencen e tij. Kaq shume fera ,kaq shume besime,kaq shume popuj si dhe kaq shume padrejtesi jane ato qe me bejne te b\mendoj keshtu. Sodoqofte i kam zili fetaret vetem per faktin se si i kane mbushur mendjen vetes se tyre per sigurine e dikujt i cili ka krijuar kete ....c'organizim te organizuar ne toke!

  7. #46
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Personalisht sa me shume rri e mendoj na ka zot apo jo aq me shume bindem ne mos-ekszitencen e tij. Kaq shume fera ,kaq shume besime,kaq shume popuj si dhe kaq shume padrejtesi jane ato qe me bejne te b\mendoj keshtu. Sodoqofte i kam zili fetaret vetem per faktin se si i kane mbushur mendjen vetes se tyre per sigurine e dikujt i cili ka krijuar kete ....c'organizim te organizuar ne toke!

    na duhet apo nuk na duhet eshte pyetja?

    PS: ateizmi eshte si puna e rock n rollit qe nuk vdes kurre

  8. #47
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Kam kohë që s'besoj askund, por kur shikoj se ca tipa si Hawking, Dworkin, etj. na janë kthyer në figura legjendare vetëm sepse kanë hedhur poshtë zotin rri dhe vras mendjen nëse ia vlen të punosh gjithë jetën për t'i vrarë tjetrit zotin. Ok, ia vrava zotin. Po pastaj? U bë jeta e tjetrit më e mirë? U çlirua ndopak nëse ato orë që do i kalonte në kishë tani i kalon duke mbushur skedinat e lotove të sportit? Uroj që ateistët të ma shpjegojnë pak rolin e tyre në këtë botë. Kisha thotë se mbajti Evropën njerëzore dhe të ndjeshme për 20 shekuj. Ju çfarë thoni? Sillni ndonjë formë emancipimi me ateizmin tuaj, apo thjesht doni të tregoni se jeni snob dhe nuk ju tremb vdekja?
    Ateizmi nuk eshte te mos besosh por te besosh qe nuk ka Zot. Pra eshte nje forme besimi i cili nese nderthuret me pushtetin krijon njerez-zot, kjo ka ndodhur qe nga koha e egjiptit deri ne kohen e enverit. Ateizmi nuk ka vlera qe i jep shoqerise, ai nuk beson se dashuria per tjetrin e ben boten me te mire. Nuk beson se keto mesime, urdhera, ligje apo keshilla hyjnore jane dhene njeriut per ta bere me te mire e me te lumtur. Ateizmi i sheh si nje kufizim lirie qe ne te vertete eshte egoizem dhe mungese dadhurie per tjetrin dhe veten. Ateizmi e largon njeriun nga e verteta, e pergjum dhe nuk e le te eksploroje hyjnoren. Duke e mohuar anen mistike dhe hyjnore te tij, pra shpirtin, ateizmi eshte i rrezikshem dhe jo vetem qe nuk hyn ne pune por eshte doktrine qe e mban larg njeriun nga realizimi i plote i tij.
    La verita' ti rendera' libero!

  9. #48
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    Ateizmi nuk eshte te mos besosh por te besosh qe nuk ka Zot. Pra eshte nje forme besimi i cili nese nderthuret me pushtetin krijon njerez-zot, kjo ka ndodhur qe nga koha e egjiptit deri ne kohen e enverit. Ateizmi nuk ka vlera qe i jep shoqerise, ai nuk beson se dashuria per tjetrin e ben boten me te mire. Nuk beson se keto mesime, urdhera, ligje apo keshilla hyjnore jane dhene njeriut per ta bere me te mire e me te lumtur. Ateizmi i sheh si nje kufizim lirie qe ne te vertete eshte egoizem dhe mungese dadhurie per tjetrin dhe veten. Ateizmi e largon njeriun nga e verteta, e pergjum dhe nuk e le te eksploroje hyjnoren. Duke e mohuar anen mistike dhe hyjnore te tij, pra shpirtin, ateizmi eshte i rrezikshem dhe jo vetem qe nuk hyn ne pune por eshte doktrine qe e mban larg njeriun nga realizimi i plote i tij.
    << ta mbeshtes mendimin>>>

  10. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    [QUOTE=VOLSIV;3803271]Ateizmi nuk eshte te mos besosh por te besosh qe nuk ka Zot. Pra eshte nje forme besimi i cili nese nderthuret me pushtetin krijon njerez-zot, kjo ka ndodhur qe nga koha e egjiptit deri ne kohen e enverit. Ateizmi nuk ka vlera qe i jep shoqerise, ai nuk beson se dashuria per tjetrin e ben boten me te mire. Nuk beson se keto mesime, urdhera, ligje apo keshilla hyjnore jane dhene njeriut per ta bere me te mire e me te lumtur. Ateizmi i sheh si nje kufizim lirie qe ne te vertete eshte egoizem dhe mungese dadhurie per tjetrin dhe veten. Ateizmi e largon njeriun nga e verteta, e pergjum dhe nuk e le te eksploroje hyjnoren. Duke e mohuar anen mistike dhe hyjnore te tij, pra shpirtin, ateizmi eshte i rrezikshem dhe jo vetem qe nuk hyn ne pune por eshte doktrine qe e mban larg njeriun nga realizimi i plote i tij.[/








    Nje budallallek i madh qe kam lexuar kohet e fundit. Degjo ketu. Qe te jesh njeri i mire,familjar i mire dhe i dobishem per shoqerine nuk eshte e nevojshme qe te besosh ne kete apo ate zot.Te falesh ne xhami apo kishe. Historia e tregon dhe po e shikojme cdo dite se e kundersta ndodh. Te besosh behej me kollaj i doktrinuar nga te tjeret qe mund te jene me te shkolluar me te pasur dhe me te zgjuar se ti . Shembuj gjen kudo dhe cdo sekonde. Po te vesh re ne pergjithesi ngritja intelektuale dhe besimi me sy mbyllur shkojne ne perpjestim te zhdrejte.

  11. 2 antarët më poshtë falenderuan WesternBlot për mendimin e shprehur në këtë postim:

    drague (31-08-2015),jarigas (01-09-2015)

  12. #50
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Për: Kujt i hyn në punë ateizmi?

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Eshte mendja njerezore ajo qe kerkon nje asociim te tille. Jo nevoja realiste e vete fenomenit. Gjate paganizmit nuk kishte fe. Kishte shume zota por jo fe. Pra nuk ishte e nevojshme qe besimi ne keto zota te asociohej me nje fe.
    Kjo mund të hidhet poshtë. Përderisa kishte rite, ceremoni, varrime specifike e elemente tjera ‘fetare’, sado rudimentare, atëherë kjo do të thotë se kishte fe.
    Por, për të evituar debate mbi terminologjinë e finesat, më intereson të di cili është mendimi yt:
    1. A jam arrogant apo gjykojë drejtë kur mohoj ekzistencën e Zotit që Bibla e përshkruan, pra duke u bazuar vetëm në doktrinën krishtere?
    2. A jam arrogant apo gjykojë drejtë kur mohoj ekzistencën e Zotit që Kurani e përshkruan, pra duke u bazuar vetëm në doktrinën islame?

    Nuk po hyj në proceset mendore që i ceke apo i nënkuptove, ngase jam i sigurt se do të përfundojmë në pyetjen, kush është më i vjetër pula apo veja!!!

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot
    Qe te jesh njeri i mire,familjar i mire dhe i dobishem per shoqerine nuk eshte e nevojshme qe te besosh ne kete apo ate zot.
    Një ndër mëkatet e mëdha të fesë është monopolizimi i të vërtetës dhe i moralit. Nëse nuk je fetar, nuk ke moral dhe nuk je në anën e të drejtës. Kjo është aq e thjeshtë sa dhemb kur njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kiniku për postimin:

    jarigas (01-09-2015)

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •