Megjithëse prej dy vjetësh është në pushtet, i ngarkuar me punë të shumta dhe përgjegjësi të mëdha, Taulant Balla nuk ka hequr dorë nga pasioni i tij: orët e dorës. Në fakt orët e shtrenjta të dorës. Ai ndoshta është politikani i vetëm shqiptar (mbase edhe në Europë, përjashto ndonjë rast në Rusi) që i ndërron orët më shpesh se xhaketat. Mund të duket si metaforë, por deputeti socialist vërtet që është i fiksuar pas këtij pasioni, aq sa vështirë ta ndeshësh dy herë me të njëjtën orë në dorë.
Shumëkush mund të pyesë se ku i gjen paratë një deputet shqiptar me të ardhura mesatare për të konsumuar një pasion të tillë, por vetë Taulant Balla nuk ka asnjë kompleks të ekspozojë koleksionin e tij të veçantë. Të gjithë format e orëve, me rrip lëkure apo metal, të rrumbullakëta apo katrore, mavi, të zeza apo bezhë (për markat mund të flasin ekspertët koleksionistë) kanë ndërruar vend në dorën e majtë të Taulantit gjatë tri viteve të fundit.
Taulant Balla ka gjithnjë kohë të ndjekë këtë hobi të tij. Madje edhe kur është i zënë në mbledhje ose në parlament ai komunikon shpesh në ëhatsapp me miq të tij duke këmbyer foto sahatësh të shtrenjtë me dëshirën për të patur sa më shumë të tillë. Të kombinuar me kostume dhe kravata "Zegna", këto orë të veçatë i kanë dhënë një pamje mjaft shic deputetit socialist, aq sa thonë se ka bërë xheloz edhe vetë kryeministrin Rama.
Më poshtë lapsi.al po sjell një set fotosh ku deputeti Balla shfaqet me një pjesë të orave të tij të dorës.
Ora e fundit që ka ekspozuar deputeti Balla në një event publik
Një tjetër orë, po me rrip lëkure, por markë tjetër, me të cilën është shfaqur gjatë fushatës elektorale
Me një orë me zinxhir dhe formë katrore duke inspektuar punimet e një rruge
Me një tjetër model ore të rrumbullakët në takimet me popullin
Me Giani de Biasin, i cili nuk dihet nëse i ka merak orët e dorës
Me një tjetër model, zinxhir dhe fushë e rrumbullakët, gjatë punës si deputet
Me Lorik Canën, i cili gjithashtu i ka pasion orët, ndonëse i mban në dorën e djathtë
Përsëri me popullin, përsëri me orë metalike, por këtë herë me fushë të zezë
Në një takim elektoral të vitit 2013 me një orë ngjyrë lejla
Dhe me një tjetër orë metalike, por me fushë të bardhë përsëri në fushatën e vitit 2013
Këtë herë me një orë me fushë gri me refleks, përsëri pranë popullit
Orë e zezë (rripi nuk dallohet) në një takim elektoral
Pasioni i çmendur i Taulant Ballës për orët e shtrenjta (foto)
Orë e kombinuar me ngjyrën e kravatës Zegna
Orë e rrumbullakët me rrip lëkure, e kombinuar me ngjyrën e xhaketës
![]()
Krijoni Kontakt