Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 99
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Ti qeke militant.Fjalet e tua nuk mund te merren per baze se jane kot. Hajt te themi cte themi meqe skemi ca te themi.
    Ja fuske dhe ti kot si derjansi qe thot se shperthimet i ka bere PD.
    Pyetje per Dariusin : Sa beson tek media amerikane ti darius?

    Sot shqipria nuk ka shtet as nuk ka per te pas edhe per nja 20 - 30 vjet te tjera. Po ni dite (edhe pse vone) do bohet shtet dhe atje. E athere do bindesh qe derjansi nuk ja kishte fut kot.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #42
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Po Saliu kriminel eshte dhe as qe vihet ne dyshim por problemi i madh qe keni ju eshte se mendoni qe Edvin Tahiri eshte i rene prej qielli dhe akoma se kafshuar mollen e mekatit
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #43

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Nese burimi informacioni ke shtypin atehere je i vdekur ne debat.

    Llogjika nuk funksionin ne te njejten menyre sepse nese nuk ke prova per ato qe thua i bie te jesh shpifes. Nuk eshte njelloj te thuash qe Darius eshte kontrabandist po une skam prova ato mi gjej ti, dhe te thuash Darius nuk eshte kontrabandist sepse faktikisht ska prova.

    Nese tregojne ndonjegje shenjestra e ketyre shperthimeve eshte indinjata e krimit qe lulezonte kunder aksioneve te vazhdueshem te policise. Vihet re fare qarte paterna e krimeve, shperthimeve, dhe egzekutimeve kete vit te fundit.

    Edhe ti bazohesh tek shtypi. Ske ku te bazohesh ne vend tjeter. Ai eshte informacioni ne dispozicion te publikut. Sa per llogjiken qe me permend ketu ja ke futur kot. Sepse llogjika ime ne ndertimin e debatit eshte po aq biased sa dhe jotja sepse serisht, te dy bazohemi tek te njejtat burime informacioni. Vetem nqs ti je i brendshem dhe di gjera qe si dine te tjeret, atehere na i sqaro ato.

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Mor tahiri mund jete trafikant ilaqesh e hajdut kasetofonash. Po te pakten vrases e kriminel se saliu nuk asht.

    Doni fakte? Fakte ska, po kam lexu shtypin.

    Po mer, Sala kriminel eshte. Po ca me duhet mua Sala ne kete mes? Cpune ka Sala ne gjithe kete histori njehere? Sala nuk eshte ne pushtet, Eshte Tahiri e kompani dhe krimet po ndodhin ne qeverisjen e tyre. Ju ka ngelur ora tek Sala. Skeni argument tjeter me cfare te mbroheni e nje e me dy Sala, Sala.

  4. #44
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Mos u merzitni shoke te te dyja partive ... ne fund te fundit u thyen ca xhama e u plasariten disa dyer e suva muri ... po andej nga Myzeqeja e Laberia u be nami ... u mbyten njerez me shtepi e katandi ... po sikur te jete ndonje myzeqar apo lab i inatosur qe do ti marre hak Qeverise per indiferencen perballe permbytjeve ??? Ose ndonje qe i kane prishur shtepine ... ajde merre vesh ... po ishallah e zgjidh shpejt Qeveria kete pune thuaj ... qe te kthehet vemendja perseri nga ata mijera njerez qe kane mbetur akoma me uje neper shtepi e pa asnje lloj ndihme ne keto dite te ftohta !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    A ka lidhje fabrika e droges se elbasanit me tritolin?
    Njeri nga te pandehurit deklaroj qe nuk eshte prej hekuri dhe I duhet te mos flas sepse ka nje familje, dhe druhet se po te flas duhet te arrestohen mbi 100 kondrabandiste, a eshte nje kercenim per lidhjet mes bandave dhe shtetit, kur te pakten 5 deputet jane ish te burgosur dhe me lidhje te forta me krimin, askush spo flet per marrjen peng te shoferit te makines qe kreu krimin e vrasjes se ish komisarit te policise ,

    " nese kerkon te shijosh nje ushqim , duhet te marresh parasysh dhe konsekuencat e saj nese ke alergji ndaj saj"
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    lapsi.al

    Tritoli në farmacinë e Tahirit është shpërthyer me celular nga Linza

    Shpërthimi i 400 gramëve tritol në farmacine e Bashkim Tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm, është aktivizuar me celular nga zona e Linzës. Po nga i njëjti numër telefoni, që aktivizoi shpërthimin e farmacisë, janë bërë 2 thirrje në telefonin e lidhur me 400 grame të tjera tritoli, në trotuarin pranë të stacionit të autobusit të unazës në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Kështu raporton ABC News, teksa thekson se atentatori me eksploziv ka përdorur tre karta telefoni të kompanisë Vodafon, të cilat janë blerë në dyqanet e kësaj kompanie në Laprakë.

    Burimet thonë se, dy numra janë blerë më datë 31 janar dhe numri tjetër me datë 2 shkurt. Të tre këto numra, sipas hetuesve figurojnë të regjistruar në emër të personave që nuk kanë lidhje me ngjarjet.

    Dyshohet se punonjësit e këtyre pikave të shitjes, i kanë regjistruar këto numra në formularin e blerjes pa dijeninë e personave të shënuar si blerës. Për këtë fakt, deri në orët e para të mëngjesit, policia ka shoqëruar shitësit e këtyre pikave dhe personat në emër të cilëve figurojnë numrat, por nuk ka zbuluar ende ndonjë të dhënë. Ndërkohë, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në datat kur janë aktivizuar numra për të parë nëse mund të identifikojnë blerësit e vërtetë.

    Me ndihmën e kamerave të sigurisë së bizneseve apo edhe Bashkisë së kryeqytetit, prokuroria ka arritur të zbardhë të gjithë itinerarin e ndjekur nga personi që ka vendosur sasitë e tritolit. Hetuesit thonë se personi ka zbritur nga Linza në ora 2:23 minuta dhe është afruar pranë farmacisë. Kamerat e biznesit ngjitur kanë filmuar lëvizjet, nga të cilat duket se ai fillimisht parkon biçikletën, nxjerr nga poshtë xhupi lëndën plasëse, aktivizion telefonin dhe më pas e vendos atë sipër kondicionerit të farmacisë.

    Pas këtij veprimi, ai merr biçikletën dhe zbret për në drejtim të unazës, duke përfunduar brenda pak minutave i pa shqetësuar në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Aty parkon biçikletën sërish, vendos lëndën plasëse dhe largohet për tu kthyer përsëri në zonën e Linzës.

    Aty rreth orës 2:50 minuta ai ka bërë thirrjen në telefonin e lidhur me tritolin e vendosur në farmacinë e Bashkim Tahirit duke aktivizuar shpërthimin. Pak sekonda më pas, rezulton se ka bërë thirrjen edhe në numrin e vendosur në sasinë e tritolit në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ekspertët thonë se nga nxitimi ka lëvizur kapsolla me qarkun elektrik të lidhur me baterin e telefonit, duke dështuar shperthimin.

    Nga këqyrja e telefonit, rezulton se atentatori ka bërë dy thirrje, por fatmirësisht nuk është aktivizuar shpërthimi. Pas këtyre thirrje, rezulton se atentatori ka fikur telefonin me të cilin tentoi të aktivizoje shpërthimin. Sipas prokurorisë, tritoli në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe atij në rrugën Muhamet Gjollesha janë vendosur nga e njëjta dorë, ndërsa tritoli në banesën e Alfred Numanit dyshohet se është vendosur nga dy persona të tjerë.

    Edhe këta, sipas hetimeve, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi. Pamjet tregojnë se fillimisht ata janë afruar me makinë dhe më pas njëri prej tyre ka vendosur eksplozivin të aktivizuar me fitil ndezës dhe më pas janë larguar po me makinë. Po punohet për të identifikuar dhe zbardhur targat e makinës, që mund të çojnë tek emrat e autorëve të kësaj ngjarje
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #47

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Ambasada e SHBA dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulme të veçuara sot në Tiranë. Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme. Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit.





  8. #48

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Une shof kater mundesi

    I ve vete bombat PS per te thene qe po suljmojme krimin dhe kriminelet po na ven eksploziv ose PD na ve aksploziv. Thjesht prishet nje makine pa vrare njeri
    I ve bombat PD per te krijuar situate rre muje ne vend. Thjesht prishet nje makine pa vrare njeri prap
    Me verte mund te jete ndonje kriminel qe e kan ngacmuar me keto aksionet kohet e fundit
    larje hesapesh personale mes krimineleve

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Megjithese, ja vune dinamitin ministrit Tahirit,qe mbase ne kete qeveri bèrnutésh eshte ministri me pozitiv,ky akt, ka dhe po ashtu dhe anen e vet pozitive.
    U thye nje tabu,qe dinamiti nuk vlen vetem per njerezit e thjeshte dhe luften midis bandave kriminale por vlen dhe per politiken. Dhe nuk ka sesi te jete dhe ndryshe,politika nuk mund te mendoje qe mund te kontrolloje e te shfrytezoje krimin duke menduar se nuk do ti iki ndonjehere nga dora. Edhe shume jane vonuar.

  10. #50
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Më ka treguar dikush që në kohë të monizmit një shitës kishte bërë një plan sëbashku me shokët e tij se si të vidhnin dyqanin ku punonte, dhe pasi ishin menduar mirë e mirë dhe kishin shoshitur të tëra mundësitë kishin rënë dakort që dyqani të vidhej dhe shitësi të lidhej në mënyrë që mos të dyshohej që ky i fundit kishte dorë në këtë punë..

    Duke pasur parasysh këtë nuk mund të përjashtohet edhe kjo mundësi që Tahiri ti vëjë bumjen vetes se gjoja po bëhet pre e sulmeve sepse është në rrugë të drejtë dhe po lufton krimin e organizuar.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •