Berisha: Ja dy drejtorët më kryesorë të Policisë së Shtetit që drejtonin trafikun e droges nga Lazarati në Greqi e Itali
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në rrjetin social Facebook se kanë qenë dy drejtoret me kryesore te Policise se Shtetit, Albert Pata dhe Alban Ahmeti, që sipas tij, drejtonin trafikun e droges nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.
“…rreth 16 muaj me me pare Albert Pata u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Atij menjehere iu dhurua grada Drejtues i Parë fal kontributit të tij financiar dhe politik Tnumërues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013). Në muajin mars të vitit 2014 mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Sherbimet inteligjente dhe nga Autoritet ligjzbatuese Italiane, provohet se drejtuesi i kesaj njesie speciale, e cila mbulon vëzhgimin, përgjimin dhe agjent nën mbulim, ishte direkt i perfshire në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë”,- shkruan Berisha.
Teksa vijon shpjegon lidhjet, sipas ish-kryeministrit:
“Ndermjetes i tij me grupet e trafikut te droges ne jug ishte Seresi, oficeri dhe shoferi superpotent, miku i ngushte i Sajmir Tahirit qe u arrestua tek transportonte rreth 1 ton droge“.
Por çfare ndodhi pas arrestimit te Seresit?
Sipas Berishes, “Ne momentin e arrestimit te tij nga policia e Gjirokastres, Didi telefonoi ne drejtorine e policise te ketij qarku. Ai nuk kerkoi direkt lirimin e tij por iu tha atyre se ministri do merzitet shume nga arrestimi i Serezit. Pata, qe duhet te procedohej, mori vetem largimin nga drejtor per te vazhduar punen ne nje detyre tjeter”.
Pas largimit nga detyra te Albert Pates, nga Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Berisha shkruan se ne vend te tij u emerua Alban Ahmetaj:
“Ne vend te tij u emerua drejtor i njesise, Alban Ahmetaj, edhe ky i përjashtuar nga forcat e Policisë në vitin 2006, rikthehet në kundërshtim me ligjin në tetor të vitit 2013 për të vetmen arsye se ishte kontribues financiar dhe pjesmarrës direkt në strukturat e Partisë Socialiste, emërohet në detyrën e Shefit të Komisariatit nr. 4 duke iu dhuruar grada, në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe VKM për gradat. Në mars të 2014 si lidhje direkte e Tahirit dhe Didit, emërohet Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe i jepet grada Drejtues i Parë në kundërshtim me ligjin. Në muajin mars të vitit 2015 Drejtori i Përgjithshëm e largon nga kjo detyrë pasi ishte i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e lëndëve narkotike me punonjësin e policisë Hamza Demushaj. Para infiltrimit te Hamzes shefi i tij kundershton vendimin e infiltrimit dhe kerkon verifikimin e tij. Te nesermen shefi degdiset ne periferi te Shqiperise, kurse Hamza, tashme oficer i infiltruar, fillon punen per vete dhe drejtorin e tij, Alban Ahmetaj dy muaj para ketij skandali ishte nën hetim nga Njësia Taks-Forcë pranë Prokurorisë Rethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të korrupsionit (për marrje rrushfeti për punonjësit e policisë për emërime)”,- thekson Berisha.
“Por Pata dhe Ahmeti jane vetem oficere. ne sherbim te shefave te tyre, baroneve te droges ne krye te mazhorances te qelbesirave! sb”,- perfundon deklaraten e tij Sali Berisha ne Facebook.
Panorama
Krijoni Kontakt