Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 150
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Zbulohen nofkat e porositësve të vrasjes së Doshit e Fufit. Gazetari Hoxha: “Toni” porositi krimin, “Rezi” i survejonte deputetët

    Gazetari i “News 24”, Artan Hoxha dha detaje për personin që ka bërë porosinë, në emër të një autoriteti më të lartë se ai, për të eleminiuar dy deputetë të Kuvendit.

    “…Durim Bami, nëse është ky guri i fundit i kësaj historie. Ka një shtetas tjetër që në fakt është porositësi? Cili është? Është personi që është paraqitur në emër të një autoriteti më të rëndësishëm se ai, dhe i ka thënë që unë kërkoj të marrësh përsipër këtë gjë…500 mijë euro për Doshin dhe 100 për deputetin tjetër të PD…Porositësi çuditërisht është larguar nga territori i Shqipërisë, pasi është marrë vesh fakti se Bami është paraqitur në autoritetet e zbatimit të ligjit. Si ka mundësi që ky e ka marrë vesh këtë gjë? Dhe dyshohet se ka patur rrjedhje informaconi…”, tha Hoxha, në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.

    Sipas Hoxhës: “Ky ndodhet në Gjermani. Ka një aktivitet në zonën e Bllokut, aktivitet të shërbimit social…”.

    Gazetari u shpreh se policia dhe prokuroria kanë dijeni për porositësin dhe e kanë të identifikuar atë.

    Porositësi, tha Hoxha, njihet me nofkën “Toni”, duke mos zbuluar identitetin për arsye hetimore.

    Sipas tij një person i tretë është identifikuar në atë kohë si njeriu që ka gjurmuar lëvizjet e deputetëve në fjalë në aktivitetin e tyre të përditshëm, ai njihet me nofkën “Rezi”: “Ky është njeriu që ka bërë, nëse e keni parasysh rastin ‘Santo’, motori që vinte vërdallë në vendet ky kryente aktivitet Santo…një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rastin konkret…Njëri prej tyre është identifikuar si person që ka qëndruar pranë politikanëve të ndryshëm…”, tha Hoxha, sipas të cilit këta kanë bërë edhe gjurmimin e dy deputetëve Doshi dhe Fufi.

    Për Bamin, Hoxha tha: “Personi që është ndaluar në pikën e kufirit në Mal të Zi është Durim Bami, është një qytetar me origjinë nga Nikla. Ky person ka qenë para disa ditësh e një atentati tjetër me lëndë eksplozive. Ja ka hedhur. Është ndalur nga policia me justifikim se ka pasur dijeni në lidhje me një atentat tjetër me eksploziv natën e djeshme në Fushë Krujë. Pastaj i është nënshtruar një hetimi krejt tjetër..faktin e atentatit për ekzekutimin e deputetëve të Shqipërisë”.

    Hoxha tha se ekziston një video 37 minuta me deklarimet këtij personi.

    “Se di nga ka dalë kjo se kur policia merr në pyetje një person të tillë nëse ajo do të mos dalë ky informacion s’ka shanse që ky informacion të rrjedhi”, tha Hoxha, dukë nënvizuar se një hetim intensiv duhet të ishte bërë më herët nga prokuroria. “Pse u prit 5 muaj, por mund të ndërhyhej që në momentet e para nëse ata ishin të vërteta apo jo? Pse u zvarrit hetimi?”, tha Hoxha.

    Hoxha tha se në kohën e ekzekutimit të Artan Santos, qershor 2014, është gjetur një eksploziv nën makinën e Tom Doshit, të parkuar pranë Gjykatës Kushtetuese.

    “Kjo ngjarje nuk është bërë publike…Hetimet nuk di të kenë rezultat”, tha Hoxha.

    Panorama

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Diverison i denje edhe per Enverin ky sulmi i gjithanshem ku eshte perfshire edhe Shkelzeni bashke me te tjeret. Lajmet ne media jane mbjelle me shumice per te thene me vone shiko keta e bene i mbyllen edhe gojen
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #63

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Para 6 viteve në këtë forum jam shprehur si më poshtë:

    ...Pasardhesit e eterve, jane shume here me te rrezikshem se ata, sepse tashme ata kane ne dore nje pushtet te forte ekonomik dhe nese atyre ju jipet shansi te marrin dhe pushtet politik, personalisht kam te drejte te them se nje rrezik shume i madh ju kanoset shqiptareve - rreziku i shnderrimit perfundimtar te kombit tone ne Palermo te shekullit te 21-te!

    Kjo e keqe e madhe duhet te parandalohet
    !...

    http://www.forumishqiptar.com/threads/110579-Pse-nuk-pranon-Edi-Rama-debat-elektoral-me-Sali-Berishen/page2

    Kaq janë mundësitë tona dhe këtë e bëjmë me shumë sinqeritet! Koha po i provon të gjitha parashikimet dhe nëse do të vijojë kjo gjendje atëhere edhe Zoti nuk do të ketë se çfarê të na bëje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-03-2015 më 17:55

  4. #64

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Lexoni shkrimet e mëparshme të forumit tonë për rrezikun e modelit Rama:

    http://www.forumishqiptar.com/threads/124621-Rreziqet-e-modelit-Rama/page6

  5. #65
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Pushtet i ndyre , qeveri krimînele maska qe cirren, kur jeta e qeveritarve arrin deri ne kte pike si mund ta patashikojm jeten e nje njeriu normal?! Mjere ai popull e kta hengshin koken me njeri tjetrin!
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Show Mediatik i PS qe me qit jashte loje LSI qe me fitu zgjethjet si e vetme,,
    Gjaku lahet me Gjak

  7. #67
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    PS-LS-PD apo cdo parti tjeter ne shqiperi jan kriminela !!!!!!!!

    mua me vjen keq me keta shqiptare qe online bejn tifozllik per sala/basha/rama/meta/etc dhe mbrojn keta
    turp per keta dhe turp per ne si komb qe 100 vjet shtet kemi patur vetem hajduta dhe kriminela dhe prap shqipot bejn tifozllek sikur fitojn gje

    Ky tom doshi seshte gje tjeter vecse nje kriminel sic keta qe fajeson

    me I paster eshte nje kriminel ne burg se sa keta le...a
    Partizoni

  8. #68

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë




    S’pyet për vdekjen: Gazetari Artan Hoxha, zbulon porositësin e vrasjeve të Doshit dhe Fufit


    “Porositësi i vrasjes së dy deputetëve, Doshi dhe Fufi, ka nofkën “Toni”. Ai është larguar për në Gjermani sapo ka mësuar se atentatori i paguar prej tij, Durim Bami, ishte penduar dhe nuk i ka kryer vrasjet. Porositësi është identifikuar; ka një aktivitet të shërbimit social në Bllok.”

    Këto fakte të reja lidhur me çështjen “Tom Doshi” ka sjellë sonte në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në “News 24″, gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha. Po ashtu, ai ka zbuluar edhe përfshirjen e një personi të tretë me nofkën “Rezi”, i cili ka mbikqyrur lëvizjet e deputetëve sipas së njejtës skemë që u përdor për vrasjen e bankierit Santo, me një motorr. Ky person ka qënë shoqërues i personaliteve të larta.

    “Pra, personi ekziston, – tha Hoxha, – historia e treguar nga Doshi nuk është aq pa bazë. Pak më parë pamë një deklarim të opozitës që thoshte se personi që do të kryente atentatet, po mbahet në birucë dhe po shantazhohet. Nëse Durim Bami është personi që ka marrë përsipër të kryejë ngjarjen, rezulton se ka një shtetas tjetër që është porositësi.

    Cili është porositësi? Ai që është paraqitur në emër të një autoriteti më të lartë se ai dhe i ka kërkuar Bamit të marrë përsipër këtë punë, duke ofruar 500 mijë euro për eliminimin e Tom Doshit dhe 100 mijë euro të deputetit tjetër, Mhill Fufit.

    Çudia është se porositësi është larguar nga Shqipëria! Si e ka marrë vesh këtë? Nga ka ndodhur rrjedhja e informacionit? Po e them me siguri se ai është identifikuar, ndodhet në Gjermani në dijeninë time, ka një aktivitet të shërbimit social në zonën e Bllokut. Agjensitë e zbatimit të ligjit e dinë atë. Ai është paraqitur në emër të një njeriu më të fuqishëm se ai, siç akuzon z.Doshi, nga z.Meta, por porositësi i është paraqitur Durim Bamit,”- deklaroi Hoxha.

    “Tufani” që deputeti socialist Tom Doshi ngriti në politikën shqiptare është objekt i emisionit të sotshëm “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili. Katër të ftuarit janë: Alfred Peza, deputet i PS-së; Paskal Milo, kreu i PDS; Arjan Vasjari, gazetar dhe Enkelejd Alibeaj, ish-Ministër i Drejtësisë.



    Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer evoluimin e ngjarjeve që nga shpërthimi i akuzave të Doshit deri tek arrestimi i atentatorit të porositur, Durim Bamit dhe së fundi, tek identifikimi i porositësit të vrasjeve.

  9. #69

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Kërcënohet me jetë gazetari Artan Hoxha: Si fillim do qash për djalin tat, pastaj do jetë radha jote

    Emri:  2.JPG

Shikime: 444

Madhësia:  96.6 KB

    Emri:  3.JPG

Shikime: 465

Madhësia:  112.8 KB


    Emri:  4.jpg

Shikime: 457

Madhësia:  86.4 KB

  10. #70

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Emri:  5.jpg

Shikime: 467

Madhësia:  69.1 KB


    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •