Vizita e Erdoanit ka nxjerre nga vrimat disa lloje interesash brenda parise se Tiranes. Se pari, grupime te bazuara ne lidhje shekullore interesash mercenare dhe fetare jane hedhur ne sulm sepse ndjehen te kercenuar nga parate qe ka premtuar presidenti Turk. Askush, po askush ama, as BE-ja ku nuk do hyjme te pakten per njezet vjet, edhe pse na mbajne me litar te lidhur ne ate mol, nuk te jep gje badihava, te gjithe e kane nga nje litar prapa. Miliardat e Erdoanit do te vijne vetem ne perputhje me disa kushtezime te percaktuara qarte. Kjo eshte natyra e politikes nderkombetare, vecse ne mbytemi me nje luge uje dhe bejme sikur se kuptojme.Se dyti, pikerisht ata qe ne heshtje e nen dore po duan te krijojne nje njesi uniforme te ndare artificialisht me baza qartazi fetare ne krahina te caktuara te Veriut te Shqiperise, e akuzojne Erdoanin si prishes i harmonise fetare dhe mbartes te prapambetjes osmane te shqiptareve. Nderkohe kam frike se shumica e njerezve nuk e njohin mire historine e periudhes osmane per ta kuptuar "fajin e otomanizmit" si argument. Erdoani ka agjenden e vet sic eshte normale qe ta kete, por edhe kundershtuesit e tij kane agjenden e tyre,here fetare e here klanore e here te dyja bashke(lexo jenicero-martallozo-krahinore). Asnjera nuk perkon me agjenden e shqiptareve sepse nuk kerkon te perbashketen por te ndaren, nuk ndihmon kombin por grupe te caktuara qe sundojne, nuk zhvillon te ardhmen e shqiptareve por llogarite e disave. Se treti, ndersa mbeshtetesit e Kokeministrit te Lumturise Katundare Kombetare shkelin syrin duke thene "po rrini more urte se do marrim ca leke te shtyjme mandatin", e ashtuquajtura opozite e Saliut i cili kur ishte vete mbret na tha qe "turqit na i kane.......motrat dhe nenat dhe ndaj jemi te nje gjaku" akuzon per cfaredo ti vije ne mendje atij ne nje dite te caktuar. Mirepo, a nuk reaguan palet kryekeput ndryshe kur na u tha nga ish kryeministri i Trustit qe "jemi vellezer te nje gjaku me turqit" dhe qe "turqit gjithmone i kane pas qejf femrat shqiptare per tu martuar", me nje llaf "na i kane.....motrat dhe nenat"? Dmth a nuk heshten ata qe indinjohen sot, dhe ata qe heshtin sot a nuk u indinjuan atehere? E verteta eshte e qarte, paria ka deshtuar, nuk ka me burime financiare dhe njerezore dhe po hahen si gjarperinj te uritur me njeri tjetrin se kush do e helmatisi i pari copen e fundit te prese. Preja jemi ne shqiptaret qe per ta nuk jemi me teper se skllever, pisa, popull i poshter qe guxon dhe nuk na voton, katundare te ndyre prej nga duhet ikur sapo fiton klani katundar kundershtar sepse "vetem klani im katundar eshte i mire, ata te tjeret nuk durohen". Ndaj pa u ndare nga kjo pari helmatisese dhe e uritur per gjak shqiptaresh nuk mund te kemi zgjidhje per te ardhmen.
Krijoni Kontakt