
Postuar më parë nga
Albo
Qe thua ti shoku Meriamum, ne socialistave na e ka ngrene gjuhen macja keto dite. Ne socialistat, na ka mesuar Partia dy gjera shume te rendesishme. Gjeja e pare qe na ka mesuar Partia eshte "Te gjitha fajet i ka Saliu! Saliu eshte Armiku numer Nje i Popullit!" Gjeja tjeter qe na ka mesuar Partia eshte, qe kur zihemi ngushte dhe kur na e shajne Partine dhe shokun Edver per ndonje te palare qe u del ne drite, Partia na ka mesuar qe te dalim nga situata e keqe duke thene: "Te gjithe njesoj jane keta politikanet tane!" Kaq politike dime te bejme ne. Nuk dime te bejme me shume politike, pasi kaq na ka mesuar Partia.
Tani me kete "Ilir Meten" na ka gjet nje hall i madh ne socialistat. Shoku Edver na tha qe ky qen eshte njeri i korruptuar dhe eshte tradhetari i Partise dhe i shpie uje ne mulli Saliut. Dhe u ngritem ne socialistat ne kembe qe thua qe te shkonim e ta vrisnim kete Ilir Meten bashke me Saline bashke, atje ku ishin, ne Kryeministri. Shoku Doshi e Ndreu na printe, shoku Edver na shikonte sa mire luftonim nga Kulla e shokut Fidel. Bam bum ne, e shqyem deren e kryeministrise po na vershelluan plumbat mbi koke dhe ikem sa pame syte kembet. Rane 4 shoke te idealit deshmor ne mbrojtje te Partise e shokut Edver. Dhe cfare nuk tha shoku Edver per kete qenin Ilir Meta pas asaj qe ndodhi. Ore do ta pjekim te gjalle ne hell.
Nuk iku me shume se 1 vit, ore nuk u besonim syve dhe vesheve ne socialistat. Partia dhe shoku Edver na e ktheu pllaken. Shoku Edver na u ul e hengri ngjala me kete qenin Ilir Meta dhe na e beri mik. E kemi mik, e kemi tonin, dhe e duam shume Ilir Meten tha. Ne socialistave si nuk na ra pika! Ore as ne forum nuk na vinte te futeshim e te jepnim mendim, se cdo lajm na dilte fytyra e Edverit duke u puthur e perqafuar me qenin Ilir Meta. Hata e madhe qe nuk tregohet me fjale. E mbyllem gojen ne socialistat, gjakun e beme uje. Cfare te benim? Ne nuk e bejme dy fjalen e Partise e shokut Edver, keshtu jemi gatuar ne. E keqja qe na zuri, u gezuam qe fituam zgjedhjet dhe e rrezuam Saline nga pushteti. Po dale dale, ai qeni Ilir Meta nga 2 deputete na nxorri plot 16 deputete te tij. Ore na e mori kafshaten nga goja ne socialistave?! Lufto ne per Partine, derdh gjak ne per Partine, ai urte e bute na vuri shqelmin e na i zuri postet ne Kuvend me njerezit e tij.
Dhe sikur te mos mjaftonin te gjitha keto me lart, ky qeni Ilir Meta na dha edhe nje goditje te madhe tani ne fund, sa na dambllamosi fare. Ky qen na paska paguar njerez per te vrare shokun Tome Doshi, qe na printe ne shesh ne 21 janar e me te cilin kemi luftuar krah per krah. E kur doli shoku Doshi e ia numeroi nje e nga nje ne televizor, si nuk na rra dambllaja ne socialistave! Pushtetin na e mori, Kuvendin na e mori, ministrite na i mori, tani kerkon te na marri edhe jeten! Dhe kemi ngelur tani aq keq, sa nuk dijme c'bejme e flasim me vete. Bucasin televizoret, radiot e Interneti per Doshin e Meten, dhe ne socialistat rrime si te dhj.... Berishen nuk e shajme dot se shoku Doshi nuk po sulmon Berishen, po sulmon Ilir Meten dhe Edverin. Por qe te dalim e te themi qe Doshi genjen e mashtron, nuk e themi dot se shokun Doshi e kemi socialistin me te mire te gjithe Veriut te Shqiperise! Del edhe Edveri ne Kuvend e ne televizor dhe na thote: "Toma genjen, Toma shikon enderra, Toma eshte mashtrues" qe te mbroje ate qenin, dhe ne rrime e degjojme e bejme sikur nuk kuptojme.
Aman o Merrium, aman te keqen! Mbushjani mendjen atij Berishes dhe atij Bashes qe ta marrin kete qenin Ilir Meta ne stanin e tyre. Aman ore te keqen se na e shkaterroi Partine se pushtetin na e hodhi ne ere me tritol me kohe. Ore na vjen turp tu themi njerezve qe jemi socialista dhe u kemi dhene voten ketyre njerezve, aq keq ka arritur puna. Merreni ore ate qen ne kampin tuaj, po ua falim, qe t'i kthehemi edhe ne socialistat zanatit tone, te bejme ca politike duke sharre Berishen e qenien e tij Ilir Meta.
I forte ka qene ai Saliu si ka bere 4 vjet me kete qen ne qeveri! Ne as ne Qeveri nuk e futem qenin dhe ai prape na i ndezi fitilat e tritolit!
Albo
Krijoni Kontakt