Close
Faqja 0 prej 57 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 561
  1. #1

    Situata nė Iran

    Qeveria Izraelite leshon alarmin qe Irani nuk eshte aspak larg prodhimit te bombes atomike. Sipas Kryeministrit izraelit Ehud Olmert, Irani eshte vetem disa muaj larg nga perftimi i teknologjise dhe njohurive te mjaftueshme qe do i mundesojne ndertimin e bombes atomike.
    Olmert do takohet me Bush dhe pritet qe biseda e tyre te perqendrohet tek ambicjet berthamore te Iranit.
    Lajmi ne origjinal: Olmert: Iran's Atomic Bomb Not Far Off

    Per nje fare kohe u duk sikur situata u qetesua dhe gjerat po viheshin nen kontroll. Kjo dhe nga propozimi qe beri qeveria amerikane ne ndryshimin e klauzolave nderkombetare ne lidhje me krijimin e armeve te shkaterrimit ne mase ose ato berthamore. Por lajmi qe del nga kreu i shtetit izraelit perforcon faktin qe programi berthamor i Iranit eshte jo vetem i pazgjidhur por edhe kercenues.

    Le te bejme nje rifreskim te kujteses ne lidhje me Iranin




    Rajoni: Lindja e Mesme

    Popullsia: 67,415,800

    Siperfaqja e pergjithshme: 1,648,000 km2

    Siperfaqje tokesore: 1,636,000 km2

    Vija bregdetare: 2,440 km km2

    Kryeqyteti: Teherani

    Klima: E thate dhe gjysem e thate; subtropikale pergjate Detit Kaspik

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Valle,pse kaē shume po uluron izraeli.A thua İzraeli po ka frigen nga bombat e veta qe i ka disloku ne palesti se mos po i aktivizohen nga vetvetiu apo ka frigen nga nje hurme qe vjen nga shkretetira e Iranit....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Irfan pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Nje teme e tille u mbyll per shkak te komenteve pa vend. Ose perzerje me komente fetare ose chit chat me njeri tjetrin. Doni te mbyllet edhe kjo per te njejten arsye? Ose flisni per temen (nese keni gje per te thene) ose komente me hurma dhe me fiq bejini tek nenforumi Si te gatuajme.
    Faleminderit.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Por lajmi qe del nga kreu i shtetit izraelit perforcon faktin qe programi berthamor i Iranit eshte jo vetem i pazgjidhur por edhe kercenues.
    Nė rastin e gjullurdisė sė kurdisur amerikano-ēifute deri tani ka vetėm njė fakt: se nuk ka fakte. Flitet pėr spekulime, prandaj si mund tė pėrforcohet njė gjė qė nuk ekziston, nė kėtė rast "fakti" nė fjalė?! Kreu i shteteeve tė amerikės dhe tė izraelit janė bėrė gaz i botės me kėto farė "faktesh", por fatkeqėsisht edhe kob dhe vdekje pėr disa shtete!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fjollat pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    FAKT: Qeveria iraniane ka nenshkru traktatit per mosperhapjen e armeve e teknologjise nukleare, ku pranohet kontrolli e mbikqyrja e OKB ne keto aktivitete.
    FAKT: Irani ka zhvillu nji program nuklear sekret, per rreth 18 vjet.
    FAKT: Ky program u zbulue nga disidentat iraniane dhe nga Kina kur ne vitin 1996 publikoi se i ka shite Iranit (me dokumenta) gaz per pasunimin e uraniumit.
    FAKT: Qeveria iraniane pranoi se ka zhvilluar program sekret nuklear.
    FAKT: Qeveria e Iranit nuk ka bashkepunu plotesisht me inspektoret e OKB (mbas zbulimit te sekretit nuklear).

    FAKT: Irani ka ne kushtetuten e vet nene qe e obligojne per shkaterrimin e nji shteti tjeter (Izraelit).
    FAKT: Presidenti iranian ka deklarue se Izraeli duhet me u fshi prej faqes se dheut.
    FAKT: Irani financon miliona dollare per grupet e klasifikueme si terroriste prej shumices se shteteve, si Hamas, Hizbullah etj.
    FAKT: Irani sot per sot nuk ka kurrfare nevoje per energji berthamore mbasi rezervat e prodhimi i naftes i tejkalojne shumfish nevojat e tij.

    Spekulime iraniane:
    Irani deklaron se programi i tij sekret (tashti i zbuluar) ka vetem qellime paqesore... (pa ofru per kete kurrfare garancie pervec fjaleve te veta).

    Spekulime izraelite:
    Irani tenton te realizoje arme nukleare qe potencialisht mund te perdoren direkt ose indirekt (nepermjet terroristave te financuem prej tij) kunder shtetit izraelit, ne perputhje me kushtetuten dhe deklarimet e presidentit te vet.

    Spekulim amerikan:
    Irani synon te kete arme nukleare qe te bahet fuqi nukleare per tu imponu ne rradhe te pare ndaj fqinjeve te vet, duke prishe keshtu nji balance forcash cka do te nxise militarizimin e nuklearizimin e rajonit, dhe nji rrezik berthamor.
    ....

    Mbi bazen e fakteve te masiperme por edhe spekulimeve gjithkush qe i punon logjika i del punes para simbas mundesive qe ka.
    .......

    Pak a shume sikur nji kojshi i joti aty ne lagje, te cilit nuk i ke kurrgja borxh, te deklaroje hapun se ti nuk i pelqen prandaj duhet te ekzistosh... se ai vete e ka per detyre me te zhduke prej listes se te gjalleve....

    E mandej shkon e blen nji kallash (bashke me nji minahedhes e nja 200kg TNT)... e kur policia i thote dorezoji keta arme se perse te duhen... ai i thote... i bleva per qejf...me vra sorra e trumcake, se qiftja nuk me pelqen.

    Cfar do te kishit ba ju?

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Labeati pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Irani gjen kenaqesi qe po i del emri kudo. Mullahet qe zakonisht jane tipa me vizion te munguar dhe me horizont te ngushtuar i adhurojne keto situata ku gjithe bota flet sesi Irani po i ben balle bllokades dhe presionit te Satanit te Madh ..ie USA. A e mbani mend 'bllokaden revizioniste te viteve 60' qe na propagandohej ne Shqiperi, sipas se ciles tere bota ishte vene kunder shqiperise sone te dashur qe mbijeton me forcat e veta? Eshte i njejti mentalitet provincial qe perpiqet ti japi kuptim ekzistences se vetevetes nepermjet kundervienve te tilla patetike qe jane te destinuara te deshtojne keq. Ne kete rast Irani megjithese i ndergjegjshem per aftesite e kufizuara qe ka (si ushtarakisht, si mendrisht) i kundervihet Amerikes duke shpresuar qe te gjeje nje veterespekt dhe kuptim per jeten e vet qe perndryshe eshte e djerre dhe shterpe ne cdo kuptim te mirefillte.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lunesta pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nje aspekt tjeter qe eshte diskutuar shume pak i kesaj "krize" diplomatike eshte politika e brendshme e Iranit. Per kete duhet pasur parasysh zgjedhjet presidenciale te Iranit ne 2005. Ne votimin e pare per president, Ahmedinajad arriti i dyti. Kur u riperserit votimi, ai fitoi, por zgjedhjet u bojkotuan nga shume grupe per shume arsye. Per me teper u fol edhe per praktika jo-ligjore gjate zgjedhjeve, qe bene te mundur fitoren e tij.
    Me pak fjale, ne nje situate te tille, per te siguruar mbeshtetjen e maseve (ne nje kohe qe te drejtat e popullit iranian pane nje erozion te theksuar ne krahasim me periudhen e Khatamit) eshte e kuptueshme se si presidenti Ahmedinajad zgjedh nje retorike te tille dhe flet hapur per sentimente anti-amerikane, anti-izraelite, sentimente te cilat jane popullore ne Iran apo ne Lindjen e Mesme. Per me teper, kjo politike eshte e praktikuar nga shume politikane te tjere ne Lindjen e Mesme, te cilet per te evituar perplasje per probleme te mbrendshme ekonomike dhe sociale, angazhojne masat me tematika te tilla.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lioness pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    FAKT: Irani ka zhvillu nji program nuklear sekret, per rreth 18 vjet.?
    Fakt; İzraeli te gjitha armet berthamore i posedon nga SHBA.
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    FAKT: Qeveria iraniane pranoi se ka zhvilluar program sekret nuklear..?
    Fakt;Qeveria iraniane nuk eshte nje qeveri satane qe mbeshtjell e shtjellon realitetin me genjeshtrat.
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    FAKT: Qeveria e Iranit nuk ka bashkepunu plotesisht me inspektoret e OKB (mbas zbulimit te sekretit nuklear)..?
    Fakt;İzraeli me shkeljen e te drejtave te njeriut krijoji shtetin e e vet cionist te teritorin e Palestines,dhe ne kohe efundit krijoji murin e kines-qe ishte ne kundersdhtim me rezuluten e OKB
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    FAKT: Irani ka ne kushtetuten e vet nene qe e obligojne per shkaterrimin e nji shteti tjeter (Izraelit).)..?
    Fakt;po ashtu edhe Izraeli ka ne kushtetute e vet sulmimi i shteve arabe,pra prej nilit e deri te eofrati.
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    FAKT: Presidenti iranian ka deklarue se Izraeli duhet me u fshi prej faqes se dheut.)..?
    Fakt; po ashtu ish-krimineli,ariel sharoni kisht per qellimi zhdukje e te gjıtheve muslimaneve nga palestina.
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    FAKT: Irani financon miliona dollare per grupet e klasifikueme si terroriste prej shumices se shteteve, si Hamas, Hizbullah etj..)..?
    Fakt;po ashtu İzraeli financon grupe terroriste si psh;al-kaida.
    Hamasin nuk mundeni ta quani si grup terrorrist,si do ta kishte pranu kur serbet UĒK e quanin sii nje organ terrorrist???te lutem ,dalloje realitetin prej jo-realiteti.

    İ dashur shqiptar,kur njeriu nuk mbeshtete ne arsyeje,ai ben ēdo qe edhe shkattrroon boten....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Irfan pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    FAKT: Qeveria iraniane ka nenshkru traktatit per mosperhapjen e armeve e teknologjise nukleare, ku pranohet kontrolli e mbikqyrja e OKB ne keto aktivitete.
    Labeat, kur do ta kuptosh se OKB-ja vetė i ka shkel ligjet e veta, prandaj nuk mund t'ia imponoj asnjė shteti ato ligje!
    Mbi bazen e fakteve te masiperme por edhe spekulimeve gjithkush qe i punon logjika i del punes para simbas mundesive qe ka.
    ......
    Pak a shume sikur nji kojshi i joti aty ne lagje, te cilit nuk i ke kurrgja borxh, te deklaroje hapun se ti nuk i pelqen prandaj duhet te ekzistosh... se ai vete e ka per detyre me te zhduke prej listes se te gjalleve....
    E mandej shkon e blen nji kallash (bashke me nji minahedhes e nja 200kg TNT)... e kur policia i thote dorezoji keta arme se perse te duhen... ai i thote... i bleva per qejf...me vra sorra e trumcake, se qiftja nuk me pelqen.
    Cfar do te kishit ba ju?[/
    Shumė bukur e ke thėnė! Tash lexoje nenin e 1 tė Kartės sė OKB-sė:

    Kapitulli I: Qėllimet dhe parimet
    Neni 1
    Kombet e Bashkuara marrin pėrsipėr:
    1. tė ruajnė paqen botėrore dhe sigurinė ndėrkombėtare dhe, pėr kėtė qėllim, tė marrin masa kolektive tė efektshme pėr tė parandaluar dhe mėnjanuar kėrcėnimet e paqes, pėr tė mposhtur veprimet mėsymėse dhe shkeljet e tjera tė paqes, si dhe pėr tė zgjidhur me mjete paqėsore sipas parimeve tė drejtėsisė dhe tė drejtės ndėrkombtare konflikte ndėrkombėtare apo situata, qė do tė mund tė ēonin nė shkelje tė paqes;
    2. tė zhvillojnė marrėdhėnie miqėsore mes kombeve, tė cilat bazohen nė parimet e barazisė dhe tė vetėvendosjes sė popujve si dhe tė marrin masa tė tjera tė pėrshtatshme pėr konsolidimin e paqes;
    3. tė ngrenė nė kėmbė njė bashkėpunim ndėrkombėtar pėr tė zgjidhur probleme ndėrkombėtare tė natyrės ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe pėr tė mbėshtetur dhe forcuar respektimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut pėr tė gjithė, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar;
    4. tė jenė qendra, nė tė cilėn koordinohen me njėra-tjetrėn pėrpjekjet e kombeve pėr tė realizuar kėto qėllime tė pėrbashkėta.

    ... bėhu i sinqert me vetveten dhe pranoje se OKB-ja qė nė start i ka shkel kėto parime kur lejoi themelimin e shtetit Izraelit, mos shkojmė mė tutje me faktin si OKB-ja vazhdimisht toleron thyerjen e rezolutave nga ana e Izraelit! OKB-ja nuk ka pėr qėllim mbrojtjen e tė drejtave dhe sigurive tė tė gjithė popujve siē zotohet, por vetėm tė popujve tė caktuar, duke dėmtuar dhe thyer tė drejtat e popujve tė caktuar!

    Po pėr Irakun ke ndonjė gjė pėr tė thėnė? Do tė ishte jashtė teme, por si e toleroi OKB-ja gjithė ktė rrėmujė qė bėri Amerika?

    Spekulime izraelite:
    Irani tenton te realizoje arme nukleare qe potencialisht mund te perdoren direkt ose indirekt (nepermjet terroristave te financuem prej tij) kunder shtetit izraelit, ne perputhje me kushtetuten dhe deklarimet e presidentit te vet.
    Kėtė mė sė miri duhet ta kuptojė qeveria amerikane qė vepron sipas parimit "we will defeat them in their own countries"... ēfarė manie! Amerika duhet tė jetė goxha diēka qė qenka e privilegjuar tė shkatėrron shtete, kurse shtete tjera nuk kanė tė drejtė tė vetėmbrohen! E kupton se Irani ėshtė i rrezikuar, njėsoj sikur e pėsoi Irraku?

    Si duheshka vepruar nė kėtė rast?
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fjollat pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ta them une!
    Irani te futet urgjentisht ne Grupin e vendeve te Organizates se Bashkepnimit te Shangait (eshte aktualisht vetem vezhgues me Indine, e Pakistanin), dhe ti jepen garanci ushtarake nga Rusia e Kina ose te pakten nje sasi e mjaftueshme armesh te sofistikuara per ta bere nje barbarizem Amerikan shume, shume te shtrenjte!
    Njekohesisht Rusia e Kina te deklarojne se nje sulm me arme atomike kunder Iranit do te konsiderohet si atentat mbi Sigurite Kombetare te ketyre dy Shteteve!
    Nderkohe Kina te behet gati per Bashkim Kombetar me Provincen rebele nen okupim virtual amerikan - Tajvanin!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar antares pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 57 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •