-
Pergjigje e Detyruar per Nuset e Djemve te Diktatorit, Liljana e Teuta Hoxha
Pergjigje e Detyruar per Nuset e Djemve te Diktatorit, Liljana e Teuta Hoxha per Botimet e tyre Vitet e Nuserise

Kur Djallin ta Servirin e Imponojne si Engjell
Duket se pjestareve te familjes se Diktatorit ju ka ardhur muza e krijimtarise se lire . E nisi Nexhmija me Une dhe Enveri , e vazhduan Iliri me Enver Hoxha Babai Im.e Liljana me Pushtimi i Brendeshem per te mberritur tek botimi i fundit hoxhist qe po qarkullon keto dite ne librarite e Tiranes e po publikohet per turpin e faqen e zeze te mediave shqiptare post-komuniste edhe ne faqet e shtypit te shkruar
Enveri ne Kujtimet e Mija i Teuta Alia Hoxhes
Si ska me keq e me turpshem shtypi shqiptar eshte vene ne gare e jo vetem qe i rezervon nje vend te vecante ketyre palo kujtimeve nostalgjike per Diktatorin por edhe me keq akoma u ben goxha publicitet
Nuk kisha ndermend te merresha me fosilet e mbetura te Diktatorit e Diktatures por me detyruat ju vezet e gjarperit ..Liljana e Teuta , nuset tekanjoze e te llastuara te djemve te Enverit ..Sokolit e Ilirit
Po ju drejtohem me fjalen Shoqe se nuk dua tja ule piacen e vleren fjales Zonja
pasi kur te gjitha shqiptaret me dhune theriteshin shoqe ju ishit Zonjushat e Bllokut
Te dyja keni vendosur te shkoni ne kembe te Baba Vjehrrit i cili vite me pare botoi Vitet e Vegjelise e ju sot po botoni vellimin e tij te dyte , ate qe ju la amanet AI
Vitet e Nuserise ..Por Enverin tuaj te dashur, te shtrenjte, njerezor , familjar e Udhjeheqes shteti ma do mendja se shume me mire se ju e njohin shqiptaret qe jetuan jo ne Bllokun e rrethuar me ushtare qe ruanin Parajsen tuaj . por ne Shtetin fantazem e burg te tij rrethuar me tel me gjemba e plumba pas shpine .Nga kafazi juaj perrallor doemos Baba Vjehrri ashtu do dukej sic thoni ju te dyja
Por ata qe provuan plumbin , burgjet, torturat, inernimet , debimet , ndjekjet e persekutimet e qe nuk jane vetem dy apo gjashte a 15 sa c jeni ju e pjella juaj ..por me mijera e mijera , thone ndryshe moj shoqe te idealit
As me shume e as me pak botimet tuaja jane krejtesisht te denueshme si nga ana Kombetare ashtu edhe ajo shoqerore, e morale , pasi ne vetvete pervecse quhen shqip propogande nostalgjike e rrezikeshme por edhe Diversion psikollogjik e traumatizues per shqiptaret te cileve ende nuk ju jane sheruar plaget e shumta e te thella shkaktuar nga Idhulli juaj
A thua se nuk ju dolen nje mori intervistash ne gazeta , revista e ekrane,,e ndaj vendoset te lini si testament hoxhist dicka te shkruar ne forme libri ,, a thua se shqiptareve per 50 vjet nuk ju dolen Veprat e Kujtimet e trilluara e te pafunda te vete Diktatorit e bashkeshortes se tij
Terror i gjitheanshem prej Enverit ne Diktaturen e Proletariatit,,,Terror prej Nexhmijes si Drejtoreshe e Insitutit Marksist Leninist ..qe ju imponoj dhunshem shqiptareve ideollogjine bolsheviko komuniste Terrori u dashka pranuar e jetuar edhe tani permes botimeve tuaja o Nuset Kujtimsjellese
Te kishit shkruar ato qe nuk dihen apo ato qe shqiptaret i dijne shume me mire se ju qe jetuat me dy prej figurave me te urryera e me te zeza te historise se tyre hajde de ..por te vazhdoni me te njejten gjuhe si e Sulo Gradecit dhe e Shefqet Pecit sikur eshte me shume se turp e pafytyresi ..Kur ju jetonit si tu donte qejfi shqiptaret ndanin ne nje furrik pulash nje dhome e guzhine per 10 veta ..Kur ju shetisnit me varka e hidheshit e perdridheshit nga Trampolinat shqiptaret laheshin me kanoce e gatuanin ne banje
Kur ju shetisnit per kozmetike neper klinikat e Parisit shqiptaret gdhinin neper rradhat e tmerreshme e torturuese me tallon ne dore .Kur ju parfumoseshit neper ballot e kinemate e Bllokut shqiptaret rrinin me ore te tera neper rradhet e qelbura te vajgurit
Ndaj mjaft , mos na hapni barkun se eshte me shume se turp gjithe cka shkruani ..Eshte Marre sic thone aq bukur e mencurisht shkodranet.

..Mediat shqiptare te cilat per papjekuri kombetare , profesionale e morale , duke synuar shitjen permes Scoop it ,,dashur pa dashur kane shpene uje ne mullirin tuaj . Nderkohe, Shteti e Pushteti si dje ashtu edhe sot heshtin e ju kane hapur krahun e ju kane lene te lire te thoni , te shkruani e te flisni cte doni , si te doni , kur te doni e ku te doni
Natyrisht keshtu do ndodhe kur ne Krye kishit e keni ende niperit, mbesat ,sojin e sorollopin tuaj e te gjakut tuaj te shprishur..te cilet vazhdojne me besnikeri te drejtojne ate vend sipas ideollogjise sunduese tuajen te djeshme
Tu shesesh sot shqiptareve Ferrin per Parajse dhe Djallin per Engjell eshte njesoj si te permendesh Litarin ne shtepine e te Vdekurit
Dhe kete mund ta beni vetem ju nuset shoqka te Baba vjehrrit .Por fajin e ka vete ai popull me se pari , pasi duhej te ish ngritur me kohe e tu tregonte vendin, Te ish ngritur me kohe e te kerkonte ndalimin me Ligj e Kushtetute te cdo lloj literature, botimi e propogande komunisto bolshevike , si dhe nxjerrjen jashte ligjit te Partise Komuniste e pjellave e simotrave te saj kobezeza.
Keshtu ka vepruar cdo shtet e shoqeri e civilizuar qe ne hapat e saj te para pas Luftes se Dyte Boterore . Shembulli me i fresket eshte Ukraina qe e sanksionoj me Ligj nje gje te tille vetem nje muaj me pare. Ne cdo rresht te helmatisur te botimeve tuaja as me shume e as me pak shihet qarte nostalgjia per Diktaturen e Diktatorin si dhe perpjekja juaj djallezore e tinzare per rikthimin e kohes se zeze e te tmerreshme per Shqiperine e shqiptaret . Perpjekje te tiilla ne fakt kane kohe qe kane filluar te shfaqen e madje jo vetem prej jush
Jane vete qeveritaret, shtetaret , ministrat e deputetet socialiste por edhe ata jo te tille qe me shaje te kuq ne qafe e me fotot e portretet e Qofte largut nuk lene rast pa marre pjese ne festat e komunizmit fitimtar te Baba vjehrrit tuaj ose Komandantit sic ju pelqen ta quani shpesh e me shpesh
Ndaj o populli im i vuajtur e i stervuajtur perpara se te kerkosh te hapen dosjet boshe te cilat specialistet socialiste kane kohe qe ju a kane gjetur vendin
,
,ngrihu e me force kerko Ndalimin e kthimit te nostalgjise shteterore komuniste, te sketerres bolshevike staliniste , ndalimin e poropagandes se sheqerosur ne forme kujtimesh etj etj pasi neser do te jete teper vone. Ngrehina e djeshme komunisto diktatoriale dhe e rinovuar sot, kur te bjere do te na zere te gjitheve brenda e do te na vrase e gjymtoje me keq akoma se cberi per 50 vjet me rradhe.
Ju shoqet Liljana e Teuta qe hiqeni njera si besnike e tjetra si e persekutuar beni mire , te pakten minimumi tu thoni shqiptareve nje Faleminderit te madh moralisht ,,,pasi po jetoni ne mes te Tiranes e njesoj sic keni jetuar me pare pa ju hyre asnje gjemb ne kembe. Askush nuk ju burgosi e ju internoje ,, torturoi apo persekutoi sic beri me nje Komb te tere Engjelli juaj i kujtimeve Enveri
Sot keni vilat, makina lluksoze , bizneset tuaja e pasuri te trasheguar qe vijne ende era gjak shqiptaresh te pafajshem qe punuan 50 vjet si skllever te nje te Marri
Askush nuk ju a mohoi e nuk ju a ndalon lirine e fjales sic na i mohuat ju neve te tereve duke na memeceruar per gjysem shekulli me dhune Por jo deri ketu ,,Keni mberritur vertet shume larg e shume shpejt madje. Keni kaluar cdo kufi e cdo limit ..cdo aresye e cdo lloj llogjike, .Mos i fyeni , poshteroni e provokoni kaq rende shqiptaret se do perballeni fuqishem me urrejtjen , perbuzjen e neverine e tyre te cilat ju i meritoni me shume se askush tjeter. Liljana shan e ben fajtor per gjithcka pasuesin e Diktatorit , xhaxhane e Teutes ,,,Ramiz Aline ndersa vete Teuta e Iliri ne menyren me te poshter e cinike lene te nenkuptosh hapur e qarte se AI ishte Gjeniu e Engjelli i shqiptareve e ne te kundert populli ishte injorant e mosmirenjohes
O Tempora ..o Mores
Hapu dhe e futu ose futi ti me pare keto monstra ne dhe o popull qe te mos te te vije serisht e nesermja peshqesh ogurzi tek dera,,,
Historia por edhe shkencat e natyres na kane mesuar se Vezet e Gjarperit kurre nuk celin Zogj
Ndaj kur ta servirin e imponojne Djallin per Engjell
eshte vertet fyese e poshteruese sidomos kur ja di vlerat e ja njeh mire portretin sejcilit prej tyre
Adriatik Riza Dosti
http://www.gazetanewborn.net/pergjig...et-e-nuserise/
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:
-
Pėr: Pergjigje e Detyruar per Nuset e Djemve te Diktatorit, Liljana e Teuta Hoxha
Se sa te verteta mund te kete ne keto libra,nuk mund te thuash dot sepse askush
nuk ka jetuar ne familjen e Enverit pervec dinastise Hoxha.
Qellimi eshte qe keto grate e "keqtrajtuara" nga Enveri
te botojne liber ,ta shesin librin ne Shqiperi si dhe ne Amazon
version anglisht dhe te fitojne ca para.
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Pergjigje e Detyruar per Nuset e Djemve te Diktatorit, Liljana e Teuta Hoxha
Realiteti shqiptar njeh dy realitete, ate te njerezve te mire, te rralle qe kalojne aty pari pa u ndalur dhe ate te djajve. Enveri qe njeri i mire edhe pse nen trysnine e mallkimit apo verberise nga ana e hyjit si cdo pellembe toke aziatike, ai diti te shkonte rruges se tij pa ndjekur djajte(klanin e mehmetit apo ushterine shqiptare clirimtare) dhe e kishte te pamundur ndarjen prej tyre. Sa per femijet e tij, ata jane karaktere neutralo-negative por prapeseprape per nje njeri te mire jane shoke jete te detyrueshem.
-
-
Pėr: Pergjigje e Detyruar per Nuset e Djemve te Diktatorit, Liljana e Teuta Hoxha
Me pushtetin vjen edhe kontrolli.Kushdo qe merr pushtetin vendos kontrollin.Sepse me kontroll
merr vesh si eshte situata dhe cfare vendimesh duhen marre per te ruajtur ate pushtet qe ke.
Sa me i madh eshte pushteti i nje personi ne nje komb aq me e madhe eshte deshira dhe fiksimi
per te pasur me shume kontroll.Kjo deshire kthehet ne obsesion/fiksim dhe vjen me pushtetin.
Enveri nuk ishte perjashtim.Gjithshka qe ai beri, e beri per te glorifikuar personalitetin e tij ne syte e popullit
dhe ruajtur pushtetin dhe influencen e tij te pa prekur.
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Pergjigje e Detyruar per Nuset e Djemve te Diktatorit, Liljana e Teuta Hoxha
Kontroll ka lepuri kurse Luani nuk ka pasiguri ne xhungel!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt