Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin të zeza - See more at: h

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Shqipëria është kërcënuar për herë të parë nga militantët e ISIS. Kërcënimi i bërë në gjuhën shqipe flet për ditë të zeza që do të bien mbi vendin tonë që do të tmerrojnë njerëzit që do të kenë frikë të qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre.

    “I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve . Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.- shprehet Al Kosova, emri i vërtetë i të cilit ende nuk dihet.

    Kërcënimi i drejtëpërdrejtë lidhet me “zullumin” që sipas tyre u kemi bërë myslimanëve.

    Seksioni për media i ISIS-it e ka publikuar një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan. Aty paraqitet edhe dy shqiptarë njëri prej të cilëve, Abu Muqatil (Al Kosova) hedh edhe kërcënimet për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.

    Ndërsa militanti tjetër shqiptar i ISIS, Al Albani, emri i vërtetë i të cilit nuk dihet bën thirrje për bashkimin e mylimanëve dhe tentativën për përçarje që sipas tij po u bëhet muslimanëve.

    Pas fjalës Al Albani, i cili foli edhe i pari në shqip, në video është futur edhe kontekst i ateizmit komunist shqiptar dhe flitet për Enver Hoxhën si lideri i parë që shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist. Më tej në video thuhet se siç edhe u provua komunizmi e pati fundin e saj.

    Videoja është publikuar në faqen zyrtare të ISIS jihadology.net ku janë publikur shpesh herë edhe kërcënime drejt vendeve të tjera, por edhe video horror të militantëve të ISIS. - See more at: http://shqiptarja.com/
    https://youtu.be/ufMll-TEBp4
    I VRET ateizmi keta PLEHRAT....ne ate injorancen e tyre!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Si film hollivudi eshte kjo situata andej.
    Taktika e perdorur eshte si ajo e putinit ne ukraine,e veshi ushtrine me jeshile qe mos ta kuptonim na.Edhe kta tipat duket sikur per misjon kane me shume tu bien kurdeve (skandali i ndihmes turke per isis) dhe jane veshur me te zeza qe mos ti njohim na.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Ndryshimi eshte qe ne Ukraine jane vellezer....ne kuptimin A!
    Ne troje nuk e di.
    Papa paska takuar Putin....qfar eshte thane!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #14

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    serbet i kujtoja per hajvaner,por jane te zgjuar.
    Gjejne keta PALLAT
    Po normal, ca kujton ti? Serbet ku t'i gjejne krrica te tille. Ne mos i krijojne vete, ferkojne barkun kur keta dalin vullnetare te shkaterrojne imazhin e shqiptareve. Rrace e ndyre arabesh qe guxojne e quajne veten shqiptare.

  5. #15
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Kot e kane te vine ketu.
    Nuk gjendet lehte tritol per bomba kamikaze.
    Plus qe kohe fushate..kush e ka mendjen te keta njehere, populli e ka hallin te PD PS PRD PFAR LSI LRI LMI.
    Me vone djema me vone, mbas Qershorit.
    Cdo gje eshte relative...

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Kërcënuesi shqiptar i ISIS, një ish-imam i Pogradecit. Almir Daci, emër i njohur edhe nga Antiterrori

    Ushtari i ISIS që kërcënoi Shqipërinë, me eksploziv dhe terror, është Almir Daci, i cili më parë ishte imam i xhamisë së Leshnicës.

    Emri:  admir1-473x473.jpg

Shikime: 665

Madhësia:  31.8 KB
    Almir Daci

    Daci, nga fshati Leshnicë i Pogradecit, është një emër i njohur në raportet e Shërbimit Inteligjent Shqiptar. I njohur gjithashtu ai është edhe nga Drejtoria e Antiterrorit, pasi flitet si person që më parë rekrutonte të rinj për të luftuar në rradhët e ISIS.

    Për herë të parë, publikisht emri i Almir Dacit u përmend nga të afërm të Denis Hamzajt. Pikërisht këtij të riu nga Pogradeci që humbi jetën një vit më parë në Siri.

    Hamzaj, një ushtar tjetër nga Leshnica, i marrë me vete nga vetë Daci, u dërgua në frontin e luftës dhe u vra.

    Emri:  daci-300x165.jpg

Shikime: 471

Madhësia:  16.2 KB
    Si duket ne videon kercenuese Almir Daci

    E ëma e Almir Dacit mohoi përfshirjen e djalit të saj

    Familjarët e Almir Dacit nga Leshnica e Pogradecit, pavarësisht akuzave dhe diskutimeve të shumta, nuk e kanë pranuar se ai ka lidhje me rekrutimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre në Siri. Nëna e Almirit, Nafie Daci, në një intervisë për Panorama Print më datë 19 Mars 2014, ngulte këmbë se djali i saj ndodhet në Arabi duke punuar për të siguruar pak të ardhura dhe për t’i mbijetuar varfërisë, ndërsa nuk hezitoi të thotë se djali i saj nuk ka lidhje me atë çka deklarohet për të.

    Myftiu i Pogradecit: Almir Dacin e hoqëm ditën e Bajramit

    Rrëfimet tronditëse për rekrutimin e të rinjve në Siri dhe emri i Almir Dacit kanë bërë që edhe Myftinia e Pogradecit të reagojë ndaj abuzimeve në emër të fesë. Më datë 19 Mars 2014, Namik Mahmutllari, rrëfeu për Panorama Print sesi Daci i cili për vite me radhë ka qenë predikues i fesë myslimane devijoi duke bërë që të merret edhe vendimi për shkarkimin e tij nga posti që mbante.

    Sipas myftiut, emri i Dacit dhe akuzat e ngritura ndaj tij kanë shkaktuar jo pak tronditje për shkak se ai për 6 vite ka qenë imami i xhamisë së Leshnicës.

    “Shkarkimi i tij nuk erdhi brenda një dite. Ishte një veprimi i tij, i patolerueshëm, që na çoi në këtë vendim. Gjithçka erdhi për shkak të disa devijimeve të tij në besimin islam, të cilat i shfaqi kohët e fundit. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë pikërisht në ditën e Bajramit kur ne mësuam nga disa besimtarë se Almir Daci nuk kishte lejuar që ata të faleshin në këtë ditë. Sipas tyre ai kishte deklaruar se falja do të bëhej ditën e nesërme, gjë e cila ishte e pajustifikueshme dhe e patolerueshme”,- tha Myftinia e Pogradecit.

    Panorama

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  8. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Përgjimet e imamit me të rekrutuarit: Prijuani kokën

    Drejtuesi i xhamisë së Mëzezit foli në janar 2014 me dy luftëtarë nga Siria

    Shqiptarët, luftë dhe pengmarrje mes njëri-tjetrit në Siri

    Emri:  talibanet.jpg

Shikime: 554

Madhësia:  36.2 KB
    Bujar Hysa, Almir Daci, Shyqyri Kaca

    Shqiptarët e rekrutuar në luftën e Sirisë pas vitit 2012 e në vazhdim kanë pasur përplasje të ashpra mes tyre pasi janë hedhur në betejë, duke u bërë në disa raste pjesë e grupeve rivale me njëri-tjetrin.
    Disa përgjime të imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa, me shqiptarët e dërguar në Siri, tregojnë se përplasjet në fjalë kanë arritur shpeshherë deri në rrëmbime dhe vrasje. Dy imamët e vetëshpallur, Genc Balla (xhamia e Unazës së Re) dhe Bujar Hysa (xhamia e Mëzezit), akuzohen se me rrjetin e tyre kanë rekrutuar 86 shtetas shqiptarë, të cilët janë dërguar në Siri. Pasi shkonin atje, shqiptarët bashkoheshin me formacionet e organizatës Al Nusra, një grup i armatosur i dyshuar për lidhje me Al Kaedën, që lufton me opozitën legjitime “Ushtria e Lirë e Sirisë” dhe forcat qeveritare të Bashar Al Asadit. Gjatë zhvillimeve të brendshme në Siri, disa prej shqiptarëve të rekrutuar janë bërë pjesë e opozitës legjitime siriane, por pas këtij kalimi ata janë cilësuar “tradhtarë” prej shqiptarëve që ishin rreshtuar në organizatën Al Nusra. Hasan Korvafaj nga Vlora mësohet se është vrarë nga forcat e ushtrisë së lirë të Sirisë, në fillim të janarit. Pas vrasjes, forcat opozitare të Asadit morën peng familjen e tij dhe katër familje të tjera të shqiptarëve nga Kosova. Për këtë fakt tregon një bisedë e përgjuar mes imamit Bujar Hysa dhe Shyqyri Kacës (në kërkim) në datën 7 janar 2014.

    Bisedë e datës 7 janar 2014
    Bujar Hysa: Kush është kapur peng?
    Shyqyri Kaca: Shpresim Gjoka dhe Mehmet Stefasani, familjet e tyre dhe familja e Hasan Korvafajt, që u vra pas shpine gjatë një sulmi nga ushtria e lirë. Ata kanë dalë në video dhe kërkojnë të ulen armët dhe të merremi vesh… vendi ku mbahen peng, do sulmohet nga grupi i “Dowla”, i udhëhequr nga një çeçen.

    Si u liruan 4 familjet shqiptare peng në Siri
    Në ditët e para të janarit 2014, gjatë luftimeve në Siri, në rrethana të paqarta janë vrarë pesë shqiptarë. Mes tyre ishte edhe Hasan Korvafaj, një qytetar nga Kuçi i Vlorës që kishte shkuar në luftën e Sirisë që prej vitit 2012. Ai më pas kishte tërhequr atje edhe gruan e tij, së bashku me tre fëmijët. Pas vrasjes së Korvafajt dhe shqiptarëve të tjerë nga Kosova, mësohet se familjet e tyre janë marrë peng. Dyshohet se vrasja e shqiptarëve dhe pengmarrja e familjeve të tyre është kryer nga opozita legjitime e Bashar Al Asadit, Ushtria e Lirë e Sirisë. Pesë familjet janë mbajtur peng për më se dy javë, ndërsa anëtarët e formacionit Al Nusra, ku bënin pjesë shumica e shqiptarëve të rekrutuar nga imamët dhe grupi “Dowla” kanë bërë përpjekje për gjetjen e vendstrehimit të pengjeve. Lirimi i tyre është bërë dy javë më vonë, me ndërmjetësimin e një shqiptari nga Maqedonia, por më pas nuk dihet çfarë ka ndodhur me personat e liruar nga pengmarrja.

    Panorama

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  10. #18
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kërcënuesi shqiptar i ISIS, një ish-imam i Pogradecit. Almir Daci, emër i njohur edhe nga Antiterrori

    Ushtari i ISIS që kërcënoi Shqipërinë, me eksploziv dhe terror, është Almir Daci, i cili më parë ishte imam i xhamisë së Leshnicës.

    Emri:  admir1-473x473.jpg

Shikime: 665

Madhësia:  31.8 KB
    Almir Daci

    Daci, nga fshati Leshnicë i Pogradecit, është një emër i njohur në raportet e Shërbimit Inteligjent Shqiptar. I njohur gjithashtu ai është edhe nga Drejtoria e Antiterrorit, pasi flitet si person që më parë rekrutonte të rinj për të luftuar në rradhët e ISIS.

    Për herë të parë, publikisht emri i Almir Dacit u përmend nga të afërm të Denis Hamzajt. Pikërisht këtij të riu nga Pogradeci që humbi jetën një vit më parë në Siri.

    Hamzaj, një ushtar tjetër nga Leshnica, i marrë me vete nga vetë Daci, u dërgua në frontin e luftës dhe u vra.

    Emri:  daci-300x165.jpg

Shikime: 471

Madhësia:  16.2 KB
    Si duket ne videon kercenuese Almir Daci

    E ëma e Almir Dacit mohoi përfshirjen e djalit të saj

    Familjarët e Almir Dacit nga Leshnica e Pogradecit, pavarësisht akuzave dhe diskutimeve të shumta, nuk e kanë pranuar se ai ka lidhje me rekrutimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre në Siri. Nëna e Almirit, Nafie Daci, në një intervisë për Panorama Print më datë 19 Mars 2014, ngulte këmbë se djali i saj ndodhet në Arabi duke punuar për të siguruar pak të ardhura dhe për t’i mbijetuar varfërisë, ndërsa nuk hezitoi të thotë se djali i saj nuk ka lidhje me atë çka deklarohet për të.

    Myftiu i Pogradecit: Almir Dacin e hoqëm ditën e Bajramit

    Rrëfimet tronditëse për rekrutimin e të rinjve në Siri dhe emri i Almir Dacit kanë bërë që edhe Myftinia e Pogradecit të reagojë ndaj abuzimeve në emër të fesë. Më datë 19 Mars 2014, Namik Mahmutllari, rrëfeu për Panorama Print sesi Daci i cili për vite me radhë ka qenë predikues i fesë myslimane devijoi duke bërë që të merret edhe vendimi për shkarkimin e tij nga posti që mbante.

    Sipas myftiut, emri i Dacit dhe akuzat e ngritura ndaj tij kanë shkaktuar jo pak tronditje për shkak se ai për 6 vite ka qenë imami i xhamisë së Leshnicës.

    “Shkarkimi i tij nuk erdhi brenda një dite. Ishte një veprimi i tij, i patolerueshëm, që na çoi në këtë vendim. Gjithçka erdhi për shkak të disa devijimeve të tij në besimin islam, të cilat i shfaqi kohët e fundit. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë pikërisht në ditën e Bajramit kur ne mësuam nga disa besimtarë se Almir Daci nuk kishte lejuar që ata të faleshin në këtë ditë. Sipas tyre ai kishte deklaruar se falja do të bëhej ditën e nesërme, gjë e cila ishte e pajustifikueshme dhe e patolerueshme”,- tha Myftinia e Pogradecit.

    Panorama
    Cfar fytyrash te QELBURA...
    Qben sigurimi i tepelenes?
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  11. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Flasin prindërit e terroristit nga ​Pogradeci: E kemi bërë harram

    TIRANË - A1 Report ka shkuar në Leshnicë të Pogradecit ku ka kontaktuar me familjen e Almir Dacit, njërit prej dy shqiptarëve të cilët janë në videon ku ISIS kërcënon se do të kryej sulme mbi Shqipërinë Kosovën dhe tërë Ballkanin.

    Dy prindërit e Almir Dacit, Nafie e Xhevair Daci shprehen se e kanë bërë “harram” djalin e tyre që ditën kur e kanë marrë vesh se ishte terrorist.

    Ata gjithashtu thonë për mikrofonin e A1 Report se kanë kohë pa folur me djalin e tyre i cili herën e fundit që ka kontaktuar me ta u kishte thënë se ndodhej në Arabi.

    shqiptarja/

    Emri:  175587.jpg

Shikime: 475

Madhësia:  33.4 KB

  12. #20
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: ISIS kërcënon shqiptarët shqip: Do tmerroheni ju presin ditë të zeza

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Flasin prindërit e terroristit nga ​Pogradeci: E kemi bërë harram

    TIRANË - A1 Report ka shkuar në Leshnicë të Pogradecit ku ka kontaktuar me familjen e Almir Dacit, njërit prej dy shqiptarëve të cilët janë në videon ku ISIS kërcënon se do të kryej sulme mbi Shqipërinë Kosovën dhe tërë Ballkanin.

    Dy prindërit e Almir Dacit, Nafie e Xhevair Daci shprehen se e kanë bërë “harram” djalin e tyre që ditën kur e kanë marrë vesh se ishte terrorist.

    Ata gjithashtu thonë për mikrofonin e A1 Report se kanë kohë pa folur me djalin e tyre i cili herën e fundit që ka kontaktuar me ta u kishte thënë se ndodhej në Arabi.

    shqiptarja/

    Emri:  175587.jpg

Shikime: 475

Madhësia:  33.4 KB
    Te mjeret PRINDER...i konpeson SORROS
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •