Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Arrestohet ‘mbreti i kokainës’ në Europë, xhiro 100 mln euro në vit. Njihej si ‘Messi shqiptar’

    Emri:  it.jpg

Shikime: 3274

Madhësia:  43.1 KB

    Arrestohet në Itali, Bledar Pajana, shqiptari 38-vjeçar, cilesuar nga mediat e huaja si mbreti i kokainës në Europë dhe njohur si “Messi” shqiptar, per shkak te aftësitë se tij per të luajtur futboll, ose ndoshta për aftësitë e tij për t’i shmangur policisë.

    Keshtu raporton sot “Brescia Today”, qe duke iu referuar policise italiane, zbardh aksionin per ndalimin e tij. Ai blinte drogën në Amerikën Jugore më pas me anije apo avionë e transportonte nga Madrid e Lizbonë drejt Italisë

    Shqiptari, akuzohet si një prej narkotrafikantëve më të rëndësishëm të tregut europian të kokainës me një xhiro vjetore prej 100 milionë eurosh. Ai eshtë arrestuar në aeroportin e Hollandës, Eindovhen teksa po shoqëronte një mik.
    Mediat italiane shkruajnë se Pajana drejtonte një organizatë e cila arrinte të dërgonte në Itali rreth 200 kg kokainë në muaj, gati 2 ton e gjysëm drogë çdo vit. Nga shitja e kësaj lënde narkotike xhiroja vjetore shkonte në 100 milionë euro në vit.

    Pajana kishte ngritur bazën logjistike në Brescia, ku çdo muaj arrinte të sillte rreth 200 kg kokainë, dhe më pas droga shpërndahej nëpër Itali me korrierë. Bledar Pajana ndodhej në Hollandë që prej tetorit të kaluar kur në Itali u ndaluan dy korrierë të tij të cilët po transportonin 20 kile drogë. Që prej atij momentit Pajani fshihej mes Hollandës dhe Belgjikës.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Sekuestrohet pasuria me vlerë 1 milionë euro e bosit shqiptar të kokainës, njihej si sozia e Messi-t (FOTO)

    Prokuroria e Brescia-s në Itali ka konfiskuar pasurinë me vlerë 1 milionë euro të Bledar Pajanës, shqiptarit të njohur me nofkën ‘Messi i Shqipërisë’ për ngjashmërinë e tij me lojtarin e ekipit të Barcelonës, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane Pajanës i janë konfiskuar dy makina luksoze, një kompani ndërtimi, një pronë banimi, përveç llogarive të ndryshme bankare.

    Emri:  pajana.jpg

Shikime: 1366

Madhësia:  15.4 KB
    Bledar Pajana

    Pajana akuzohet se ishte kreu i një grupi që kryente trafik ndërkombëtar kokaine. Shqiptari, i njohur edhe si ‘bosi i kokainës’ ka arritur të fuste në Itali 200 kg drogë në muaj. Sipas prokurorëve të çështjes lënda narkotike ishte e destinuar kryesisht për tregun e brendshëm.

    Për të zhvilluar aktivitetin e tij kriminal Pajana fshihej pas një ndërmarrje ndërtimi.

    Pak javë më parë Pajana u ekstradua nga Holanda, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga gjykata e Brescia-s. Ai aktualisht ndodhet në burgun Rebibbia në Romë, shkruajnë mediat italiane. Sipas tyre Pajana drogën që merrte nga Amerika e Jugut e fuste në Itali, nëpërmjet kufirit Lisbonë-Madrid.

    Emri:  lajmia.jpg

Shikime: 1181

Madhësia:  97.9 KB
    Lajmi në mediat italiane

    Pas disa operacione ku u sekuestruan sasi të konsiderueshme droge që qarkullohej nga grupi i Pajanës, ky i fundit kishte humbur gjurmët dhe ishte strehuar në Evropën veriore.

    “Messi i Shqipërisë” u arrestua dhjetorin e shkuar në aeroportin e Holandës, Eindovhen teksa po shoqëronte një mik.

    Mediat italiane shkruajnë se shitja e lëndës narkotike nga “Messi i Shqipërisë” kapte një xhiro vjetore që shkonte në 100 milionë euro.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Ekstradohet bosi shqiptar që fuste 200 kg kokainë në muaj në Itali, njihej si “Messi i Shqipërisë”

    Është ekstraduar nga Holanda, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga gjykata e Brescia-s, shqiptari që ka arritur të dërgonte në Itali, mbi 200 kg drogë në muaj. Bledar Pajana, i njohur si “Messi i Shqipërisë”, mbërriti dje në aeroportin Fiumicino dhe u dërgua në burgun Rebibbia në Romë, shkruajnë mediat italiane. Sipas tyre Pajana drogën që merrte nga Amerika e Jugut e fuste në Itali, nëpërmjet kufirit Lisbonë-Madrid.

    Emri:  lajmimessi.jpg

Shikime: 1292

Madhësia:  62.3 KB
    Lajmi në mediat italiane

    Mediat italiane raportojnë, se hetimet mbi bosin e kokainës, kanë çuar tashmë në sekuestrimin e drogës, në tri operacione, ku është kapur një total prej 71 kg kokainë.

    Pas sekuestrimit të fundit Pajana kishte humbur gjurmët dhe ishte strehuar në Evropën veriore.

    “Messi i Shqipërisë” u arrestua dhjetorin e shkuar në aeroportin e Holandës, Eindovhen teksa po shoqëronte një mik.

    Mediat italiane shkruajnë se shitja e lëndës narkotike nga “Messi i Shqipërisë” kapte një xhiro vjetore që shkonte në 100 milionë euro.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Sa te liq keta italianet!

    Nuk i kapnin keta trafikantet kur ishte Berisha ne pushtet, por i kapin tani qe eshte shoku Rama ne pushtet! Turp t'iu vije! Pse nuk e doni Qeverine e Rilindjes?

    Ku ti gjeje Qeveria e Rilindjes parate tani per fushaten zgjedhore?

    - Trafikantet e kokaines nuk na dergojne me para se na i kane futur ne burg.
    - Trafikantet e hashashit te Lazaratit ua prishem punen se na vune perpara italianet.
    - Tom Doshi nuk na financon me fushaten se na ka bere armik.
    - Parate shoku Rama e Meta kane ne bankat e Qipros nuk i prekin dot se na pergjojne te gjithe naten e diten.

    Jemi katandisur keq, kemi arritu deri atje sa vjedhim bankat private ne Tirane te financojme fushaten!

    Nuk e keni punen mire hic shoku Rama e shoku Meta!

    Turp t'iu vije! Na e katandiset Partine si turrinjte e shokut Rama!

    Albo

  5. #5

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Bravo qeveria qe bashkepunon per kapjen e shqiptareve qe mbushin Europen me droge. Me para kishin shpatullat e ngrohta nga qeveria shqiptare qe u mbulonte gjurmet, por tani si mbron me njeri. Bravo dhe policise holandeze.

  6. #6

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Ptu rrace e qelbur parazitesh. Keta maskarenj na e moren fytyren ne gjithe boten.

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre
    Bravo qeveria qe bashkepunon per kapjen e shqiptareve qe mbushin Europen me droge.
    Shpresoj qe kete ta kesh thene me shaka.

  7. #7

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Thashe ti japim cik drejtim politik temes, se nuk ka lezet te flasim thjesht per trafikante kokaine.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Droga e futur ne menyre ilegale si cdo ilac i ri dhe i forte ka rreziqe te shumta sidomos kur je banor i nje vendi te vogel me dalje te dyshimte ne Evrope apo qender. Por ka edhe te miren e saj sepse nese do zbulohet ilaci i merzitise, monotonise dhe squlljes se karakterit qe te ofron nje ushqimi natyral i tokes, ai ilac edhe do jet i ndaluar per ne shtresat e varfera apo njerezit e kote, te pakten i provuam njehere shijen. Ndersa mafia po eleminohet dhe segmentet po kthehen ne sistemet e tyre te perjetshme, puna e tyre nuk eshte pa gje edhe pse droga eshte ende helm dhe puna me helmet ashtu e ka.

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    Fundi
    1.Me dosje ne polici dhe interpol si trafikant
    nqs italianet kane dosjen e tij kjo do te thote
    qe cdo polici ne cdo vend te botes mund te kete akses
    dhe lexoje komplet dosjen.
    2.Pronat e tij komplet do konfiskohen dhe merren nga shteti
    italian dhe hollandez nqs ka prona ne Hollande sepse jane prona te
    krijuara me para jo lexhit,jane krijuar me krim.
    3.Sasi aq e madhe droge dhe distribucioni i droges ne gjithe Italine mbart nje rrezik
    per gjithe kombin italian dhe gjithe Europen,so krimi eshte shume i rende
    Ai mund te denohet deri ne 40 vjet burg sepse krimi i tij eshte shume i rende dhe me pasoja shume te medha per nje komb,nuk eshte thjesht
    nje shites ambulant gramesh droge te cepi i rruges.
    Ky person mori fund do ngordhi si qen ne burg.Ja se si perfundon kur e kerkon parajsen me ane te krimit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Itali: Arrestohet Bledar Pajana, koka e trafikut të kokainës në Evropë

    ja dhe albo qe na e beri pershkrimin
    se kur ishte saliu ne pushtet e shqiperia ishte parajse krisi ****** e nuk ndenji ne shqiperi
    po ti je me i keq se saliu e se edvini bashke mer
    ti e soji jot po do ju vij dita mos ke frike une sdo jem po do ket ndonje ketu qe do me kujtoj
    cdo pordhe e lidhnin me politike he qener mallku qofte Enver Hoxha qe ju la sojin tuj te rritet
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •