Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1

    Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Ne operacjonin antiterrorist te fundit ne Itali ku jane arrestuar 10 persona,
    dy famije nje italiane e nje shqiptare...
    Keto dy familje kishin lidhje martesore, vajza italiane ishte martuar me nje djale shqiptar.
    Ku nga kjo lidhje edhe fillon konvertimi ne islam, pastaj ne ekstremizem...
    Flitet pak ne Shqiperi, por qe ka patur arrestime edhe ne vendin tone.
    Ne Itali kane arrestuar ne Milano, Bergamo dhe Grosseto.
    Ky operacjon policor u quajt "Martese" pasi sikur u tha me lart lidhja martesore midis te riut shqiptar dhe vajzes italiane
    solli konvertimin dhe kalimin ne ekstremiste deri ne vajtje vullnetarisht ne Siri, per krah "vellezerve" te izis.
    Te arrestuarit jane 4 italian, nje nenshtetas kanadez dhe 5 shqiptar ( me mbiemer Kobuzi ).
    Nder te arrestuarit eshte edhe daja e djaloshit shqiptar qe quhet Aldo, ndersa Sergio ( i ati i vajzes )
    bashke me ēiftin vullnetar jane ne Siri te angazhuar ne luftime, me tej lajme nuk ka.
    Ne Lushnje, ben te ditur Ansa, eshte arrestuar daja e Aldos qe eshte sot zhihadist ne rradhet e isis ne Siri,
    me emer Baki Coku vjeē 40 , banues ne Arcille te Campagnatico (Grosseto) - Itali.
    Policia italiane po kerkon ekstradimin ( kalimin ne burgjet italiane ), te ketij te fundit te arrestuar ne Lushnje.
    Te gjithe te arrestuarit sot ne Itali, ishin me valixhe ne duar, gati per te udhetuar drejt Sirise.
    .-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.
    Sa shume flasim per hiē neve shqiptaret......, kur per ē'fare duhet vertete as nje cicerime.....!
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 01-07-2015 mė 14:41
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Itali, arrestohen 10 persona pėr terrorizėm, 5 janė shqiptarė

    Njė operacion i gjerė nė Itali kundėr terrorizmit ka vėnė nė pranga 10 persona, mes tyre 5 janė shqiptarė. Operacioni ėshtė shtrirė nė krahinat e Milanos, Bergamo, Grosseto dhe nė njė qytet nė Shqipėri. 4 persona qė janė arrestuar janė nga Italia, 5 janė shqiptarė dhe njė kanadez. Personat e arrestuar akuzohen pėr bashkėpunim me organizatat terroristet. Sipas policisė tė dyshuar nė pėrfshirjen e shoqatave terroriste janė dy familje me pjesėtarė nga Italia dhe Shqipėria. Kėto dy familje kanė qenė tė lidhura me njėra-tjetrėn nga martesa e njė ēifti. Mediat italiane shkruajnė se kėto dy familjet ishin kthyer nė besimin islam dhe kishin ndėrmarrė njė udhėtim nė Siri pėr tė luftuar krah xhihadistėve.

    Koha Jone

  3. #3

    Pėr: Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Ne Mars Jane arrestuar 8 terroriste ne Shqiperi.
    http://www.imolaoggi.it/wp-content/u...is-albania.jpg

    Duhet te shumefishohet kunderpergjigja ekstremizmit ne vendin tone...
    Nuk duhet te na shohin si dele te zeza neper bote!
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Kush ėshtė shqiptari i arrestuar pėr terrorizėm pėr llogari tė drejtėsisė italiane?



    Me kėrkesė tė drejtėsisė italiane, Policia e Shtetit ka arrestuar nė orėt e parė tė sė mėrkurės, njė 40-vjeēar. Ai quhet Baki Ēoku, 40 vjeē nga Gėrmenji i Madh nė Lushnjė dhe akuzohet pėr terrorizėm.

    Arrestimi i tij ėshtė bėrė me qėllim ekstradimin nė Itali, pasi njė gjykatė nė Milano ka lėshuar urdhėr arresti pėr kryerjen e veprės penale “Krijim i organizatės kriminale me qėllim kryerjen e aktive terroriste”.

    Ēoku ėshtė djala i Aldo Kobuzit, i cili ka shkuar pėr tė luftuar nė Siri me bashkėshorten e tij italiane, Maria Giulia Sergio.

    40-vjeēari nga Lushnja u arrestua rreth orės 04:30 nė momentin qė ishte duke ngrėnė syfyr pėr Ramazan. Ai kishte vetėm dy javė qė ishte kthyer nga Italia.

    Arrestimi i Ēokut ėshtė pjesė e operacionit tė policisė italiane tė quajtur “Martesa”, ku nė Itali janė vėnė nė pranga dhe 9 persona tė tjerė ku mes tyre janė katėr shqiptarė.


    gazetadita
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kush ėshtė shqiptari i arrestuar pėr terrorizėm pėr llogari tė drejtėsisė italia

    Celula terroriste, Pėrgjimet pėr grupin Xhihadist, fakte tronditėse pėr familjen e Aldo Kobuzit

    Emri:  operacioni-martesa.jpg

Shikime: 691

Madhėsia:  58.3 KB

    Mediat italiane kanė zbardhur sot disa biseda skype tė pėrgjuara nga shėrbimet sekrete, falė tė cilave ėshtė zbuluar aktiviteti i celulės terroriste italo-shqiptare, koduar nga policia italiane si operacioni “Martesa”. Tė gjitha kėto pėrgjime sė bashku me aktivitetin e cdo njėrit prej anėtarėve tė celulės janė pjesė e dosjes prej 42 faqe pėrgatitur nga hetuesi i prokurorisė sė Milanos Ambroxhio Moccia.
    Shqiptari Aldo Kobuzi, shkruhet nė dosje, i vetėquajtur Said, ėshtė pėrgatitur si luftėtarė i shtetit islamik nė njė kamp ushtarak nė Irak, mė pas ėshtė transferuar nė Siri ku ka marrė pjesė nė disa aksione tė dhunshme me rolin e njė muhaxhedini tė vėrtetė. Arsyeja e martesės mes Aldo Kobuzit e Maria Giulia Sergio ka qėnė pikėrisht mundėsia pėr tė lejuar italianen e konvertuar nė islam, pėr tė hyrė nė territorin e shtetit islamik.
    Pėrgjimet telefonike nisin qysh nė tetorin e 2014 e marrin fund mė 8 qershor 2015. Mes tyre janė dhe bisedat e Donika Cokut me familjarėt e saj nė Shqipėri:
    Me 10 shkurt 2015 Donika Coku shprehet; “Mė dridhet trupi pasi mora pjesė nė prerjen e kokave tė dy kosovarėve… ia prenė vėrtetė.”
    Biseda tė ngjashme zhvillohen dhe mes Aldo Kobuzit nė Siri e tė afėrmėve tė tij nė Shqipėri, i cili shprehet krenar pėr aktet e dhunshme tė kryera nė emėr tė Allahut. Mė 8 prill 2015 Maria Giulia Sergio apo ndryshe Fatima az Zahra, ndėrsa flet me motrėn e saj Marianėn tregon se si bashkėshorti i saj Aldo ka marrė pjesė nė groposjen e gjallė tė njė personi tė akuzuar pėr tradhėti bashkėshortore.
    “Ne kėtu nė Siri- thotė Maria Giulia Sergio, po vrasim tė pafetė pėr tė zgjeruar territorin e shtetit islamik. Iku koha e muslimanit qė jeton nė tokėn e tė pafeve. Luftėtarėt e Allahut janė tė fortė, inteligjentė, tė mrekullueshėm, braktisin fėmijėt, gratė, shtėpitė e paratė e vijnė nė Siri pėr tė luftuar.”
    Nė nėntor tė 2014, pak ditė pasi Ministria e Brėndshme italiane e shpalli Maria Giulia Sergion si njė person mjaft tė rrezikėshėm e nė kėrkim ndėrkombėtar pėr terrorizėm, regjistrohet biseda telefonike mes saj e familjarėve nė Itali;
    “Jemi tė rrethuar nga gazetarėt e nuk dalim dot nga shtėpia, jemi tė burgosur kėtu brėnda, thoė e ėma Assunta, e tė akuzojnė pėr terrorizėm Fatima.”
    Maria apo ndryshe Fatimja thotė se ishte e informuar pėr c’ka ndodhte, pasi i kishte treguar njė motėr nga Kosova e cila kishte ndjekur kronikat televizive. “Po ti mama mos u shqetėso, shprehet italiania Fatima, vallahi, nė emėr tė Allahut do tė dhuroj xhenetin, pėr ty, pėr Marianėn, pėr babin, pėr Saidin (Aldo Kobuzi), pėr veten time, pėr tė gjithė qė kėta tė pafe i quajnė terroristė kur terrorristė janė ata vetė. Mama ti mos u shqetėso pėr asgjė, vetėm duhet tė tregosh shumė e kujdeshme, nuk duhet tė flasėsh mė nė telefon, as tė mė shkruash, nėse ju pyesin thuajuni se nuk dini asgjė se ku ndodhet vajza juaj.”
    Mė 30 mars 2015 nė njė tjetėr bisedė skype, ndėrsa nxit motrėn e pridėrit e saj pėr tė udhėttuar drejt Kalifatit islamik, Maria Giulia Seergio tregon dhe pėr disa rekrutues tė shtetit islamik aktiv nė territorin italianė. “Mama, thotė ajo, ti mos u preokupo pėr asgjė, Allahu do tė lehtėsoj gjithcka, ti shiti mobiljet e Inshallah pėrgatitu pėr Hixhra (udhėtimi i shenjtė drejt Sirisė). Unė nga kėtu do tė organizoj gjtihcka. Mos u preokupo pėr asgjė, pasi nė Itali ka muhaxhedin qė do tė organizojnė lidhjet. E rėndėsishem ėshtė tė mos flisni me askėnd, flisni vetėm me Allahun.”
    Babai i Maria Giulia Sergio kėrkon tė dij nėse nė Siri mund tė blej njė makinė e tė ketė njė patentė. Maria apo Fatima i pėrgjgigjet “se kėtu nė Siri nuk duhet patentė, Saidi, (Aldo Kobuzi) ka marrė patentė si muhaxhedin, si luftėtarė i Allahut. Do t’i jap ai makinės, mos u shqetėso baba pėr asgjė, Saidi (Aldo Kobuzi) nė Shqipėri nuk kishte patentė por dy muaj praktikė kėtu nė Siri e mori gjithcka. Babi nėse shkon dhe ti nė front me Saidin (Aldo Kobuzi) tė japin makinė dhe kallashnikov.”
    Mė 12 maj 2015 gjatė bisedės me motrėn e saj Mariana, Fatima tregon pėr objektivin final tė luftėarėve tė Allahut tė mbėrrijnė nė Romė ku do tė zhvillojnė njė betejė madhėshtore nė emėr tė Allahut. “Duhet ta kuptoni, thotė ajo se deri mė sot ne kemi jetuar nė tokė e tė pafeve e kemi gabuar gjithcka, pasi braktisiėm mesazhin e Allahut, asnjė mysliman nuk duhet tė jetoj nėn ligjet e tė pafeve e ne vrasim pėr kėtė , ky ėshtė xhihadi. Kėtu ku ndodhem unė muhaxhedinėt po marrin tėrė tokėn e Sirisė. Mungon dhe pak dhe disa qytete e inshallah ndodh sa mė parė. Mė pas do tė shkojmė drejt Turqisė, Arabisė Saudite me betejėn finale nė Romė.”
    Nė muajin janar tė 2015 pak ditė pas atentatit terrorist nė selinė e revistės Charlie Hedbo nė Francė, Maria Giulia Sergio ndėrsa flet me familjen e saj shprehet e kėnaqur aktin e dhunshėm e pėr vdekjen e karikaturistėve e gazetarėve; “Faleminderit Allahut pėr vdekjen e atyre qė talleshin me Profetin tonė tė Madh”, thotė ajo.
    Nė bisedėn e fundit me gjithė pjestarėt e familjes, mė 8 qershor tė 2015, Maria Giulia Sergio i pėrcjell mesazhin e Kalifit Al Bagdadi; “kush nuk mund tė vi nė Siri duhet ta kryej xhihadin nė vendin ku ndodhet.” E motra e pyet se si kryhet xhihadi nė Itali e Maria e konvertuar nė Islam me emrin Fatima pėrgjigjet se “xhihadi nė Itali do tė thotė tė vrasėsh tė pafetė. Ata nuk e duan shtetin islamik.”
    Nė dosjen prej 42 faqesh tė prokurorisė italiane ndaj operacioni tė koduar “Martesa”, njė kapitull tė vecantė zė dhe doktrinuesja online e rekurtuesja e shtetit islamik Bushra Haik, me origjinė siriane, me nėnshtetėsi kanadeze dhe e lindur mė 1985 nė Bolonja. Ėshtė ajo qė ka bindur Maria Giulia Sergio tė niset drejt Sirisė dhe ėshtė po ajo qė pas largimit tė Marias, vazhdon e ndjek pėrgatitjen e formimin islamik tė motrės sė saj Mariana Sergio.

    ORA NEWS

  6. #6

    Pėr: Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Allahu i ketyre eshte kthyer ne nje emer per te trembur femijet e vegjel. Si gogoli i dikurshem.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Martesa e xhihadistes italiane me shqiptarin qė zbuloi celulėn



    ITALI - Njė krushqi e lidhur nė vitin 2014 mes familjes sė njė vajze tė re italiane dhe njė shqiptari me origjinė nga Laēi ishte shndėrruar shumė shpejt nė njė celulė terroriste qė rekrutonte luftėtarė pėr ISIS-in (shtetin islamik). Pas 8 muajve hetime, nė njė operacion tė gjerė tė shtrirė nė disa qytete nė Itali dhe nė Lushnjė tė Shqipėrisė, 10 persona ranė nė pranga (4 italianė, 5 shqiptarė dhe 1 kanadez).

    Operacioni ėshtė koduar “Martesa” nė shqip, pikėrisht prej dashurisė qė 27-vjeēarja Napolitane Maria Giulia Sergio kish kurorėzuar nė martesė me shqiptarin 27-vjeēar Aldo Kobuzi nė shtator tė vitit 2014. Vetėm njė muaj mė vonė, me largimin e ēiftit nė Siri nisėn edhe hetimet tė cilat zbuluan tė gjithė bazėn e qe u kontreotizuan me arrestime kete megnejs, ndersa disa prej tyre ishin gati te niseshin per ne Siri.

    Nė Itali u arrestuan babai i italianes, Sergio me profesion murator, me emrin e konvertuar nė Islam Ibrahim, nėna e saj Assunta, motra Marianna dhe tezja e bashkėshortit tė saj Aldos, Arta Kacabuni rezidente Scansano. Ndėrsa nė operacionin i cili u zhvillua nga policia jonė, u arrestua nė Lushnjė Baki Ēoku daja i tė riut tė martuar me xhihadisten italiane. 40-vjeēari jeton nė provincėn e Grossetos por ishte kthyer prej pak javesh nė vendlindjen e tij, Lushnjė.

    Sipas hetimeve, Maria Giulia Sergio ndodhet nė Siri nė mbėshtetje tė ISIS-it me burrin e saj Aldon, nėnėn e kėtij tė fundit Donikėn dhe mbesėn Serjola Kobuzi.

    Dy familjet ishin konvertuar myslimanė dhe dyshohet tė kenė lidhje me shoqata apo organizata terroriste pasi kishin organizuar dhe njė udhėtim ne Siri pėr tu bashkuar dhe luftuar me grupet e ISIS-it.

    Italiania e shndėrruar nė xhihadisten “Fatima”

    27-vjeēarja Maria Gulia Sergio u konvertua nė islam nė vitin 2009. Nė shtator 2014 ajo u martua me shqiptarin Aldo Kobuzi, martesa e dytė pėr tė renė italiane. Veēse vendosjes sė shamisė, Maria ndryshoi edhe emrin nė Fatima. Ndersa Aldo e ktheu ne Said.

    Emri:  179906.jpg

Shikime: 597

Madhėsia:  80.5 KB

    Pėrgjimet/ Xhihadistja italiane: Gati tė vetėsakrifikohem
    Hetimet morėn rrjedhė edhe falė gjurmimit tė komunikimit me kompjuter midis vajzės italiane dhe familjarėve tė saj. Gjatė ditėve tė fundit familja ka tėrhequr pasaportėn gjatė fazės sė rinovimit ēka solli dhe nė pėrshpejtimin e operacionit pėr t’i arrestuar kėtė mėngjes.

    Maria eci shpejt drejt radikalizmit. Sipas hetimeve, e reja ėshtė shtyrė tė niset sė bashku me bashkėshortin e saj nė Siri, pėr tu bashkuar me shtetin islamik dhe pėr tė qenė pjesė e xhihadit. Rrugėtimi i ēiftit drejt Sirisė ėshtė rindėrtuar pėrmes pėrgjimit tė aparatit tė njė prej koordinuesve tė organizatės tė “Foreign Fighters” tė shtetit islamik. Pėrgjimi ka bėrė tė mundur rindėrtimin e aktivitetit tė klasifikimit tė tė huajve qė vijnė nga vende tė ndryshme tė botės pėr tu bashkuar me milicinė e Kalifatit.

    Policia italiane thotė se pėrmes pėrgjimeve ėshtė zbuluar ndėr tė tjera se vajza italiane ėshtė shprehur disa herė se “ėshtė e gatshme tė vetėsakrifikohet”.

    Babai i xhihadistet mohoi vajzėn: Nuk do luftoja nė Siri
    Nė njė reportazh tė kryer nga mediat italiane pėr vajznė xhihadiste e cila lufton nė Siri, babai i tė resė ka mohuar para kamerave tė ketė vajzė Maria Giulia Sergion. I pyetur nga gazetari nėse do tė shkonte tė luftonte nė Siri, ai fillimisht ėshtė pėrgjigjur po, por mė tej ka shtuar: Nuk i dihet. Por, duke u pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarit Danilo Ėolf, babai i Marias, Sergio thotė se nuk dėnon sulmin nė Paris nė satiriken “Charlie Ebdo”.

    Emri:  179901.jpg

Shikime: 553

Madhėsia:  123.4 KB

    Ministri i Brendshėm i Italisė: Ditė e rėndėsishme kundėr terrorizmit
    Ministri i Brendshėm italian Angelino Alfano ka reaguar pas operacioneve antiterrorizėm tė shtrira nė Itali dhe nė Shqipėri. Nė disa postime nė Twitter, Alfano shkruan se “sot ėshtė njė ditė e rėndėsishme kundėr terrorizmit”. Ai pohon se nė 2 operacione tė mėdha, u goditėn celula terroriste. Ministri italian shton se operacionet demostruan nivelin e lartė tė profesionalizmit tė Policisė dhe organeve hetimore.

    Shqiptarja

  8. #8

    Pėr: Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Ministri i Brendshėm i Italisė: Ditė e rėndėsishme kundėr terrorizmit
    Ministri i Brendshėm italian Angelino Alfano ka reaguar pas operacioneve antiterrorizėm tė shtrira nė Itali dhe nė Shqipėri. Nė disa postime nė Twitter, Alfano shkruan se “sot ėshtė njė ditė e rėndėsishme kundėr terrorizmit”. Ai pohon se nė 2 operacione tė mėdha, u goditėn celula terroriste. Ministri italian shton se operacionet demostruan nivelin e lartė tė profesionalizmit tė Policisė dhe organeve hetimore.
    Me vjen shume keq por ne Itali nuk ka nje minister te brendeshem, eshte nje palaēo dhe nje zero me xhuvke!
    Ka kthyer pllaken eshte bere me komunist se komunistet, i ka tradhetuar te gjithe votuesit e tij dhe idealet qe perfaqesoi deri sa erdhi ne fuqi...
    Sot eshte nje figure qe sjell vetem deme shtetit qe e paguan, ben rolin e strucit, perkrah veprimet dhe inicjativat e demokrateve ( komunisteve qe kane nderruar lekuren ),
    po vepron krejt kunder asaj ( idealeve te qendres se djathte) qe dikur bente pjese, duke kontribuar ne "pushtimin" e Italise nga jevgjit e Afro/Azise, ku sipas studimesh shume
    serioze behet e ditur qe numri i emigranteve te gatshem per te kapercyer ne Evrope nepermjet Italise eshte mbi 500.000 njerez, ku mbi 80% jane burra...
    Ku do te mjaftonte vetem 1% perqind qe te kthente Italine ne nje konfuzion total, ku vetem nje perqind per tyre do te mjaftonte te mbillte vdekje nder te pafajshem,
    ku vetem disa kokrra terroristesh islamik (qelbanik) do te mjaftonin te destabilizojne vendin dhe jo vetem por tere rrajonin tone, BE-ne!!!
    Pastaj komunistet na vijne e na tregojne perralla qe gjoja keta te shkrete myslimane vijne pasi arratisen luftes, ku i duhet njohur statusi i refugjatit politik..., e derdellitje
    te tjera si koto, nga te gjithe eksponentet demokrato/komuniste ku flamurtare eshte numeri 3 ne fuqi zonja Boldrini ku dikur ishte nje pjesemarrese ne "kolpogrosso",
    per ke kishte fatin te shihte televizjonet e Italise ne kohen e dulles, kjo do ti duket fytyre e njohur, e pastaj do te kuptoje profesionin qe bente, sot perfaqeson politiken e
    brendeshme italiane bashke me ministrin ne fjale......, por qe vetem 20% e emigranteve jane nga vendet ne gjendje lufte, pra me drejte statusi refugjat politik!
    Ndaj pritet te kete raprezalje nga mjekerroshat zhihadiste, ku pasi te jete hedhur ne ere ndonje qoshe e Vatikanit ose ndonje atentat pak a shume famoz, te nderhyjne
    fuqite e madha te konsumojne barbarisht ate banket qe prej kohesh e kane pergatitur vete...
    Ne sot nuk do te diskutonim per mjekerrosha zhihadiste shqiptar, po te mos kishin qene amerikanet te armatosnin terrorizmin ne Siri, pasi kane lidhje si nje zinxhir.....
    Sot krekoset ministri qe vlen vetem dy lira ( dy leke) me arrestimin e dy familjeve italo/albaneze sa qesharake..., por qe ai nuk di se nga i vjen dhimbja e kokes.
    Jane infiltrur dhjetra terroriste ne territorin italian..., por qe nuk flitet, pasi ata nuk mbrohen nga bashkeluftetaret e isis-it por nga forcat e te majtes italiane...
    Mund te beje pyetjen me vend dikush; Po pse at'here kjo aleance???- Sepse si Isis ose islamiket terroriste ( por jo vetem ) ashtu edhe forcat e majta italiane
    jane aleate kunder fese se krishtere, ketu flitet per kishen katolike, por krishterimin ne pergjithesi, pasi qe kjo "aleance" e pa firmosur vjen e behet e ditur
    dita-dites nga qendrimet qe mbajne ndaj problemit me kryesor sot per sot ne Evrope, luftes kunder terrosrizmit dhe dyndjeve islame te programuara ne tavoline!
    Do tju duket pak e egzagjeruar o njerez, por qe situata eshte teper e rrezikshme, ku nje politike e pasivitetit ka sjelle gjendjen te degradohet rende...
    Kush ka potencen ne Evrope nuk i behet vone per sa flasim, por qe ngadal po zevendesohen nga e djathta e gjithe klasa e mazhorances evropiane,
    ku si fillim i sulen €uros si bashkesi monetare (ekonomike), pasi fill do te pasoje edhe edhe ajo politike ku dihet qe nuk ekziston nje pozit e perbashket.
    Ndaj e mbyll duke shtruar nje dyshim te forte e me baza qe; ministri italian hapet kote te ndenjurave, pasi merr merita qe nuk ka vetem per tu dukur ne gazeta,
    por qe ne Itali jane mijera si ata dhjete zhihadistet italo/shqiptar, pasi qe progredojne pa pengesa, jane te mbeshtetur nga nje pjese e mire e politikes ateiste
    ku zhgenjimi qe pesojne per dite nga feja zyrtare ne Itali, pak nga kohet e konsumizmit dhe nga humbja e konceptit familje, pak nga mesymja qe vazhdon
    nga gay-pride duke u imponuar si stil jetese, pak nga konfuzioni i idealizmit dhe iluminizmit modern, pra e gjithe kjo e mbeshtjelle nga "pushtimi" qe peson
    Evropa ne kohe paqe nga miljonat e Afro/Azise, ben qe ajzbergu ta kete zemren aq larg nga sa na e tregojne gazetat dhe ministrat evropian.
    Pra nuk mbaruan me dhjete derdimene terroristat ne Itali dhe ne Evrope, pasi hyjne per dite si gjynafqare duke depertuar ne arteriet kryesore te jetes ne kontinetin Plak!
    Ky eshte mendimi im, por qe koha po e tregon, ndaj ne si shqiptare na takon ta luftojme ete kancer dhe ta ekstradojme nga vetja, te jemi pararoja evropiane.....
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Nje tufe ritardesh myzeqare,kalbi ne burg dhe hidhi celsat.
    Nje tufe qelbesirash
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10

    Pėr: Operacion antiterrorizem ne Itali, kapen nje familje shqiptare...

    Sa rezulton nuk jane myzeqaret qe shqetesojne, por te ardhur ēeēen qe u kane bere propagande "anti-ē'faredo-llojit" islamik
    qe ne djep..., ata jane "mishi i huaj" ata jane skuthat qe varaviten neper internet e vjellin ne shqip fjale fyese per gjithe kombin tone!
    Nuk ju duket pak apsurde qe per keta felliqesira talebono/zhihadiste te isis-it shqiptare, ne forumin mysliman nuk behet fjale,
    sikur te mos e meritonte tu diskutohej?! Asnje fjale, asnje cicerime, ose blegerime...., qetesi absolute!
    Pse keshtu? Po pse mos te jete pikerisht ai komunitet qe hidhet ne zjarr per patriotizem, sot nuk flasin per murtajen qe po e mbeshtjell?!
    Kur do te shprehen lirshem dhe te marrin qendrim kunder TURPIT TE KOMBIT SOT PER SOT...?!?
    Bejne tema pa pushim per llogje kavaje, por qe per ēeshtjen me kryesore, rrezikun vahabisto/ekstremisto/sunit asnje fjale.
    Tek e fundit, nuk kane shume per te thene, vetem ta denojne,por kjo tregon qe o jetojne jashte kontekstit (realitetit ), ose jane pro zhihadit,
    pra jane kunder kombit, e pra mos te vijne e te shesin dengla me "futja ne Por.dhe dhe gri sallate" me grek e serb e lesh me qime...!!!
    Por pasi te bejne hesapet me kancerin qe kane ne trupin e tyre, te rrine urte e ti futen rradheve te bashkekombesve qe duan paqen e vertete!
    Ndaj nuk zgjidhet problemi me nje arrestim o dhjete syreshe, por me bashkimin e gjithe kombit kunder ketij "mishit te huaj" qe ka zene vend prej shekujsh!
    Pra si thua ti; tufa e qelbesirave, nuk eshte vetem ne Myzeqe, pasi historikisht do te demaskohej si e pavertete por fillon dhe mbaron ne
    trojet e shqiptareve qe shqipen e flasin per gjuhe te dyte o te trete..., atje po qe ka tufa qelbesirash, por kete e di e gjithe bota, vetem shqipet nuk e dine!!!
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •