Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Gjithmone si gjithmone faji i pasohet opozites ...haj medet haj ....
    Gjaku lahet me Gjak

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Te ajo radha qe ke vene mendoj se duhet politika e para dhe mundesisht te lihet vetem ajo.
    Njeriu per natyre eshte i babezitur, dhe "idiot" apo injorant ne shume fusha te jetes. Pikerisht ate planifikimin, kontrollin, lejen mjedisore, kanalizimet etj i ka per detyre ti menaxhoje shteti alias politika.
    Pra nuk i hidhet faji individit se beri ate qe beri, pasi individi nuk mund ta dije se cfare demi ben se nuk i ka te gjitha informacionet per ate situate.
    Faji kryesor dhe i vetem eshte i strukturave qe kane lejuar ate ndertim duke pasur gjithe dokumentacionin, njohurite dhe mjetet e nevojshme per ta ndaluar kete krim.
    Shumica e ndertimeve jane pa leje, shteti ska qene ne dijeni fare. Ata qe kane ndertuar duhet ta kishin menduar ore dale ku po e hedh kete shtepi? Faji i shtetit eshte mungesa e kontrollit.

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj si mund te vije ndonjehere pd ne pushtet me te njejtet surreter qe pa asnje biznes pervecse te qenit pushtetar jane miljarder dhe sot dalin ne tv dhe qajne hallet e popullit.Sa po me acaron kjo Vokshi tani ne debatin per permbytjet futja kot komplet propagande negativiste.Kta tipat qe kan kafshu copa te majme dje kane kap vendet te pd dhe nuk i leshojne me se normal jane te "fuqishem"...me pare...dhe rrine ne pritje sapo te merziten njerezia me kta qe jane dhe te kthehen prape me luge e me garuzhde te hane nga pjata e njerezve.O Lul thirri menies largoi kta njerez dhe nxirr nje brez tjeter qe te pakten nuk jane te perlyer sot.
    Luli eshte 100 here me i perlyer se te gjithe ata cakejte qe nxjerrin ne televizor. Nese ata jane cakej Luli eshte hiene...

    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    ne si shqiptare na pelqejn te fajsojme qeverit per cdo gje qe ne behet ne jet
    E ka fajn Sala e Ka fajn rama e ka fajn nano e ka fajn meta

    edhe nje shtet si amerika kur vin puna tek gjerat e zotit si natyra dorezohet jo me shqiperia qe ska b per asgje
    e cti bej qeveria Vjoses apo semanit apo osumit ti fry ne b ?

    ne vend te themi shyqyr zotit nuk vdiq asnje themi e ka fajn qeveria
    Ne Amerike o trim nuk del populli me skavator te gerryeje shtratin e lumenjte sepse te hedhin prangat. Ketu del populli me skavator edhe shteti ben sy qorr. Edhe pyjet nuk del njeri ti rrafshoje me sopate per dru zjarri ne Amerike. Edhe shtepiat nuk ndertohen ne fusha ku rrezikohet permbytja. E kshu or trim.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,399
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Hajde shoku Rama hajde, edhe per shiun e rrembyeshem, shqiptaret e varfer e kane fajin?

    Une them qe tu vjelim atyre shqiptareve kokeshkrete, jo vetem parate e faturave te energjise, por tu vjelim edhe nje takse per ambientin. 5000 te vjetra takse per cdo koke shqiptari peshe e gjalle. Dhe ato para Qeveria e Rilindjes ti harxhoje per te na e begatuar prape vendin.

    Kesaj i thone, kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit!

    Ah sikur kryeministri te nxirrte nje ligj qe te parandalonte edhe shiun edhe deboren...

    Edhe Zoti nuk na e do Qeverine e Rilindjes, po na e ze me gurre...

    Ore shoku Rama, po ti sikur i nxorre edhe tasin me balte Papes se Romes, qe ta bekonte Shqiperine...

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-02-2015 më 15:29

  4. #34
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    C't'i japesh natyres do e maresh kusurin pa tjeter...masaker ne ndertime vend e pa vend, mbi diga ,ne shtrate lumenjsh,mbi hidrovore etj. etj. dhe ja Zoti nuk harron...
    Shume sakte e ke thene,eshte shume e vertete.
    Prerjet masive,masakrimet qe i kane bere zonave pyjore dhe prane lumenjve kane shkaktuar
    erozion masiv prane zonave te lumenjve.Dheu i shkare ka rene ne lumenj dhe
    kjo i ka bere shtratet e lumenjve me te ceket,ka shume mundesi qe thellesia e shtrateve te lumenjve
    te jete zvogeluar,shtratet jane bere me te ceketa nga mbushjet me dhe prej erozionit dhe pasoja eshte permbytja
    sepse lumi ka shtrat te ceket dhe nuk mban shume uje,del uji jashte shtratit dhe rrjedh per qef te vet ne toka bujqesore, prona private/ shtepi.
    Pastaj vijne politikanet me varka,vjen ushtria,vjen dhe Delta Force me Chack Norrisin dhe Chack Norrisi eshte ne motoskaf
    sepse zona eshte transformuar ne Vietnam lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-02-2015 më 00:10
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,399
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Emri:  ngerc-5-shkurt-e1423117995277.jpg

Shikime: 247

Madhësia:  48.3 KB

    Bujar Kapexhiu

  6. #36

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut


  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Nje Koment nga Shoku Rama ke Zeri Ameriqise:

    E di që e dini kush janë, por mos harroni teksa i dëgjoni këto ditë që:

    Lanë në arkën e shtetit për emergjencat vetëm 57 mijë lekë, ose 570 dollarë.

    Fondin prej 1.2 miliardë lekë (1.2 milion dollarë) të planifikuar për emergjenca civile për të gjithë vitin e shpenzuan në 8 muajt e parë të vitit 2013, sidomos para dhe gjatë fushatës, në muajt prill, maj, qershor – në atë kohë kishte vetëm një emergjencë dhe ishte emergjenca e panikut prej humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.

    Përveç 57 mijë lekëve në arkë, na lanë në kurriz edhe një borxh prej 37.4 miliard lekë (37.4 milion dollarë). Nga këto:

    Borxh ndaj familjeve të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës gjatë periudhës Dhjetor 2010- Janar 2011 në vlerën 21.4 miliardë lekë (21.4 milion dollarë) – të cilëve i’u premtuan me bujë të madhe se do t’u kthenin çdo qindarkë dhe madje do t’ua bënin Lumin Buna një lumë turistik për shëtitje me varka në kohën e lirë.
    Borxh i mbledhur në vite ndaj familjesh të tjera të prekura nga fatkeqësi të ndryshme natyrore në vlerën16 miliard lekë (16 milion dollarë).
    Gjithashtu lanë në magazinën e rezervave të shtetit për emergjencat, lëndët dhe sasitë si më poshtë – kini parasysh se po ata, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.1128, datë 05.08.2008, kishin parashikuar limitet minimale të domosdoshme në rezervat e shtetit, sipas shifrave të renditura në kolonën djathtas:

    Emërtimi Gjendje Limiti minimal

    Sheqer 85 kg 40.000 kg
    Miell 30.500 kg 200.000 kg
    Oriz 0 kg 40.000 kg
    Fasule 0 kg 30.000 kg
    Konserva mishi 241 kg 10.000 kg
    Çizme gome 6 palë 8000 pale
    Karburant 0 litra 100.000 litra

    Edhe një sqarim krahasues:

    Përveç rivendosjes së normalitetit ligjor në raport me fondin e emergjencave dhe rritjes së rezervave të shtetit, gjatë vitit të shkuar, pra për periudhën Janar 2014 – Janar 2015, qeveria ka akorduar dëmshpërblim për familjet që figurojnë në listën e mësipërme të borxheve, në masën 5.66 miliardë lekë (5.66 milion dollarë).

    Ndërkohë që në vitet 2005 – 2013 janë bërë dëmshpërblime jo vetëm qesharake në raport me totalin e borxhit, po edhe tërësisht selektive në raport me nevojat. Për shembull në vitin 2013 janë dhënë dëmshpërblim vetëm 81.800 dollarë dhe në vitin 2013, rroftë sebepi e zgjedhjeve, 190.000 dollarë…
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #38

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Incident i rëndë i kryeministrit Rama në Vlorë





    Edi Rama shkoi sërish në Vlorë për të vizituar zonat e përmbytura. Por nëse herën e parë banorët e panë si shpresë për t’ua lehtësuar sado pak problemet, sot i kanë kërkuar llogari për ndihmat e pamjaftueshme dhe reagimin e vakët të strukturave qeveritare.

    Në fshatin Fitore ai u bë pjesë e një incidenti të rëndë. I shoqëruar nga kryetari i Komunës, prefektja e Vlorës dhe një grup militantësh të PS ai u ndal në një magazinë rrobash, e përmbytur nga vërshimi i Vjosës. Një banor i fshatit, Isuf Myrtezai, i kërkoi që të vizitonte edhe shtëpitë e tjera dhe jo vetëm ato të militantëve dhe simpatizantëve socialistë. Por kryeministri nuk pranoi.

    Myrtezai i kërkoi ndihma konkrete, se kur do të nisë përllogaritja e demëve, sa do të jetë vlera e dëmshpërblimit, për shkak se dyshohet që ajo nuk do të jetë e plotë si pasojë e mosshpalljes së gjendjes së emergjencës. Por i zënë ngushtë nga këto pyetje, në pamundësi për t’u dhënë përgjigje konkrete, kryeministri është nervozuar dhe i është përgjigjur: Mos ke pirë gjë raki? I fyer nga ky qëndrim i kreut të qeverisë banori ka reaguar gjithashtu ashpër duke i thënë: të dh… mu në kryeministër! Debati është zhvilluar larg kamerave. Kur kryeministri ka mbërritur në qendër të fshatit, aty ku ishin edhe gazetarët, mes tyre pati një përplasje të dytë.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Jemi "njeçik" popull mbrapsh ne,jetojm akoma me idene e pashallarve,jemi akoma vend ku mendohet se kryeministri shperndan leket nga xhepi i vet. Asnjerit nuk i shkon nder mend qe duhet te ket nje ligj qe percakton kohen o afatin dhe shifren e demshperblimit,qe duhet te jete diçka qe i takon, jo simbas deshires te Rames e Saliut te radhes. Eshte e kote, pastaj te kerkosh qe mos ta perdorin qeverine si ndermarje private kur ti vet si popull ja kerkon.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •