Protesta e PD, një nga skenaret edhe bllokimi i Metës në Kuvend
Partia Demorkatike, po përgatitet për protestën që ka thirrur me 12 mars, për të këkruar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas akzuave ndaj tij se ka gisht në porositjen e vrasjes së deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi.
Ende nuk ka një vendim përfundimatrë, shpërndarë bazës se si do të organizohet kjo proteste, por tashmë qarkullojnë idetë e para për skenarin e marshimit. Duke qënë se protesta përkon me ditën kur mblidhet dhe parlamenti, demokratët nga i gjithë vendi drejtuar nga deputetët do të mblidhen në “Sheshin Skendërbej”, për të marshuar më pas drejt Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, synohet që protestuesit të vendosen në pjesën hyrëse të kuvendit, nga ku do të kërkohet doreheqja e Ilir Metës.
Gjithashtu flitet për një skenar që mund ta bllokojë Ilir Metën, brenda në kuvend, pasi protestuesit mund të mos lirojnë rrugët dalëse dhe hyrëse, deri në momentin që Kreyparlemntari Ilir Meta, të jap dorëheqjen.
Gjatë kohës që protestuesit do të jenë jashtë kuvendit, një pjesë e deputetëve demokrat do të futen në sallë, për t’i përcjellë kryeparlmntarit thirrjet dhe mesazhet e qytetarëve.
Partia Demokratike, prej ditës kur ish/deputeti socialist Tom Doshi, akuzoi kreun e Parlamentit se kishte porositur një atetntat ndaj tij, kërkon dorëheqjen e Ilir Metës. Për këtë qëllim përvec deklaratave publike, por dhe nismës ligjore për mocion mosbesimi, opozita shqiptare pa të udhes dhe protetsat popullore.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt