Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 150
  1. #71

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Na ka gjet nje hall i madh o shoku Rama!

    E perzume Tomen nga grupi parlamentar i PS se na kercenon dhe na ze me grushta ministrat, e na leshon bomba si keto me lart. Po problemi eshte se Toma ne Kuvend ka edhe 5-6 deputete te tjere qe i shkojne nga pas qe i kemi ne rradhet e PS dhe LSI. T'i perzeme edhe keta thua? T'i shkojne edhe keta nga pas Tomes? Po po na iken nga grupi parlamentar, sikur na bien ato numrat e kartonave per ligjet ne Kuvend o shoku Rama? Po ky Toma me miqte e tij sikur na e beri edhe Shkodren e Lezhen socialiste ne zgjedhjet e qershorit 2013? Mos na humbasin votat ne zgjedhjet e ardhshme e nuk fitojme dot me ne qarkun e Shkodres?

    Qe te flasim shkoqur o shoku Rama, "grupit te te forteve" ne Kuvend nuk u erdhi hic mire qe ti nuk na e nxorre nga burgu ate te vellane e krahut te djathte te Tomes, qe e ka te vellane ne burg e ne gjyq per vrasjen e komisarit te policise ne Tirane. Po gjyqin tjeter per dhunimin e Strazimirit, prape nuk na bere gje, na i le trimat e Tomes nen meshiren e Prokurorise dhe Gjykates. Po lere ate, po na vete e na ben ujdi me opoziten ne Bruksel qe te "de-kriminalizoni Kuvendin"! Kush jane keta kriminela ne Kuvend o shoku Rama? Mos deshe te na e shesesh "grupin e te forteve" qe Toma udheheq si grup kriminelesh? Ore shoku Rama, me ke kujton se ke te besh ti, me te birin e Kicos apo me ndonje spurdhjak socialist? Toma te vret ty dhe Tahirin ne mes te Tiranes, e mu para kamerave televizive. Kush kujton se ua hodhi ato tritolet tek farmacia e Tahirit e poshte pallatit te Anetes?! Pa le pa le, deshe ta hiqje qafe problemin e dekriminalizimit me tritol per Tomen dhe miqte e tij. Kujt i erdhi kjo ide, ty apo atij skraparlliut?

    Dalim tek halli tjeter i madh o shoku Rama. Ky Toma me kete bomben qe na leshoi, na hapi plage te vjetra. Na vuri ne shenjester Ilir Meten, njeriun me te urryer te politikes shqiptare. E kemi frike se me kete qe na beri, do te na i bashkoje edhe socialistat edhe demokratet ne protesta kunder Ilir Metes, e do te na e lere ne ne dere kesaj rradhe. Socialistet dhe demokratet nuk para bien dakord per gje tjeter, por per nje gje bien dakord: urrejtjen ndaj Ilir Metes. Ky bukuroshi i opozites e beri planin, mocionin ne Kuvend per Meten, dhe kur ne ta mbrojme Meten me kartona, kam frike se do te na leshohen demokrate e socialiste se bashku e do te vine e te vrasin ne mes te Kuvendit. E nuk kam hallin se na bie qeveria e koalicioni, kam hallin nese Zahoja do te rritet me baba apo pa baba o shoku Rama. Se ata "miqte" qe te sollen ty ne pushtet nuk te sollen qe t'iu prishesh pazaret, por t'ua ndreqesh. Dhe deri me sot nuk ua ke ndrequr, ua ke prishur.

    Dalim edhe tek halli i fundit: po mire o shoku Rama, si i behet hallit tani me keta te huajt ne Tirane? Pak se na i prishen planet me kokainen dhe na i futen njerezit tane ne burg, tani edhe kete kishim mangut ne? Me c'fytyre tu dalim perpara ketyre te huajve e tu themi se genjen Tom Doshi? Prokurori filloi hetimet dhe brenda pak ditesh, gjithe sherbimet sekrete te huaja do te zbarkojne ne Tirane, me keq se c'kishin zbarkuar. Do fillojne te fusin hundet aty ku nuk duhet. Do te na prishin pune akoma me shume se cfare na kane prishur. Do te marrin nen krahet e tyre Prokurorine e do ta detyrojne t'iu shkoje deri ne fund ketyre puneve.

    Na e lane dopio gjashten e politikes, Ilir Meten ne ne dore kesaj rradhe o shoku Rama!

    Ore pa dale, ky Doshi sikur te akuzon edhe ty qe ke qene ne dijeni te ketyre gjerave, se bashku me ministrat e tu te plotfuqishem? Mos do te thote kjo se edhe ty do te te marrin ne pyetje e do te hetojne o shoku Rama?

    Hall i madh te ka zene o shoku Rama, te gjithe po te zene me gurre...

    Ruaje koken sa te mundesh.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2015 më 21:11

  3. #73

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Emri:  2.jpg

Shikime: 413

Madhësia:  66.0 KB

    PD: Dëshmitari kyç i akuzës ndaj Ilir Metës për vrasje po torturohet në birucat e policisë ‏


    Emri:  3.jpg

Shikime: 380

Madhësia:  48.9 KB

  4. #74

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Deputeti i PD, Mëhill Fufi: Nesër do dëgjoni krismën time, uroj të ketë burra!


    Deputeti demokrat, Mëhill Fufi nuk është thirrur nga institucionet hetuese në lidhje me deklaratat e Tom Doshit se me urdhër të Ilir Metës do të vrisnin dy deputetët.

    Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se, Fufi do të flasë nesër në lidhje me këtë çështje dhe do të sqarojë se çfarë di dhe ka mësuar për atentin që po i përgatitej bashkë me deputetin Doshi.

    Ndërkaq, duke folur në studion e Abcneës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka thënë se deputeti demokrat nuk është thirrur nga asnjë insitucion për të dëshmuar.

    Paloka ka dekaruar se Mëhill Fufi nuk ka ditur asgjë për atentatin që po i përgatitej.

    Ndërkaq Paloka nga ana e tij thekson se “nuk beson që do të ketë drejtësi për akuzat e bëra”.

    Sipas nënkryetarit të PD-së, “të akuzuarit sot thirrën në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm,

    në vend që të thirreshin ata në prokurori”.

    “Mëhill Fufin do ta vrisnin për kompensim, pas vrasjes së Tom Doshit”, tha gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Sali Berisha.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Ore mire, ky Artan Hoxha si e zbuloi atentatin e Doshit?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #76
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Po vetem PD-istet i gjejne keto lajme,po nese te do dikush te vdekur do e kishte bere me kohe..
    C'jane keto shpifje politike mo amani,mqse nuk e vune minister Tomcen c'do na nxjerre me..

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Ore Lazo dhe Xinxo, boll u munduat te mbuloni diellin me shoshe se late nam u bete me keq se demokratet e para 2013.
    Jo nga e mori vesh Artani, jo PD-istet i gjejne lajmet etj etj.
    Kane dale te gjithe aktoret me te rendesishem te shtetit qe e pranuan qe e paskan ditur qe ndaj tij ishte planifikuar atentat!!!!!
    Viktima e mundshme e atentatit thote se ka regjistrim video dhe ka nje akuze konkrete per nje person.
    Keto gjera Kryeministri, Ministri i Brendshem, Kryeprokurori i kane ditur qe para 6 muajsh dhe nuk kane bere asgje.
    Vete i akuzuari pohon se ka pasur dijeni per kete ngjarje dhe nxjerr nje fakt qe menjehere sa e paska marre vesh paska mbledhur ne takim gjithe aktoret e mesiperm bashke me Brahon.
    Gjeja qe eshte me e dyshimte qe mendoj ne kete rast:
    Pse i akuzuari ne ate takim nuk ka ftuar edhe viktimen e mundshme qe tua tregonte vete ketyre personave te tjere qe merreshin me hetime informacionet qe ai sapo ja kish thene Kryetarit te kuvendit, por shkon dhe takohet me te gjithe duke perjashtuar viktimen? Pse duhej perjashtuar akuzuesi nga ai takim?
    Nje dyshim tjeter shume i madh eshte: Pse SHISH dhe Presidenti nuk dinin asgje per keto ngjarje?
    Normalisht te pakten Presidenti duhej te ishte informuar nga Kryeprokurori dhe Kryeministri duke qene se behet fjale per atentat ndaj dy deputetve dhe te gjithe institucionet ishin ne dijeni.
    Cfare ishte ai hetim qe paskan bere pas marrjes se informacionit dhe u paska dale se skishte te verteta ne ate informacion, ndersa tani pas 6 muajsh na nis nje hetim zyrtar dhe ndalohet personi qe i eshte permendur emri qe para 6 muajsh?
    Pra ne kete rast duket si nje mosdashje e shtetit per te parandaluar atentatin dhe autoret e mundshem ne kohe.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Ore dakort jam une me te gjitha, po Artan Hoxha thote se e ka zbuluar ai atentatin dhe ka njoftuar Doshin. Dmth te gjitha keto qe jane bere me pas, video e deshmise, denoncmi i Doshit etj etj kane ndodhor si pasoje e zbulimit te atentatit nga ana e Artan Hoxhes. Pyetja eshte si ndodhi kjo? Si zbuloi nje gazetar atentatin? Pyetja tjeter me e rendesihsme akoma sa do zgjase kjo flluske sapuni?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #79

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Une nuk e di se nga e gjeti Artan Hoxha por nuk cuditem se ne fund te fundit, kjo eshte puna e gazetarit investigativ. Profesioni qe ka (nese e ben ashtu sic duhet dhe ka aftesite e duhura) i mundeson zbulim lajmesh te tilla. Artani nuk eshte rast i rralle. Ne gjithe boten ke gazetare qe zbulojne e demaskojne skenare te ndryshme, nga ato politike deri tek ato kriminale, perpara organeve te drejtesise. Ti vazhdon e quan fllucke sapuni ate qe mund te konsiderohet si nder skandalet me te medhenj te qeverisjes ne Shqiperi. Pra mos genje kur ne fillim te pergjigjes tende thua qe je dakort me te gjitha. Ti je ne mohim te vazhdueshem te cdo gjeje. Nxirre koken nga byt|-|a e kalit se le nam e shiko realitetin per ate qe eshte. U bere gazi i botes o qyqar.

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Une nuk e di se nga e gjeti Artan Hoxha por nuk cuditem se ne fund te fundit, kjo eshte puna e gazetarit investigativ. Profesioni qe ka (nese e ben ashtu sic duhet dhe ka aftesite e duhura) i mundeson zbulim lajmesh te tilla. Artani nuk eshte rast i rralle. Ne gjithe boten ke gazetare qe zbulojne e demaskojne skenare te ndryshme, nga ato politike deri tek ato kriminale, perpara organeve te drejtesise. Ti vazhdon e quan fllucke sapuni ate qe mund te konsiderohet si nder skandalet me te medhenj te qeverisjes ne Shqiperi. Pra mos genje kur ne fillim te pergjigjes tende thua qe je dakort me te gjitha. Ti je ne mohim te vazhdueshem te cdo gjeje. Nxirre koken nga byt|-|a e kalit se le nam e shiko realitetin per ate qe eshte. U bere gazi i botes o qyqar.
    Jam dakort qe kane dale njerezit e kane then per atentatin e kane pranur etj etj megjithese me fakte te ndryshme por kjo ndodh shpesh.

    Ajo qe me cudit se tepermi eshte se si e zbuloi Artan Hoxha. E vetmja menyre eshte te kete informacione te brendshme.

    E quaj flluske sapuni sepse filloi nga nje ane mbaroi tek tjetra sic eshte cdo gje qe ben Doshi.

    Ajo cka duhet te te intersoje ty dhe te tjereve nuk jane deklaratat majtas djathtas por ajo cka thone te huajte qe jane neutrale.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •