Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 150
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ok me e mira qe duhej thene ishte PeDe-ja

    Sipas titujve zyrtare them une se ska as te majte as te djathte te gjithe jane me lekun

    E vertet,jane parti te lekut.

    Pra, mund ti ndash,ne partin e lekut te bllokut dhe ne partin e lekut te sigurimit.Dhe kaq.

    Ku xhaxhi Sali,çoç... ha nga te dyja krahet.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    nese ve re se si votohen partite ne shqiperi dhe menyra e perzgjedhjes se kanditatve ps eshte parti e djathte dhe pd eshte parti e majte , shikoni milardieret e ps per te kuptuar aludimin tim, vini re media se kush e ka kontrolluar qe ne krijimin e te ashtequajturus demokraci, vini re eksponentet drejtues se nga vijne dhe si perzgjidhen. Mendimi im eshte qe ne Shqiperi nuk ka ardhur demokracia sepse nuk ka liri medie, mendimi, respekti ndaj kundershtari. NUK KANE IDE ZHVILLIMI PER SHQIPERINE por KANE EGO PASURIMI per farefisin.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Disa vargje nga Dritero Agolli qe i shkojne shume per shtat situates se tanishme dhe seances se sotme parlamentare:

    “Në vendin tim, në vendin tënd
    E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

    Në vendin tim dhe në vendin tënd
    Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb.

    Në vendin tim dhe në vendin tënd
    Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

    Në vendin tim dhe në vendin tënd
    Një i çmendur, një vend e çmënd”
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xinxerfilli për postimin:

    WesternBlot (06-03-2015)

  5. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Frroku rrëzon Doshin: S’e kam njoftuar për asnjë atentat, s'e di pse më përfshiu

    Deklarata e deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se është vënë në dijeni nga miku i tij Mark Frroku për një atentat të mundshëm, është hedhur poshtë nga ky i fundit para prokurorëve të Krimeve të Rënda.

    Një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme tha se deputeti Frroku ka këmbëngulur se nuk ka dijeni, se nuk e ka njoftuar ndonjëherë Doshin për diçka të tillë dhe se nuk e di përse ai e ka përfshirë në këtë çështje.

    Me fraza të shkurtra, edhe në dalje të prokurorisë, kur u pyet nga TCH, Frroku pohoi se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje. “Nuk kam dijeni. Të gjitha komentet dhe thëniet ia kam thënë prokurorisë”, tha Frroku.

    Frroku këmbënguli që të ruante sekretin hetimor duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve. “Si ligjvënës nuk mund të shkel ligjin duke deklaruar këtu thëniet e mia apo të dikujt tjetër. Të gjitha që kam thënë janë në prokurori”, vijoi Frroku.

    A është tentuar një komplot ndaj Doshit? “Nuk kam dijeni dhe përsëris se thëniet ia kam thënë prokurorisë”, shtoi deputeti.

    Por ky është ende një version jozyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme, pasi askush nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e konfirmon zyrtarisht qëndrimin e deputetit Frroku. / Top Channel

    Sa dite zgjati flluska?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #115
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Frroku rrëzon Doshin: S’e kam njoftuar për asnjë atentat, s'e di pse më përfshiu

    Deklarata e deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se është vënë në dijeni nga miku i tij Mark Frroku për një atentat të mundshëm, është hedhur poshtë nga ky i fundit para prokurorëve të Krimeve të Rënda. [/B]
    ja paskan hedhur ndonje kocke frrokut..dhe ja frroku shet shokun me te ngushte..nje here e shiti shoku i ngushte rama e tash edhe frroku..frroku te pakten e ka nje arsye pasi e ka vellane prapa hekurave dhe i duhet ndonje marrveshje shit-blerjeje..duket ja paskan premtuar nje gje te tille dhe priteni ne ditet apo javet ne vazhdim kur '' drejtesia '' te thote '' jo , vellai i mark frrokut nuk e ka vrare komisar dritan lamaj jo..ishte trillim i sali berishes per te destabilizuar vendin ..''..

    eh more tome more tome..shikoji me vemendje ata qe i quaje si vellezer se si po te lene rruges nje e nga nje..i pari te la vella rama ..pas tij vella paulin sterkaj e tash se fundmi edhe vella mark frroku..kushedi sa vellezer te tjere do te nxitojne te te hedhin vetem e vetem per tu krenuar para vella rames '' ja si e shesim vellane per ty ''..me ngjan tamam si ne kohen e xhaxhit kur nese '' rrezoheshe '' ishin te shumte '' vellezerit '' qe ne vend qe te te jepnin doren te ngriheshe , te shtynin me shume..duhej ta dije ke kishe vertete si vella e ke kishe '' vella ''..me vjen keq qe nuk e paske dite se sot ne shqiperi per pese pare te shet vellai qe te ka bere nena e jo me '' vellai '' qe te rri para e mbrapa sa ke para..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 07-03-2015 më 03:54
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _MALSORI_ për postimin:

    Meriamun (07-03-2015)

  8. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Te gjithe pa perjashtim genjejne dhe mashtrojne. Vetem Doshi dhe Berisha nuk genjejne. Oburra ne proteste te hedhim qeverine
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #117

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    U be armik Doshi per ty tani? Kur une thoja qe PS ka futur kriminele ne parlament dhe permendja Doshin, ti gjithe zell me kerkoje mua te provoja qe Doshi ishte kriminel. Tani doli kunder Doshi dhe papritur u shpall armik i partise?

    Pse e fut Berishen ne kete mes? Apo avazi, kur nuk kemi ca te themi, direkt permendim Berishen se me ate e devijojme debatin dhe e kanalizojme ne gjera te tjera. Dhe nese kjo qeveri eshte kaq kriminele e korruptuar, ti ca dreq shqiptari je qe ben tifozllik apo e mbron me kaq zell? Ty ste intereson e verteta. Te te interesonte nuk dilje me vrap qe mbas 5 minutash e ulurije: Sa do zgjasi fllucka? Militantet si puna jote (nga te dyja krahet e politikes) jane produkti me i neveritshem i 25 vjeteve "demokraci". Ju jeni nga ata qe dhe bar hani po nuk i tradhetoni parimet.

  10. #118
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Ne kete rast Rama eshte i pafajshem.
    Ka zgjedhur vetem Doshin si deputet e Meten si aleat. Mjafton vetem nje "vajmedet" dhe gjerat sqarohen.

  11. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    U be armik Doshi per ty tani? Kur une thoja qe PS ka futur kriminele ne parlament dhe permendja Doshin, ti gjithe zell me kerkoje mua te provoja qe Doshi ishte kriminel. Tani doli kunder Doshi dhe papritur u shpall armik i partise?

    Pse e fut Berishen ne kete mes? Apo avazi, kur nuk kemi ca te themi, direkt permendim Berishen se me ate e devijojme debatin dhe e kanalizojme ne gjera te tjera. Dhe nese kjo qeveri eshte kaq kriminele e korruptuar, ti ca dreq shqiptari je qe ben tifozllik apo e mbron me kaq zell? Ty ste intereson e verteta. Te te interesonte nuk dilje me vrap qe mbas 5 minutash e ulurije: Sa do zgjasi fllucka? Militantet si puna jote (nga te dyja krahet e politikes) jane produkti me i neveritshem i 25 vjeteve "demokraci". Ju jeni nga ata qe dhe bar hani po nuk i tradhetoni parimet.
    Patjeter qe jam kunder Doshit sepse po ben politiken e PeDe-se. Mashtrim, diversion dhe shpifje.

    Berishen e permenda sepse nese do te shikoje seancen parlamentare te enjten ishte ne foltore gjate gjithe kohes edhe therriste per komplotin me shume se Doshi.

    Para se te komentosh merru pak me shume me politike qe te dish se cfare behet qe mos flasesh kodra pas bregut.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xinxerfilli për postimin:

    Neteorm (08-03-2015)

  13. #120

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Pse ti e quan veten qe merresh me politike? Zaten prandaj dhe gjerat shkojne aq mire aty se ka mbetur e marra me politike ne doren tende dhe disa te tjereve si ty

    p.s. xinxibile, si te pelqen fluturimi? Si kaclyc apo komlesh?

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •