Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 75
  1. #11

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Shume dakort me ato qe thua per arsyet e ikjes. Por ka dhe faktore te jashtem. Megjithate debati duhet bere sipas shifrave dhe ne kontekst nese me verte po debatojme per ikjen e shqiptareve dhe jo per politike.

    Si mund te ngreme problem per ikjen e shqiptareve tani dhe ta bejme tragjedi, kur tkurrja e popullsise eshte me e uleta ne 15 vitet e fundit? Nese kjo nuk eshte shifer e sakte qe tregon sa shqiptare ikin, atehere te sjellim shifra te sakta dhe te disktuojme. Une nuk shikoj asnje gje ketu ne teme pervec fjaleve.

    Ta vendosim njehere qe tani shqiptaret po ikin nga syte kembet, dhe pastaj diskutojme pse po ikin.

  2. #12

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Azilkërkuesit, Blushi: Emergjencë kombëtare,Shqipëria po shpopullohet





    Ben Blushi, deputeti më kritik i PS e ka konsideruar një emergjencë kombëtare largimin masiv të Shqiptarëve në vendet e BE. Ai tha se Shqipëria po shpopullohet. Në fjalën e tij në Parlament Blushi tha se ne duhet të bëjmë të pamundur që të gjithë t’i mbajmë në Shqipëri, madje edhe të varfërit duke i dhënë mundësi atyre këtu. Blushi tha se në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë dhe kjo nuk ka ndodhur në asnje vend, madje as në vendet ku ka luftë.

    Ben Blushi: Besoj se edhe ju ashtu si unë, ditët e fundit duke parë kronikat e braktisjes së Shqipërisë duhet të keni arsye të jeni të dëshpëruar po aq sa unë. Besoj se shumë prej jush në këtë sallë kanë arsye ti bëjnë pyetje vetes: Si ka mundësi që po ikin shqiptarët, cfarë i shtyn të marrin katandinë që kanë vënë për 25 vjet dhe të ikin nga Shqipëria. Shqiptarët kanë pasur shumë arsye për tu larguar gjatë shekujve, dhe kjo është arsye pse jemi kaq popull i vogël. Edhe pse jemi popull i vogël shumë gjera i kemi zgjidhur keq. Kanë ikur nga lufta, nga fatkeqësi natyrore, nga komunizmi 1991, nga lufta në 1997 sepse kishin një qeveri represive, por unë nuk besoja se do përsëritej përseri kjo gjë. Nga 1997 e këtej shume gjera mund të besoja, por nuk do e besoja që do kishte arsye që shqiptaret të largohen në vitin 2015. Pse ikin shqiptarët më shumë se serbë, maqedonasit, malazezët, se bullgarët, se grekët qe e kane papunesine 25%, jane populli me i varfer ne Evrope ne raport me ata qe ishin, sepse sigurisht nuk mund te ishin më të varfër se ne.

    Ky parlament është një arsye, kjo e enjte, cdo e enjte është një arsye. Sepse edhe sot nuk u fol per ata. Sot bëmë gare kush ka zbuar me shume nga Shqipëria, e majta apo e djathta. Në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë. Më gjeni një vend ne Evropë, jashtë Evrope, në Afrike po te doni.?? Ka luftë gjysma e Afrikes. Lindja e Mesme, ka luftë në Palestinë përditë vriten, Nigeri…po nuk kanë humbur popullsinë. Kemi 1.7 milionë banorë kur mbaroi Lufta e Dyte Botërore. 4 milionë në 1991. komunizmi rend shume i poshtër, i padrejtë por na la 4 milionë banore. 2.8 jemi sot, kemi humbur 1/3 e popullsisë në 25 vjet. A e dini pse? Mendoni se nuk ka diell këtu, nuk ka bukë për të gjithë, ka ndonjë malarje këtu? Jo nuk ka.

    Ka vetëm një arsye, qeverisemi shumë keq. Nëse doni të shikoni si e kemi qeverisur vendin ne 25 vjet shikoni shifrat e emigrimit. Ne jemi shoqëri liberale, nuk persekutojmë njeri se je nga jugu, apo nga veriu, por persekutojmë për shkak të varfërisë. Je i varfër, nuk ke shkollë, nuk merr të drejtën në gjykatë, nuk blen dot ilace, diskriminohesh. Ky është problemi, po ngrejmë një standard të keq n% Shqipëri, po diskriminojmë të varfërit. Për turpin tonë të përbashkët, nuk është tretur asnjë popull si ne. Unë besoj se duhet të kuptojmë, këtu nuk kam dalë të merrem me qeverinë, kjo nuk është punë qeverie. Secili nga ne duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është me e madhe nëse ikën. Emigracioni është kosto më e lartë për ne. Nëse dikush mendon se duke u larguar rregullohet papunësia e ka gabim. Kostoja për ne që mbetemi këtu është më e madhe, tregu do zvogëlohet, nuk do ketë investime, nuk ka fuqi punëtore.

    Nëse vazhdon kjo situatë braktisje dhe kjo mungesë lindjesh për 3 dekada Shqipëria do të përgjysmohet. E na vlen ne ky vend? Ju duhet kalamajvë ky vend që përgjysmohet?

    Duhet që këtë kosto ta përballojmë sot. Një i varfër duhet mbajtur këtu, por jo duke ja bllokuar pasaportën, kjo është një diskriminim më vetë. Çdo i varfër që bllokohet në kufi për këto arsye mendon se të pasurit mund të largohen nga Shqipëria. Sot ka arsye për të vënë alarmin, kjo është një emergjencë kombëtare, është emergjencë kombëtare fakti që Shqipëria po shpopullohet, Shqipëria po përgjysmohet. Nuk ka asnjë popull që ka humbur kaq shumë popullsi në 25 vjet. Ka nevojë për solidaritet. Kjo nuk është një shoqëri solidare. Më mirë të nxisim parazidizmin sesa emigarcionin. Më mirë parazit këtu sesa në Gjermani, apo në Francë, apo Angli. Ky vend bëhet i pajetueshëm nëse nuk ka njerëz.

    Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është armiku ynë më i madh. Është pesimizimi ajo që i bën të largohen. Nuk është se e lexojmë se është një qeveri e mirë pas 23 qershorit, është më e mirë padyshim, por janë pasimist, dhe kjo është fatalitet. Duhet ta ndryshojmë këtë fatalitet. Të rrisim pagat, asistencën sociale, duke investuar më shumë në zonat e varfra, duke luftuar korrupsionin. Duke bërë një shoqëri më të drejtrë.

    E din ipse ikën ata që kanë kalamaj? Kanë frikë se fëmija do t’i ngjaja dhe nuk ka dhimbja më të madhe për prindërit që nëse beson se djali i tij do jetë po aq i varfër sa ai. Çdo njeri dëshiron ti ngjajë fëmija. Vetëm të varfërit kanë frikë ti ngjajnë, sepse varfëria e trashëguar është fatalë, është e dhimbshme…Nëse një i varfer beson se babai i tij është i varfër, fëmija i tij do jetë i varfër kjo është arsyeja pse ikin sot. Unë besoj se ka mundësi, megjithëse nuk jama shumë optimist, që dicka të ndryshojë. Nëse dicka nuk ndryshon të jeni të bindur se të varfërit, përpara se të ikin do vinë në këtë parlament dhe do na nxjerrin të gjithëve jashtë.

  3. #13

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Shume dakort me cfare ka thene. E ka ekzagjeruar pak shume me ate qe thote do pergjysmohet per 30 vjet po vazhdoi keshtu

  4. #14
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    O zotni kryemiser,

    Munde ta marresh pushtetin me horra.
    Dhe me po ato horra po e mban.

    Por njerzit nuk mund ti mbyllesh brenda kufijve sic beri Enveri juaj.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    ore se ka keq hic ky. une kam kohe qe e bluaj me familjen largimin nga shqipria. JO se jam e varfer(as e pasur) por sepse nuk dua te ardhmen e femijeve ne nje vend anormal.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Prudence për postimin:

    2043 (24-04-2015)

  7. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Une them se edhe per largimin e shqiptareve nga Shqiperia e ka fajin ai qeni, ai Sali Berisha! Dy pellumbat tane te rilindjes, rilindasi Vigan dhe rilindasi Shkurtabiq, nuk kane asnje faj!

    Te na rroje Partia!

    Albo

  8. #17

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Me ne fund fole njehere sakte dhe bazuar ne shifra

    Nga 2005 deri ne 2013 Shqiperia ka shkuar nga 3,019,634 ne 2,898,782 (-120 mije)
    Nga 2013 deri ne 2015 Shqiperia ka shkuar nga 2,898,782 ne 2,893,005 (-5 mije)

  9. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Eksodi, Kodheli: Shqiptarët që kërkojnë Perëndimin, shembull më i mirë se ata që shkojnë drejt lindjes

    Emri:  kodheli.jpg

Shikime: 367

Madhësia:  15.0 KB

    TIRANË-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cilëson shqetësues largimin e shqiptarëve drejt vendeve të BE. E pranishme në konferencën “Transformimi i Madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit” Kodheli theksoi se lëvizja e lirë e njerëzve nuk presupozon qëndrimin me synim jetesën në vendet e Europës Perëndimore. Megjithatë ajo u shpreh se Shqiptarët që kërkojnë Perëndimin, me gjithë shqetësimin e madh që krijojnë, janë një shembull shumë më i mirë se ai grusht njerëzish që shkojnë drejt lindjes fanatike fundamentaliste.

    “Në fakt, shpesh herë pranohet lehtësisht se krizat ekonomike, ideologjike dhe shoqërore, i shtyjnë njerëzit drejt ideologjive apo veprimeve të ekstremit. Por ne shqiptarët, megjithëse eksperimentuam shumë politikisht, asnjëherë nuk u dhamë të drejtë përfaqësimi ekstremeve. Dhe kjo është një vlerë të cilën duhet ta mbajmë fort afër vetes madje ta ruajmë dhe zhvillojmë.

    Do të doja të ndalesha pak edhe në të mirat e të këqijat e lëvizjeve migratore të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, si procese thelbësisht të lira, por për fat të keq të ndikuara nga kushtet e vështira ekonomike të shoqërisë. Nëse deri para 25 vjetësh, lëvizja brenda vendit ishte e kontrolluar, kurse jashtë ishte e pamundur, në 1991 gjithçka iu la në dorë rrëmujës që akoma na karakterizon. Dhe të gjithë të lëvizurit, ndihmuan ekonomikisht familjet që kishin lënë pas. Nga veriu në jug. Një trend gjithëpërfshirës dhe human deri në detaje.

    Sot, ky fenomen po bëhet shqetësues, pasi lëvizja e lirë e njerëzve nuk presupozon qëndrimin me synim jetesën në vendet e Europës Perëndimore. Por më lejoni të bëhem pak kontroverse dhe të vë në dukje faktin se drejt cilit rajon synojnë instinktivisht shqiptarët (?) Shqiptarët që kërkojnë Perëndimin, me gjithë shqetësimin e madh që krijojnë, janë një shembull shumë më i mirë se ai grusht njerëzish që shkojnë drejt lindjes fanatike fundamentaliste.

    Unë mendoj se shprehja e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB, që vlerësonte evoluimin hap pas hapi të Shqipërisë, përveç kujdesit diplomatik të kohës dhe kontekstit të thënë ndaj personave të një prej diktaturave më të egra, nuk mjafton.

    Im bir ka lindur, është rritur dhe bërë burrë duke ndjerë, perceptuar e dëgjuar fjalën tranzicion.
    Detyrimi ynë si pushtetarë sot është të flasim me gjuhën e rezultateve, për ta bërë Shqipërinë një vend të aftë që të shfrytëzojë zotësitë e veta dhe t’i transformojë ato, në histori suksesi ekonomik dhe shoqëror, me qëllim që fëmijët e djalit tim fjalën tranzicion ta gjejnë vetëm në librat e historisë.”- u shpreh Kodheli.
    Sa i përket situatës së vendit
    ministrja theksoi se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të të bërit shtet, të largimit një orë e më parë nga rruga e gjatë e tranzicionit, për t’u bërë një vend i drejtë, normal, i begatë e i mirëqenë dhe po ashtu i sigurt.

    (a.n/BalkanWeb)

  10. #19
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Darius - Çili i ka marre fjalet e Rames jashte kontekstit dhe i ka perdorur si gjithmone sipas qejfit. Degjoje fjalimin e plote qe mbajti ne parliament kryeministri dhe nxirr konkluzionet,, mos na sill budallalliqet e ketyre sahanlepiresve te Berishes.

    smokkie - ata qe po ikin se kane idene ca eshte azili politik e jo me te shkojne ta kerkojne. Mashtrohen nga trafikantet me qellim zhvatjeje prandaj shkojne e kerkojne azil pa lidhje. Shiko ne lajme ke tre kater intervista te njerezve qe jane mashtruar.
    Nje qe i ka te gjitha te mirat nuk mashtrohet lehte!!! Perse nuk iken ndonje nga politikanet ose te pasurit??? Ata te shkretet mashtrohen sepse shohin femijet e vet qe nuk mund ti ushqejne dot, nuk mund ti mjekojne dot, nuk mund ti shkollojne dot?? Falenderoni Zotin qe nuk i keni provuar vuajtje te tilla edhe mos i gjykoni ne baze te bindjeve politike! Eshte teper e qarte qe qeveria aktuale i ka shpallur lufte popullit te varfer me te ashtuquajtura "reforma". Deri tani kemi pare cdo derr qe eshte eshte akuzuar edhe ka dale i pafajshem, nderkohe ke me qindra te varfer qe rrine burgjeve sepse lidhen energjine!
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #20

    Për: Rama: Shqiptarët po ikin sepse keqkuptuan një njoftim

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nje qe i ka te gjitha te mirat nuk mashtrohet lehte!!! Perse nuk iken ndonje nga politikanet ose te pasurit??? Ata te shkretet mashtrohen sepse shohin femijet e vet qe nuk mund ti ushqejne dot, nuk mund ti mjekojne dot, nuk mund ti shkollojne dot?? Falenderoni Zotin qe nuk i keni provuar vuajtje te tilla edhe mos i gjykoni ne baze te bindjeve politike! Eshte teper e qarte qe qeveria aktuale i ka shpallur lufte popullit te varfer me te ashtuquajtura "reforma". Deri tani kemi pare cdo derr qe eshte eshte akuzuar edhe ka dale i pafajshem, nderkohe ke me qindra te varfer qe rrine burgjeve sepse lidhen energjine!
    Me sa di une jane vetem 3 veta ne total ne burg ne gjithe Shqiperine sepse lidhen energjine pa leje

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •