
Postuar më parë nga
Darius
Azilkërkuesit, Blushi: Emergjencë kombëtare,Shqipëria po shpopullohet
Ben Blushi, deputeti më kritik i PS e ka konsideruar një emergjencë kombëtare largimin masiv të Shqiptarëve në vendet e BE. Ai tha se Shqipëria po shpopullohet. Në fjalën e tij në Parlament Blushi tha se ne duhet të bëjmë të pamundur që të gjithë t’i mbajmë në Shqipëri, madje edhe të varfërit duke i dhënë mundësi atyre këtu. Blushi tha se në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë dhe kjo nuk ka ndodhur në asnje vend, madje as në vendet ku ka luftë.
Ben Blushi: Besoj se edhe ju ashtu si unë, ditët e fundit duke parë kronikat e braktisjes së Shqipërisë duhet të keni arsye të jeni të dëshpëruar po aq sa unë. Besoj se shumë prej jush në këtë sallë kanë arsye ti bëjnë pyetje vetes: Si ka mundësi që po ikin shqiptarët, cfarë i shtyn të marrin katandinë që kanë vënë për 25 vjet dhe të ikin nga Shqipëria. Shqiptarët kanë pasur shumë arsye për tu larguar gjatë shekujve, dhe kjo është arsye pse jemi kaq popull i vogël. Edhe pse jemi popull i vogël shumë gjera i kemi zgjidhur keq. Kanë ikur nga lufta, nga fatkeqësi natyrore, nga komunizmi 1991, nga lufta në 1997 sepse kishin një qeveri represive, por unë nuk besoja se do përsëritej përseri kjo gjë. Nga 1997 e këtej shume gjera mund të besoja, por nuk do e besoja që do kishte arsye që shqiptaret të largohen në vitin 2015. Pse ikin shqiptarët më shumë se serbë, maqedonasit, malazezët, se bullgarët, se grekët qe e kane papunesine 25%, jane populli me i varfer ne Evrope ne raport me ata qe ishin, sepse sigurisht nuk mund te ishin më të varfër se ne.
Ky parlament është një arsye, kjo e enjte, cdo e enjte është një arsye. Sepse edhe sot nuk u fol per ata. Sot bëmë gare kush ka zbuar me shume nga Shqipëria, e majta apo e djathta. Në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë. Më gjeni një vend ne Evropë, jashtë Evrope, në Afrike po te doni.?? Ka luftë gjysma e Afrikes. Lindja e Mesme, ka luftë në Palestinë përditë vriten, Nigeri…po nuk kanë humbur popullsinë. Kemi 1.7 milionë banorë kur mbaroi Lufta e Dyte Botërore. 4 milionë në 1991. komunizmi rend shume i poshtër, i padrejtë por na la 4 milionë banore. 2.8 jemi sot, kemi humbur 1/3 e popullsisë në 25 vjet. A e dini pse? Mendoni se nuk ka diell këtu, nuk ka bukë për të gjithë, ka ndonjë malarje këtu? Jo nuk ka.
Ka vetëm një arsye, qeverisemi shumë keq. Nëse doni të shikoni si e kemi qeverisur vendin ne 25 vjet shikoni shifrat e emigrimit. Ne jemi shoqëri liberale, nuk persekutojmë njeri se je nga jugu, apo nga veriu, por persekutojmë për shkak të varfërisë. Je i varfër, nuk ke shkollë, nuk merr të drejtën në gjykatë, nuk blen dot ilace, diskriminohesh. Ky është problemi, po ngrejmë një standard të keq n% Shqipëri, po diskriminojmë të varfërit. Për turpin tonë të përbashkët, nuk është tretur asnjë popull si ne. Unë besoj se duhet të kuptojmë, këtu nuk kam dalë të merrem me qeverinë, kjo nuk është punë qeverie. Secili nga ne duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është me e madhe nëse ikën. Emigracioni është kosto më e lartë për ne. Nëse dikush mendon se duke u larguar rregullohet papunësia e ka gabim. Kostoja për ne që mbetemi këtu është më e madhe, tregu do zvogëlohet, nuk do ketë investime, nuk ka fuqi punëtore.
Nëse vazhdon kjo situatë braktisje dhe kjo mungesë lindjesh për 3 dekada Shqipëria do të përgjysmohet. E na vlen ne ky vend? Ju duhet kalamajvë ky vend që përgjysmohet?
Duhet që këtë kosto ta përballojmë sot. Një i varfër duhet mbajtur këtu, por jo duke ja bllokuar pasaportën, kjo është një diskriminim më vetë. Çdo i varfër që bllokohet në kufi për këto arsye mendon se të pasurit mund të largohen nga Shqipëria. Sot ka arsye për të vënë alarmin, kjo është një emergjencë kombëtare, është emergjencë kombëtare fakti që Shqipëria po shpopullohet, Shqipëria po përgjysmohet. Nuk ka asnjë popull që ka humbur kaq shumë popullsi në 25 vjet. Ka nevojë për solidaritet. Kjo nuk është një shoqëri solidare. Më mirë të nxisim parazidizmin sesa emigarcionin. Më mirë parazit këtu sesa në Gjermani, apo në Francë, apo Angli. Ky vend bëhet i pajetueshëm nëse nuk ka njerëz.
Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është armiku ynë më i madh. Është pesimizimi ajo që i bën të largohen. Nuk është se e lexojmë se është një qeveri e mirë pas 23 qershorit, është më e mirë padyshim, por janë pasimist, dhe kjo është fatalitet. Duhet ta ndryshojmë këtë fatalitet. Të rrisim pagat, asistencën sociale, duke investuar më shumë në zonat e varfra, duke luftuar korrupsionin. Duke bërë një shoqëri më të drejtrë.
E din ipse ikën ata që kanë kalamaj? Kanë frikë se fëmija do t’i ngjaja dhe nuk ka dhimbja më të madhe për prindërit që nëse beson se djali i tij do jetë po aq i varfër sa ai. Çdo njeri dëshiron ti ngjajë fëmija. Vetëm të varfërit kanë frikë ti ngjajnë, sepse varfëria e trashëguar është fatalë, është e dhimbshme…Nëse një i varfer beson se babai i tij është i varfër, fëmija i tij do jetë i varfër kjo është arsyeja pse ikin sot. Unë besoj se ka mundësi, megjithëse nuk jama shumë optimist, që dicka të ndryshojë. Nëse dicka nuk ndryshon të jeni të bindur se të varfërit, përpara se të ikin do vinë në këtë parlament dhe do na nxjerrin të gjithëve jashtë.
Krijoni Kontakt