Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani s’e pranon pa konsultim

    Emri:  Visar-Zhiti.jpg

Shikime: 2187

Madhësia:  24.0 KB

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka propozuar Visar Zhitin ambasador në Vatikan. Propozimi i ka shkuar Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, ndërsa seanca dëgjimore për të pritet të zhvillohet ditën e hënë. Burime nga Presidenca pohuan për “Panorama” se kreu i shtetit nuk ka pranuar të dekretojë emrin e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan, me arsyen se Kryeministri Rama nuk është konsultuar më parë me të për këtë propozim.

    Përplasja Presidencë-Kryeministri vazhdon edhe pse u duk se palët gjetën një rrugë komunikimi pas pranimit dhe miratimit nga maxhoranca të dekretit të Presidentit Nishani për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
    Shkrimtari dhe diplomati Zhiti ishte ministër i qeverisë Berisha në periudhën prill-shtator 2013 kur të djathtët e lanë pushtetin. Në zgjedhjet e qershorit 2013, Visar Zhiti ishte i 13-ti në listën e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej deputet, pasi demokratët fituan vetëm 11 mandate në këtë qark.

    (m.k/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Kisha Katolike kundër Zhitit: Jo ambasador mysliman në Vatikan

    Nga: FATMIRA NIKOLLI*

    TIRANE -Kisha Katolike del kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Lajmi bëhet publik nga imzot George Frendo, ipeshkv ndihmës i dioqezës Tiranë-Durrës dhe sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike. Në një intervistë për “GAZETA SHQIPTARE”, ai jep qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike dhe arsyet pse kundërshtohet emri i Zhitit. Arsyeja në fakt, është një dhe e vetme: Besimi fetar i Zhitit. Kisha është kundër një ambasadori mysliman në Vatikan, kur Shqipëria është një vend ku 12-15% e popullsisë është katolike. Për ta, mundësitë e gjetjes së një emri katolik janë të shumta, madje imzot George Frendo, shprehet se qeveria duhet të ishte konsultuar me ipeshkvinjtë, dhe se kisha i ka shprehura ankesën e saj për “emrin Zhiti” presidentit Nishani dhe kryeministrit Rama.
    Kryeministri i vendit, Z.Edi Rama, ka propozuar si kandidat për ambasador të Shqipërisë në Vatikan, z.Visar Zhiti. Si e ka pritur Kisha Katolike këtë propozim?
    Së pari, dua të theksoj se Kisha Katolike nuk ka asgjë kundër personit Visar Zhiti. Absolutisht asgjë. Është një person me integritet. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që selia e shenjtë është një shtet shumë i veçantë, sepse edhe në kremtimet e veçanta për të cilat zakonisht ftohen ambasadorët, ka shumë kremtime liturgjike, fetare e prandaj, edhe për raste të tilla është shumë e përshtatshme që ambasadori kur është e mundshme, dhe këtu në Shqipëri sigurisht që është e mundshme, të caktohet një person katolik.
    Këtu është mundshme, sepse katolikët përfaqësojnë, 12-15% të popullsisë. Persona katolikë të aftë për këtë detyrë kemi shumë.
    Cilët mund të jenë emrat?
    Më mirë jo me emra.
    Mbase i ngarkuari me punë tani në Ambasadën e Vatikanit, z.Ardian Ndreca?
    Ardian Ndreca është paraqitur si propozim i kryeministrit për ambasador në Vatikan. Ai nuk është pranuar nga presidenti. Por, kemi shumë intelektualë të tjerë që mund të merren me diplomaci e veçanërisht me diplomacinë e selisë së shenjtë. Edhe si ambasador në selinë e shenjtë, kur është dikush që është familjar me kishën, me personelin e Kishës Katolike, atëherë kjo është sigurisht një avantazh, pasi është ambasador në një shtet të veçantë. Më duhet të theksoj se përveç kësaj, vitin e ardhshëm, ne do të përkujtojmë përvjetorin e 25-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, që nga rënia e regjimit komunist. Deri tani, qeveria gjithmonë para se të caktonte ambasadorin është konsultuar me hierarkinë dhe me ipeshkvinjtë në Shqipëri. Dhe ka qenë gjithmonë ambasador një katolik.
    Në këtë rast, qeveria nuk është konsultuar me Kishën Katolike?
    Me ipeshkvijtë jo. Për këto arsye do të dëshironim që të jetë një katolik dhe do donim që qeveria të konsultohej me ipeshkvijtë për emrin.
    Pse nuk mund ta bëjë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, një mysliman si Zhiti, i cili nuk është radikal, është i moderuar, një shkrimtar, poet, përkthyes i poezive të Papa Vojtilës, dhe që ka marrëdhënie të mira e bashkëpunim me komunitetin katolik në Shqipëri?
    Nuk dyshoj për të, nuk kemi asgjë kundër tij, siç ju thashë më lart. Por, kur është një person që është familjar me Kishën Katolike dhe vetë është katolik, atëherë kjo është për të mirën e tij. Është një cilësi plus, një avantazh për personin që e kryen këtë detyrë.
    Si ia bën Vatikani me ambasadorët e atyre shteteve që janë myslimane?
    Kjo është situatë tjetër. Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend laik. Duke respektuar laicitetin e shtetit, dhe për faktin se kemi këtë përqindje të katolikëve në këtë vend, atëherë besoj se është shumë më e përshtatshme dhe logjike që të caktohet një katolik.
    Vetë Kisha Katolike shqiptare, është konsultuar me Vatikanin? A i merr mendim Vatikani Kishës Katolike Shqiptare, për emrin e ambasadorit të Shqipërisë atje?
    Jo. Për sa e di unë jo. Di që Vatikani ka pyetur pse ende nuk është caktuar një ambasador sepse ka më shumë se një vit jemi pa ambasador për selinë e shenjtë.
    Ia keni shprehur shqetësimin tuaj për emrin e Zhitit shtetit shqiptar?
    Po, ia kemi shprehur autoriteteve shtetërore. Konkretisht presidentit dhe kryeministrit.
    Ata janë në dijeni të kundërshtimit tuaj?
    Po janë.
    Për këtë arsye e ka kundërshtuar presidenti Nishani emrin e Zhitit?
    Ne ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për letrën që kemi dërguar.
    Kur është dërguar letra?
    Pardje (të enjten). Menjëherë, pasi mësuam nga media se ishte propozuar nga kryeministri emri i zotit Zhiti.
    A duhet të jetë patjetër ambasadori i Shqipërisë në Vatikan përfaqësues i katolikëve Shqiptarë?
    Jo, vetëm se është më e përshtatshme. Dhe nuk do të ketë asnjë problem, për shtetin dhe qeverinë që të caktojë një katolik. Deri tani, gjithmonë është respektuar ky fakt.
    Cilët kanë qenë ambasadorët e Shqipërisë në Vatikan?
    Por, për shembull, Villi Kamsi ishte i pari, Pjetër Pepa, Zef Bushati, Rrok Loku, Jub Bushati. Këto mund të përmend që i kujtoj, por të gjithë janë katolikë.
    A mund të ndodhë që qëndrimi juaj të keqkuptohet? Ju doni një katolik nga veriu?
    Jo, nuk ka rëndësi që është nga veriu apo nga jugu. Mund të jetë edhe nga jugu. S’ka rëndësi, rëndësi ka të jetë katolik që të mund të zhvillojë më mirë detyrën e tij si ambasador për selinë e shenjtë.
    Janë ritet fetare që nuk i njeh një mysliman, është mënyra se si e shpreh besimin, ku është problemi?
    Jo vetëm këtë. Sigurisht që një ambasador i cili nuk është katolik, nuk e ka të detyrueshme, të shkojë për çdo kremtim liturgjik, në të cilët zakonisht ftohen ambasadorët, megjithatë, kur është një rast i veçantë, për shembull, kur shpallet një i shenjt i ri, kur emërohen kardinalë të rinj, ftohen ambasadorët. Një që nuk është katolik, në këto raste, ose nuk shkon fare, nuk është i detyruar, ose ndihet si një ‘peshk në zall’.
    Por, ai mund të shkojë siç shkon për shembull ambasadori i Kuvajtit, në një rast të tillë?
    Mund të shkojë, por dihet që ndihet jashtë vendit. ‘Peshk në zall, peshk pa ujë’.
    Papa Françesku, kur erdhi në Shqipëri, vlerësoi Shqipërinë e shqiptarët, harmoninë fetare, foli për të përndjekurit. Parë nga ky këndvështrim, fakti që zoti Zhiti është një ish-i përndjekur politik, por nga ana tjetër, sjell edhe shembullin e harmonisë fetare, a duhet të jetë një arsye më shumë pse ai duhet të shkojë?
    Kemi shumë mënyra se si të tregojmë bashkëjetesën paqësore dhe harmoninë ndërfetare. Kemi shumë raste për ta treguar. Shteti i Vatikanit është një shtet i veçantë. Për të dërguar një person si ambasador në një vend, presupozohet, që ai duhet të ketë pak idenë e diplomacisë dhe të jetë familjar me atë vend ku dërgohet si ambasador.
    Por z.Zhiti ka qenë pjesë e ambasadës tonë në Romë dhe është familjar, nuk vlen kjo?
    Po, ka qenë. Por, shteti i Vatikanit, dallon shumë, shumë nga çdo vend tjetër. Ambasadori i Vatikanit është ambasador, i një shteti që është njëkohësisht edhe një besim. Që të jetë ambasador për këtë shtet, pra për Vatikanin, nuk them një kusht, por është një përparësi që ti përkasë atij besimi.
    Megjithatë, kemi një të ngarkuar me punë atje, që është Ardian Ndreca. Ju a do ishit dakord për emrin e tij si ambasador?
    Përveç faktit se ai nuk është miratuar nga presidenti, ka edhe një problem tjetër me Ndrecën. Ai punon në një organizëm kishtar atje në Romë. Ka një klauzolë në diplomacinë e Vatikanit, që ambasadori mos të jetë një person i cili është i punësuar me organet kishtare.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Zhiti: Kisha kundër meje në Vatikan, reagim fondamentalist

    *Shkrimtari: Im bir quhej Atjon nga Ati Ynë. Jam shumë i krishterë dhe shkoj në kishë

    NGA: FATMIRA NIKOLLI
    I habitur, i tronditur dhe i pikëlluar! Kështu ndjehet Visar Zhiti, pasi Kisha Katolike doli publikisht kundër emrit të tij për ambasador të Shqipërisë në Vatikan, me arsyetimin se është mysliman. Ndërsa një ditë më parë Imzot George Frendo sqaroi qëndrimin e Kishës, sot në një intervistë mes lotësh për “Gazeta Shqiptare” Zhiti pyet: “ç’është ky njeri që më vërsulet kështu, çfarë do ai prej meje, përse i del procesit para, çfarë interesash ka?”. Ndërsa prej pak kohësh vuan humbjen e të birit, Atjonit, fëmijës së tij të vetëm, shkrimtari, poeti, ish-ministri dhe ish-i përndjekuri politik i regjimit komunist pohon se është në gjendje jo të mirë. Pyetjes nëse ai mund të kryejë detyrën e ambasadorit të Vatikan, anipse është mysliman, i përgjigjet: “Nuk ka teserë feje, siç ka teserë partie, por meqenëse po flasim, unë normalisht shkoj në kishë dhe ndez qiri”.

    Më poshtë intervista e Zhitit për “GSH”.

    Z.Zhiti, si e keni pritur kundërshtimin e Kishës Katolike për emrin tuaj si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, për shkak se jeni mysliman?
    Çfarë t’ju them? Më habiti, më tronditi, m’u duk absurde. Nuk m’u duk aspak katolike, sidomos në një Europë, ku Papa Françesku vjen në Shqipëri dhe lavdëron harmoninë fetare si emblemë e një populli. Në këto kushte, një reagim a shkrim i tillë m’u duk fondamentalist.
    Pse jeni prekur kaq shumë?
    M’u duk shkrim për një inkuizicion. Së pari, ai që ka folur, nuk e di në ka folur, në emër të vetes, a të kujt tjetër. Unë nuk e njoh dhe nuk e di a më njeh. Po patjetër që nuk më njeh. Ai nuk e di çfarë jam unë, mysliman, apo katolik, apo bektashian, apo laik. Unë, meqenëse po bëjmë këtë bisedë, kam kohë që punoj me kulturën katolike si një nga themelet e Europës së bashkuar, bashkë me kulturën antike greke, janë dy kolona të kësaj kulture. Jam përkthyes i poezive të Papa Vojtilës, jam autor i katër librave për nënë Terezën. Libri im i botuar në Itali “Croce di carne”, pra “Kryqi prej mishi”, jo kryq prej druri, kryqi i Krishtit. Pavarësisht nga origjina, unë në burg kam qenë mes priftërinjve katolikë, ata ishin midis të tjerëve, miqtë e mi. Dhe, ku e di ai që unë nuk jam pagëzuar në burg, ku ai nuk guxon të kthejë kokën ta shohë?
    Madje, Kardinali Gianfranco Ravasi, besoj se ai ka dëgjuar në televizionin italian, citon poezitë e mia të dielave. Ai ka cituar vargje të poezisë sime: “Është e ndaluar të qash në burg, megjithatë, unë e kam lumturi që di të qaj akoma”. Sot, unë kështu jam. Jam, në një gjendje të rëndë. Më duhet të pushoj së qari që të flas me ju.
    Përmendët Papa Françeskun. Pse reagimi i Kishës Katolike bie në kundërshtim me porositë e tij?
    Ajo intervistë dhe ato përgjigje janë shumë në kundërshtim me frymën e Papa Françeskut dhe kumtet që ai solli në Shqipëri. Në fjalën e tij, Papa tha: Respektimi i të drejtave njerëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit është kusht paraprak për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një vendi. Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë që duhet ruajtur me shumë kujdes, e vëmendje, e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin, ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme. Klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë për kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e i instrumentalizojnë dallimet mes besimeve të ndryshme duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm. Për përsiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi, në Hyjin e zbatimin e ligjit të tij”.
    Ndaj them se është absolutisht e kundërshtim me porositë e Atit të Shenjtë.
    Para pak kohësh, ju humbët djalin. Si e pritët këtë reagim, në kushtet që jeni?
    Unë jam në kushte të vështira dhe duke qenë në një pikëllim të tillë të thellë, habitem se si guxon një njeri të jetë aq ngacmues, aq materialist në goditjen e tij, kur im bir emrin e ka ‘Ati ynë’-Atjon. Nuk e ka Allahu ynë. Unë nuk kam asgjë me Allahun, e respektoj dhe e nderoj, por emri i djalit tim është “Ati ynë”- Atjon. Për këtë emër kam përdorur shqipen e vjetër. Shkolla e tij, edukimi i tij janë në shkollat e krishtera. Shkollën fillore e kreu në shkollën katolike “Ylber” dhe sdudjoi në Universitetin “Sacro Cuore”, universiteti katolik i Milanos.
    Ç’është ky njeri që më vërsulet kështu? Çfarë do ai prej meje? Ne jemi shtet laik. Dhe propozimi për emrin tim si ambasador është në proces. Përse i del procesit para? Çfarë interesash ka? Jemi në mes të procesit, të hënën propozimi shkon në parlament, pastaj shkon te presidenti, pastaj i shkon shtetit të Vatikanit.
    Një koleg i tij para pak kohësh shkruajti një artikull me titull “Krishtlindja që na la Atjoni”. Shkurt, nga ana njerëzore ndihem i goditur prej atij shkrimi.
    Megjithatë, për t’u kthyer tek ajo që përbën thelbin e kundërshtimit të emrit tuaj, ju, a mund ta bëni detyrën e ambasadorit paçka se nuk jeni i krishterë sikundër kërkon Kisha?
    Ai nuk e di se çfarë jam unë. Unë jam shumë i krishterë, nëse ai do ta dijë. Kam vepra të krishtera. Edhe libri im i fundit, “Lajmëtarët e Europës”, është himn për priftërinjtë e masakruar nga komunizmi. Siç ju e dini, kam disa libra për Nënë Terezën, kam takuar edhe vetë Nënë Terezën, jam shumë i lidhur me Vatikanin dhe kulturën e tij. E përsëris, që ka qenë nisma ime ardhja e ‘Mesharit’ në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Nuk e kuptoj reagimin. Ne, jemi shtet laik, nëse sipas tij, përdoret gjuha e shifrave, që Shqipëria ka 15% të popullsisë katolike, e që unë mendoj se janë më shumë, atëherë ai le të pretendojë që në Vatikan të ketë 15% të krishterë në atë ambasadë. Logjika e shifrave kjo është, nëse ai do logjikë shifrash. Bota normale, kur i ndan gjërat në përqindje i sheh kështu: nëse një shtet në popullin e tij ka edhe një etni tjetër, aq përqind të popullsisë sa ka ajo etni, aq përqind do zërë ajo në administratën e atij vendi. Maqedonia, ka 20-30% shqiptarë dhe në të gjitha ambasadat e Maqedonisë, ka 20-30% të diplomatëve shqiptarë. Nëse Shqipëria sipas zotërisë, konsiderohet vend mysliman dhe ka 15% katolik, le të pretendojë që 15% e punonjësve të jenë katolikë në të gjitha ambasadat, qoftë edhe në Vatikan dhe jo të nxjerrë brirë djallëzor për të arritur një qëllim tjetër që nuk ka lidhje me punën, me diplomacinë, me fenë, aq më tepër me Krishtërimin.
    Z. Zhiti, në fakt ai pretendon se ky është qëndrimi i Kishës Katolike, ndonëse qëndrimi i Kishës, po sipas imzot George Frendo, nuk merret parasysh në Vatikan?
    Nuk ka teserë feje, siç ka teserë partie, por meqenëse po flasim, unë normalisht shkoj në kishë dhe ndez qiri. Nga ana tjetër, kam shumë miq priftërinj, që nga Imzot Rrok Mirdita, tek Gjergj Meta, si edhe priftërinj italianë.
    Kam jetuar një vit në Institutin “Padre Monti”, mes priftërinjve, kam bërë stazh në gazetën katolike “Avvenire”. Dje (pardje) në gazetën “Avvenire’ ka dalë një shkrim i imi për romanin tim që është përkthyer në italisht, në të cilin personazhi kryesor është një vajzë gjimnaziste që e burgosin se mbante kryq dhe lexonte biblën. Para ca kohësh “Corriere della sera” dhe dje ‘Avvenire” flasin për romanin tim, ku personazhi kryesor është Ema Marku, gjimnaziste, dënohet me burg sepse mbante kryq në kohën e diktaturës. Më pas, në kohën e post diktaturës, ajo përkthente Nënë Terezën e shkruante për gratë e diktatorëve dhe forcat e errëta të Sigurimit të shtetit, e vrasin. Atë shkrim e konsideroj si pjesë e asaj vrasjeje, që më bëhet mua.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2015 më 17:53

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Ambasadorët, Nishani: Dua konsultë. Zhiti nuk shkon në Vatikan, foli për inkuizicion nga Kisha

    TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi prerë se asnjë ambasador nuk do të emërohet prej tij, nëse qeveria nuk e konsulton më parë me të kandidaturën. Në një intervistë për “ABC News”, presidenti Nishani tha se Visar Zhiti nuk është i duhuri për në Vatikan, pasi u nxitua kur foli për inkuzicion nga Kisha.

    Intervista e plotë e Presidentit Nishani:

    Gazetarja: Zoti President, politika është përfshirë në një debat dhe ju jeni në qendër të këtij debati lidhur me emërimin e ambasadorëve, lidhur me ligjin e ri të Shërbimit të Jashtëm. Ka pasur reagime me kandidaturën e Visar Zhitit, të cilin qeveria e ka propozuar Ambasador në Vatikan. Cili do të ishte komenti juaj? Ju e keni dhënë një sqarim në konferencën e fundit për shtyp që nuk e keni me emrin e zotit Zhiti, por e keni me mungesën e konsultimeve nga ana e qeverisë, ndërkohë që Ministri i Jashtëm e interpreton Kushtetutën se nuk është i domosdoshëm konsultimi. Jemi në një rast analog me rastin e emërimit të ministrave. Si Kryetar i Shtetit dhe si President i Republikës cili është komenti juaj lidhur me gjithë këto zhvillime: me Shërbimin e Jashtëm dhe me çështjen e ambasadorëve?
    Presidenti Nishani: Qëndrimi im ka qenë konstant dhe i pandryshueshëm, gjithmonë referuar më së pari respektit ndaj Kushtetutës, respektit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, respektit ndaj ligjit, por edhe në interes të zgjidhjet të çështjeve shtetërore, në interes jo thjesht të një individi të caktuar, kushdo qoftë ai, dhe pavarësisht pozicionit që ka në hierarkinë shtetërore, por në respekt të integritetit dhe të përmbushjes së misionit të shtetit shqiptar. Kështu që, dhe në rastin e dekretimit të ambasadorëve kam një qëndrim të pandryshueshëm në këtë rast, përsa kohë përfaqësoj Institucionin e Presidentit të Republikës, që pavarësisht se në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar qeverisë shqiptare që të gjitha propozimet për ambasadorë, të cilët përfaqësojnë shtetin shqiptar janë emërtesë e Kreut të Shtetit shqiptar, duhet të konsultohen paraprakisht me qëllim që gjatë kësaj konsulte të shmangen problematika që mund të shfaqen me një kandidaturë apo me një tjetër dhe mbi të gjitha, për të rakorduar dhe konkluduar se cilat janë kriteret, cilat janë veçoritë dhe aftësitë e një individi të caktuar, cilat janë mundësitë që reflekton një individ i caktuar për të shërbyer në një shtet të caktuar në interes të përmbushjes së çështjeve tona kombëtare, në interes të përmbushjes së objektivave të shtetit shqiptar dhe në interes të rritjes së miqësisë dhe forcimit të marrëdhënieve me shtetet ku shkojnë për të shërbyer. Pra, nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të Presidentit të Republikës në mbrojtje të çka përcakton Kushtetuta e vendit, në ruajtje të standardeve që kemi arritur dhe natyrisht në mbrojtje të dinjitetit dhe interesit të shtetit shqiptar dhe kjo është e pandryshueshme. Fakti që qeveria shqiptare ka vijuar edhe në rastin e fundit me një grup propozimesh të sjella në Institucionin e Presidentit për dekretim në injorim tërësisht të këtyre kërkesave të përsëritura dhe të frymës së Kushtetutës dhe detyrimit të tyre, Presidenti i Republikës tashmë nuk mund të tolerojë më qëndrime të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, shkojnë në një praktikë dhe platformë të injorimit dhe të mosrespektit të Institucionit të Presidentit të Republikës, i cili mbetet Kreu i Shtetit shqiptar.
    Gazetarja: A mund të themi që zoti Zhiti nuk do të shkojë si Ambasador në Vatikan? Ka pasur një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme ku pati një propozim unanim të politikës që të mos refuzohet kjo kandidaturë.
    Presidenti Nishani: Unë e kam shprehur dhe herë të tjera: Nuk ka të bëjë aspak me emrin e zotit Zhiti. Zoti Zhiti dhe tre-katër kandidatura të tjera, sepse nuk është vetëm ajo e zotit Zhiti, por janë disa kandidatura, kanë ardhur tek Presidenti i Republikës pa u konsultuar, pa marrë mendime përse secili prej tyre duhet të jetë ambasador në një vend të caktuar, cilat janë karakteristikat që ata kanë, cilat janë avantazhet që ata kanë për ta përmbushur misionin e tyre me sukses. Pra, ky mbetet objektivi kryesor i asaj që unë i kam cilësuar si konsulta. Për më tepër që është Presidenti i Republikës ai që i emëron ambasadorët e Shqipërisë në vendet e tjera. Qëndrimi i Komisionit të Jashtëm është një qëndrim legjitim, në mbështetje të të drejtës së tij. Deputetët tërësisht janë në të drejtën e tyre për të vendosur, për të gjykuar. Natyrisht, kompetenca e emërimit është e Presidentit të Republikës. Në gjykimin e deputetëve shumë gjëra edhe unë i ndaj me ta, në disa të tjera kam pikëpamje të ndryshme. Unë e quaj jokorrekte që një kandidat për ambasador në Vatikan të shprehet publikisht duke e konsideruar Kishën si inkuizitore. Ky është një qëndrim, i cili mund të krijojë një keqkuptim në raportet e Shqipërisë me Vatikanin. Unë mendoj që raportet e respektit reciprok të Shqipërisë me të gjitha vendet duhet të jenë mjaft të kujdesshme dhe të vlerësueshme, veçanërisht në rastin e Vatikanit, duke mos harruar që në tërësi Vatikani ka një karakteristikë shumë më të veçantë me të gjitha vendet e tjera, është i pakrahasueshëm me vendet e tjera. Shteti i Vatikanit nuk është një Republikë, as parlamentare dhe as presidenciale. Shteti i Vatikanit nuk është as një Monarki. Shteti i Vatikanit është një Seli e Shenjtë, për më tepër që ka qenë pranë shqiptarëve në momente shumë të rëndësishme të historisë sonë duke dhënë një ndihmesë të paçmuar në daljen e Shqipërisë nga sistemi i tmerrshëm i komunizmit. Mos harrojmë që para pak kohësh Papa Françesku e njoftoi publikisht vizitën e tij në Shqipëri në një moment kur diskutohej statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe ishte një moment ku kishte mjaft vende skeptike për të vlerësuar Shqipërinë si një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe mesazhi i Papa Françeskut ishte një mesazh, i cili u pasua me adresime të drejtpërdrejta të tij duke i konsideruar Shqipërinë dhe shqiptarët si një pjesë të rëndësishme të kulturës evropiane. Të mos harrojmë që para pak kohësh Papa Françesku ftoi dhe priti në Vatikan Presidenten e Kosovës, një mesazh shumë i qartë politik në respekt të të drejtave të vetëvendosjes së popullit në Kosovë. Unë besoj që shteti shqiptar, në tërësi dhe në veçanti, dhe pikërisht edhe për këto qëndrime miqësore, mbështetëse që Vatikani ka ofruar gjatë gjithë historisë Shqipërisë dhe shqiptarëve meriton që ne të trajtojmë një respekt të veçantë në sjelljen tonë diplomatike, në sjelljen tonë institucionale dhe shtetërore. Gjithsesi çështja e debatit natyrisht është një çështje që u takon individëve dhe unë si President nuk mund të futem. Mund të garantoj që shteti shqiptar është një shtet laik. Laicitetin e shtetit shqiptar nuk mund dhe nuk do ta cenojë kurrkush, por nga ana tjetër Shqipëria nuk është një vend ateist, për më tepër që ateizmi shqiptar është provuar në të shkuarën si një platformë me probleme dhe me pasoja shumë të rënda për të gjitha besimet, për të gjithë qytetarët shqiptarë në tërësi, për jetën, liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Rastin e ambasadorëve unë natyrisht do ta trajtoj në mënyrë korrekte, të drejtë, të gjithë njësoj, në respekt të së drejtës sime kushtetuese dhe mbi të gjitha në të drejtën e mbrojtjes së imazhit të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës që përfaqëson çdo qytetar të këtij vendi dhe interesit të shtetit. Interesi i shtetit është mbi gjithçka.
    Gazetarja: Ligji për shërbimin diplomatik po diskutohet në komisionet parlamentare. A do të sugjeronit që të përfshihej specifikisht dhe çështja e konsultimit apo do të prisni momentin e shprehjes suaj me dekret për këtë ligj kurdo që ai të vijë tek ju?
    Presidenti Nishani: Çështjen e konsultës e ka përcaktuar Kushtetuta. Çështjen e konsultës ia ka dhënë të drejtën e kërkesës Presidentit që në momentin kur emërtesa e ambasadorëve i është lënë Presidentit të Republikës. Çështja e konsultës është pikërisht për të shmangur problematika të tilla. Nëse do të kishte pasur një konsultë edhe për rastin më të fundit që është diskutuar në Komisionin e Jashtëm parlamentar, do t’i kisha sugjeruar dhe do të vazhdojë t’i sugjeroj qeverisë që nisur nga vlerat që ka zoti Zhiti si një njeri i kulturës, si një qytetar i devotshëm i vendit, si një intelektual mund të emërohej dhe mund të emërohet ambasador në Itali; Konsull i Përgjithshëm në Milano; mund të emërohet Ambasador në Francë si një vend i kulturës dhe kur gjithmonë jemi përfaqësuar nga njerëz të artit dhe kulturës. Pra, synimi dhe qëllimi i realizimit të këtyre konsultave ka qenë dhe kjo mbetet, të diskutohen vlerat individuale dhe ato në përshtatje me karakteristikat dhe veçoritë që ka një vend i caktuar nga një vend tjetër në raport me interesat që ka Shqipëria, ato kombëtare, ato shtetërore dhe interesin e përgjithshëm që është forcimi dhe çuarja përpara e zhvillimeve dhe marrëdhënieve me shtete të ndryshme. Ligji është një çështje që i përket Kuvendit, por mbi gjithçka mbizotëron Kushtetuta dhe Kushtetuta është mjaft e qartë kështu që nuk ka vend për dyzime në zbatimin e Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës.
    Gazetarja: Zoti President, ky ishte aktualiteti, megjithatë ditën e djeshme Tirana u trondit nga tre shpërthime që dyshohet të jenë të lidhura më njëri-tjetrin, një prej të cilëve ishte pikërisht në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm. Zoti Tahiri e ka quajtur si sulm ndaj tij, jo ndaj familjarëve të tij, si një akt terrorist, edhe mazhoranca të tillë e ka konsideruar. Keni pasur një reagim dhe ju lidhur me këtë çështje gjatë ditës së djeshme. Çfarë do t’i shtonit asaj që ju keni shprehur? Si e konsideroni ndodhinë e tre shpërthimeve në Tiranë dhe lidhur me këtë situatë kur qeveria theksoi që vjen si përgjigje e luftës së saj kundër krimit, kundër trafikantëve të drogës?
    Presidenti Nishani: Unë e ripërsëris qëndrimin tim të dënimit me ashpërsi të atyre akteve kriminale, akte të cilat mund të drejtohen ndaj çdo qytetari. Të gjithë qytetarët janë të barabartë për t’u mbrojtur dhe për të pasur garancinë e sigurisë. Lufta ndaj krimit të organizuar është një prioritet shumë i madh. Unë kam shprehur dhe shqetësime të herëpashershme për agresivitetin që ka shfaqur krimi, veçanërisht ai i organizuar, kohët e fundit në Shqipëri dhe pikërisht kjo është arsyeja që vazhdoj të inkurajoj dhe të mbështes maksimalisht të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit për bashkëpunim, bashkërendim dhe për punë profesionale. Të largohen tërësisht nga ngarkesat politike dhe ngarkesa politike duhet të largohet dhe të mos interferojë në punën e agjencive të zbatimit të ligjit. Politikanët duhet të bëjnë detyrat e tyre në hartimin e politikave, të cilat i përshtaten përballjes me sukses të sfidave që duhet të bëjnë më pas agjencitë e zbatimit të ligjit, profesionistët, në bashkëpunim me partnerët. Shoh që beteja me krimin e organizuar do të jetë një betejë e gjatë në Shqipëri, por unë jam optimist që ajo do të jetë një betejë e fituar nga shteti, do të jetë një betejë e fituar nga qytetarët shqiptarë, do të jetë një betejë e fituar nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në këtë rast si President i Republikës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen time maksimale institucionale dhe individuale të eksperiencës sime, të qëndrimeve të mia publike dhe politike si institucion në mbështetje të të gjithë këtij angazhimi të profesionistëve, të bashkëpunimit të tyre me partnerët dhe të rritjes së garancisë dhe sigurisë së jetës për çdo qytetar.
    Gazetarja: Zoti President, faleminderit për qëndrimet tuaja lidhur me zhvillimet kryesore të këtyre ditëve!
    Presidenti Nishani: Dhe unë vlerësoj shumë angazhimet dhe dinamikën që media juaj, posaçërisht dhe në veçanti, po u ofron qytetarëve në fushën e informacionit. Përgëzime!

    (er.nu/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Nje tjeter episod i "bushat-diplomacise" qe po e kthen Shqiperine dhe imazhin e saj ne bote me keq se vendet afrikane.

    1. Kandidojne dike per ambasador, pa konsultuar me pare presidentin e vendit, i cili aprovon apo refuzon kandidaturen. Po ta kishin diskutuar me presidentin me pare, nuk kishin perse bente teatro mediatike qe cudisin jo vetem shqiptaret, por mbare boten!

    2. Kandidojne dike si ambasador ne Vatikan, shtetin e gjithe katolikeve te botes, pa konsultuar me pare mekembesit e Kishes Katolike ne Shqiperi, per te marre edhe pelqimin e tyre per kandidaturen. Po ta kishin bere kete gje, nuk do te krijonin skandalin diplomatik te rradhes, mekembesin e Kishes Katolike ne Shqiperi te shprehej publik ne media kunder kandidatures.

    3. Kandidojne dike si ambasador ne Vatikan, qe sapo humbi djalin e tij te vetem, dhe ne letren e tij publik botuar ne media, e ben te qarte qe ajo qe i ndodhi i ka tronditur besimin e tij ne Zot. Si mund te beje detyren e ambasadorit dikush qe sapo mbuloi femijen e tij te vetme pak jave me pare?! Nje deshmi e qarte e mentalitetit te atyre qe bejne emerime te tilla, qe e shikojne diplomacine si nje klub miqsh e shokesh. Visar Zhiti reagon duke e quajtur Kishen dhe njerezit e saj "fondamentaliste" dhe "inkuiziciatore", duke provuar qarte perse ai nuk duhet emeruar ne kete post.

    Cmimi qe paguajme duke u besuar qeverisjen budallenjve!

    Albo

  6. #6

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Si u emeroka si ambasador ne Seline e Shenjte nje mysliman? Si mund te perfaqesoje interesat e katolikeve shqiptare nje mysliman, kete vetem Edi Rama e kupton. Sa per nje analogji: Ketu ku jetoj une, pervec Bordit Publik te Shkollave ekziston dhe Bordi Katolik. Ne nje qytet si Toronto shkollat katolike jane ne numer po aq sa publiket, e ne disa zona jane edhe me shume. Ne asnje nga keto shkolla katolike nuk punesot dot nje mesues qe nuk eshte katolik e qe nuk ka edukate katolike. Dhe behet fjale per nje institucion arsimor. Si mund te pretendohet te emerohet nje mysliman si perfaqesues i katolikeve shqiptare ne Vatikan?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Si u emeroka si ambasador ne Seline e Shenjte nje mysliman? Si mund te perfaqesoje interesat e katolikeve shqiptare nje mysliman, kete vetem Edi Rama e kupton. Sa per nje analogji: Ketu ku jetoj une, pervec Bordit Publik te Shkollave ekziston dhe Bordi Katolik. Ne nje qytet si Toronto shkollat katolike jane ne numer po aq sa publiket, e ne disa zona jane edhe me shume. Ne asnje nga keto shkolla katolike nuk punesot dot nje mesues qe nuk eshte katolik e qe nuk ka edukate katolike. Dhe behet fjale per nje institucion arsimor. Si mund te pretendohet te emerohet nje mysliman si perfaqesues i katolikeve shqiptare ne Vatikan?
    pse ambasadori i vatikanit vetem interesat e katolikve perfaqso?

    po ni shtet ortodoks si greqia gjen naj katolik qe e qon ambasador ne vatikan?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Si u emeroka si ambasador ne Seline e Shenjte nje mysliman? Si mund te perfaqesoje interesat e katolikeve shqiptare nje mysliman, kete vetem Edi Rama e kupton. Sa per nje analogji: Ketu ku jetoj une, pervec Bordit Publik te Shkollave ekziston dhe Bordi Katolik. Ne nje qytet si Toronto shkollat katolike jane ne numer po aq sa publiket, e ne disa zona jane edhe me shume. Ne asnje nga keto shkolla katolike nuk punesot dot nje mesues qe nuk eshte katolik e qe nuk ka edukate katolike. Dhe behet fjale per nje institucion arsimor. Si mund te pretendohet te emerohet nje mysliman si perfaqesues i katolikeve shqiptare ne Vatikan?
    Nuk jam ne dijeni per te gjitha shtetet e tjera por di qe Maroku dhe Egjipti kane ambasadoret e tyre ne Vatikan dhe jane muslimane.

    Vatikani eshte shtet dhe jo organizate fetare.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Kisha pershtypjen qe Jarit i binin ne qaf kot,por qenka me i trashe nga çfar duket.

    Imagjino, ku kemi aritur,ja kemi lene politiken njerezve si Bushati e Nishani ! Perpara ketyre, Lenka Cuko e Themie Thomai duken statista.

  10. #10

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    pse ambasadori i vatikanit vetem interesat e katolikve perfaqso?

    po ni shtet ortodoks si greqia gjen naj katolik qe e qon ambasador ne vatikan?
    Citim Postuar më parë nga elijsa Lexo Postimin
    Nuk jam ne dijeni per te gjitha shtetet e tjera por di qe Maroku dhe Egjipti kane ambasadoret e tyre ne Vatikan dhe jane muslimane.

    Vatikani eshte shtet dhe jo organizate fetare.
    Po ju pergjigjem te dyve me siper: Shqiperia nuk eshte Greqi, nuk eshte Marok dhe as Egjypt. Shqiperia eshte nje vend me nje perqindje te konsiderueshme katolikesh dhe si e tille e ka fare te thjeshte te perfaqesohet nga nje diplomat katolik. Kjo per arsyen e thjeshte qe ambasadori ne Vatikan duhet te trajoje edhe me Seline e Shenjte e cila eshte nje subjekt me vete nga Vatikani.

    Although the Holy See is closely associated with the Vatican City, the independent territory over which the Holy See is sovereign, the two entities are separate and distinct
    Merrni me shume informacion perpara se te komentoni.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Darius e ke gabim,ambasadori perfaqson vetem shtetin,perderisa mendohet se duhet te perfaqsoje e te mbroje interesat e te gjithe shtetasve shqiptare.

    Ne qofte se eshte ashtu siç e mendon ti,nuk duhet derguar thjesht nje katolik por nje prift katolik.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Nese ky zoteria i permbush kriteret baze per ate post, ska asgje te keqe! Marredhenia si rezultat eshte diplomatike(mes dy shteteve te pavarura), jo kryekeput fetare! Reagim i egzagjeruar!

    Apo eshte Rama "mblesatar" ne mes thuaj? Sali ku je Sali, mblidhe "kopene" Lol

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po ju pergjigjem te dyve me siper: Shqiperia nuk eshte Greqi, nuk eshte Marok dhe as Egjypt. Shqiperia eshte nje vend me nje perqindje te konsiderueshme katolikesh dhe si e tille e ka fare te thjeshte te perfaqesohet nga nje diplomat katolik. Kjo per arsyen e thjeshte qe ambasadori ne Vatikan duhet te trajoje edhe me Seline e Shenjte e cila eshte nje subjekt me vete nga Vatikani.



    Merrni me shume informacion perpara se te komentoni.
    Je komplet out.

    Shqiperia eshte shtet laik dhe ne asnje menyre nuk duhet te shikoje besimet e perfaqesuesve te tyre diplomatike. Ambasadori shqiptar ne vatikan perfaqeson interesat e gjithe shqipetareve jo vetem te atyre katolike.

  14. #14
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Zhiti nuk duhet te ndihet keq, nuk ka arsye.

    Ambasadori ne Vatikan merret me ceshtje shume te holla dhe te rendsishme....

    Nuk mund t'ja besonin Zhitit ket gje...

    Biles un mendoj qe Zhiti duhet te ndihet krenar.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  15. #15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    O Darius,

    SELIA E SHEJTE - qe thu ti ka njerez mrena, ku t'garantoj qe Zhiti asht ma njeri i mire se shumica e tyne.


    Kam ndez qirinj ne kishe - thote Zhiti...
    O shoku, nuk beshesh ambasador sepse ke ndez qirinj, si hyn n'pune kto gjana..., ato dun ndonje krokodil...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  16. #16

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Darius e ke gabim,ambasadori perfaqson vetem shtetin,perderisa mendohet se duhet te perfaqsoje e te mbroje interesat e te gjithe shtetasve shqiptare.

    Ne qofte se eshte ashtu siç e mendon ti,nuk duhet derguar thjesht nje katolik por nje prift katolik.
    Po te pergjigjem me poshte...

    Citim Postuar më parë nga elijsa Lexo Postimin
    Je komplet out.

    Shqiperia eshte shtet laik dhe ne asnje menyre nuk duhet te shikoje besimet e perfaqesuesve te tyre diplomatike. Ambasadori shqiptar ne vatikan perfaqeson interesat e gjithe shqipetareve jo vetem te atyre katolike.

    Nuk jam aspak out dhe nuk e kam zakon te them dicka nese nuk e di. Jeni ju qe spo lexoni dhe se keni idene se cfare po them. Po flas per Seline e Shenjte. Jo me kot e specifikova qe eshte komplet tjeter gje dhe ju po ngaterroheni me terma. Vatikan City apo qytet shteti i Vatikanit eshte nje entitet me vete por eshte Selia e Shenjte ajo qe mban dhe ruan marrdheniet diplomatike me vendet e tjera. Jo Vatikani por SELIA E SHENJTE. Kjo e fundit nuk eshte entitet politik por religjioz. Pra perpara se te komentoni, mundohuni te informoheni me mire dhe te keni te qarte se cfare po thuhet. Me poshte eshte nje permbledhje e shkurter ne anglisht e pozicionit te Selise se Shenjte:

    The Holy See, not the Vatican City, maintains diplomatic relations with states. Foreign embassies are accredited to the Holy See, not to the Vatican City, and it is the Holy See that establishes treaties and concordats with other sovereign entities. When necessary, the Holy See will enter a treaty on behalf of the Vatican City.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po te pergjigjem me poshte...




    Nuk jam aspak out dhe nuk e kam zakon te them dicka nese nuk e di. Jeni ju qe spo lexoni dhe se keni idene se cfare po them. Po flas per Seline e Shenjte. Jo me kot e specifikova qe eshte komplet tjeter gje dhe ju po ngaterroheni me terma. Vatikan City apo qytet shteti i Vatikanit eshte nje entitet me vete por eshte Selia e Shenjte ajo qe mban dhe ruan marrdheniet diplomatike me vendet e tjera. Jo Vatikani por SELIA E SHENJTE. Kjo e fundit nuk eshte entitet politik por religjioz. Pra perpara se te komentoni, mundohuni te informoheni me mire dhe te keni te qarte se cfare po thuhet. Me poshte eshte nje permbledhje e shkurter ne anglisht e pozicionit te Selise se Shenjte:
    Ti ngul kembe ne dicka qe as vete nuk din ti japesh shpjegim. Perderisa Selia e shenjte merr persiper te lidh marredhenie diplomatike me shtete si Egjipti , Maroku etj dhe nuk ve kushte per ambasador katolike nuk ka pse dicka e tille ti imponohet Shqiperise. Shqiperia eshte shtet laik dhe njehere po ta perseris. Perfaqesuesit diplomatike duhet te jene asnjanes sepse perfaqesojne interesat e shtetit shqiptar dhe jo te kishes katolike shqiptare qe do te thote perfaqsojne shqiptaret qofshin muslimane apo katolike e ortodokse.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po te pergjigjem me poshte...




    Nuk jam aspak out dhe nuk e kam zakon te them dicka nese nuk e di. Jeni ju qe spo lexoni dhe se keni idene se cfare po them. Po flas per Seline e Shenjte. Jo me kot e specifikova qe eshte komplet tjeter gje dhe ju po ngaterroheni me terma. Vatikan City apo qytet shteti i Vatikanit eshte nje entitet me vete por eshte Selia e Shenjte ajo qe mban dhe ruan marrdheniet diplomatike me vendet e tjera. Jo Vatikani por SELIA E SHENJTE. Kjo e fundit nuk eshte entitet politik por religjioz. Pra perpara se te komentoni, mundohuni te informoheni me mire dhe te keni te qarte se cfare po thuhet. Me poshte eshte nje permbledhje e shkurter ne anglisht e pozicionit te Selise se Shenjte:
    Po diskuton per permasat e teritorit,se aty qendron ndryshimi i Selise me Vatikanin,kur diskutimi eshte se çfare perfaqson ambasadori i nje shteti edhe ne Vatikan.
    Papa,Selia Apostolike,Vatikani,Kisha Katolike jane e njejta gje.
    Per te qene me te qarte, Selia e Shenjte (simbas "ligjit" italian) eshte:"Ne Seline e Shenjte,ne te cilen permblidhen perfaqesimi i Kishes Katolike dhe Shtetit te Qytetit te Vatikanit,i njihet e drejta internacionale..etj etj

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po diskuton per permasat e teritorit,se aty qendron ndryshimi i Selise me Vatikanin,kur diskutimi eshte se çfare perfaqson ambasadori i nje shteti edhe ne Vatikan.
    Papa,Selia Apostolike,Vatikani,Kisha Katolike jane e njejta gje.
    Per te qene me te qarte, Selia e Shenjte (simbas "ligjit" italian) eshte:"Ne Seline e Shenjte,ne te cilen permblidhen perfaqesimi i Kishes Katolike dhe Shtetit te Qytetit te Vatikanit,i njihet e drejta internacionale..etj etj
    Je shume i sakte. Nese selia e shenjte kerkon besimtare katolike atehere ti cojne ndonje prift jo perfaqsues diplomatik.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, presidenti dhe Kisha kundër

    Citim Postuar më parë nga elijsa Lexo Postimin
    Je shume i sakte. Nese selia e shenjte kerkon besimtare katolike atehere ti cojne ndonje prift jo perfaqsues diplomatik.
    Vaticani nuk mund te kerkoje budalliqe alla-shqiptarçe,kur edhe Pape mund te zgjidhet nje laik edhe i pa pagezuar.

    Dergohet ne nje vend, nje ambasador, qe di gjuhen o qe ka te njejten fe...,ne shenje respekti ...etj etj,por gjithmone qe te mbroje interesat e shtetit...jo interesa komunitetesh e individesh.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •