Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë

    Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë


    Edhe pse bëhet fjalë për një takim futbolli, hapin e parë në përgatitjen e takimit që pritet nga të gjithë me aq shumë kërshëri e ka hedhur politika serbe.

    Shqipëri-Serbi luhet në 8 tetor, dhe serbët kanë filluar lobimin që të kenë një mbështetje sa më të madhe ndërkombëtare në ndeshjen që pritet të luhet në Shkodër.

    Edhe pse bëhet fjalë për një takim futbolli, hapin e parë në përgatitjen e takimit që pritet nga të gjithë me aq shumë kërshëri e ka hedhur politika serbe.

    Lobimi i tyre do të sjellë në Shqipëri komisionerin e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, raporton Sport News.

    Konfirmimi erdhi nga vetë Hahn para nisjes së turit të tij të dytë drejt Ballkanit, itenerar ku nuk është programuar një ndalesë në Tiranë.

    Duke shpjeguar këtë mungese Hahn u shpreh në lidhje me Shqipërinë:

    “Nuk kam me të vërtetë ende një datë të caktuar se kur do të vizitoj Shqipërinë por do të jem atje shumë shpejt. Nga ana tjetër kjo nuk duhet parë si justifikim, por ka një shpjegim pozitiv.

    Zakonisht të udhëtosh për diku është tregues se atje ka një urgjencë.

    Të mos udhëtosh për diku nënkupton se atje nuk ka probleme kaq të dukshme për momentin, por do të jem atje për të parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Shkodër.”

    Vizita e Hahn në Shqipëri pikërisht për ndeshjen me Serbinë nuk mund të jetë një rastësi por edhe fryt i përpjekjeve të politikës serbe për një mbështetje ndërkombëtare për takimin Shqipëri-Serbi.

    Pas incidenteve të rënda që shoqëruan takimin mes dy skuadrave në 14 tetorin e kaluar në Beograd kjo nuk mund të jetë më thjesht dhe vetëm një ndeshje futbolli.

    Sporti ishte ndër të rrallat takime që bëhej pa asistencën e ndërkombetarëve mes shqiptarëve dhe serbëve, por për fat të keq edhe ai nuk shpëton dot.

    Gjithcka vjen si pasojë e asaj që ndodhi në Beograd dhe paaftësisë së serbëve që të jenë pa asistencë përballë shqiptarëve.

    Tema/

  2. #2

    Për: Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë

    Po fillojne te lobojne qe tani keta. Duan te bien ne Shqiperi lloj lloj personalitetesh europiane. Te zgjuar serbet. Prania e ketyre figurave europiane i jep qetesi skuadres serbe qe asgje sdo te ndodhe. Dhe tjetra eshte qe nese serbet kane nder mend te luajne ndonje rreng duke shkaktuar provokime, e kane te lehte te na i rrasin ne si vendi prites.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po fillojne te lobojne qe tani keta. Duan te bien ne Shqiperi lloj lloj personalitetesh europiane. Te zgjuar serbet. Prania e ketyre figurave europiane i jep qetesi skuadres serbe qe asgje sdo te ndodhe. Dhe tjetra eshte qe nese serbet kane nder mend te luajne ndonje rreng duke shkaktuar provokime, e kane te lehte te na i rrasin ne si vendi prites.
    I vetmi shqetsim qe duhet tkemi osht qe neshja mos luhet me ven tjeter vec shqipris. Pervec ksaj nuk ka tjeter problem. Ne nuk na interso me bo rremuj , ne na duhen piket.

  4. #4

    Për: Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë

    Historia ka treguar qe turmat jane shume te ndjeshme ndaj provokimeve dhe kokat e nxehta jane ato qe dominojne shumicen. Pjekuria dhe vetpermbajtja e disave fatkeqesisht nuk eshte tipar i masave ne Shqiperi (edhe kudo tjeter sa per ate pune). Nje provokim i serbeve fare lehte mund te shkaktoje reagim te irrituar nga tifozet. Dhe nje provokim i dyte mund ta pershkallzoje situaten edhe me keq.

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Serbët, lobim ndërkombëtar për ndeshjen me Shqipërinë

    Ndeshja duhet të bëhet pa praninë e tifozëve serbë, dhe ata që do vinë me kombëtaren e tyre si delegacion duhet të kontrollohen në mënyrë rigoroze për të shmangur incidente të padëshiruara.

    Në të kundërt do ketë probleme sidomos duke pasur parasysh që ndeshja do zhvillohet në Shkodër.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •