Gjithmone si gjithmone faji i pasohet opozites ...haj medet haj ....
Gjithmone si gjithmone faji i pasohet opozites ...haj medet haj ....
Gjaku lahet me Gjak
Shumica e ndertimeve jane pa leje, shteti ska qene ne dijeni fare. Ata qe kane ndertuar duhet ta kishin menduar ore dale ku po e hedh kete shtepi? Faji i shtetit eshte mungesa e kontrollit.
Luli eshte 100 here me i perlyer se te gjithe ata cakejte qe nxjerrin ne televizor. Nese ata jane cakej Luli eshte hiene...
Ne Amerike o trim nuk del populli me skavator te gerryeje shtratin e lumenjte sepse te hedhin prangat. Ketu del populli me skavator edhe shteti ben sy qorr. Edhe pyjet nuk del njeri ti rrafshoje me sopate per dru zjarri ne Amerike. Edhe shtepiat nuk ndertohen ne fusha ku rrezikohet permbytja. E kshu or trim.
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Hajde shoku Rama hajde, edhe per shiun e rrembyeshem, shqiptaret e varfer e kane fajin?
Une them qe tu vjelim atyre shqiptareve kokeshkrete, jo vetem parate e faturave te energjise, por tu vjelim edhe nje takse per ambientin. 5000 te vjetra takse per cdo koke shqiptari peshe e gjalle. Dhe ato para Qeveria e Rilindjes ti harxhoje per te na e begatuar prape vendin.
Kesaj i thone, kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit!
Ah sikur kryeministri te nxirrte nje ligj qe te parandalonte edhe shiun edhe deboren...
Edhe Zoti nuk na e do Qeverine e Rilindjes, po na e ze me gurre...
Ore shoku Rama, po ti sikur i nxorre edhe tasin me balte Papes se Romes, qe ta bekonte Shqiperine...
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-02-2015 më 15:29
Shume sakte e ke thene,eshte shume e vertete.
Prerjet masive,masakrimet qe i kane bere zonave pyjore dhe prane lumenjve kane shkaktuar
erozion masiv prane zonave te lumenjve.Dheu i shkare ka rene ne lumenj dhe
kjo i ka bere shtratet e lumenjve me te ceket,ka shume mundesi qe thellesia e shtrateve te lumenjve
te jete zvogeluar,shtratet jane bere me te ceketa nga mbushjet me dhe prej erozionit dhe pasoja eshte permbytja
sepse lumi ka shtrat te ceket dhe nuk mban shume uje,del uji jashte shtratit dhe rrjedh per qef te vet ne toka bujqesore, prona private/ shtepi.
Pastaj vijne politikanet me varka,vjen ushtria,vjen dhe Delta Force me Chack Norrisin dhe Chack Norrisi eshte ne motoskaf
sepse zona eshte transformuar ne Vietnam lol.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-02-2015 më 00:10
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Bujar Kapexhiu
Nje Koment nga Shoku Rama ke Zeri Ameriqise:
E di që e dini kush janë, por mos harroni teksa i dëgjoni këto ditë që:
Lanë në arkën e shtetit për emergjencat vetëm 57 mijë lekë, ose 570 dollarë.
Fondin prej 1.2 miliardë lekë (1.2 milion dollarë) të planifikuar për emergjenca civile për të gjithë vitin e shpenzuan në 8 muajt e parë të vitit 2013, sidomos para dhe gjatë fushatës, në muajt prill, maj, qershor – në atë kohë kishte vetëm një emergjencë dhe ishte emergjenca e panikut prej humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.
Përveç 57 mijë lekëve në arkë, na lanë në kurriz edhe një borxh prej 37.4 miliard lekë (37.4 milion dollarë). Nga këto:
Borxh ndaj familjeve të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës gjatë periudhës Dhjetor 2010- Janar 2011 në vlerën 21.4 miliardë lekë (21.4 milion dollarë) – të cilëve i’u premtuan me bujë të madhe se do t’u kthenin çdo qindarkë dhe madje do t’ua bënin Lumin Buna një lumë turistik për shëtitje me varka në kohën e lirë.
Borxh i mbledhur në vite ndaj familjesh të tjera të prekura nga fatkeqësi të ndryshme natyrore në vlerën16 miliard lekë (16 milion dollarë).
Gjithashtu lanë në magazinën e rezervave të shtetit për emergjencat, lëndët dhe sasitë si më poshtë – kini parasysh se po ata, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.1128, datë 05.08.2008, kishin parashikuar limitet minimale të domosdoshme në rezervat e shtetit, sipas shifrave të renditura në kolonën djathtas:
Emërtimi Gjendje Limiti minimal
Sheqer 85 kg 40.000 kg
Miell 30.500 kg 200.000 kg
Oriz 0 kg 40.000 kg
Fasule 0 kg 30.000 kg
Konserva mishi 241 kg 10.000 kg
Çizme gome 6 palë 8000 pale
Karburant 0 litra 100.000 litra
Edhe një sqarim krahasues:
Përveç rivendosjes së normalitetit ligjor në raport me fondin e emergjencave dhe rritjes së rezervave të shtetit, gjatë vitit të shkuar, pra për periudhën Janar 2014 – Janar 2015, qeveria ka akorduar dëmshpërblim për familjet që figurojnë në listën e mësipërme të borxheve, në masën 5.66 miliardë lekë (5.66 milion dollarë).
Ndërkohë që në vitet 2005 – 2013 janë bërë dëmshpërblime jo vetëm qesharake në raport me totalin e borxhit, po edhe tërësisht selektive në raport me nevojat. Për shembull në vitin 2013 janë dhënë dëmshpërblim vetëm 81.800 dollarë dhe në vitin 2013, rroftë sebepi e zgjedhjeve, 190.000 dollarë…
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Incident i rëndë i kryeministrit Rama në Vlorë
Edi Rama shkoi sërish në Vlorë për të vizituar zonat e përmbytura. Por nëse herën e parë banorët e panë si shpresë për t’ua lehtësuar sado pak problemet, sot i kanë kërkuar llogari për ndihmat e pamjaftueshme dhe reagimin e vakët të strukturave qeveritare.
Në fshatin Fitore ai u bë pjesë e një incidenti të rëndë. I shoqëruar nga kryetari i Komunës, prefektja e Vlorës dhe një grup militantësh të PS ai u ndal në një magazinë rrobash, e përmbytur nga vërshimi i Vjosës. Një banor i fshatit, Isuf Myrtezai, i kërkoi që të vizitonte edhe shtëpitë e tjera dhe jo vetëm ato të militantëve dhe simpatizantëve socialistë. Por kryeministri nuk pranoi.
Myrtezai i kërkoi ndihma konkrete, se kur do të nisë përllogaritja e demëve, sa do të jetë vlera e dëmshpërblimit, për shkak se dyshohet që ajo nuk do të jetë e plotë si pasojë e mosshpalljes së gjendjes së emergjencës. Por i zënë ngushtë nga këto pyetje, në pamundësi për t’u dhënë përgjigje konkrete, kryeministri është nervozuar dhe i është përgjigjur: Mos ke pirë gjë raki? I fyer nga ky qëndrim i kreut të qeverisë banori ka reaguar gjithashtu ashpër duke i thënë: të dh… mu në kryeministër! Debati është zhvilluar larg kamerave. Kur kryeministri ka mbërritur në qendër të fshatit, aty ku ishin edhe gazetarët, mes tyre pati një përplasje të dytë.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Jemi "njeçik" popull mbrapsh ne,jetojm akoma me idene e pashallarve,jemi akoma vend ku mendohet se kryeministri shperndan leket nga xhepi i vet. Asnjerit nuk i shkon nder mend qe duhet te ket nje ligj qe percakton kohen o afatin dhe shifren e demshperblimit,qe duhet te jete diçka qe i takon, jo simbas deshires te Rames e Saliut te radhes. Eshte e kote, pastaj te kerkosh qe mos ta perdorin qeverine si ndermarje private kur ti vet si popull ja kerkon.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt