Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit Tahiri

    Gjirokastër, kapet 1 ton drogë e blerë në Lazarat, arrestohet 45-vjeçari

    Emri:  170671.jpg

Shikime: 784

Madhësia:  17.2 KB
    GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ka përmbyllur me sukses operacionin e koduar “Ujëvara” duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, në një kamion në aksin rrugor Gjirokastër- Memaliaj.

    Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se rreth 1 ton drogë është gjetur në kamionin me targë AA308FX, që drejtohej nga shtetasi Ardjan Serezi 45 vjeç, i cili është vënë në pranga. Sipas policisë, dyshohet se i arrestuari Ardjan Serezi është punonjës i policisë në kryeqytet.

    Mësohet se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë. Ndërkohë policia po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku të lëndës narkotike.



    Sekuestrohen 1 ton marijuanë, shpallen në kërkim 2 organizatorë

    GJIROKASTER-Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy organizatorët e trafikut të rreth një ton marijuane e cila u kap mbrëmë në aksin rrugor Gjirokastër- Memaliaj.

    Përkatësisht janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale S.I dhe I.E, ndërkohë që blutë kanë sekuestruar edhe dy automjete që kanë transportuar drogën nga Lazarati për në Tepelenë.

    Lënda narkotike rreth 1 ton hashash e llojit marijuanë u sekuestrua në një kamion mbrëmjen e së shtunës në kuadër të operacionit të koduar “Ujëvara” të realizuar nga Drejtoria e Forcës Operacionale e policisë së Gjirokastrës.

    Ndërkaq policia arrestoi drejtuesin e kamionit me targa AA308FX,Ardjan Serezi, 45 vjeç, efektiv i Policisë së Shtetit, dhe konkretisht shofer në parkun e automjeteve të këtij dikasteri, i cili drejtonte kamionin me targa AA308FX.


    (d.b/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2014 më 22:36

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    PD: I arrestuari me drogë, i njohur i Tahirit. MB: Opozita u del në krah shkelësve të ligjit

    TIRANE-Partia Demokratike u shpreh sot se i arrestuari i një dite më parë në Gjirokastër me 1 ton drogë është punonjës në Policinë e Shtetit dhe i afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka tha se “I ndaluari i djeshëm nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm.”

    “I ndaluari i djeshëm, banor i kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm”, theksoi Noka.

    Droga e sekuestruar një ditë më parë, vijoi Noka, tregon qartë që linjat e trafikut të drogës të lidhura direkt me ministrin janë vendosur, dhe se ky mekanizëm, vërteton edhe një herë shqetësimin e autoriteteve italiane dhe greke për sasinë e marramendëse të drogës që po mbërrin nga Shqipëria në shtetet fqinje.

    PD i kërkoi ministrit të Brendshëm që të tregojë marrëdhëniet që ka me Ardian Serezin dhe kur është takuar për herë të fundit me të.


    PD ve ne dispozicion ku personi me shigjete sipas tyre ehste personi qe u kap me 1 ton hashash

    Emri:  81203.jpg

Shikime: 449

Madhësia:  124.1 KB

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    REAGON MINISTRIA E BRENDSHME: OPOZITA PO U DEL NË KRAH SHKELËSVE TË LIGJIT

    Ministria e Punëve të Brendshme e konsideron të pavend deklaratën e Partisë Demokratike lidhur me operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit.
    Në një reagim të shpërndarë për mediat, MB akuzon opozitën se po inkurajon krimin dhe kriminelët.

    “Po na akuzojnë pse po punojmë dhe po arrijmë rezultate domethënëse në luftën kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po sulmohet Policia e Shtetit pse po ju pret shtigjet rrjeteve të trafikut të fuqizuara ndër vite. Po tentohet të hidhet baltë mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme, pse është e vendosur të zhdukë në mënyrë përfundimtare konceptin e të paprekshmëve nga ligji në këtë vend. Ministria e Punëve të Brendshme priste që opozita, qoftë dhe për një herë të vetme t’a përshëndeste luftën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit kundër trafikut të drogës, në kuadër të së cilës një ditë më parë u kapën rreth 1 ton drogë. Priste që opozita të bëhej pjesë e kësaj lufte të madhe që synon t’a nxjerrë përfundimisht vendin tonë nga harta e zezë e trafiqeve të paligjshme.”-n thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

    “Por edhe kësaj radhe opozita zgjodhi të rreshtohej në krahun e gabuar. Me deklaratat e sotme të përfaqësuesve të saj opozita zgjodhi t’u dilte në krah shkelësve të ligjit, atyre që tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe që do të do të shkojnë përpara drejtësisë falë aftësive profesionale të Policisë dhe vendosmërisë për të mos bërë asnjë kompromis në kurriz të ligjit dhe shtetit ligjor. Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sigurojë opinionin publik se askush dhe asgjë nuk do mund t’a ndryshojnë vullnetin e plotë të Qeverisë Shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke mbështetur Policinë e Shtetit në goditjen ndaj krimit. Presim që edhe opozita të na bashkohet në krahun e shtetit ligjor.”- përfundon deklarata.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Polici e miku i ministrit te rendit Tahiri, kapet me 1 ton droge. Ose me mire te themi, "polici i Rilindjes" u kap me 1 ton droge Lazarati. Sepse ne Shqiperi policet i kemi te ndare ne "police te rrenuar te Berishes" dhe ne "police te Rilindjes".

    Tani qe e kapem policin e Rilindjes me droge, e na doli qe eshte mik i afert i ministrit te rendit Tahiri, do ta mbaje Rama ne qeveri kryezagarin e tij?

    Pas ketij lajmi, miqte italiane pertej Adriatikut do kene besim te madh tek "policet e Rilindjes" dhe miqte e tyre ministra.

    Po nese kryeministri yne nuk e largon Tahirin nga qeveria, cfare do te mendojne italianet, greket e amerikanet per te?

    Qeveria e Rilindjes se Lazaratit?

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Gjirokastër, kapet një ton drogë në kamionin me pleh

    Bllokohet një ton drogë në një kamion që transportonte ligjërisht pleh organik.

    Sasia më e madhe e marijuanës në dy vitet e fundit nga Policia e Gjirokastrës është kapur mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur për sekuestrimin e një toni marijuanë, e cila kishte për destinacion tregun italian. Transportuesi i marijuanës, një 45-vjeçar kryeqytetas, është arrestuar, ndërkohë që mendohet se në këtë trafik janë të përfshirë edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy lazaratas, të cilët dyshohet se janë tregtarët e marijuanës. Malli narkotik është gjendur në bordin e një kamioni, i cili udhëtonte nga Lazarati në drejtim të Durrësit, ku më pas do të transportohej me rrugë detare drejt Italisë. Operacioni antidrogë i koduar “Ujvara” u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, ku u finalizua në orët e vona të pasdites së të shtunës. Burimet policore konfirmojnë se lënda narkotike ishte tërhequr nga Lazarati një ditë më parë, ndërkohë që paraditen dhe mesditën e së shtunës po punohej për mbulimin e të gjithë marijuanës me qëllim fshehjen prej kontrolleve policore përgjatë rrugës. Mirëpo përmes rrugëve të fshehta, policia kishte dijeni për ngarkesën e madhe që do të dilte nga fshati Lazarat në drejtim të kryeqytetit. Marijuana është paketuar në disa qindra pako me pesha të ndryshme nga njëra-tjetra dhe ishte vendosur në pjesën e themelit të bordit të kamionit me targa AA308FX me drejtues Ardian Serezi, 45 vjeç, nga Tirana. Ky i fundit, nga të dhënat e para rezulton se është punonjës në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve, por që gjithsesi ngelet për t’u verifikuar nëse mjeti me të cilin transportonte mallin narkotik i përket kësaj drejtorie apo të jetë nën pronësinë e vetë të arrestuarit Serezi. Kjo ngelet për t’u konfirmuar gjatë orëve në vijim, pas ndërmarrjes së hetimeve të kryera nga ana e organit të akuzës së Gjirokastrës, në bashkëpunim me policinë rajonale. Kamioni në pamje të parë ishte i ngarkuar me thasë plastmasi të mbushur me pleh organik, poshtë të cilave kishte një shtrese plehu rifuxho që shërbente për të mbuluar pakot me lëndë narkotike me një peshë totale rreth një ton. Policia po vijon me intensitet operacionin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik, ndërkohë që sasia prej një toni
    është më e madhja e kapur nga Policia e Gjirokastrës, në dy vitet e fundit.

    GJIROKASTER/ PIRO NASE

    Panorama

  6. #6

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Bravo policia, po ben pune shume te mire ne parandalimin e droges duke kapur gjithe keto tone droge, dhe me kryesorja pa pyetur se kush po e leviz kete droge, qofshin police me lidhje te forta ne politike apo kriminele te thjeshte. Me pare gjithe keto ton droge leviznin lirisht, por tani s'ka me liri te tille.

  7. #7
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Polici e miku i ministrit te rendit Tahiri, kapet me 1 ton droge. Ose me mire te themi, "polici i Rilindjes" u kap me 1 ton droge Lazarati. Sepse ne Shqiperi policet i kemi te ndare ne "police te rrenuar te Berishes" dhe ne "police te Rilindjes".

    Tani qe e kapem policin e Rilindjes me droge, e na doli qe eshte mik i afert i ministrit te rendit Tahiri, do ta mbaje Rama ne qeveri kryezagarin e tij?

    Pas ketij lajmi, miqte italiane pertej Adriatikut do kene besim te madh tek "policet e Rilindjes" dhe miqte e tyre ministra.

    Po nese kryeministri yne nuk e largon Tahirin nga qeveria, cfare do te mendojne italianet, greket e amerikanet per te?

    Qeveria e Rilindjes se Lazaratit?

    Albo
    Te kishte Tahiri hise ketu,transportimi i marijuanes nuk do te ishte problem.
    Ky si minister mundet te siguron drejtuesin e kamionit me paisje dhe dokumentacion,me crast policia rrugore as nuk guxonte te bente kontroll.
    Po ti nuk din me mire prandaj ke mbetur duke nderruar titujt e temave cdo ore.

  8. #8
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Se di pse mduket nganjehere qe ne lazarat ka dore edhe faktori nderkombtar qe te mbetet keshtu i veqant

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo policia, po ben pune shume te mire ne parandalimin e droges duke kapur gjithe keto tone droge, dhe me kryesorja pa pyetur se kush po e leviz kete droge, qofshin police me lidhje te forta ne politike apo kriminele te thjeshte. Me pare gjithe keto ton droge leviznin lirisht, por tani s'ka me liri te tille.
    Bravo spiunet e policise italiane e greke qe kane zbarkuar ne Shqiperi se bashku me ndihmen e teknologjise se amerikaneve nga ajri qe po i kapin trafikantet miq te Tahirit e kompani. Tahiri sot ka frike per jeten e tij, dhe jo vetem Tahiri, por gjithe qeveria, pasi po e kuptojne qe laku i fqinjeve italiane, greke e amerikane, po u mblidhet rreth grykes perdite e me shume.

    Qeveria e Rilindjes mund t'iu hedhi hi syve shqiptareve te panxene, por nuk mund te hedhi hi syve partnereve tane nderkombetare qe kane marre "ne patronazh" Shqiperine.

    Albo

  10. #10

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Un ekomentova per artikullin qe solle, qe flet per aksionin e policise shqiptare. Po ke artikuj te tjere qe tregojne si amerikanet kapet 1 ton drgoe, silli te diskoutojme, mos i mbaj sekret. Tu themi bravo dhe amerikaneve.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •