Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!



    Gjatë fjalës së mbajtur në seancën parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur mjaft i frustruar. Toni i tij i zërit tregonte një gjendje emotive të tij si radhë herë.

    Berisha, edhe pse pa asnjë arsye iu kthye me një fjalor të kërcënues deputeti të PS-së, Taulant Balla.

    “Mbylle gojë se nuk… Mos mendo se mund të bësh të fortin”, iu drejtua Berisha deputetit të PS-së.

    “Z. Berisha po komunikonte me mua”, ndërhyri drejtuesi i seancës.

    “Rri ti”, ia ktheu Berisha.

    Më pas Berisha debatoi me deputetin tjetër të PS-së, Paulin Sterkaj.

    Berisha: Shko qëllo me revole në qendër votimi…

    Sterkaj flet nga vendi

    Berisha: Ka parë ky parlament shumë si ti, po të gjithë kanë përfunduar aty ku e meritojnë.

    Më pas Berisha i drejtohet Sadri Abazit: “Do e mbyllësh gojën ti. Ky është një mercenar i botës së krimit. Ky e di që unë e njoh me dhëmb e dhëmballë. Ti je i botës së krimit!”

    Replika e Paulin Sterkajt

    Sterkaj: Kisha një replikë të shkurtër me doktorin. U pa vetë 40 minuta këtu në tribunë u bo qesharak. Më vjen keq se kanë fillu me e mashtru. Unë nuk kam përdor pistoletë kur kam qenë në policisë dhe jo ta përdor tani kur jam deputet kur jam deputeti më i votuar në histori në Malësinë e Madhe.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2

    Për: Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!

    Nga eshte marre ky artikulli?

    "i frustruar"?
    "si radhë herë"?
    "iu kthye me një fjalor kërcënues deputeti të PS-së"?

  3. #3

    Për: Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!

    Injoranca e frikshme e gazetarise shqiptare. Mania per te shkruar me fjale e shprehje te huaja duke menduar se po pasurojne menyren e te shprehurit. Krimi me i madh qe po i behet gjuhes shqipe nuk vjen nga njerezit e thjeshte qe kane emigruar e mezi arrijne t'i mesojne gjuhen e memes femijeve te tyre te lindur ne mergim. Por vjen pikerisht nga organet mediatike qe duhet dhe kane misionin jo vetem te informojne publikun por dhe qe ta bejne ate ne gjuhen letrare shqipe. Disa here kam pare kanale televizive shqiptare ketu ku jam (megjithe neverine per programet skandaloze qe krijojne e transmetojne) dhe me ka shtangur menyra sesi shprehen gazetaret, fjalet pa lidhje te huaja qe perdorin dhe gjoja shqiperimi qe i bejne atyre. Sidomos femrat gazetare. Cfare katastrofe eshte katandisur ai vend ku cdo gje eshte percudnuar, perfshi dhe gjuhen letrare.

  4. #4

    Për: Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!

    Shto dhe gabime shtypi, gabime gramatikore etj etj. Gjen shkrime me te sakta ne forum se ne "media".

  5. #5

    Për: Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!

    Ky vend dihet boterishte qe le per te deshiruar per cdo gje. Ne qe kemi dhe jeten jashte Shqiprise e kuptojme me mire gjendjen qe eshte ne Shqipri.

    Kurse ne lidhje me temen vetem dy gjera dua te them

    Populli nuk i ha me kumbullat e diktator berishes. Tashme ai tenton qe te sjelle destabilizim por qe huq do i shkoj. Me pelqeu opinioni i Ngjeles kur tha se sa te jete berisha aktiv e PD , ne 2017 humbja do te jete edhe me e thelle.

    Zoti pafte meshire per Shqiperine!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!

    u cmend i shkreti
    po edhe ska faj e kan ber lolo

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nga eshte marre ky artikulli?

    "i frustruar"?
    "si radhë herë"?
    "iu kthye me një fjalor kërcënues deputeti të PS-së"?
    Artikulli eshte shkruar nga ndonje adoleshent qe i ka marre
    provimet e gjuhes me para,diplomen me para
    dhe tani punon per gazeten Dita.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •