Mankth në Francë, sulmohet një kompani gazi, koka e një personi gjendet mes dy flamujve të ISIS

FRANCE- Mankthi dhe tmerri i sulmeve terroriste rikthehen në Francë. Një person ka hyrë në një kompani gazi në Saint-Quentin-Fallavier, 30 km larg Lionit, në Francës dhe ka hapur disa bombola gazi. Për pasojë në kompani ka pasur një shpërthim. Agresori është arretuar nga agjentët e policisë, ndërsa mësohet se në duar mbante një flamur me simbolet e ISIS. Në brendësi të ndërtesës së kompanisë është gjetur një trup, të cilit i ishte prerë koka, ndërsa dy të tjerë ishin plagosur. Mësohet se koka e trupit të pajetë ishte vendosur mes dy flamujve të ISIS. “Sipas raportimit të mediave lokale, koka e prerë e një personi u gjet në një raft në hyrje të kompanisë, afër dy flamujve të ISIS”, si për të dhënë meszhin se sulmi ishte kryer nga ta. Forca të shumta policore kanë rrethuar fabrikën menjëherë pas shpërthimit, duke kryer edhe evakuimin e personelit. Vetë President francez, François Hollande e cilësoi sulmin me natyrë terroriste, ndërsa shtoi se deri tani flitet për një të vrarë dhe 2 të plagosur.

NJËRI NGA TË PLAGOSURIT, DYSHOHET TË JETË ATENTATOR

12:47- Bëhet me dije se një nga personat e plagosur dyshohet të jetë pjesë e
sulmit. Mediat thonë se ai mund të jetë shoferi që drejtonte mjetin që provokoi
shpërthimin

HOLLANDE: SULMI ME NATYRË TERRORISTE
Ora 12:40- “Bëhet fjalë për një sulm terrorist”. Kështu deklaroi presidenti
francez François Hollande. “Është gjetur kufoma e një personi me shkrime arabe,
për momentin bilanci i këtij atentati është një i vdekur dhe dy të plagosur”

“Personi i dyshuar për sulmin është arrestuar dhe identifikuar”, tha ai më tej,
ndërsa sqaroi se në zonë janë shpërndarë qindra forca policore.

MBLIDHET KËSHILLI I MBROJTJES
Ora 12:30- Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare u thirr për një mbledhje
në Elysee rreth orës 15:00. Kështu njoftoi sot Ministri i Mbrojtjes, Jean-Yves
Le Drian.

PRESIDENTI HOLLANDE KTHEHET ME EMERGJENCË NË FRANCË
Ora 12:12- Kthim emergjent në Francë për Francois Hollande, i cili ndodhej në
Bruksel. Presidenti francez tashmë është kthyer në Paris. Burime nga pallati
Elysee bëjnë me dije se ai pritet të mbajë një fjalim për sulmin terrorist rreth
orës 13:00.

ATENTATORI HETOHET PËR VRASJE E TERRORIZËM
Ora 12:00- Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për terrorizëm, ndaj
personit të dyshuar të sulmit në kompaninë e gazit, për vrasje dhe tentativë
vrasje të krimit të organizuar të lidhur me veprimtari terroriste; shkatërrim me
eksploziv dhe komplot terrorist.

KOKA E PERSONIT TË VRARË E MBULUAR ME SHKRIME NË ARABISHT
Ora 11:47- Mediat lokale bëjnë me dije se koka e personit të vrarë ka qënë e
mbuluar me shkrime në gjuhën arabe.

HOLLANDE: SULMI ME NATYRË TERRORISTE
“Bëhet fjalë për një sulm terrorist”. Kështu deklaroi presidenti francez
François Hollande. “Është gjetur kufoma e një personi me shkrime arabe, për
momentin bilanci i këtij atentati është një i vdekur dhe dy të plagosur”.
“Personi i dyshuar për sulmin është arrestuar dhe identifikuar”, tha ai më tej,
ndërsa sqaroi se në zonë janë shpërndarë qindra forca policore.

(ma.ar/BalkanWeb)