Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Qeveria Shqiptare : S'duhet kthyernë konflikt etnik,do jetë shkatrimtare


    TIRANË - Qeveria shqiptare ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Kumanovë. Përmes një deklarate qeveria shqiptare shprehet se pavarësisht shenjës së revoltës do të ishte e papranueshme humbja e drejtpeshimit në raport me këtë ngjarje dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë.

    “Qeveria e Shqipërisë e mirëkupton shprehjen e revoltës qytetare të shprehur përmes mjeteve të komunikimit, ndaj humbjes së jetëve njerëzore në kushte të një ankthi e paqartësie kaq të madhe. Por Qeveria e Shqipërisë thekson me forcë po ashtu se do të ishte e papranueshme humbja e drejtpeshimit në raport me këtë ngjarje dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë.”- thuhet në reagim.

    Përmes kësaj deklarate qeveria bën me dije se ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe shqetësim të madh zhvillimet tragjike të në Maqedoni. Për Qeverinë shqiptare kjo situatë ka cenuar normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike, të cilat mbeten ende të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit

    ”Duke shprehur keqardhjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, Qeveria e Shqipërisë mbron bindjen se në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet që kriza në Maqedoni të përshkallëzohet. Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në Kumanovë kanë cenuar normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike, të cilat mbeten ende të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por pa dyshim janë jetike për ekzistencën e shtetit maqedonas”-, thuhet fillimisht në këtë deklaratë.

    Më tej Qeveria shqiptare ka kërkuar transparencë të plotë për gjithë atë që ka ndodhur orët e fundit në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 22 persona.

    “Reja e paqartësisë mbi të gjitha orët e renda të Kumanovës, te cilat u përjetuan me ankth nga shqiptaret kudo ku jetojnë, duhet t'ia lere vendin sa me pare transparencës së plotë për këtë ngjarje. Përveçse policëve të vrarë dhe të plagosur, ende nuk është thënë asgjë për jetët e qytetarëve të pa mbrojtur të Kumanovës, për arratinë e tyre, për pronën e tyre të bastisur, djegur dhe shkatërruar. Padyshim kjo paqartësi shqetësuese nuk ndihmon në kthimin e plotë të normalitetit. Por po ashtu kjo e bën edhe më imediate nevojën për kthjelltësi, qartësi dhe durim për t’i shkuar të vërtetës deri në fund”-, thuhet më tej në Deklaratë


    Reagimi i plotë i qeverisë shqiptare


    Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe shqetësim të madh zhvillimet tragjike të orëve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë.

    Duke shprehur keqardhjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, Qeveria e Shqipërisë mbron bindjen se në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet që kriza në Maqedoni të përshkallëzohet. Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në Kumanovë kanë cenuar normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike, të cilat mbeten ende të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por pa dyshim janë jetike për ekzistencën e shtetit maqedonas.

    Në këto kushte është më shumë rëndësi mbrojtja e jetës, pronës dhe lirive e të drejtave të çdo qytetari të Maqedonisë, pavarësisht, përkatësisë së tij etnike. Më shumë së asnjëherë, kjo vlen aktualisht për Kumanovën e banuar kryesisht nga shqiptare.

    Reja e paqartësisë mbi të gjitha orët e renda të Kumanovës, te cilat u përjetuan me ankth nga shqiptaret kudo ku jetojnë, duhet t'ia lere vendin sa me pare transparencës së plotë për këtë ngjarje. Përveçse policëve të vrarë dhe të plagosur, ende nuk është thënë asgjë për jetët e qytetarëve të pa mbrojtur të Kumanovës, për arratinë e tyre, për pronën e tyre të bastisur, djegur dhe shkatërruar. Padyshim kjo paqartësi shqetësuese nuk ndihmon në kthimin e plotë të normalitetit. Por po ashtu kjo e bën edhe më imediate nevojën për kthjelltësi, qartësi dhe durim për t’i shkuar të vërtetës deri në fund.

    Qeveria e Shqipërisë i bën thirrje qeverisë dhe autoriteteve ligj zbatuese në Maqedoni që të mundësojnë dhe kryejnë një hetim të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vet stabilitetit të Maqedonisë e rajonit. Vetëm transparenca e thellë dhe e plotë, nëpërmjet paraqitjes së fakteve e provave të besueshme për qytetarët, do të shërbente në rikthimin e besimit në institucione dhe do të shmangte përsëritjen e këtij precedenti aq të padëshirueshëm nga popullata civile të një ngjarjeje të tillë.

    Republika e Shqipërisë dënon çdo akt dhune, duke e konsideruar atë të papranueshëm për një shoqëri demokratike që aspiron integrimin euro-atlantik. Republika e Shqipërisë gjithashtu do ta konsideronte jo vetëm kundër produktive po edhe të papranueshme për ambicien europiane të rajonit, çdo paragjykim mbi baza etnike të çdo personi apo grupi personash të armatosur.

    Qeveria e Shqipërisë e mirëkupton shprehjen e revoltës qytetare të shprehur përmes mjeteve të komunikimit, ndaj humbjes së jetëve njerëzore në kushte të një ankthi e paqartësie kaq të madhe. Por Qeveria e Shqipërisë thekson me forcë po ashtu se do të ishte e papranueshme humbja e drejtpeshimit në raport me këtë ngjarje dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë.
    Republika e Shqipërisë bën thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe një zgjidhje të duhur të krizës në shërbim të qytetarëve dhe aq të domosdoshme në funksion të stabilitetit.

    shqiptarja.com

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Ish­-gjenerali: Agresorët, të paguar nga Qeveria, TV i ndërpret intervistën

    SHKUP - Televizioni maqedonas, Kanal 5, e ndërpreu intervistën e ish-­gjeneralit Ilja Nikolovki, i ftuar për të komentuar zhvillimet e fundit në Kumanovë. Kjo, pasi ai ka thënë se trazirat janë shkaktuar nga një grup i paguar nga qeveria maqedonase. Ai përjashtoi çdo mundësi, qe incidentet ne Kumanovë, te kenë karakter etnik.

    “Shqiptaret e Maqedonisë dhe Kosovës, nuk kane interesa kombëtare për te provokuar luftëra” u shpreh ai.

    “Nisur nga numri i viktimave, dyshoj se policet u ekspozuan si mish i gjalle”, tha ndër të tjera Nikolovki.

    Duke mos folur me emra, ose adresuar akuza konkrete, gjenerali ne pension tha se analiza e specialisteve te fushës, është ne kontradite te plote me qëndrimet zyrtare te qeverise ne Maqedoni.

    Pervec censurës ne transmetim, videoja e intervistës se gjeneralit u fshi brenda pak orësh nga kanali zyrtar i televizionit pro­qeveritar ne Maqedoni.

    Tashme si dëshmi, qarkullon një version amator, i regjistruar me celulare, gjate kohës se transmetimit te kësaj interviste nga Kanal 5.

    shqiptarja.com



  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje

    1.Shqiptarët në Kumanovë kanë nevojë për ndihmë institucionale të Kosovës e të Shqipërisë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk mund ta kenë ditë pushimi këtë fundjavë. Serbia e Milosheviçit shumicën e masakrave në Kosovë në vitet ’98 e ’99 i ka kryer pikërisht në fundjavë kur njerëzit pushojnë. Presidenti i Maqedonisë Ivanov u kthye nga Moska dhe po e mbledh sonte Këshillin e Lartë të Sigurisë. Madje edhe Kryeministri i Serbisë Vuçiq i ka thirrur në mbledhje koordinuese sektorët e sigurisë. Qeveritë në Tiranë e Prishtinë nuk guxojnë të bëjnë sehir e të njoftohen me dromca lajmesh televizive që kapërcejnë terrin informativ të imponuar nga Gruevski.

    2. Ndërkohë kemi parë mobilizim të madh të Qeverisë së Serbisë, duke dërguar qindra policë, në kufi me Maqedoninë dhe Kosovën. Kumanova e lidh Luginën e Preshevës me Shkupin, prandaj Gruevski e Vuçiqi duan ta zbrazin atë e ta lënë pa shqiptarë. Tashmë dhjetëra familje shqiptare nga Kumanova janë shpërngulur në Preshevë e në Shkup. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të reagojnë kundër shtetrrethimit të shqiptarëve në Kumanovë nga Gruevski dhe kundër kërcënimeve dhe luftënxitjes së Vuçiqit dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Anekënd kufirit Kosovë-Serbi-Maqedoni janë vendbanime me shqiptarë. Asnjë fjalë nuk e thanë e asnjë veprim nuk e bënë Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për këtë.

    3. Politikanë e krerë të ndryshëm shqiptarë të institucioneve e partive politike po bëjnë thirrje për qetësi e durim të shqiptarëve. Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë reaguar sikur të ishin në pozicionin e neutralitetit të diplomatëve të huaj, duke mos ndjerë kurrfarë përgjegjësie për mbrojtjen e shqiptarëve prej terrorit policor që po ushtrohet ndaj tyre në Maqedoni. Ata ose kanë harruar ose nuk duan ta kujtojnë që qetësia dhe durimi i shqiptarëve kurrë nuk ua ka ndërruar mendjen armiqve të tyre. Shqiptarët nuk mund të jenë të qetë e të durueshëm teksa shtypen politikisht, shfrytëzohen ekonomikisht, diskriminohen kulturalisht dhe tash edhe rrethohen nga policia e armatosur rëndë që bastis shtëpitë shqiptare e arreston edhe fëmijë e pleq.

    4. Po ashtu, konsiderojmë që është i papranueshëm qëndrimi i faktorit shqiptar në Qeverinë maqedone, ku BDI-ja u bën thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve ndërkohë që vetë BDI-ja është në këtë Qeveri antishqiptare që po bën kërdi mbi lagjet shqiptare në Kumanovë.

    Deri më tani kemi parë deklaratat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë ku nuk përmenden fare të arrestuarit shqiptarë nga Kumanova e as emrat e të lënduarve. Nga familjarët dimë se të paktën tre familje gjenden në Shkup të arrestuar ku përfshihen të moshuar 80 vjeçar deri tek fëmijët 3 vjeçar. Ata duhet të lirohen sa më parë dhe emrat e numrat e viktimave shqiptare duhet të bëhen publike.

    5. Në kohën kur Qeverisë së Gruevskit po i konvenon lufta e armatosur kundër shqiptarëve të paarmatosur, e vetmja zgjidhje politike për shqiptarët e Maqedonisë është organizimi qytetar masiv që në sheshet e Shkupit të rrëzohet Qeveria shtypëse e Gruevskit.

    shqiptarja.com

  4. #24

  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Bilanci i trazirave eshte ky,
    22 te vdekur(8 police te vrare dhe 14 terroriste te vrare)
    37 polica te plagosur
    30 persona te arrestuar.
    Sipas zedhenesit te Ministrise se Brendshme te Maqedonise Ivo Kotevski,
    grupi terrorist eshte neutralizuar dhe eleminuar.
    Zona ku eshte bere luftimi eshte bllokuar komplet dhe nuk mund te kaloje
    atje askush,as gazetare as reporter.Me fjale te tjera zona eshte kordonizuar
    duke i lene vend hetimeve.
    Ngjarjet jane te lidhura dhe kane motive politike dhe per kete ka faj ekstremizmi ne politike,
    intoleranca dhe kokat gjaknxehta te politikes maqedonase.
    Faji bie mbi nje grup politikanesh qe me deklaratata e tyre dhe fjalimet ne media
    jane bere katalizatore dhe nxites te dhunes.Ministria e brendshme duhet te nise hetimet
    duke studiuar shkaqet politike qe cuan ne akte dhune dhe rebelizem me arme dhe fuse ne rreth te kuq politikane
    qe jane bere katalizator me deklaratat e tyre duke provokuar rebelizem me arme.
    Kjo nuk eshte demokraci, eshte ekstremizem, intolerance eshte shit.
    Arma dhe dhuna duhet te jete gjithmone jashte ekuacionit demokraci,kurre nuk duhet te jete pjese e ekuacionit,perndryshe nuk
    quhet me demokraci.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-05-2015 më 21:59
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Popullsia e Maqedonise sipas te dhenave te regjistrimit ne 2014 eshte afersisht 2 miljon e 92mije (2,091,719)
    Nga ky total popullsie 64.2% e popullsise jane maqedonas(1 miljon e 342 mije e 884 banore jane maqedonas)
    Shqiptare jane 25.2% e popullsise totale=527 mije e 113 banore.
    Minoritete
    Turq=3.5%
    Rome/Xhipsi/Gabele=1.9%
    Serbe=1.2%
    Minoritete te tjera 1.8%
    Qyteti me i madh =Shkupi qe eshte
    edhe kryeqyteti me nje total popullsie prej 499,000 ( sipas censusit te 2011)
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Popullsia e Maqedonise sipas te dhenave te regjistrimit ne 2014 eshte afersisht 2 miljon e 92mije (2,091,719)
    Nga ky total popullsie 64.2% e popullsise jane maqedonas(1 miljon e 342 mije e 884 banore jane maqedonas)
    Shqiptare jane 25.2% e popullsise totale=527 mije e 113 banore.
    Minoritete
    Turq=3.5%
    Rome/Xhipsi/Gabele=1.9%
    Serbe=1.2%
    Minoritete te tjera 1.8%
    Qyteti me i madh =Shkupi qe eshte
    edhe kryeqyteti me nje total popullsie prej 499,000 ( sipas censusit te 2011)
    Nuk ekziston popullsi Maqedonse dhe as Shtet Maqedoni (te pakten jo ne ato toka). 63% e popullsise jane Bullgare-Vllehe-Serbe-Rome-Turq dhe 37% eshte popullsi Shqiptare. Shqiptaret nuk dine te perfitojne nga rasti qe i jepet. Ne kete rast kemi krah Greqine e cila eshte e interesuar me shume se ne per shperberjen e pseudo Maqedonise.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Shteti i Republikes se Shqiperise eshte thuajse indiferent ndaj ngjarjeve ne Kumanove, por jo qytetaret Shqiptare.


    Emri:  11244926_334422630100245_2495163203906331216_n.jpg

Shikime: 310

Madhësia:  78.7 KB

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2014
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    178

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    I lexova shkrimet e mesiperme si dhe i kam percjelle ngjarjet qe kane ndodhe ne Kumanove
    Kjo eshte nje absurditet ,nje jo logjike per mua
    Lufta behet ne mal
    Lufta nuk behet ne vend te banuar nga pleq ,gra dhe femije
    Kush don te shet trimeri dhe heroizem le ta kap rrugen e malit dhe ti shpall lufte atij qe mendon.
    Ne cdo lufte qe eshte bere banoret,populli eshte shperngulur ,evakuuar nga vendi i ngjarjes,ndersa ne Kumanove gjithe ato shtena jane bere ne nje vendbanim ku jetojne veprojne njerezit.
    E quan veten patriot ti????
    -Qe rrezikon popullin tend
    -Qe rrezikon femije gra e pleq, bashke-kombas te tu
    -si mund te kesh nje mendje te qete nese vrahet populli yt
    -nese burgoset ,prangoset
    -nese torturohen neper duart e policise maqedone
    Une kete nuk mund ta kuptoj ,cfare patriotizmi na qenka ky,cfare shqiptarie shitet ketu?????

  10. #30
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Nuk ekziston popullsi Maqedonse dhe as Shtet Maqedoni (te pakten jo ne ato toka). 63% e popullsise jane Bullgare-Vllehe-Serbe-Rome-Turq dhe 37% eshte popullsi Shqiptare. Shqiptaret nuk dine te perfitojne nga rasti qe i jepet. Ne kete rast kemi krah Greqine e cila eshte e interesuar me shume se ne per shperberjen e pseudo Maqedonise.
    Nuk duhet t'i besojme Greqise e as te bazohemi ne te. Greqia ne kesi rasti eshte sikur Perandoria Osmane e cila u thoshte shqiptareve 'nisni ju luften se neve na keni krah pas', kur ne nisnim ate lufte luftoheshim e bombardoheshim po nga forcat e asaj Perandorie. S'jemi hajvane, 600 vjet kemi e hequr e mbledhur mend pak.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •