Të dhëna vetjake, Halim Kosova:
Datëlindja: 28.10.1954
Edukimi:
1973-1977: Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
1980-1982: Kurs tre vjeçar specializimi në Obstetri-Gjinekologji.
1980-1985: Provime pasuniversitare në Obstetri-Gjinekologji, Filozofi dhe Gjenetikë Mjekësore.
1985: Specializim në fushën e përdorimit të ultratingujve në Obstetri-Gjinekologji, pranë Qendrës së Diagnozës së Paralindjes në Universitetin “La Sapienza”, Romë.
1985: Realizimi për herë të parë në Shqipëri i marrjes së gjakut në fetusin In-utero, në periudha të hershme të shtatzanisë, për diagnostikime të ndryshme.
1988: Specializim në trajnimin e problemeve fetale In-utero, kur ato diagnostikoheshin paraprakisht.
1990: Mbron gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
Veprimtaria profesionale:
1998-në vazhdim: Pedagog në Departamentin e Obstetri-Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
2004-2013: Drejtor i Përgjithshëm i SUOGJ-së, ” Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë.
2009-2011: Lektor në Universitetin Kalolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë, “Agostino Gemelli”, Romë.
2001-2013: Shef i Shërbimit në Repartin e Obstetrikës në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë.
1998-2003: Shef i kabinetit të ekografisë dhe trajtimit të fetusit in-utero me ndihmën e ultratingujve.
Mjek ordinator në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik Nr. 1, Tiranë.
Ka qenë pjesë e nje sërë angazhimesh të tjera në Fakultetin e Mjekësisë dhe në universitete të tjera në Itali dhe SHBA.
Zgjedhur në: Legjislaturën VIII
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar i PD-së.
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, anëtar.
Botime:
2005: Botime për mjekë, studentë dhe gra shtatzëna.
2006-në vazhdim: Botues dhe bashkautor në artikuj të ndryshëm shkencor ndërkombëtar.
Të dhëna vetjake, Erjon Veliaj:
Z. Erion Veliaj lindi në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979.
Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.
Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Z. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen “MJAFT” deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.
Në vitin 2011, z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.
Z.Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën gjermane dhe atë frënge.
Krijoni Kontakt