Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Ekzekutohet në atentatin e dytë me snajper i dënuari për vrasje

    Emri:  176581.jpg

Shikime: 1710

Madhësia:  35.7 KB
    Emri:  176582.jpg

Shikime: 1594

Madhësia:  35.7 KB

    SHKODËR - Rreth nje vit me pare mundi t'i shpetonte nje atentati me arme, por kete radhe plumbat i kane marre jeten Xhabir Sheges. 51-vjecari u ekzekutua me snajper kete mbremje ne oborrin e baneses se tij ne lagjen Ajasem poshte Kalase se Rozafes. Shega fillimisht u transportua ne spitalin e qytetit te Shkodres por nuk mundi te dale gjalle nga reanimacioni si pasoje e plageve te renda nga dy plumba ne pjesen e kraharorit.

    Sipas policise, mendohet qe autori te kete qene ne nje largesi te konsiderueshme me objektivin e atentatit, ndaj dyshimet jane qe te behet fjale per nje ekzekutim me snajper, ndersa motivet dyshohet te lidhen me hakmarrjen, kjo pasi Shega ishte ne gjak me tre fise ne Shkoder. Ne fakt e njejta metode eshte perdorur edhe ne gusht te 2014-es per te eliminuar fizikisht Xhabir Shegen, por qellimi i atentatoreve nuk u arrit. Ne ate kohe banesa e Sheges u qellua me snajper nga Kalaja e Rozafes, ku mbeti i plagosur rende ne oborrin e shtepise Sadetin Lohja dhe u lendua lehte Xhabir Shega.

    51-vjeçari është person me precedent penal, në vitin 2002 Shega ka vrarë me armë zjarri personin me inicialet E.B dhe sipas policisë ka bërë 12 vite burg duke lënë institucionin e vuajtjes së dënimit në vitin 2014.

    51-vjeçari njihet në Shkodër me emrin Vil Shega.

    Familja Shega ka qene edhe here te tjera objektiv i sulmeve me armë zjarri pasi edhe me 6 Qershor te 2014-es në lagjen e “Bahcallekut” mbeti i vrarë një person dhe u plagosen dy të tjerë, ndërsa autorët e krimit tentuan të ekzekutonin Nezir Shegen.

    Mësohet gjithashtu se Shega është djali i tezes së ish-zëvendëspresidentit të Vllaznisë Isuf Isufi.

    Shqiptarja
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    A nuk eshte rregulli qe duhet me dal jasht nga shpia?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Kohe lufte, nuk kemi ça ti bojm. Do vije dita qe do kemi dhe shtet,eshte pak e veshtire te kemi popull.

  4. #4

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    A nuk eshte rregulli qe duhet me dal jasht nga shpia?
    E kush i respekton me ato rregulla? Ka qene rregull i padiskutueshem qe edhe grate e femijet nuk prekeshin kur ishe ne gjak por sa here kemi degjuar qe jane vrare keta te fundit?

    Kanuni nuk respektohet me. Eshte amulli e kaos si cdo gje tjeter. Bjeri ti biem...

  5. #5

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    I urojme mireseardhjen snajperit ne repertorin e armeve te perdorur per te vrare njerez.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Te kesh armiqesi me 3 familje ,te kesh shpetuar nga 1 atentat per nje qime
    dhe te vazhdosh te jetosh ne Shkoder aty ku jetojne 3 familje armike???????
    Idiot klasik
    Ai pas atentatit te pare duhet te ishte zhdukur nga Shkodra,te kishte ikur nga Shqipria
    pergjithmone.Ku?Emigracion,ne Itali,ose Greqi,ose Gjermani,ose ne Kroaci.
    Komplet idiot.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (12-06-2015)

  8. #7

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Nuk ka fund idiotesia dhe injoraca ne kte histori.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Filozofia është kjo: në veri të Shqipërisë po vrave edhe me 7 koka të jesh si kulçedër ti këpusin një nga një dhe pa të vrarë nuk të lënë. Kjo mesele vazhdon prej dy tre mijë vjetësh dhe është e vështirë ta çrrënjosësh. Shqiptarët janë njerëz gjaknxehtë dhe shumë hakmarrës dhe siç thonë italjanët ' kanë memorie të fortë' dmth që edhe pse kalon koha jo vetëm që stë falin por edhe akumulojnë më tepër urrejtje dhe ndjenjën e hakmarrjes. Ne jemi një fenomen i çuditshëm me iphone në dorë dhe idetë dhe mendimet e njeriut të epokës së gurit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Filozofia është kjo: në veri të Shqipërisë po vrave edhe me 7 koka të jesh si kulçedër ti këpusin një nga një dhe pa të vrarë nuk të lënë. Kjo mesele vazhdon prej dy tre mijë vjetësh dhe është e vështirë ta çrrënjosësh. Shqiptarët janë njerëz gjaknxehtë dhe shumë hakmarrës dhe siç thonë italjanët ' kanë memorie të fortë' dmth që edhe pse kalon koha jo vetëm që stë falin por edhe akumulojnë më tepër urrejtje dhe ndjenjën e hakmarrjes. Ne jemi një fenomen i çuditshëm me iphone në dorë dhe idetë dhe mendimet e njeriut të epokës së gurit.
    Sikur Xhabir Shega te mendonte si ty do ishte gjalle sot ne Gjermani,apo Zvicer etj.
    Fakti qe ai ka lindur dhe jetuar ne Shkoder dhe nuk njeh mentalitetin e shqiptareve te zones se Shkodres,Dukagjinit dhe komplet veriut
    do te thote qe ai eshte idiot.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Shkodër: Ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij Xhabir Shega

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Sikur Xhabir Shega te mendonte si ty do ishte gjalle sot ne Gjermani,apo Zvicer etj.
    Fakti qe ai ka lindur dhe jetuar ne Shkoder dhe nuk njeh mentalitetin e shqiptareve te zones se Shkodres,Dukagjinit dhe komplet veriut
    do te thote qe ai eshte idiot.
    per saktesi ISHTE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •