Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria: Duam 120M euro investime të huaja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

    Skandali/ Autostrada në rikonstruksion, Ahmetaj kërkoi 120 milionë euro

    Emri:  Ministri-Ahmetaj-ne-konference-per-shtyp-Foto-Agim-Dobi-525x350.jpg

Shikime: 1807

Madhësia:  32.4 KB
    Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj

    Thellohet skandali i ministrit Ahmetaj me ftesën “false” për investitorët e huaj. “Panorama” shkruan sot se Ministri i Ekonomisë ka qenë në dijeni, të paktën kështu e përcakton vendimi për funksionimin e ministrisë së tij, për gjelbërimin e autostradës.

    Por, edhe pse ka qenë në dijeni, sërish ka publikuar në thirrjen e tij për investime zgjerimin e rrugës me tri korsi nga çdo anë. Kjo është një tallje shtetërore me investitorët, ose një tallje e madhe me paratë e shqiptarëve.

    Në të dyja rastet, ministri është përgjegjës, si për mashtrimin, ashtu edhe për investimin që mund të shkojë dëm.

    ÇFARË KA NDODHUR
    Në buletinin për investitorët e huaj, të publikuar në anglisht dhe të firmosur nga Ahmetaj, ministri kërkon nga firmat e huaja të investojnë për zgjerimin me tri korsi të autostradës Tiranë-Durrës.

    “Një zgjerim i autostradës Tiranë- Durrës, që përfshin tri kalime në secilën anë. Kjo kontratë ka një vlerë mes 100-120 milionë euro”, thuhet në kapitullin e buletinit të Agjencisë së Investimeve të Huaja për vitin 2014.

    Por, ndërkohë që Ahmetaj firmos thirrjen dhe jep si mundësi investimi zgjerimin e autostradës, në të njëjtën kohë qeveria planifikon dhe vendos të gjelbërojë, mbjellë pemë dhe të pamundësojë zgjerimin e rrugës. Të gjithë i shikojnë palmat që janë mbjellë anash rrugës Tiranë-Durrës dhe pamundësinë e zgjerimit të saj.

    Duket si përplasje institucionesh, por realisht nuk është kështu. Kuptohet që qeveria ka disa ministra dhe ndoshta mund të mendohet se secili po vepron në interes të tij. Pra, Ahmetaj të ftojë investitorët për zgjerimin e rrugës, ndërsa (në rastin konkret Kryeministri) të kërkojë mbjelljen e palmave apo pemëve të tjera që nuk e mundësojnë një gjë të tillë.

    Por, qeveria e ka parashikuar një gjë të tillë. Dhe ja si e ka zgjidhur, ose më saktë si e ka bërë “lëmsh” Ahmetaj këtë situatë.

    VENDIMI
    Në vendimin nr. 835, datë 18 shtator 2014, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”, është caktuar përgjegjësia e Ahmetajt për investimet.

    Ai është përgjegjës për “Promovimin e vendit dhe identifikimin e mundësive për investime të huaja direkte në Shqipëri, në funksion të zhvillimit ekonomik”.

    Megjithatë, për të mos pasur përplasje, në pikën e tretë të vendimit përcaktohet se ministri i Ekonomisë ushtron veprimtarinë “Hartim dhe zbatim i strategjive dhe i politikave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, programimit strategjik dhe monitorimit të investimeve publike për të gjitha institucionet qendrore në vend”.

    Pra Ahmetaj është monitorues i të gjitha investimeve publike të institucioneve shtetërore. Në këtë rast, ideja, tenderi dhe puna për gjelbërimin e autostradës është bërë nga Ministria e Mjedisit, që qartësisht është një institucion qendror i vendit.

    Por duket se Ahmetaj nuk e ka parë këtë investim dhe ndërkohë fton investitorët të shpenzojnë 120 milionë euro për zgjerimin e autostradës. Sikundër, është po ministri i Ekonomisë, i cili “monitoron investimet publike për të gjitha institucionet qendrore në vend”, që duhet të sqarojë se përse monitorimi i tij nuk ka sjellë realizimin e investimeve publike.

    Deri në nëntor të vitit të kaluar, ishin me një deficit prej rreth 40%, ndërsa në fund të dhjetorit habitshëm u realizuan mbi 150 milionë euro investime. Ahmetaj sot është dyfish përgjegjës. Në rast se investitorët e huaj vijnë dhe marrin përsipër zgjerimin, ai ka djegur jo pak, por rreth 600 mijë USD para të taksave të shqiptarëve për gjelbërimin.

    Në rast se tërhiqet, thjesht ka mashtruar me publikimin e tij, që në këtë rast mban logon e Republikës së Shqipërisë.

    Heritage, “shuplakë” Ministrisë së Ahmetajt
    Heritage, organizata që prej 20 vitesh mat indeksin e lirisë ekonomike në botë, e ka renditur në vendin e 63- të Shqipërinë për vitin 2015. Indeksi i publikuar dje i jep një shuplakë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, e cila është edhe ministria përgjegjëse për marrëdhëniet me biznesin dhe investimet.

    Ky rezultat është me 1,2 pikë rënie se 2014-ta dhe mbetet më i ulët se në 2013-n, 2012-n apo 2011-n. Konkretisht ajo që çalon për vendin tonë, sipas raportit dhe që ka ardhur në përkeqësim është liria fiskale, liria e biznesit dhe liria e investimeve. Të tri këto pika kanë pësuar përkeqësim.

    INDEKSI
    Autorë të studimit të publikuar nga Heritage janë ekspertë të njohur, të cilët marrin në vlerësim tregues të ndryshëm. Konkretisht, katër janë linjat kryesore që ndiqen. E para zbatimi i ligjit, e dyta qeverisja e kufizuar, e treta eficienca e rregullatorëve dhe e katërta hapja e tregjeve. Këta komponentë ndahen në disa të tjerë.

    Lidhur me zbatimin e ligjit, vlerësohet e drejta e pronës dhe liria nga korrupsioni. Raporti i 2015-s vlerëson se për lirinë ndaj korrupsionit është bërë hap pozitiv, kurse për të drejtën e pronës asgjë. Lidhur me qeverisjen e kufizuar ka pasur një ecuri pozitive të shpenzimeve të qeverisë, por liria fiskale është përkeqësuar dukshëm.

    Problem mbetet edhe liria e biznesit, i cili është treguesi i përkeqësuar në grupin e eficiencës rregullatore, ndërsa liria e punës dhe ajo monetare kanë shënuar një ecuri pozitive. Për tregjet e hapura ka një ecuri të mirë të lirisë financiare dhe lirisë së tregtisë, por liria e investimeve është përkeqësuar.


    Në fakt raporti tregon qartë tri dështime të pretenduara si sukses nga qeveria. E para lidhur me investimet që duket se janë kufizuar, e dyta lidhur me lirinë fiskale ku taksat kanë ardhur në rritje, duke sjellë për pasojë edhe lirinë e biznesit. “Qeveria ka rritur taksat kyçe të individëve dhe korporatave që lidhen me të ardhurat.


    Niveli i sipërm i taksimit për individët ka shkuar në 23 për qind, kurse për korporatat taksa është 15 për qind. Arkë- timet nga taksat qëndrojnë në nivelin 23 për qind të prodhimit të brendshëm bruto”, thuhet në raport.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Duam 120M euro investime të huaja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Du

    Ndryshimet në qeveri, i hiqet sektori i turizmit Gjermenit, i kalon ministrit Ahmetaj

    Emri:  download16.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  7.5 KB

    TIRANË- Kryeministri Rama ka bërë ndryshime brenda kabinetit të tij qeverisës. Ndryshimet nuk lidhen me emrat e ministrave por me sektorët. Ministres Eglantina Gjermeni i është hequr nga administrimi sektori i turizmit, duke ia kaluar këtë detyrë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetajt.

    Presidenti Nishani ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Kështu presidenti dekretoi shkarkimin e zotit Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe emërimin e Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

    Presidenti Nishani gjithashtu dekreton shkarkimin e zonjës Eglantina Gjermeni si ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe emërimin e Eglantina Gjermenit ministre e Zhvillimit Urban.

    Po ashtu Presidenti Nishani dekretoi disa ndryshime në dekretin nr. 8304, datë 11.10.2013 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”

    Presidenti Nishani dekreton emërimin e ambasadorit në detyrë Ridi Kurtezi, edhe në Principatën e Andorrës, jorezident

    Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 183/2014 dhe kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin nr. 181/2014.

    Presidenti Nishani ka dekretuar edhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës e Lartë Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça.

    (a.h/BalkanWeb)

  3. #3

    Për: Qeveria: Duam 120M euro investime të huaja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Du

    Perpara se te zgjerojne autostraden, te zgjidhin problemin e nenkalimeve ose mbikalimeve se u grine njerezit duke u shtypur nga makina se kalojne autostraden mes per mes. Ai vend ka per te mbetur vendi i paradokseve.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Duam 120M euro investime të huaja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Du

    Autostrada Tiranë-Durrës, Ahmetaj pranon skandalin

    Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, heq nga faqja e Ministrisë thirrjen për investim të sipërmarrjeve të huaja për segmentin Tiranë-Durrës. Pas publikimit në gazetën “Panorama” të skandalit që mban firmën e ministrit, Ahmetaj ka pranuar gabimin e tij dhe e ka hequr këtë lajmërim nga faqja e tij.

    Buletini i investimeve në ekonominë shqiptare, i botuar në mesin e vitit të shkuar, tregonte mundësitë për investime nga sipërmarrje serioze të huaja. “Albania calls… A country of opportunities” (Shqipëria thërret, Një vend mundësish) është dokumenti zyrtar, ku Agjencia e Investimeve prezanton për të gjithë të interesuarit e huaj mundësitë e investimit në vend. Në mundësitë që ofrohen për investime, ministri Ahmetaj rendit edhe autostradën Tiranë- Durrës.

    Ahmetaj fton të gjithë të huajt që të investojnë, jo pak, por deri në 120 milionë euro në këtë rrugë. Thirrja për investitorët e huaj qëndron në faqen e Ministrisë që prej vitit të shkuar, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që shumë investitorë të huaj të jenë përgatitur për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri, bazuar në këtë dokument.
    GJELBËRIMI Por, thirrja e ministrit Ahmetaj drejtuar investitorëve të huaj për të zgjeruar rrugën Tiranë-Durrës me tri korsi në secilin drejtim, bie ndesh me projektin e gjelbërimit që Kryeministri Rama dhe ministri i Mjedisit kanë nisur me shumë publicitet. Çdokush ka parë tashmë se ky projekt është në fazën përfundimtare të tij, pasi ka mbërritur pranë Mbikalimit të Kamzës, ndërsa që nga Kthesa e Kasharit, përveç rikonstruksionit të ndarësve të trafikut, në anë të rrugës janë mbjellë qindra palma të larta, që e bëjnë të pamundur zgjerimin e saj. Për projektin e gjelbërimit, qeveria ka akorduar një fond prej 600 mijë USD para të taksave të shqiptarëve. Ftesa për të investuar zgjerimin e segmentit kryesor të vendit, pasi në të sapo ka përfunduar një investim në gjelbërim, tregon mungesën e seriozitetit të shtetit shqiptar dhe para investitorëve të huaj, për të cilët ekonomia shqiptare po lobon në çdo konferencë, samit, apo takime të niveleve të larta politike. Por, mungesa e dijenisë për një projekt paralel me atë që ministri Ahmetaj lajmëron në faqen e Ministrisë së tij për investitorët e huaj, nuk qëndron për faktin se ai është ministri përgjegjës për investimet në Shqipëri. Në vendimin nr. 835, datë 18 shtator 2014, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”, është caktuar përgjegjësia e Ahmetajt për investimet. Për të mos pasur përplasje, në pikën e tretë të vendimit përcaktohet se ministri i Ekonomisë ushtron veprimtarinë “Hartim dhe zbatim i strategjive dhe i politikave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, programimit strategjik dhe monitorimit të investimeve publike për të gjitha institucionet qendrore në vend”.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Duam 120M euro investime të huaja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Du

    Skandali me rrugën, Ahmetaj refuzon të përgjigjet në Kuvend

    Arben Ahmetaj nuk ka një version të vetin lidhur me skandalin e ofertës së zgjerimit të Autostradës Tiranë-Durrës, në kohën që ajo po gjelbërohet dhe mbillet me palma. Një ditë më parë, në faqen zyrtare të Ministrisë ishte hequr oferta 120 milionë euro për zgjerimin me tri korsi të rrugës, duke pranuar indirekt se ishte një “mashtrim” thirrja e investitorëve të huaj. Por dje, përgjegjësia për një përgjigje ministrit iu kërkua në Kuvend. Në seancën ku pritej të miratohej ndryshimi i buxhetit, ishte ish-Kryeministri Berisha që kërkoi një përgjigje nga Ahmetaj, lidhur me këtë skandal.

    ÇFARË KA NDODHUR
    Bëhet fjalë për ofertën zyrtare, me firmën e ministrit Ahmetaj, drejtuar të gjithë investitorëve të huaj që duan të investojnë në Shqipëri. Sipas dokumentit, Ahmetaj kërkonte zyrtarisht nga investitorët “një zgjerim të autostradës “Tiranë-Durrës”, që përfshin tri kalime në secilën anë. Kjo kontratë ka një vlerë mes 100- 120 milionë eurove”. Kjo ishte oferta në buletinin e Agjencisë së Investimeve të Huaja për vitin 2014. Nga ana tjetër, qeveria ka nisur prej kohësh dhe po shkon drejt përfundimit me projektin për gjelbërimin e autostradës nga kthesa e Kamzës deri te Qafa e Kasharit. Palmat e mbjella bashkë me bimët e tjera janë evidente dhe lehtësisht të verifikueshme. Në vendimin e qeverisë për detyrat që ka Ministria e Ekonomisë, theksohet se ajo është përgjegjëse për “hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, programimit strategjik dhe monitorimit të investimeve publike për të gjitha institucionet qendrore në vend”. Pra, qartësisht Ahmetaj, i cili kishte ftuar investitorët për zgjerimin e rrugës, ishte në dijeni si “monitorues i investimeve publike për të gjitha institucionet qendrore në vend”, për nisjen e gjelbërimit dhe pamundësinë e zgjerimit me tri korsi të rrugës. Në fakt, këtë ministri e pranoi dy ditë më parë, kur në buxhetin e ri, që thërret investitorët në Shqipëri, e kishte hequr ofertën për zgjerimin e Tiranë-Durrës. Por ministri nuk tregon arsyet e këtij skandali. Dhe këtë, jo për mediat, por për deputetët.

    DEBATI NË KUVEND
    “Çfarë po ndodh në sirtarët e atij zotërisë aty (Arben Ahmetajt)? Kanë ekzistuar jo një, por disa projekte për të zgjeruar rrugën Tiranë-Durrës, Elbasan-Tiranë-Durrës dhe ajo do ndodhë. Tani thoni rrofshin palmat e Gjushit. E shikoni ku mbillen palmat, po mbillen palmat ngjitur me trasetë. Po si mund të mbillen kur pas 2-3 vjetësh ato do shkulen, sepse autostrada do zgjerohet. Apo do vjedhë me Gjushin. Unë e lë, por këta po mbushin xhepat, të paktën t’ua themi qytetarëve”. Kjo ishte akuza e Berishës dje në Kuvend. Pas tij, Ahmetaj reagoi duke mos kthyer përgjigje për akuzën, por duke ngritur një tjetër akuzë ndaj Berishës. “Kjo që shohim, është shembulli i një kuraje të turpshme. Që pasi ka lënë mbrapa një Shqipëri me gjendje ekonomike të mjerë, me gropa financiare në energji apo hidrokarbure të papara ndonjëherë, vjen dhe i kërkon llogari vetvetes për atë që la mbrapa”. Por ish-Kryeministri insistoi sërish te gjelbërimi i rrugës. “Fol për palmat, fol për palmat”, theksoi Berisha, pasi nuk mori një përgjigje. Në këtë moment dukej se ministri do të qartësonte veprimet e tij. “Do flas edhe për palmat e tua… tani po jap një sqarim për kushtetutshmërinë e buxhetit të shtetit”, theksoi Ahmetaj në fjalimin e gjatë të tij për buxhetin. Por në fakt, në të gjithë ligjëratën e tij, ai nuk ktheu përgjigje se përse kishte ftuar investitorët e huaj për një projekt që nuk mund të realizohej. Në fakt, ai i përmendi edhe një herë palmat, në fund të fjalës së tij, duke akuzuar Berishën: “Palma stër-palma. Mbulohu me çfarë të duash, me gjethe palme, pishash…”, tha Ahmetaj. Në këtë mënyrë, ministri shmangu dhënien e llogarisë edhe para Kuvendit, duke errësuar edhe më shumë pozicionin e tij. Sot, zgjerimi i Tiranë-Durrës nuk është më i mundur dhe të gjithë ata investitorë që kanë parë thirrjen e Ahmetajt për të hedhur paratë në këtë rrugë, thjesht mund të ndihen të mashtruar.

    Panorama

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Qeveria: Duam 120M euro investime të huaja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Du

    Mbjellje palmash ne Tirane????????
    Duan ta bejne Tiranen si Majami?????
    Palma nuk shkon me klimen e idhet
    te Tiranes ku ne dimer temperatura
    zbret tek zerua.
    Palma mund te mbjellesh vetem ne Sarande
    qe eshte me afer me brezin tropikal dhe ka dimer te bute.
    Mbjellje palmash ne Tirane eshte budallik.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •