Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 86
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Po sigurisht policia do mare masat e saj se c'kusur kam une qe s'dua te mar pjese ne proteste te ha ndonje 'qorr" ???Le te jete edhe kjo proteste e zhvilluar me qytetarine e protestes se pare si ne pjesmarrje dhe ne qetesine e zhvilluar sepse me shume pike fiton PD-ja dhe Lulja!

  2. #12

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Shkrimi nuk eshte i imi. Ju siper mos u ngerconi kaq shume me protesten e demokrateve se nuk jane kafshe dhe as serbe apo greke. Jane shqiptare qe kerkojne dicka nga qeveria e tyre. Cuditerisht nuk shoh asnje nderhyrje kaq pasionante kur flitet per krime qeveritare e kurthe per te vrare kundershtare nga njerez ne pushtet.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin

    Deri me sot,mbase dhe gaboj,nuk eshte vrare asnje politikan o kundershtar nga njerezit me pushtet. Hiq nje Azem Hajdari,qe mbase u vra per arsye te tjera.

    Pra,mund te jemi nje nga vendet ku mbase jane vrare me pak politikan,ne bote,keto 25 vjet.

    Dhe nuk po flasim per pasurimin e kundershtarve,ku çuditrisht kundershtaret politikan nuk humbin nje gjysem leku,dhe ne bisneset e tyre.

    Lind pyetja : Kush jane kundershtaret ?!

  4. #14

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Cme duhen mua kundershtaret? Une po diskutoj nje skandal te permasave gjigande brenda qeverise aktuale dhe keta tifozat e Edi Rames meazallah se bejne bip. Sa u permend mitingu i PD-se, me vrap te komentojne. Brenda 3 muajve te fundit te kane ndodhur gjera skandaloze, nje laborator gjigand kokaine, bomba me telekomande ndaj familjareve te pushtetareve e pronave te tyre, skenare per heqje qafe deputetesh etj, e keta e kane mendjen te shfryjne mllefin pse po ben PD-ja miting? Cdo force opozitare ne cdo vend demokratik perdor mitingun si forme proteste ndaj keqqeverisjes apo skandaleve financiare, politike e kriminale te qeverise apo pjestareve te saj. Ska asgje ilegale apo te papare ne kete mes. Kjo eshte ajo qe me ben pershtypje.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    loneeagle (12-03-2015)

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Cme duhen mua kundershtaret? Une po diskutoj nje skandal te permasave gjigande brenda qeverise aktuale dhe keta tifozat e Edi Rames meazallah se bejne bip. Sa u permend mitingu i PD-se, me vrap te komentojne. Brenda 3 muajve te fundit te kane ndodhur gjera skandaloze, nje laborator gjigand kokaine, bomba me telekomande ndaj familjareve te pushtetareve e pronave te tyre, skenare per heqje qafe deputetesh etj, e keta e kane mendjen te shfryjne mllefin pse po ben PD-ja miting? Cdo force opozitare ne cdo vend demokratik perdor mitingun si forme proteste ndaj keqqeverisjes apo skandaleve financiare, politike e kriminale te qeverise apo pjestareve te saj. Ska asgje ilegale apo te papare ne kete mes. Kjo eshte ajo qe me ben pershtypje.

    Po si nuk te duhen kundershtaret ! Po nuk dite kundershtaret nuk di as perse o kunder kujt o cilit proteston.

    Tani,ne kete rast,protesta eshte kunder Iliir Metes,pra kundershtari i demokrateve eshte Ilir Meta.

    Pyetja eshte : Kjo proteste organizohet;1) Ti marim leket Metes e t'ja japim Saliut dhe Lulit ? 2) Apo te shtojme (se per te mbrojtur s'ka gje) leket e Saliut dhe Lulit ?

    Apo,eshte qe Saliu dhe Luli,si organizator,po qajne hallin e popullit ?

  7. #16

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    O Serafim, pse ben loje fjalesh kot? Po ta perseris, ti me merresh me semantika, jo kundershtari, jo ky, jo ai. Une po ta them qarte: Po ndodh nje skandal i permasave te papara. Akuzohet hapur dhe me prova te pretenduara nje politikan i larte, pjese e qeverisjes aktuale. Akuzohen pjestare te tjere te kesaj qeverisje per perfshirje ne skandal, njohuri te ceshtjes dhe injorim te saj, fshehje te fakteve, te deshmitareve etj. Ca pret ti, qe ai popull te ule koken si gjithmone dhe te presi sa te plase fllucka (sic thone disa ketu) apo te ngreje zerin e te kerkoje te zhduken nga qeverisja keta maskarenj qe po ja zene frymen atij vendi. Tani ti thua leket tja marrim Metes dhe tja japim Saliut. Clidhje kane leket e njerit apo te tjetrit? Opozita (kjo qe eshte se ska tjeter) ka detyren qe te organizoje protesta kunder keqqeverisjes. Ti si popull ke ne dore te marresh pjese apo te rrish neper kafene e te llomotisesh (sic ndodh zakonisht).

  8. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    O Serafim, pse ben loje fjalesh kot? Po ta perseris, ti me merresh me semantika, jo kundershtari, jo ky, jo ai. Une po ta them qarte: Po ndodh nje skandal i permasave te papara. Akuzohet hapur dhe me prova te pretenduara nje politikan i larte, pjese e qeverisjes aktuale. Akuzohen pjestare te tjere te kesaj qeverisje per perfshirje ne skandal, njohuri te ceshtjes dhe injorim te saj, fshehje te fakteve, te deshmitareve etj. Ca pret ti, qe ai popull te ule koken si gjithmone dhe te presi sa te plase fllucka (sic thone disa ketu) apo te ngreje zerin e te kerkoje te zhduken nga qeverisja keta maskarenj qe po ja zene frymen atij vendi. Tani ti thua leket tja marrim Metes dhe tja japim Saliut. Clidhje kane leket e njerit apo te tjetrit? Opozita (kjo qe eshte se ska tjeter) ka detyren qe te organizoje protesta kunder keqqeverisjes. Ti si popull ke ne dore te marresh pjese apo te rrish neper kafene e te llomotisesh (sic ndodh zakonisht).
    Ne keto raste,ne keto protesta te rish ne kafe eshte diçka qe ja vlen.

    O Darius,nuk ka llogjike (edhe se gjendja eshte e vertete ashtu siç e pershkruan) qe te protestosh me hajdutet kunder hajduteve.
    Per vet faktin,se nuk ke alternative. E supozojme se protesta pati sukses,neser rrezohet qeveria Rama...Do shkojme ne zgjedhje,ne ato zgjedhje prap do kesh; Ramen,Saliun dhe Meten bashke. Pra kjo protest nuk ndryshon asgje,vetem perforcon rolin e opozites.

    Ne qofte se te intereson vetem roli i opozites,ke te drejte te protestosh,mbase dhe protesta ka llogjik.

  9. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po si nuk te duhen kundershtaret ! Po nuk dite kundershtaret nuk di as perse o kunder kujt o cilit proteston.

    Tani,ne kete rast,protesta eshte kunder Iliir Metes,pra kundershtari i demokrateve eshte Ilir Meta.

    Pyetja eshte : Kjo proteste organizohet;1) Ti marim leket Metes e t'ja japim Saliut dhe Lulit ? 2) Apo te shtojme (se per te mbrojtur s'ka gje) leket e Saliut dhe Lulit ?

    Apo,eshte qe Saliu dhe Luli,si organizator,po qajne hallin e popullit ?
    Ktheje rrotulloje si te duash por diçka duhet te ndryshoje e morri e mira!

    S'ke degjuar kurre ngjarje kaq tipike mafioze ne te kaluaren.
    As killera me pagese qe sfidojne cilindo politikan qe iu del perpara.
    As per eleminime me tritol biznesmenesh.
    Dhe as per kriminele me status parlamentari.
    Po ke degjuar me shumice per fakire qe vrasin veten per 30mije leke per energjine elektrike.
    Ke degjuar gjithashtu per burgosje prindi sepse lidhi elektricitetin ne kuzhine, qe te vere ne perdorim masken e oksigjenit te te birit.

    Ktheje rrotulloje si te duash, por qeveria nga protesta e kaluar, beri sikur i uli disa taksa. Aq sa ishin, por e qe te dy e dijme se nje familjeje te varfer sikur edhe 2 mije leke te vjetra t'i kurseje, i hyjne ne pune, sepse do bleje nje buke per ta shtyre nja dy dite.

    Kjo proteste do te duhej te organizohej qe Meta te jepte doreheqjen. Rama te jepte doreheqjen, Tahiri gjithashtu te jepte doreheqjen dhe te pastrohej menjehere parlamenti nga kriminelet.

    Nese keta me larte do te dorehiqeshin, nuk do binte qeveria, thjeshte do nderroheshin me disa socialiste te ndershem dhe atdhetar.
    Dhe nqs kjo gje ndodh nga njera pale, automatikisht do ndodhte edhe nga pala tjeter. Per me teper qe nje klime te tille do te zhdukej dhe nje parti me ideologji te paster hajnie si LSI-a.

    Shoqerite civile nuk jane te afta ta bejne kete proteste, as sindikatat. Keshtu duhet te ndodhte ne nje vend normal, por nuk jemi nje vend normal.

    Ama nqs nuk protestohet kreditet e dyshes Rama-Meta do 5 fishohen dhe do vazhdojne ta tallin menderen me popullin.

    Kemi eksperience te fresket zgjedhjet e kaluara! Me arrogance e gjen veten shume shpejt ne opozite...

    Dhe sa me shume rotacione paqesore te kemi aq me shume do e shendoshim demokracine e vendit!

    Keshtu qe opsioni i fundit qe njerezit do te duhej te mos t'a benin, do te ishte mosreagimi!
    Pra te ulim koken dhe te nenshtrohemi nga disa sharlataner te rendomte...

    Sigurisht secili eshte i lire te bej ate qe mendon, por nuk ke perse te paragjykosh ata fukarenjte qe do dalin neser te kerkojne liri, rend, ndopak mireqenie, ndopak kushte minimale ne shendetesi, nje arsim dinjitoz per femijet e tyre etj etj. Pra as me shume dhe as me pak se minimalen e minimales...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Militantët mblidhen te LSI, por çfarë e shqetëson Ramën?

    Emri:  edi-rama2.jpg

Shikime: 354

Madhësia:  43.9 KB

    Dhjetëra militantë të LSI u mblodhën përpara selisë së kësaj partie të mërkurën në mbrëmje.

    Disa prej tyre thanë se do jenë në krah të liderëve të kësaj partie, edhe të enjten, kur opozita të protestojë duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës.

    Tensioni në Tiranë mbetet i lartë në prag të kësaj proteste.

    Kryetari i PD, Lulzim Basha, mblodhi të rinjtë e PD dhe u kërkoi që të jenë në protestë nesër.

    “Do largojmë me çdo çmim krimin e kriminelët nga qeverisja,” tha ai.

    Por ndërkohë, kryeministri Edi Rama ishte në zyrën e Ilir Metës mëngjesin e sotëm.

    Ai u fotografua nga LSA duke dalë nga zyra e tij, ndërsa në fytyrë i lexohet njëfarë shqetësimi.

    Katër vjet më parë, ishin socialistët që protestonin për një çështje që lidhej me Ilir Metën, katër vjet më pas ai e ka aleat dhe janë demokratët që protestojnë kundër tij.

    MAPO

  11. #20

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne keto raste,ne keto protesta te rish ne kafe eshte diçka qe ja vlen.

    O Darius,nuk ka llogjike (edhe se gjendja eshte e vertete ashtu siç e pershkruan) qe te protestosh me hajdutet kunder hajduteve.
    Per vet faktin,se nuk ke alternative. E supozojme se protesta pati sukses,neser rrezohet qeveria Rama...Do shkojme ne zgjedhje,ne ato zgjedhje prap do kesh; Ramen,Saliun dhe Meten bashke. Pra kjo protest nuk ndryshon asgje,vetem perforcon rolin e opozites.

    Ne qofte se te intereson vetem roli i opozites,ke te drejte te protestosh,mbase dhe protesta ka llogjik.
    Ky komenti jot i mesiperm ben pjese ne ate qe quhet (pa te ofenduar) apati sociale.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •