Bashkë me Shpendin, arrestohet edhe një diler i drogës (Foto)
Nga burime brenda policisë, Indeksonline mëson se së bashku me Shpend Ahmetin, kryetarin e komunës së Prishtinës është arrestuar edhe Mehmet Haxhiu nga fshati Terrnavc, i martuar me serbe në Gjermani dhe i dënuar me 10 vite burg për vjedhje dhe shitblerje të drogës në këtë shtet.
Burime brenda policisë, tregojnë se Haxhiut i është ndaluar hyrja në shtete të BE-së. Kurse, që nga 2006-ta jeton në Kosovë dhe prej asaj kohe ka qenë i arrestuar disa herë edhe në Kosovë për vjedhje nëpër prona private.
Një pjesë e të ndaluarve, siç mëson Indeksonline kanë precedente penale edhe në të kaluarën. Ndërkohë që mësohet, se prokuria po përgatit edhe kërkesë për videoxhirimet e protestës për të mbledhur prova kundër atyre që kanë dëmtuar pronën publike dhe private. Një kërkesë e tillë do t’i drejtohet edhe bankave dhe bizneseve private në sheshet e kryeqytetit. /Indeksonline/
Krijoni Kontakt