Zyrtaret e sigurise ne Itali thane se do mobilizojne 5000 ushtare ne Rome dhe ne zona te tjera delikate qe mund te kthehen ne shenjestra te mundshem te sulmeve terrorriste, sidomos mbas deklarates se fundit te ISIS qe do pushtojne kryeqytetin e Italise dhe do marrin Vatikanin.
Trupat ushtarake do patrullojne rruget dhe ruajne shkolla te cifuteve, sinagoga dhe rezidenca diplomatike. Ne fillim te kesaj jave Quilliam, qe eshte nje grup mendimtaresh e intelektualesh te fuqishem te lidhur me CFR (Council on Foreign Relations) nxorren nje raport ku deklarohet se Shteti Islamik ka plane te pershkoje Mesdheun nga Afrika e Veriut dhe te sulmoje Europen.
Sipas gazetes The Telegraph, luftetaret e ISIS do pushtojne Libine dhe do e perdorin kete si porte hyrese per ne Europe. Sot ISIS deklaroi se do fusi 500 mije emigrante nga Libia si nje sulm psikologjik ndaj Perendimit. Dhe brenda ketij grupi do kete celula te shumta te ISIS te cilat do perdoren me pas per te sulmuar Europen.
Krijoni Kontakt