Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tahiri

    Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi, një prej tyre në farmacinë e babait të ministrit Tahiri

    *Shpërthime zinxhir me eksploziv në Tiranë, një prej tyre në farmacinë e babait të ministrit Tahiri

    *Shpërthim në banesën e ish-shefit të Komisariatit 3 në kryeqytet, Alfred Numani

    *Merren në mbrojtje nga policia Bashkim dhe Luiza Tahiri

    *Policia kryen shpërthimin e komanduar të tritolit të gjetur pranë “Vasil Shantos”
    *Prokuroria e krimeve te renda: Tre ngjarjet po hetohen së bashku



    Tre shpërthime me eksploziv kanë tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit. Shpërthimet ndodhën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, në 3 zona të ndryshme të Tiranës, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën.

    -Objektiv i një prej atentateve ka qenë farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që ndodhet pranë Spitalit nr 5.
    -Objektivi i dytë ka qënë shtëpia e Shefit të Krimeve të Rënda në Korçë, Alfred Numani.
    -Objektivi i tretë ende nuk është zbuluar, pasi eksplozivi është gjendur në stacionin e autobusit të unazës pranë “Vasil Shantos”, nga policia, e cila ka kryer vetë shpërthimin e komanduar.

    Mësohet se në këtë zonë ndodhet banesa e prindërve të ministrit Saimir Tahiri, Bashkim e Luiza Tahiri, të cilët janë marrë në ruajtje nga policia, por dhe shume prane pallatit te nenes se kryeministrit Edi Rama. Nga të tri shpërthimet, dy të realizuar nga autorët dhe i treti, i kontrolluar nga Policia, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur.
    Janë shoqëruar disa persona, si pasojë e planit të masave, por ende nuk ka të dyshuar. Janë marrë në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve që kanë lëvizur pranë farmacisë, si taksistë apo edhe personeli i spitalit numër 5.

    SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV, PROKURORIA PËR KRIME TË RËNDA: TRE NGJARJET PËR MOMENTIN PO HETOHEN SË BASHKU
    Tre ngjarjet e shpërthimit me eksploziv në Tiranë për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda.
    Kështu bëri të ditur zyrtarisht organi hetimor, duke theksuar se Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal, pas dy shpërthimeve dhe një tentative për shpërthim me lëndë eksplozive, të ndodhura mëngjesin e së Martës, dt. 10.02.2015, në disa zona të Tiranës.



    Nga të dhënat paraprake, rezulton se në orën 02.50 të datës 10.02.2015 ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive në një ambient tregtar, në pronësi të shtetasit B.T, ndodhur në rr. “Kongresi i Manastirit”.
    Rreth orës 03.50, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive në shesh-pushimin e katit të pestë të një pallati në rr. “Arben Minga” dhe janë dëmtuar banesat e shtetasit A.N, zyrtar i Policisë së Shtetit, dhe shtetasit E.F.

    Po ashtu, rreth orës 06.15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar.



    Këto tre ngjarje për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Në kuadër të këtij hetimi, po kryhen të gjithë veprimet e nevojshme proceduriale.



    Ora 03:00- News24 dhe Balkanweb u sinjalizuan nga gazetari Spartak Koka se shpërthimi i parë, ka ndodhur pikërisht në rrugën “Kongresi i Manastirit” në farmacinë “Sat Farma” në pronësi të Bashkim Tahirit, babait të ministrit Saimir Tahiri. Farmacia ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa shpërthimi dëmtuar 5 biznese dhe një automjet, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Eksplozivi është vendosur në murin e jashtëm të farmacisë, duke e shembur atë. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhen në fillim të rrugës “Kongresi i Manastirit”, ndërsa që prej momentit të ngjarjes forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën, për të identifikuar çdo person të dyshimtë apo që mund të ketë lidhje me ngjarjen.

    Ora 03:30- Vetëm pak minuta pas shpërthimit të parë, në një distancë prej 50 metrash në vijë ajrore, ka ndodhur një tjetër shpërthim me eksploziv, këtë radhë në rrugën “Arben Minga”. Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se eksplozivi është vendosur në banesën e ish-shefit të Komisariatit të Policisë, nr 3 në Tiranë, Alfred Numani, i cili aktualisht është Shef i sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Korçës. Fatmirësisht edhe nga shpërthimi i dytë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.
    Shpërthimi te “Vasil Shanto”, pranë banesave të mamasë së Ramës dhe babait të ministrit Tahiri

    Ora 08:00- Shpërthimi i tretë, ka ndodhur rreth orës 8:00 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë zonës së “Vasil Shantos”. Lënda eksplozive është gjetur në rrugë në orën 06:15 të mëngjesit, pranë stacionit të autobusit dhe policia ka bërë shpërthim të kontrolluar të saj. Shtëpia e Bashkim dhe Luiza Tahirit ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, por nuk dihet nëse ka qenë pikërisht banesa objektivi.

    Gazetari Spartak Koka njoftoi se lënda eksplozive është gjetur nga kalimtarët në stacionin e autobusit të unazës tek “Vasil Shanto”, bëhet fjalë për një kallëp eksplozivi me fije teli të nxjerra jashtë, gati për të shpërthyer. Tritoli është konstatuar nga qytetarët, që kanë njoftuar menjëherë Policinë. Forca të shumta policie ka bërë një krehje të zonës nga “Vasil Shanto” deri tek “21 Dhjetori”, jashtë rrugës “Muhamet Gjollesha”. Akti konsiderohet nga policia si akt terrorist. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të çdo biznesi në këtë segment rrugor, me qëllim zbulimin e autorëve.

    Një numër i madh efektivësh të Policisë së Shtetit, efektivë të repartit “Shqiponja”, FNSH-të, janë shpërndarë në Tiranë, duke ngritur pika kontrolli për të verifikuar çdo person të dyshimtë. Në 3 vendet e ngjarjeve janë mbledhur prova materiale dhe janë kryer veprimet procedurale, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Nuk dihet nëse tre shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

    TRITOLI NË BANESËN E SHËFIT TË KRIMEVE TË RËNDA, DËMTOHEN 6 APARTAMENTE, DYSHOHET PËR SHKAK TË DETYRËS

    Tritoli i vendosur në hyrjen e banesës së Shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Numani, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa të paktën 6 apartamente kanë mbetur të dëmtuara. Sipas ekspertëve të policisë, lënda eksplozive është vendosur në pjesën ku ndodhet matësi i ujit të pijshëm, pranë derës së banesës së Numanit. Ndërkohë që është shkatërruar totalisht sheshpushimi i katit të 5, muri anësor i shkallës është shembur totalisht. Mësohet se familja e Numanit ndodhet në SHBA. Vetë shefi i Krimeve të Rëdna, Alfred Numani ka qenë në vendin e ngjarjes ku është konsultuar me hetuesit dhe prokurorët e çështjes. Pista kryesore ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Numani është marrë në pyetje për të dhënë shpjegime për kërcënime të mundshme apo dyshime të mundshme që mund ti kenë ardhur së fundmi. Ai ka pasur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit në vitet 2003-2010.

    TAHIRI THËRRET NË TAKIM LLALLËN DHE VISHO AJAZI LIKËN

    Mbi 3 shpërthimet rresht me tritol në kryeqytet kanë sjellë takime të drejtuesve të lartë të policisë dhe organeve të hetimeve. Ministri Saimir Tahiri ka thirrur në takim në ministrinë e Brendshme, kreun e Prokurorisë, Adriatik Llalla dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

    BASHKIM TAHIRI, I ARRESTUAR GJATE FUSHATES ELEKTORALE TE 23 QERSHORIT

    Në 25 mars 2013, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2013-ës, Bashkim Tahiri, i ati i Ministrit të Brendshëm, është arrestuar nga Policia me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

    *Shpërthime zinxhir me eksploziv në Tiranë, një prej tyre në farmacinë e babait të ministrit Tahiri

    *Shpërthim në banesën e ish-shefit të Komisariatit 3 në kryeqytet, Alfred Numani

    *Merren në mbrojtje nga policia Bashkim dhe Luiza Tahiri

    *Policia kryen shpërthimin e komanduar të tritolit të gjetur pranë “Vasil Shantos”
    *Prokuroria e krimeve te renda: Tre ngjarjet po hetohen së bashku



    NË PËRDITËSIM* Tre shpërthime me eksploziv kanë tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit. Shpërthimet ndodhën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, në 3 zona të ndryshme të Tiranës, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën.

    -Objektiv i një prej atentateve ka qenë farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që ndodhet pranë Spitalit nr 5.
    -Objektivi i dytë ka qënë shtëpia e Shefit të Krimeve të Rënda në Korçë, Alfred Numani.
    -Objektivi i tretë ende nuk është zbuluar, pasi eksplozivi është gjendur në stacionin e autobusit të unazës pranë “Vasil Shantos”, nga policia, e cila ka kryer vetë shpërthimin e komanduar.

    Mësohet se në këtë zonë ndodhet banesa e prindërve të ministrit Saimir Tahiri, Bashkim e Luiza Tahiri, të cilët janë marrë në ruajtje nga policia, por dhe shume prane pallatit te nenes se kryeministrit Edi Rama. Nga të tri shpërthimet, dy të realizuar nga autorët dhe i treti, i kontrolluar nga Policia, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur.
    Janë shoqëruar disa persona, si pasojë e planit të masave, por ende nuk ka të dyshuar. Janë marrë në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve që kanë lëvizur pranë farmacisë, si taksistë apo edhe personeli i spitalit numër 5.

    Të treja ngjarjet konsiderohen nga policia si akte të pastra terroriste.
    News24 sjell pamjet filmike nga farmacia e babait te ministrit Tahiri, pak minuta pas shperthimit te tritolit



    SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV, PROKURORIA PËR KRIME TË RËNDA: TRE NGJARJET PËR MOMENTIN PO HETOHEN SË BASHKU
    Tre ngjarjet e shpërthimit me eksploziv në Tiranë për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda.
    Kështu bëri të ditur zyrtarisht organi hetimor, duke theksuar se Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal, pas dy shpërthimeve dhe një tentative për shpërthim me lëndë eksplozive, të ndodhura mëngjesin e së Martës, dt. 10.02.2015, në disa zona të Tiranës.



    Nga të dhënat paraprake, rezulton se në orën 02.50 të datës 10.02.2015 ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive në një ambient tregtar, në pronësi të shtetasit B.T, ndodhur në rr. “Kongresi i Manastirit”.
    Rreth orës 03.50, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive në shesh-pushimin e katit të pestë të një pallati në rr. “Arben Minga” dhe janë dëmtuar banesat e shtetasit A.N, zyrtar i Policisë së Shtetit, dhe shtetasit E.F.

    Po ashtu, rreth orës 06.15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar.



    Këto tre ngjarje për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Në kuadër të këtij hetimi, po kryhen të gjithë veprimet e nevojshme proceduriale.



    Ora 03:00- News24 dhe Balkanweb u sinjalizuan nga gazetari Spartak Koka se shpërthimi i parë, ka ndodhur pikërisht në rrugën “Kongresi i Manastirit” në farmacinë “Sat Farma” në pronësi të Bashkim Tahirit, babait të ministrit Saimir Tahiri. Farmacia ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa shpërthimi dëmtuar 5 biznese dhe një automjet, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Eksplozivi është vendosur në murin e jashtëm të farmacisë, duke e shembur atë. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhen në fillim të rrugës “Kongresi i Manastirit”, ndërsa që prej momentit të ngjarjes forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën, për të identifikuar çdo person të dyshimtë apo që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
    Shperthimi ne banesen Numani
    shp[erthimi te numani 13

    Ora 03:30- Vetëm pak minuta pas shpërthimit të parë, në një distancë prej 50 metrash në vijë ajrore, ka ndodhur një tjetër shpërthim me eksploziv, këtë radhë në rrugën “Arben Minga”. Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se eksplozivi është vendosur në banesën e ish-shefit të Komisariatit të Policisë, nr 3 në Tiranë, Alfred Numani, i cili aktualisht është Shef i sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Korçës. Fatmirësisht edhe nga shpërthimi i dytë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.
    Shpërthimi te “Vasil Shanto”, pranë banesave të mamasë së Ramës dhe babait të ministrit Tahiri

    Ora 08:00- Shpërthimi i tretë, ka ndodhur rreth orës 8:00 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë zonës së “Vasil Shantos”. Lënda eksplozive është gjetur në rrugë në orën 06:15 të mëngjesit, pranë stacionit të autobusit dhe policia ka bërë shpërthim të kontrolluar të saj. Shtëpia e Bashkim dhe Luiza Tahirit ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, por nuk dihet nëse ka qenë pikërisht banesa objektivi.

    20150210-090134

    Gazetari Spartak Koka njoftoi se lënda eksplozive është gjetur nga kalimtarët në stacionin e autobusit të unazës tek “Vasil Shanto”, bëhet fjalë për një kallëp eksplozivi me fije teli të nxjerra jashtë, gati për të shpërthyer. Tritoli është konstatuar nga qytetarët, që kanë njoftuar menjëherë Policinë. Forca të shumta policie ka bërë një krehje të zonës nga “Vasil Shanto” deri tek “21 Dhjetori”, jashtë rrugës “Muhamet Gjollesha”. Akti konsiderohet nga policia si akt terrorist. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të çdo biznesi në këtë segment rrugor, me qëllim zbulimin e autorëve.

    Një numër i madh efektivësh të Policisë së Shtetit, efektivë të repartit “Shqiponja”, FNSH-të, janë shpërndarë në Tiranë, duke ngritur pika kontrolli për të verifikuar çdo person të dyshimtë. Në 3 vendet e ngjarjeve janë mbledhur prova materiale dhe janë kryer veprimet procedurale, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Nuk dihet nëse tre shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

    TRITOLI NË BANESËN E SHËFIT TË KRIMEVE TË RËNDA, DËMTOHEN 6 APARTAMENTE, DYSHOHET PËR SHKAK TË DETYRËS

    Tritoli i vendosur në hyrjen e banesës së Shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Numani, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa të paktën 6 apartamente kanë mbetur të dëmtuara. Sipas ekspertëve të policisë, lënda eksplozive është vendosur në pjesën ku ndodhet matësi i ujit të pijshëm, pranë derës së banesës së Numanit. Ndërkohë që është shkatërruar totalisht sheshpushimi i katit të 5, muri anësor i shkallës është shembur totalisht. Mësohet se familja e Numanit ndodhet në SHBA. Vetë shefi i Krimeve të Rëdna, Alfred Numani ka qenë në vendin e ngjarjes ku është konsultuar me hetuesit dhe prokurorët e çështjes. Pista kryesore ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Numani është marrë në pyetje për të dhënë shpjegime për kërcënime të mundshme apo dyshime të mundshme që mund ti kenë ardhur së fundmi. Ai ka pasur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit në vitet 2003-2010.

    alfred numani1

    (Në foto, shefi i Krimeve të Rënda, Alfred Numani dhe banesa ku ndodhi shpërthimi)

    sh[erthimi te numani 7



    TAHIRI THËRRET NË TAKIM LLALLËN DHE VISHO AJAZI LIKËN

    Mbi 3 shpërthimet rresht me tritol në kryeqytet kanë sjellë takime të drejtuesve të lartë të policisë dhe organeve të hetimeve. Ministri Saimir Tahiri ka thirrur në takim në ministrinë e Brendshme, kreun e Prokurorisë, Adriatik Llalla dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

    BASHKIM TAHIRI, I ARRESTUAR GJATE FUSHATES ELEKTORALE TE 23 QERSHORIT

    Në 25 mars 2013, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2013-ës, Bashkim Tahiri, i ati i Ministrit të Brendshëm, është arrestuar nga Policia me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

    babai

    Arrestimi i tij ngjalli debate dhe reagime të ashpra nga të dyja krahët e politikës. Pas lirimit të tij, PS-ja e konsideroi arrestimin, hakmarrje politike.

    RAMA: AKT TERRORIST NDAJ FAMILJES SË MINISTRIT, AUTORËT DO MARRIN ATË QË MERITOJNË
    Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Facebook zinxhirin e shpërthimeve me tritol që u bënë ditën e sotme në Tiranë. Shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, Rama e ka cilësuar akt terrorist dhe garantoi se autorët do të marrin atë që meritojnë.
    Në komentin e tij theksohet se, qeveria ka celur luftën e re të ndarjes së shtetit nga krimi, luftë që drejtohet nga Tahiri dhe ngjarjet e sotme janë një motiv më shumë për kryerjen e detyrës në shërbim të vendit.

    (ar.sh/m.k/d.b/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Gjith sulmet me tritol duke perfshi dhe kto te tre qe kan nodh ne shqipni se fundmi jan akte te komandume prej partis terroriste demokratike shqiptare

    Ajo qerdhe kriminelesh duhet shkatrru ni or e ma para. Po kush ta shkatrroj se?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Keshtu aktesh ndodhin kur ben minister rendi nje kryebandit, nje trafikant dhe bir trafikanti. Keto sinqerisht qe jane shenja te fundit botes, te vesh Saimir Tahirin, nje Jenicer i ndyre i memes PPSH, person me probleme psiqike, suicid i ndaluar ne tentative, i kuruar ne spitalet italiane per skizofreni te rende, ne krye te nje detyre kaq te rendesishme dhe jetike sic eshte ministria e rendit, eshte njelloj sikur te vesh ujkun te ruaje delet.

    Pisa jeni te dy palet, si ju te ps ashtu dhe ju te pd. Mish per top dhe birbo te ppsh.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    duhet te ngrihet nje prokure e posacme per kundershtuar vepra te tilla te pastra terroriste kjo qe ndodh eshte terror i paster kunder gjithe shqiptareve
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 10-02-2015 më 11:06

  5. #5

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Gjith sulmet me tritol duke perfshi dhe kto te tre qe kan nodh ne shqipni se fundmi jan akte te komandume prej partis terroriste demokratike shqiptare

    Ajo qerdhe kriminelesh duhet shkatrru ni or e ma para. Po kush ta shkatrroj se?
    Per mua personalisht te dyja forcat politike jane m*U*t njera e kake tjetra. Po te japesh nje deklarate te tille si kjo qe sapo the ti eshte te jesh jo thjesht brainwashed po patollogjik ne urrejtje. Saimir Tahiri eshte nje pis, bir i nje familje kontrabandistesh e palacosh qe ju ka dale nami kohe perpara sesa Tahirua te na behej minister. Akte ndaj familjes se tij mund te jene larje hesapesh, pazare te prishura apo ku ta di une. Te akuzosh pd-ne per nje gje te tille eshte me te vertete budallallik me brire. Per me teper qe ska asnje te dhene, sado minimale qe te kete perfshirje nga PD-ja. Ti jeton dhe ne Amerike. Se ke mesuar akoma qe pa prova nuk akuzohet kot?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Palaco minister kur kontrabandisti behet shef i rendit atehere kuptohet se rendi eshte nen zero ,mbaruan si laraskat qe dy vite pushtetin e prape gjithe fajet i ka saliu...Saliu eshte ndeshkuar per keqqeverisje tani nese kane fakte ta fusin ne burg./.
    Gjaku lahet me Gjak

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Krimi në Shqipëri ka shënuar sot një nga kulmet e
    tij duke arritur të kërcënojë hapur dhe në mënyrë të
    bujshme, vetë ministrin e Brendshëm dhe pse jo
    edhe kryeministrin Edi Rama. Ky është rasti i parë
    kur familja e një zyrtari kaq të lartë terrorizohet me
    shpërthim tritoli. Vetë kryeministri e ka lexuar këtë ngjarje si një akt terrorist që i shkon si mesazh
    ministrit Saimir Tahiri dhe qeverisë, duke deklaruar
    se ata nuk do të tërhiqen në luftën kundër krimit.
    Por kush ka qenë i interesuar t’i dërgojë një mesazh
    të tillë Saimir Tahirit? A ka qenë ky mesazh edhe
    për kryeministrin Rama (një sasi tritoli e pashpërthyer u gjend nga policia pranë banesës së
    nënës së Edi Ramës)? Po oficeri i lartë i policisë,
    Alfred Numani, përse u paralajmërua gjithashtu me
    një shpërthim të fuqishëm tritoli? Çfarë mund t’i
    lidhë këto akte me njëra- tjetrën?
    Nuk ka dyshim, që ashtu siç thotë kryeministri, këto janë një kërcënim i urdhëruar dhe ekzekutuar nga
    krimi. Por Edi Rama duhet të kuptojë që ky nuk
    është një rast për të bërë politikë. “Kemi çelur
    epokën e re të ndarjes së shtetit nga krimi dhe të
    luftës dinjitoze pa ndalim e as tolerancë të shtetit
    përballë krimit”, shkruan Rama në facebook për të mos humbur mundësinë për të bërë propagandë
    edhe në një ditë të zezë si kjo. Por pikërisht bërja
    politikë edhe me rendin publik dhe mosndarja e
    shtetit nga krimi, janë shpjegimi i gjithë kësaj që
    po ndodh.
    Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri e kthyen luftën kundër krimit në një betejë propagandistike,
    banale dhe tërësisht të politizuar duke bërë
    krahasime me përqindje për numrin e viktimave
    apo sasitë e kapura të drogës. Përballë ngjarjeve të
    rënda si atentatet e shumta me tritol, vrasja e një
    bankieri në zemër të kryeqytetit, sulmet me armë të bandave kriminale, avioni i drogës në Divjakë,
    fabrika e kokainës në Xibrakë, eleminimet mafioze,
    etj, kryeministri dhe ministri kanë patur si
    rrugëdalje ose “fajin e ka Saliu” ose se bandat po
    lajnë hesapet me nxitim se do vendoset shteti ligjor
    dhe më pas nuk do të kenë mundësi të vrasin njëri- tjetrin.
    Kjo mënyrë e trajtimit të situatës kriminale në vend
    është pak të thuhet se është amatore. Strategjia se,
    me Saliun apo me idiotësi si ajo e larjes së
    hesapeve, do të mund të kapërcehet paaftësia dhe
    kriminalizimi i strukturave të larta të rendit, është thjesht një iluzion. Kryeministri Rama duhet ta
    shohë këtë situatë të rëndë që po i ndodh në një vit
    e gjysëm si pasojë e qeverisjes së tij dhe jo të sillet
    si drejtoresha e QSUT që përgjegjësinë e shkarkon
    atje ku nuk mund të jetë më. Edi Rama duhet të
    dijë se rendi dhe lufta kundër krimit nuk bëhet me fushata gjobash apo burgosje të shkelësve minorë
    të ligjit. As me lënien e kopilit në derën e pushtetit
    të shkuar. As me sulmet kundër mediave. Ajo fillon
    që nga emërimet e drejtuesve të policisë, që në
    pjesën më të madhe janë persona me lidhje të
    dyshimta me botën e krimit. Fillon edhe atëherë kur kriminelë që dyshohet se kanë suport politik
    nuk lihen të lirë të bredhin rrugëve të armatosur
    por futen në burg, aty ko sot janë ata që kanë
    vjedhur ndonjë kabëll të energjisë.
    Mbi të gjitha, si Edi Rama ashtu dhe ministri i tij, e
    kanë të qartë se njerëz të botës së krimit që i kanë përdorur për të siguruar vota dhe i kanë shpërblyer
    ose duke i futur në politikë ose duke i bërë
    “biznesmenë”, janë aty si pjesë e tyre dhe si
    dëshmi e kapjes së pushtetit të ri. Nga kjo pjesë
    nuk shkëputesh dot me deklarata boshe politike
    dhe hiletë e lënies së përgjegjësisë jetime. Shpërthimi i tritolit sot, ishte një kujtesë për këtë.
    Tri ngjarjet sot në Tiranë ishin vërtet një mesazh për
    Tahirin dhe Ramën, por jo se këta po luftojnë
    krimin pa kompromis. Por se kanë bërë kompromis
    me këdo në emër të pushtetit dhe për këtë nuk
    mund ta ketë fajin Saliu.

    Gazeta pukjane

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Ndryshojeni titullin ju lutem!!

    "TRITOL NE SHTEPINE E KONDRABANDISTIT TE ILACEVE"


    Per mu Tirana tronditet kur EdvinRucKokdhima shemb me tritol banesat e fukarenjve, dhe jo kur lajne hesapet me njani/tjetrin!!!



    Qelborilindas, ashtu mo ju lumte, hajeni njani/tjetrin tashi....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    jeta dhe prona Jane te shenjta!!! Nese Saimiri si minister ka bere pune
    te mire apo te keqe kte vleresojeni duke e
    Votuar ose duke mos e votuar ate...
    Atentatet mbeten krime monstruoze

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Gjith sulmet me tritol duke perfshi dhe kto te tre qe kan nodh ne shqipni se fundmi jan akte te komandume prej partis terroriste demokratike shqiptare

    Ajo qerdhe kriminelesh duhet shkatrru ni or e ma para. Po kush ta shkatrroj se?
    Nje zog me erdhi dhe me tha ne vesh sot ne mengjes, se tritolin e kemi prodhim Vlore, korrieri ishte po nga Vlora, dhe ishte i njejti prodhim qe i derguan shokut Rama ne Kryeministri po nuk i shpertheu.

    Po ky Shpetim Gjika dhe miqte e tij, kaq i urren keta shoket tane te Rilindjes, sa kerkon te na i vrasi fare?

    Ka kuptim jeta pa shokun Tahir dhe shokun Rama?

    O shoku Xinxo, nga humbe o derrezi!

    Ta nxjerri kete dimer i gjalle shoku Rama mo? C'thone shoket e Partise?

    Albo

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •