Rama: "Europën ta sjellim në Shqipëri e jo të ikim matanë për të gjetur Europë"
28 Tetor 2012
Shekulli
Rama: "Europën ta sjellim në Shqipëri e jo të ikim matanë për të gjetur Europë"
28 Tetor 2012
Shekulli
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2015 më 20:33
Deklarata tronditëse e ambasadorit gjerman
AGRON GJEKMARKAJ
Pak ditë më parë, ambasa dori i Gjermanisë nga qyteti i Elbasanit ku ishte për vizitë, bëri një deklaratë tronditëse, e cila e zymton ende më këtë dimër mbushur me lajme të këqija. Gjithë sa tha shkëlqesia e tij, kaloi pa shumë vëmendje mediatike!
Ndoshta nuk u gjykua ky lajmi më shqetësues. Ndër të tjera, diplomati bëri me dije se vetëm për muajin janar rreth 1650 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në vendin e tij. Kjo shifër të shtyn të bësh pyetjen sa është numri i ikanakëve çdo muaj në drejtim të Gjermanisë dhe të vendeve të tjera europiane e, më tej, sa njerëz largohen brenda një viti!? Eksodi i bujshëm e masiv nga Kosova, i organizuar me autobusë në qendër të Prishtinës nën syrin e kamerave, i cili arriti zenitin e vet në kufirin serbo-hungarez, ka eklipsuar të ngjashmin e tij në Shqipëri prej natyrës së “butë” e të “heshtur” të këtij të dytit, falë mundësisë për të lëvizur lirshëm nga Aeroporti i Rinasit pa viza.
Vetëm forma ndryshon e jo thelbi i fenomenit. Një masë e madhe shqiptarësh në të dy anët e kufirit e mendojnë të pazonjën Shqipërinë dhe Kosovën për t’i mbajtur ata dhe fëmijët e tyre të lidhur me atdheun, me dinjitetin si qytetarë normalë, me dëshira, aspirata, pse jo edhe ëndrra. Pamundësia e të jetuarit brenda një kontradikte ekzistenciale i çon tek ikja me çdo kusht. Nuk dua të abuzoj me përkimin kohor, por ritmi i ikjes është rritur tejet pas ardhjes së forcave të reja në qeverisje.
Dukej sikur Shqipëria, e cila si asnjë vend tjetër i Europës ka pothuaj gjysmën e popullsisë në emigracion, ia kishte dalë ta mbyllte këtë plagë që filloi të mavijosej menjëherë pas rënies së komunizmit, duke ekspozuar para gjithë botës të vërtetat tona historike! Kosova dha shembullin e kundërt në një moment të vështirë menjëherë pas lirisë, ku me nxitim përmallues kosovarët ktheheshin me shpresë dhe optimizëm, anipse me shtëpi të shkatërruara e mes kujtimesh të tmerrshme që tentonin t’i linin pas. Tani kanë shtetin, pavarësinë dhe ikin nga mjerimi të cilin qeverisja kombëtare nuk e platitidot duke ngjallur një zhgënjim dëshpërues. Në fakt, paskëshim pasur të bëjmë vetëm me një iluzion, i cili po dezintegrohet keq nga aktualiteti.
Ambasadorët e akredituar në vendin tonë, nëse ndjekin shembullin e kolegut gjerman dhe deklarojnë të gjitha kërkesat për azil, do të na bënin një nder për të kuptuar se në çfarë përmasash është rritur kjo hemorragji, e cila meriton analizë jo vetëm me një artikull. Arsyet që i shtyjnë njerëzit të marrin arratinë nuk janë mister për askënd dhe me lehtësi ata e drejtojnë gishtin nga varfëria, papunësia dhe pasiguria, të cilat kanë një tendencë të qartë agresiviteti. Çudia është se sa më shumë hapen zyra pune në rrethe, madje estetikisht të këndshme, qytetarët radhët i shtojnë në aeroporte dhe porte. Fjalimet plot sportivitet të ministrit të Mirëqenies nuk u siguruakan me sa duket mirëqenie. Veç të tjerash, më shumë se gjithçka, ata kanë humbur besimin te fjala në formën e premtimit.
Çdo ditë e më tepër po shndërrohemi në një shoqëri depresive. Kryefjalë e ligjërimit vendimmarrës mbetet burgu, fadroma, shtrëngimi dhe polici. Atmosfera rendohet edhe nga vetëvrasjet nga mospasja, nga kriminaliteti, mungesa e horizontit, si dhe nga propaganda që krijon dy Shqipëri, një reale e një zyrtare. Pamundësia për t’u përballur me ketë ligjërim shtyn shumëkënd të shesë çdo gjë apo të marrë borxhin e fundit për biletën dhe të ikë.
Por ambasadori gjerman tha gjithashtu që të gjithë do të kthehen mbrapsht. Të kthyerit do të jenë edhe më të mjerë dhe pa rrugëdalje. Disa do t’i binden fatit, të tjerë do ta sfidojnë duke hyrë në botën e klandestinitetit. Kështu mund të vihet në diskutim mundësia jonë për të lëvizur lirshëm e pa viza, një beteje dinjiteti e komoditeti e fituar pas një pritjeje shekullore.
Mjerimi është hall jo racional dhe nuk njeh arsye. Kjo ikje nuk do të ndalet për sa kohë qytetarëve të këtij vendi nuk u sigurohet minimumi për të jetuar, një strehë, ujë, drita, ngrohje, ilaçe dhe ushqim, minimum që shtatëvjeçarja nga Shullazi i Laçit Pamela Jahja nuk e pat dhe u nda kso jete e që ende nuk e ka as motra e saj, e cila gjithashtu përballet me pneumoninë, sepse fle nën plastmasë. Druaj se ambasadori do të na lajmërojë çdo muaj!
Panorama
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2015 më 20:31
Klik i djathte mbi Europe dhe copy.
Klik i djathte mbi Shqiperi dhe paste lol
Problemi u zgjidh, nuk ka me Shqiperi.
Pastaj rreshkite mausin andej nga afganistani,klik i djathte paste
klik i djathte mbi kuvajt,Siri,Iran Irak Turqi dhe paste ne tufe lol.
Do ishte ide e mire ti nderronin emrin Shqiperise dhe fusnin nje emer tjeter.
Emri Shqiperi lidhet me te kaluaren plot dhimbje dhe vuajtje.Fshije fare ate emer dhe fut
nje emer te ri.
Per sa kohe qe Shqiperia te kete politikane ne pushtet, atehere nuk do kete lumturi asnjehere per popullin
por vetem probleme dhe halle.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
E cfare ka tronditese ai artikull?
Asgje.
1650 Kosovare lejne Kosoven dhe shkojne ne Gjermani
Nderkohe 2000 kosovare ne Gjermani lejne Gjermanine dhe kthehen
pergjithmone ne Kosove.Kjo nuk eshte as hera e pare as hera e fundit qe ndodhin shtegetime
njerezore nga Kosova.
Eshte normale te lesh nje shtet dhe shkosh diku per arsye ekonomike.
Te gjithe ato qe kane ikur kane qene nga fshatrat,pa pune, pa ushqim
dhe iken,pse duhet te rrine ne Kosove?Per patriotizem,atdhetari?
Femijet nuk i ushqen dot me patriotizem....
Stomaku ka prioritetin nr 1 dhe jeta e mire,pastaj vjen politika dhe ndjenja kombetare patriotike.
Stomaku bosh nuk mbushet me propagande, as patriotizem. lol
te gjithe ato rob qe ikin,ikin per nje jete me te mire.
Fakti qe ka kaq largime masive tregon qe drejtimi i ekonomise dhe politikes ne Kosove eshte
komplet deshtim,nje fiasko qe nuk i ka sherbyer aspak mireqenies se popullit, por sherbyer
xhepave te politikaneve,mafiozeve
dhe hajduteve e imoraleve.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
benseven nuk jane 1650 shqiptare te Kosoves por jane te Shqiperise. Si i lexon lajmet pash zotin? lol
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
I fut te 5-sten ne dishez Beni...dhe behet i papermbjajtshem.
Jane rritur apo jane ulur kerkesat per azil?
Mund te jete e para. Mund te jete e dyta. Se kam idene. Si te them un jam 80 kile tani. Ca do me thuash bravo paske rene ne peshe? apo obobo qenke shendoshur?
Shtetsia e azil kerkuesve ne Europe. Ne tabele tregohet renditja nga viti 2009 deri ne 2013. Ne vitin 2012 ka filluar te rritet ndjeshem numri i azilkerkuesve shqiptare ne Europe.
http://www.unhcr.org/5329b15a9.html
Krijoni Kontakt