Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Post Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Mbaroi dhe kjo maratone. Me ne fund drejtesia u vendos. Morem 3 piket qe meritonim


    Shqiperia merr 3 piket ne tavoline

    Zyrtare , CAS na jep 3 pikët

    Shqipëria ka fituar betejën ligjore me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke marrë 3 pikët e ndeshjes së ndërprerë 14 tetorin e shkuar me Serbinë.

    9 muaj më vonë, ngjarja e rëndë e Beogradit më në fund ka marrë zgjidhjen e duhur, të mohuar në dy shkallët e drejtësisë sportive të organit më të lartë të futbollit europian, UEFA. Faktet e paraqitura në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kanë qenë të pakundërshtueshme edhe pse ishin të njëjta me ato që i ishin paraqitur UEFA-s, por këta të fundit nuk i morën parasysh.

    E gjithë kjo pritje e gjatë për drejtësinë e munguar, u shpërblye me 3 pikë kaq të rëndësishme për ecurinë e përfaqësueses sonë në këto eliminatore.

    Shqipëria me një ndeshje më pak në grupin I ndodhet tashmë në vendin e dytë me 10 pikë aq sa edhe Danimarka, 2 më pak se Portugalia kryesuese.

    Sport Press

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    kiniku (10-07-2015),Maqellarjot (10-07-2015)

  3. #2

    Për: Nderpritet ndeshja Serbi - Shqiperi: KUQEZINJTE mbrojne FLAMURIN!

    Te fala mamit tani serbi.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #3

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Play off e siguruam. Tani te sigurojm kualifikimin direkt.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    Kreksi (10-07-2015)

  6. #4

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Edhe ne vend te dyte jemi te siguruar ne kualifikim

  7. #5

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Kjo eshte tabela e renditjes mbas vendimit te CAS


  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Kreksi (10-07-2015)

  9. #6

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    De Biasi, i lumtur me vendimin e CAS-it




    Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka mirëpritur vendimin e CAS-it për ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë.

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e regjistroi me rezultat 0:3, është mirëpritur edhe nga selektori Gianni de Biasi.

    “Drejtësia u vu në vend, dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë”, ka deklaruar ai, shkruan “Top Channel”.

    ‘Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”.

  10. #7

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Kjo fotoja ketu me poshte eshte fantastike


  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Kreksi (10-07-2015)

  12. #8

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Ja përgjigja që Vuçiq merr nga Rama




    Rama: Vuçiq, ndeshja zhvillohet në Shkodër e jo në Tiranë – do të jesh i ftuari im i nderit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka zënë ngushtë homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, kur ky i fundit tha se “Serbia do të fitojë në zemër të Tiranës edhe pa ndihmën e dronit”.

    “Në Shqipëri, miku im i dashur Vuçiq, atë ditë do të fitojë ai që luan më së miri futboll. Prandaj, mos thuaj “Ne do të fitojmë” sepse asgjë nuk varet nga ty”, i ka thënë Rama Vuçiqit në “luftën e fjalëve” që ka nisur pas vendimit të CAS-it që i dha 3 pikë të plotë Shqipërisë, raporton Koha.net.

    Tutje, ai ka thënë se e mirëpret Vuçiqin në Shkodër, meqenëse ndeshja zhvillohet atje, e jo në Tiranë siç ka menduar kryeministri serb.

    “Dhe që ta dish, ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë”, ka theksuar Rama.

    Menjëherë pas lajmit për vendimin e CAS-it, Rama shkroi në Facebook dhe Twitter:

    “Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqiperia”.

    E kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, iu përgjigj gëzimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me vendimin e CAS për ndeshjen Serbi – Shqipëri.

    Vuçiq, i hidhëruar për vendimin, në llogarinë e vet në Twitter ka thënë se “drejtësia evropiane është shndërruar në padrejtësi botërore”, raporton Koha.net.

    Ai ka theksuar se shkaktuesit e incidentit janë shpërblyer e viktimat janë dënuar dhe ka shtuar se “Serbia do të fitojë pa dron dhe pa ndihmën e askujt në zemër të Tiranës”.

  13. #9

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Edhe kjo ishte e forte


  14. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    kiniku (10-07-2015),Kreksi (10-07-2015)

  15. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Për: Arbitrazhi: Kombëtarja shqiptare merr 3 pikë në tavolinë për ndeshjen në Beograd

    Ndërsa mediat serbe nuk u besojnë dot syve.

    http://www.kurir.rs/sport/fudbal/ska...clanak-1852879
    Sui generis

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    Kreksi (10-07-2015)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •