Berisha: Bëj testin e drogës. Rama: E bëj. Provo akuzat,unë iki,ti e Topalli dezinfektoni Divjakën.
Pas akuzave dhe replikave mes kreu te qeverise, Edi Rama dhe ish kryeministrit Berisha ne Kuvend per ceshtjen e trafikut te droges dhe “Divjakes”, kerkuar nga opozita dhe mbylljes se diskutimeve per kete pike, opozita ka braktisur punimet e Kuvendit dhe i eshte bashkuar protestes.
Sot ne Kuvend / Jashte Kuvendit, protesta
Kreu i qeverise i ka sugjeruar Berishes te shkojne para prokurorise dhe nese provohet nje akuze, ai dorehiqet, kurse Topalli e Berisha te dezinfektojne Divjaken.
Nderkohe qe Berisha i ka thene Rames, te jape doreheqjen e pastaj te shkojne bashkerisht ne Prokurori. “jep doreheqjen ti, pastaj shkojme, si do shkojme ti ne dhe qe jemi te pafajshem te perfitosh nga pafajesia jone”- tha Berisha.
Sipas tij, Rama eshte nje bandadipentend. “Te gjithe e dine se ne kohen qe qeverisje Tiranen ti u keqperdore ne menyren me barbare nga bandat me te rrezikshme”- tha ai.
Berisha ka ftuar shqiptaret te ngrihen e ta shpetojne vendin nga baronet e droegs. “Te ngrihemi dhe PD do te beje gjithcka ne mbeshtetjen tuaj per te nxjerre menjane qeverive e droges dhe per te hapur rrugen per nje Shqiperi tjeter qe ecen kryelarte drejt horizonteve qe meriton, te ngrihemi se perndryshe parate e droges do rrenojne sigurite tuaja, dinjiteti”, tha Berisha, duke shtuar se nuk mund te shnderrohet vendi ne Kolumbine e droges.
Rama: Provo nje akuze dhe shpeto prej meje “Ne kete salle sot kam ardhur per shqipatert qe presin legalizimet prej jush prej 20 vjetesh dhe ne do te bejme legaliziet falas. Prokurorine e keni ende ne hijen e frikes nga ai, gjyatat nuk diskutohen, presidentin do ta kishit 100 % me vete ne kete rast, e mbyllim kete debat dhe te biem darkod qe une i pari, saliu i dyti, adjutanti te Shqup-i i treti dhe gjithe te angazhuar ne kete shfaqje te neveritshme te shkojne nje e nga nje perpara prokuroreve te ceshtjes dhe nese ju provoni nje nga akuzat e ketyre diteve une nuk jap thjesht doreheqjen, por do te zhdukem pergjithmone nga ky mikrofon e do t’i nenshtrohem cdo ndeshkimi, por nese, asgje nga keto qe ju keni ngritur ne kete vale llumi per lidhjet e mia me droigen nuk provohen, atehere une ju kerkoj qe te bini dakord qe Saliu dhe Jozefina te bashkohen me vullnetaret e Shendetesise per te dezinfektuar Divjaken nga mushkonjat”- tha Rama.
Meta: Dezinfektimi eshte nje proces i pandalshem qe do te nise nga veriu ne jug, sipas informacioneve te shendetesise.
Berisha: Rama baron i drogës në Europë. Pamë Edi Ramën të cilin me një shpejtësi të rrufeshme shndërroi Shqipërinë në vendin e narko trafikantëve. Pamë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narko trfikut për mushkonja. Se si rriti mushkonjat në aeroplan dhe si ranë rrotat në rërën e Divjakës. Njëlloj siç është i lidhur bloza me tymin është i lidhur Rama me drogën. Që të gjithë vetëm drogë bëni. Do hetohesh ti por qytetarët shqiptarë do rrëzojnë qeverinë tënde. I ke bërë vendit dëmin më të llogaritshëm me narkotrafiqet dhe je shndërruar në rrezik të madh kombëtar. Lëvizja sot filloi do mbushë misionin e saj. Eshtë mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Evropë që shndërrove vendin tënd në Kolumbi. Me fjalimet e tua më kujtove fjalimin e lamtumirës së Enver Hoxhës.
Rama: Mbase për shkak të moshës nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë fjalim lamtumire se ti do kishe vdekur nga infarkti. Hysni Kapo po vdiste ti i ngele Vitos në preher, imagjino të kish bërë enveri fjalim lamtumire do kishe vdekur nga infarkti. Të them ty që e ke përbaltur Shqipërinë 20 vjet bëhu burrë dhe bashkë me mua vërteto para prokurorëve një akuzë. Duhet ta pranosh që propozimi im ishte mjaft dashamirës. Nëse ju e vërtetoni, unë jo jap dorëheqjen po zhdukem përgjithmonë. Nuk të kërkoj dot të largohesh nga mikrofoni se është njëlloj ti kërkosh mizës të largohet nga shtegu i jashtëqitjes se kalit.
Berisha: Erdha i përbetuar që mos merrem me asnjë aspekt tjetër përveç drogës. Rëndësi ka shpëtimi i Shqipërisë nga narkotrafiku. Shqipëria në 8 muaj qeverisje u shndërrua në Kolumbinë e Evropës dhe nuk e shndërroi prokurori i Zvicrës as prokuroria italiane. E shndërruan ata që angazhuan flotiljent e narkotrafikut me lejën, miratimin, aprovimin e Edvin Ramës. Para shumë vitesh ju lajmërova që ka shndërruar Tiranën në megalavatriçen e pastrimit të parave. Mere po deshe rrotën e avionit se do të thonë o rrotë avioni. Ajo është bërë simboli yt.
Meta: Ju lutem se e kthyet në debat rrote
Rama: Unë vazhdoj këmbëngul duke qenë se përmasat e çështjes sipas jush janë kaq dramatike. Ka vetëm një mënyrë për ti dhënë fund. Nëse ju dhimbset kaq shumë Shqipëria që ju duket e mbërthyer nga narkotrafiku dhe dispononi prova shkojmë në prokurori, ose edhe një herë po ta them një ditë të shtune spërkasni në Divjakë se është dhe sezoni turistik. Bëhu burr Sali, çohu shko tek prokurorët!
Berisha: Së bashku me Mrikën do ikni, i përdor Baze për avionë droge, ka vetëm një rrugë të ikësh.
Rama: Nëse ke kurajon e qëndrestarit antidrogë merr gridërinë dhe shkoni tek prokurori, vëri në dispozicion dokumentet që ke, se ti i njeh lidhjet e shtetit me drogën, provo vetëm një lidhje timen me drogën. Nuk ke pse e lë lumadhin e Lazaratit, pse erdhi? në emër të kultivuesve apo lazaratësve? Bëhu burrë dhe vërteto një akuzë
Berisha: Shko në spital, bëj testin e drogës
Meta-deputetëve të Opozitës: Cfarë keni pse çoheni në këmbë
Rama: Shkoj unë e bëj testin, po pastaj do shkosh me Jozefinën në Divjakë për dezinfektim, s’po ju them merrni Kastriotin me vete se do e ngatërroni me mushkonja.
Topalli
Deputetja e PD-se, Jozefina Topalli akuzoi Ramen se eshte marre peng nga mafia. “Parafolësi pasi ka larë duart me sarin, mund ti lajë edhe me miell. Qeverisja dhe mafia zënë të njëjtin territor, ju keni rëndë dakord dhe këtë e filluar para 1 prillit, kur i bëtë thirrje cdo fundërrine për të rrëzuar Berishën, ajo ditë që u pasua me atë koalicion. Që nga ajo ditë shqiptarët kanë dëgjuar për rritje rrogash, shëndetësi e legalizime falas, 300 mijë vende pune. Prej 8 muajsh flitet për rritje borxhe, rritje të pasigurisë, për thyerje të embargos ndaj Iranit, kanë parë avokatinë e trafiqeve, të goditjes me antitank”- tha Topalli.
Sipas saj, opozita e ka njoftuar per rrezikun e trafikun, madje edhe te atij me avione. “Ti je i implikuar e duhet te ikesh dhe ti do ikesh”- iu drejtua Topalli Rames.
Brace: Shqetësimi juaj, pushteti Deputeti i PS-se, Erjon Brace ka deklaruar se me genjashtrat e opozites sot qeshin shqiptaret. Sipas Braces, Divjaka kultivon e shet karrota me shumice e nuk merret me trafik droge, por opozita pas kesaj kerkon te mbroje te fuqishmit ne Lazarat. “Dje shefi i FMN bëri të qartë se nuk bëhet fjalë për krizë greke dhe se ekonomia ka filluar të rimëkëmbet, ku shkuan ligjëratat në kuvend duke shpërdoruar fjalën dhe duke shqetësuar shqiptarët që jetojnë me punë të ndershme. Jo më larg se javës që shkoi u mbajt parlamenti për thyerjen e embargos së oligarku Rama kishte bërë ndaj Iranit, më pas doli se nuk ka thyerje të embargos, e harruat edhe këtë. Mbaroi edhe kjo cështje. Keni ardhur këtu tani te cështja e drogës, si ka mundësi që ka një orë që flisni dhe i vetmi trafikant është Blendi Klosi. Në atë tjetër, asnjë prej tyre nuk ka shqetësim trafikun, as mbledhjen, korrjen, apo trafikimin, shqetësimi i tyre është pushteti, atë pushtet që ai që bërtet përjashta s’ka për ta marrë kurrë me votë”- tha Brace.
Ristani
Deputeti i PD-se, Arben Ristani ka akuzuar qeverise se bandat e arrestuara gjate pushtetit te tyre, sot jane pajisur me licenca. “Nuk mund te presim te shohim se cfare menxyrash i keni pergatitur ketij vendi, e mire eshte te ikesh nga rruga jone, “Ediskobar” dhe te ikesh sa je ne kohe”- ka thene ai.
“Jemi këtu në këmbë bashkë me popullin për mos lejuar që Shqipëria mos kthehet në Kolumbi të drogës. Policia nuk mund të kthehet në bashkëpunëtore të trafikantëve të drogës dhe aq më tepër ta udhëheqë atë. Nuk meritojmë te
kthehemi sot në vend që transportojmë drogë, shumë turp ta shndërrojmë Otranton në autostradë të drogës. Shumë turp të detyrojmë vendet fqinje të nxjerrin ushtrinë për tu mbrojtur nga trafikantët shqiptarë. E vërteta ndjek këtë kurbë, fillimisht tallet e përqeshet, pastaj sulmohet dhe më pas pranohet. Edhe e vërteta jonë për drogën këtë kurbë ndoqi, u përqesh, u sulmua si e pavërtetë dhe do pranohet me hir apo me pahir. Ediskobari ynë do vetëm të mbushë xhepat e tij”- tha Ristani.
Klosi Deputeti i PS-se, Blendi Klosi ka thene se kauzat e opozites i ngjajne fjales se ‘cudai me e madhe tre dite zgjat. “Kerkesa juaj per te mbledhur popullin ne proteste pse u larguan nga puna vartesit tuaj, ata njerez qe nuk mund te ishin perfaqesues te vendit per ne BE, ku e keni protesten per furgonet 8+1, si protesta e vetme ne bote kunder ligjshmerise dhe pro paligjshmerise, ku e keni ate proteste?”- tha Klosi.
Sipas tij, opozita eshte terhequr me bisht ne shale. ” Do behemi ne shteti i rilindjes, i shqiptareve dhe jo i ndertimeve pa leje, i me te fortit, kjo nuk eshte kauze per te ngritur popullin ne proteste. Pse jeni merzitur ju sot se policia ka kapur drogen? Do ta luftojme cdo pjese te krimit te organizuar qe ju keni lene ne vend. Tha Saliu do vije nendetesja, prisni mund te na vije edhe nga deti, por policia eshte ne detyre”- tha Klosi.
Berisha, Klosit: E nise karrieren si trafikant, more 22 kg kokaine ne 2000, ia dhe partise
Pas fjales se Klosit, Berisha deklaroi se kjo seance po dehsmon se lufta ndaj trafikut ne kete vend eshte e pashprese nga ana e qeverise. “Avoketerit e trafiqeve nuk mund te bejne gje tjeter, parafolesi qe lakoi emrin tim ka nis karrieren e tij si trafikant i mirfillte. Ne vitin 2000 kusheriri i tij Fatos Klosi nxori njesine e SHISH ne aeroport ku ishin njesite e antidroges, ne vend qe ta merrte antidroga e moren njesite e SHISH-it. Njeriu qe e mori ne ekskorten e SHISH ishte Blendi Klosi dhe e beri drogen e Partise. Merrni dokumentet”- tha Berisha.
Ai deklaroi se edhe te shoqin e deputetes se PS-se, qe kryesonte komisionin per trafikun e kane mbajtur peng trafikantet nje jave. “Kete e di gjithe Berati”- tha Berisha.
Klosi: Ti vrave per te qeverisur, i vodhe shqiptaret, sot po i mban peng
Klosi i eshte pergjigjur Berishes, duke i kujtuar se ka ne politike qe ne 95, por kjo nuk eshte shume e rendesishme. “Me vjen nje foto ku shoh qe kreu i Komunes se Lazaratit ehste ne ate proteste, kush e solli, ta dime eshte pro apo kunder trafikut ai? Ti je ai qe u the shqiptaret mbillni bimen me te mire qe ju sjell fitime, ate bime jemi duke luftuar ne sot. Ti je ai qe vrave ne bulevard, vodhe votat per te vjedhur shqiptaret. Ti je ai qe po i mban sot peng shqiptaret, ik Sali Berisha”- tha Klosi.
Strazimiri
“Mushkonja ju ka pickuar mu ne buze. Flitet per superaksion te policise, ministri thote i prisnim, drejtori i policise tha ndryshe”- tha Strazimi.
Vasili Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili sugjeroi opoziten qe nese ka fakte duhet t’i çojë ato në Prokurori, pasi Parlamenti nuk dënon njeri. “Ne jemi për një hetim të gjithanshëm, çdokush që ka tagrin të hetojë të bëjë punën. Të vërtetave po i shkohet deri nuk fund, nuk po fshehim asgjë. Deklaratat pa përmbajtje krijojnë kot tension. Nëse keni prova çojini në prokurori, parlamenti nuk jep dënime. Nëse vazhdoni këtu nuk doni t’i shkoni në fund hetimeve”, tha ai, duke shtuar se shumica eshte ne mbeshtetje te prokurorisë dhe hetimeve.
Replikat Berisha-Ruci Ne nisje te seances, ish kreu i qeverise, Sali Berisha ka kerkuar te saktesohet shenimi per diskutimin e sotem. “Eshte ngjarje e jashtezakonshme, jo kerkese e PD, eshte diskutim per narkotrafikun dhe Rama IK, kete duhet te lexojne shqiptaret ne ate ekran”- tha Berisha.
Ruci: Prite 8 vjet Ramen ne Kuvend, prit edhe 8 vjet qe te ikë
Pas fjales se Berishes, kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci i ka thene atij se duhet te prese se paku 8 vjet qe te ike rama nga ky Kuvend. “Zoti kryetar i Kuvendit, tani ne u treguam shumë luajal, duke vendosur jashtë rendit të ditës një kërkesë të PD. Sa i përket asaj që thotë Berisha, ke 8 vjet që e kërkon Ramën nga parlamenti, tani duhet të presësh dhe 8 vjet të tjera ta largosh nga parlamenti. Tani kot e ke. U mate elektoralisht me Edi Ramën, të rrëzoi nga kali. 8 vjet ulërite ku e kini ku e kini, përballu me të tani. Do ta largosh, bëj mocion mosbesimi, hedhim votën bëj ctë duash sipas ligjit”- tha Ruci.
Konferenca
Konferenca e Kryetareve ka vendosur qe ne seance te diskutohet per Divjaken, nga nje ore prej seciles pale, pozites dhe opozites.
Me heret, kreu i Kuvendit, ne pergjigje te kerkeses se PD-se per seance te jashtezkonshme, ka theksuar se termi nuk ekziston, por vetem ai ‘sesion i jashtezakonshem’.
Ai njoftoi nje pushim 10 minutesh, kohe gjate te ciles u zhvillua mbledhja e kryetareve.
Sipas Metes ekzistojne dy mundesi, bazuar ne rregullore; mocion, ose ndryshim i rendit te dites, per te cilen vendos konferenca e Kryetareve, qe sipas tij ishte menduar te mblidhej neser.
Kreu i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka ka perseritur nga foltorja e Kuvendit, kerkesen e opozites per transparence lidhur me ceshtjen shume shqetesuese te trafikut te droges dhe posacerisht te ngjarjes se Divjakes.
Ne fjalen e tij, ne nisje te seances plenare, Paloka ka akuzuar kreun e qeverise si pergjegjes direkt per situaten me narkotrafikun ne vend.
Sipas tij, Rama ka fyer gjithe shqiptaret, jo vetem se nuk i ka kushtuar vemendje dyshimeve dhe fakteve per trafikun, por edhe pas ngjarjes se Divjakes e ka quajtur ate nje film dhe shfaqje te shemtuar.
“Per here te pare ne kete Kuvend ish ministri i Mbrojtjes i kerkoi ministres aktuale te Mbrojtes nese kishte informacion nese struktura te ushtrise kishin implikim ne trafik droge, nderkohe ish kryeministri deklaroi ne Kuvend duke dhene fakte per informacionet se avione te vegjel uleshin ne Divjake. Meta tha se ishin avione qe sperkasnin mushkonjat, kurse kryeministri foli per mushkonja qe ne na dukeshin si avione. Filloi me urdher nga lart fushata e talljes publike me akuzat e ngritura’- tha Paloka.
Kreu i Kuvendit ka theksuar se nuk ekziston termi seance e jashtezakonshme, por vetem termi ‘sesion i jashtezakonshme’, dhe ka kerkuar mbledhjen e konferences se Kryetareve.
Islami Deputeti i opozitës, Kastriot Islami e ka quajtur turp vendimin e Kuvendit për të mos parashikuar sot një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me trafikun e drogës dhe ngjarjen e Divjakes.
“Shikoni rendin e ditës së Kuvendit sot…Turp…nuk parashikon debat për trafikun e drogës….Opozita kërkoi për të martën mbledhje urgjente të kuvendit, ju refuzua… Opozita kërkoi që sot të zhvillohet seancë mocioni me debat për trafikun e drogës…ju refuzua…Opozita në kuvend dhe në protestë do të përpiqen ta zhvillojnë këtë debat për skandalin e madh të trafikut të drogës me avion dhe përdorim të objekteve ushtarake e institucioneve civile të shtetit”, tha ai, cituar nga “News 24″.
Sipas Islamit, “Nëse opozita kuvendore bllokohet, dhe nëse opozita në protestë pengohet e shtypet…mbetet vetëm rruga që me shqetësim ngre Joseph Daul: “…Atje do të këtë revolucion, shpresoj jo luftë…Shpresoj të mos arrihet deri aty…”.
“Largimi i Ramës është zgjidhja e vetme për të mos arritur deri në veprimin ekstrem që Joseph Daul ngre me shqetësim….Ejani masivisht në protestë, në orën 10 te Parlamenti”, bën thirrje Islami.
panorama.com
Krijoni Kontakt