Sipas Osservatore Romano, organi zyrtar i Vatikanit, gjate shfletimit te arkivave te selise se shenjte eshte saktesuar se kater nga papet ne historine e katolicizmit kane qene me origjine shqiptare. Madje nje pape shqiptar ka qene qe ne fillimet e historise se krishterimit. Ai eshte Papa Saint Eleutherius (175-189) dhe qe mendohet te jete papa i pare shqiptar. Te tjeret jane Saint Caius (283-296), John IV (640-642) dhe Clement XI (1700-1721).




Materiali eshte postuar nga Oculus New dhe vijon si me poshte:


“Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit nė Romė, ka publikuar njė artikull tė Giovanni Armillota me titull: “Pope Clement XI and the Albani Family”. Nė kėtė artikull gazetari italian ka pasur pėr fokus ndėrtimin e njė biografie tė shkurtėr tė Papės Clement XI dhe tė familjes sė tij, Albani, me prejardhje shqiptare, por pa lėnė tė pa cituar dhe emrat e tė tre papėve, mė tė hershėm, qė gjithashtu mėsohet tė kenė patur origjinė shqiptare.

Papa Saint Eleutherius (175-189) besohet tė jetė Papa i parė ne Vatikan me origjinė shqiptare. Sipas artikullit nė fjalė, Eleutherius ka shpėrndarė masivisht mesazhin e Biblės nė shumė vende tė Perandorisė Romake. Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parė qė vendosi rregullat strikte tė sjelljes dhe hierarkitė mes peshkopėve tė vatikanit. Gjithashtu gjatė periudhės sė papatit tė Caius nė fronin perandorak tė Romės ka hipur njė nga figurat mė tė njohura tė antikitetit, Diokleciani.

Papa John IV (640-642) gjatė papatit tė tij nuk e harroi kurrė origjinėn e tij shqiptare dhe sipas historianėve ky Papė ka dėrguar dhe ndihma konsistente popullit tė Dalmacisė qė ndodhej nėn zgjedhėn e serbėve dhe hordhive barbare. Papa Clement XI (1700-1721) ėshtė Papa mė i vonė me origjinė shqiptare. Sipas ‘Osservatore Romano’ familja e Clement XI ėshtė pagėzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga njė familje e zhvendosur nė Urbino tė Italisė, por qė kishtė luftuar nė krah tė Skėnderbeut gjatė ēerekshekullit tė rezistencės ndaj okupimit Turk. Papa Clement XI pasi mėsoi pėr origjinėn e tij shqiptare, u interesua shumė pėr rilindjen politike dhe fetare tė atdheut tė tij. Gjatė kėsaj periudhe vetė “Kėshilli i parė Kombėtar Shqiptar” (1703) u mblodh dhe u brumos pikėrisht nga udhėzimet klerikale nė lidhje me ēėshtjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmonė sipas “Osservatore Romano”, Papa Clement XI ka dhėnė njė kontribut tė madh nė unifikimin e kishės, duke e arritur njė rezultat pozitiv, pėrkohėsisht, dhe nė trojet shqiptare ndėrsa njihet dhe pėr dėshtimin qė pati nė orvajtjen pėr konvertimin nė katolicizėm tė Carit Rus, Pjetri i Madh.