Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje






    Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e deputetit Mark Frroku nën akuzë se ka vrarë një shqiptar. Burime të sigurta nga prokuroria konfirmuan për A1 Report se kërkesa zyrtare për arrestimin e kreut demokristian Mark Frroku ka mbërritur mbrëmë nga Belgjika.

    Po ashtu mësohet se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë e nëse parlamenti do të japë aprovimin e tij, Frroku do të duhet të vihet para autoriteteve belge për t’iu përgjigjur drejtësisë atje për akuzën e vrasjes.

    Ka qenë jo e rastësishme përmendja e një vrasjeje në Belgjikë në urdhrin e ndalimit që Llalla firmosi për kreun demokristian Mark Frroku, ne lidhje me akuzen se ka inskenuar atentatin qe Doshit pretendoi se Meta kishte urdheruar ndaj tij gjashte muaj me pare.

    Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritetet e drejtësisë belge dhe në këto kushte kishte informacion për mbërritjen e një kërkesa nga ana e tyre për arrestimin e deputetit Frroku.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:


  3. #2

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    “Edi Rama e fshehu kërkesën për arrestimin e Frrokut”







    Pas publikimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestim për deputetit Mark Frroku sepse kërkohet për vrasje në Belgjik, reagon Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka patur dijeni prej kohësh për kërkesën e autoriteteve belge, por qëllimisht e ka fshehur të vërtetën. Më poshtë deklarata e plotë e opozitës:

    “Edi Rama lejoi dje zbulimin e të shkuarës së deputetit të tij Frroku, pasi i vuri kapak hetimit për aleatin e tij Meta, duke fshehur të vërtetën e duke mos lejuar proces të drejtë, të plotë e të paanshëm.

    Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll.

    Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri.

    Kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta.

    Partia Demokratike e ka denoncuar me forcë që prej fillimit aleancën e Edi Ramës me krimin, përzgjedhjen prej tij dhe sjelljen në parlament të personave të inkriminuar.

    Partia Demokratike dhe mediat e pavarura kanë folur për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku dhe cëshjet e tij të hapura me drejtësinë belge.

    Edi Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse ishte shumë mirë i informuar për të kaluarën e deputetëve të tij, i ka njohur mirë ata, dhe prandaj i përzgjodhi, për të blerë votat, për të vjedhur votat, për të shantazhuar votuesit.

    Faktet e bëra publike sot vërtetojnë denoncimet e Partisë Demokratike për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku.

    Pas publikimit të këtyre fakteve shqiptarët pa dallim e shohin me sytë e tyre të vërtetetën tronditëse se Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme të fshehjes së dosjes së Frrokut, të pazareve me të, dhe përdorimit të tij në manipulimin e procesit hetimor.

    Në dritën e këtyre të vërtetave tashmë të konfirmuara zyrtarisht, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu, i cili ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

    Lapsi.al

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:


  5. #3
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    Pritesh kjo e thash dhe dje e perdorni si karrem ( ja i mcefin dhe provat turp )... derisa vendi yne qeveriset nga mafiozat, peshku qelbet nga truri. Ishalla e kalbin kte ndyresire por se len kush mren jo !!
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan Lulke për mendimin e shprehur në këtë postim:


  7. #4

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    Nje tjeter burim mediatik raporton per kerkesen e shtetit belg ne arrestimin e Mark Frrokut.


    Sipas BallkanWeb:


    Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku për vrasje dhe prostitucion





    Shteti belg ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e deputetit Mark Frroku. Kërkesa e autoriteteve belge ka ardhur në Interpol Tirana dhe më pas i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme. Tashmë Prokuroria do ta paraqesë kërkesën në Gjykatën e Lartë për të vërtetuar rrezikshmërinë e Frrokut, i cili akuzohet në Belgjikë për ‘vrasje me paramendim’. Gjithashtu sipas autoriteteve belge, ai ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni. Pas kërkesës zyrtare të mbërritur tashmë në Prokurori për arrestimin e Frrokut nga Belgjika, organi i akuzës do ti kërkojë Parlamentit autorizimin për arrestimin e tij për herë të dytë. Kjo pasi është një akuzë e re dhe duhet të ketë procedurë të veçantë formale.

    Një ditë më parë, në urdhër-¬ndalimin e deputetit Frroku, firmosur nga kryeprokurori Adriatik Llalla theksohej se “Frroku akuzohej edhe nga drejtësia belge për vrasje”, por kjo referencë u hodh poshtë nga avokatët e tij. Ndërkohe sot “Panorama” ka publikuar dokumentin me të cilin Policia e Tiranës i bënte kërkesë Interpolit më 23 mars për informacion nëse Frroku ishte i kërkuar në shtetin belg për llogari të drejtësisë së atij vendi. Në shkresën me numër protokolli 1646, Policia e Tiranës ofron një informacion dhe kërkon konfirmimin nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, nëse shtetasit Arben dhe Mark Frroku janë apo jo të shpallur në kërkim nga Belgjika. “Shtetasit Arben dhe Mark Frroku, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, me shtetësi e kombësi shqiptare, kanë jetuar në Belgjikë gjatë viteve 1995–1996 dhe u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas kosovarë me emrat Liman Krasniqi (Arben Frroku) dhe Azem Krasniqi (Mark Frroku). Gjatë kësaj periudhe, këta shtetas dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet belge me emrat Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi. Ju lutemi të konfirmoni nga ana juaj nëse këta shtetas janë të shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Bashkëlidhur ju dërgojmë certifikatat personale të këtyre shtetasve për procedurë dhe kompetencë”, thuhet në shkresë.

    Pas kësaj ka ardhur edhe përgjigjja nga autoritetet belge, ku kërkohet arrestimi i Frrokut. Mediat belge shkruanin një vit më parë se Mark Frroku ishte i dënuar në Belgjikë për vrasjen e një shqiptari. Deputeti shqiptar rezultonte i dënuar në Belgjikë për vrasje me 10 vite burg. Vendimi ishte dhënë në mungesë nga Gjykata e Apelit të Brukselit në vitin 2010. Frroku do të rigjykohej në muajin shkurt nga Gjykata Penale e Nivelles, pasi ai fitoi lirinë para se çështja ndaj tij të shkonte në Gjykatë. Lajmi është publikuar më 10 janar të vitit 2014, në një portal lajmesh online në Belgjikë, “NordEclair.Be”. Ndërsa pas publikimit të këtij lajmi, deputeti Frroku reagoi duke e quajtur të sajuar. Ai i hodhi poshtë akuzat, duke e cilësuar ngjarjen me prapavijë politike. Sipas tij, nuk ka asnjë precedent penal në asnjë vend të botës. Nëse do të kisha qoftë edhe problemin më të vogël me drejtësinë, nuk do të kisha marrë nënshtetësinë amerikane”, shprehej Frroku.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:


  9. #5
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    tha partia qe mark frroku do mbetet ne arrest shtepie, sepse I doli I pabese mikut te tij doshi
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar par për postimin:

    martini1984 (28-03-2015)

  11. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    Mark Frroqi & grupi NA BASHKOI DROGA DHE PROSTITUZIONI jane lule para deputetve te tjere.

    M'besoni mue, nese Frroqi asht vrases per hesap t'vet, deputetet e tjere (ato qe ne i njohim per gentelmena) kane nje tufe gangsterash mrapa qe i mbajne per femra/droge/presion e deri ne vrasje...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  12. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    Ani de nese ka bere krim le te gjykohet, askush nuk eshte mbi ligjin. Nuk gjykohet Partia Socialiste per fajin e disa personave. Ka patriote dhe njerez qe i bejne dem shtetit ne te gjitha partite. Asnje politikan nuk duhet te perzihet ne punen e prokurorise. Kini frike shtetin dhe kini frike gjithashtu Zotin.

  13. #8
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    Rroft belgu e gjermani qe na ndihmojn per te kap krimînelat ne shqiperi si ne rastin e nipit te liverit ( ne elbasàn ) dhe rastin me Frrokun (tani fale belgj).. Vrasin e presin e dalin me arrest shpie .. Omg me vjen te qaj.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  14. #9

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje


  15. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078

    Për: Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Frrokut për vrasje

    belgjika ka kohe qe e ka kerkuar me ane te interpolit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •