Gjendja e Lumit të Lanës, ndriçimi publik, plehrat, mungesa e hapësirave publike dheproblemet me ujësjellësin, ishin shqetësimet që banorëte Njësisënr.7 i paraqitën në dëgjesën e sotme kandidatittë koalicionit të majtë, Erion Veliaj. I shoqëruar nga deputetja e Tiranës, Vasilika Hysi, Veliaj ftoi sërish në debat kundërshtarin e tij, duke e ftuar atë t’i bashkohet në betejën për ta shkëputur Bashkinë e Tiranës nga keq qeverisja aktuale.
“Kemi gjithë javën që e ftojmë palën tjetër në debat. Pala tjetër na jeptë drejtëçdo ditë, ndaj mezi pres qëedhe doktor Halimi të thotë‘do votoj drejtimin e duhur’. Nuk e them këtë se jam naiv, por e dëgjoj çdo ditë doktor Halimin që thotë se Tirana ka shumë
plehra, pra na jep të drejtë. E kanë pushtetin, e kanë bashkinë,le t’i pastrojnë. Nëse nuk i pastrojnë, atëherë doktor Halimi eja edhe ti në drejtimin e duhur të pastrojmë plehrat e Tiranës”, u shpreh Veliaj.
Më tej ai ka preku edhe çështjen e strehimit të komunitetit rom, për të cilën akuzoi bashkinë se ka 4 vjet që nuk ndan dot banesat sociale të ngritura që kur kryeqyteti drejtohej nga Edi Rama. “Doktor Halimi na dha të drejtëedhe dje kur tha: ‘Skandal, romët janë pa shtëpi, nuk shpërndahen banesat sociale’. Doktor, thuaji Lulit t’i shpërndajë. Nëse nuk i shpërndan dot, eja voto për drejtimin e duhur, ta çojmë Tiranënnë drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të banorëve të Njësisë nr.7, Veliaj shprehu vullnetin për të punuar çdo ditë me pasion për të bërë të mundur ndryshimin e këtij realiteti dhe për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. “Është shumë e rëndësishme qëtë trokasim në çdo derë, të takojmë çdo njeri, sepse kemi humbur shumë kohë”, theksoi ai. Veliaj kujtoi deklaratat e bëra nga Lulzim Basha para katër vitesh, se për të qytetarët ishin të parët.
“Ju kujtohet para katër vitesh,kur tha se kam një mision: ‘Qytetarët janë të parët, trami do t’ju vijë te dera, Lana do të jetë shirit i gjelbër’. Ai nuk e realizoi misionin, të dorëzojë uniformën dhe të shkojë në shtëpi, si një ushtar dezertor që nuk mbajti asnjë fjalë dhe nuk bëri asnjë punë”, vijoi Veliaj. Ai sqaroi se më 21 qershor, Aleanca për Shqipërinë Europiane duhet të fitojë, në mënyrë që dy deptuetët demokratë të Tiranës të mos detyrohen të shajnë. “Pas këtij takimi do të shikoni shokët e mi të gjimnazit, Jorida Tabakun dhe Gert Bogdanin, të cilët do dalin të më shajnë, jo se e besojnë, porse plaku 72-vjeçar u thotë‘therruni midis jush’. Ne duhet të fitojmë edhe për Gertin,edhe për Joridën, që ata të mos detyrohen më të shajnë shokët”,deklaroi Veliaj.
Sa i takon shqetësimit të qytetarëve për ndriçimin e rrugëve, Veliaj theksoi se situata katastrofike është pasojë e keqmenaxhimit. Duke prekur çështjen e pastrimit, ai theksoi se në ndërmarrjen e pastrimit në Bashkinë e Tiranës punojnë 560 vetë që paguhen me paratë e qytetarëve, të cilët nuk bëjnë asnjë punëdhe përdoren për fushatë. Veliaj tha se bashkia do të zbatojë një modeltë ri në adminstrimin e qytetit.
“Dua që të mblidhemi sërish dhe për çdo investim të Bashkisë, do të pyetet më parë komuniteti. Nëse ka dy-tre terrene sportive, mund të ketë nevojë për diçka tjetër. Parimi ynë është: jo çdo gjë vendoset nga bashkia, por komuniteti do të thotë fjalën e tij”,u shpreh Veliaj.
Krijoni Kontakt