Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!"

    Ligji, ja si sekuestrohet shtëpia kur s’paguan dritat. Halimi: Rama është i çmendur

    Qeveria i jep të drejtë OSHEE-së ti sekuestrojë shtëpitë të gjithë personave që kanë detyrime të papaguara në masën 150 mijë lekë të reja. Në ligjin e ri të ardhur tashmë në Parlament “Për sektorin e energjisë elektrike”, në nenin 90 parashikohen rastet se si sillet OSHEE-ja kur klienti ka detyrime të papaguara.

    “Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm”, thuhet në gërmën ‘e’ të këtij neni.

    Lidhur me këtë ligj ka reaguar sot edhe deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili shkruan në facebook se “Cmenduria e Rames nuk ka kufi. Pas burgosjes historike se mijera shqiptareve te pamundur per pagimin e energjise elektrike gjate vitit 2014, ne 14 janar te ketij viti ka firmosur nje projektligj “Per energjine elektrike” ku i kerkon Parlamantit ti jape miratimin atij dhe taksidareve te OSHE per te sekustruar pasurite e shqiptareve, shtepi, apartamente, dyqane, toka bujqesore, troje e cfare te kene”.

    “Ky projektligji eshte jo vetem antikushtetues por mbi te gjitha eshte nje barbari juridike e njeriu delirant i cili duhet ndalur. Detyrimi i pagimit të faturës së energjisë elektrike është detyrim në të holla, për ekzekutimin e të cilit ndiqen rregullat e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Fatura e energjise eshte titull ekzekutiv por ekzekutimi behet nga permbaruesi vetem pasi te shprehet gjykata me pare në masën që do të jetë e nevojshme për plotësimin e detyrimit dhe jo nga kryeministri apo taksidari i tij. Te sekuestrosh banesat, toka bujqesore e troje qe kane vlera qindra here me te madhe se nje fature energjie 1 milion leke, dhe per me teper kete ta besh pa autoritetin gjyqesor por si kryeminister, eshte barbari ligjore”, shkruan Halimi.

    Neni 90

    Nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike, nëpërmjet personave të autorizuar nga ana e tij, përveç inicimit të procedurave të ndërprerjes së energjisë, ndërmerr masat e mëposhtme:

    d) Inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe inicimin e ekzekutimit të detyrueshëm, sikurse përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr.8662, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, për çdo vlerë të papaguar detyrimi.

    e) Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!

    O shoku Rama,

    Domethene, ata qe nuk kane pune e para per te paguar faturat e dritave, Qeveria do t'i:

    1. Do t'iu presim energjine e leme ne erresire e te ftohte.
    2. Do t'iu fusim ne burg.
    3. Do t'iu marri shtepine e nxjerri te flene ne rruge fare.

    Jo keq, jo keq. Lavdi Zotit qe nuk te vajti ne mendje qe te na marresh edhe grate e femijet, se vetem ajo ka mbetur pa bere tani.

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, lart e me lart!

    Albo

  3. #3

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!

    Te sekuestrojne shtepite? Ore eshte ne terezi ky gjatovilla? Ne cfare vendi te botes ka pare ky hajvan qe te sekuestrohet prona per mospagese energjie?

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ne cfare vendi te botes ka pare ky hajvan qe te sekuestrohet prona per mospagese energjie?
    Epo ne jemi vënd pararojë

    Nuk e dimë nëse bën punë sikur të shesim ndonjë veshkë apo ndonjë kuintal gjak për të paguar faturat e energjisë dhe të ujit ?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!

    Siç duket fushata e burgut nuk ariti suksesin e duhur,kacidhet nuk ariten shumen e parashikuar,dhe ishte vetem per te varferit."I kemi varfanjaket doreshternguar".

    Kjo eshte faza e dyte;Sekuestimi i shtepis,por edhe kjo do deshtoje se eshte drejtuar pensionisteve,qe dihet qe jane doreçpuar ne kafe e raki.

    Mbas sekuestrimit te shtepis do kemi aktin e trete,fazen finale;Ndalimi i rakis,me urdher te kryeministrit

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!




    Emri:  RamaSynetllek.jpg

Shikime: 114

Madhësia:  30.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-01-2015 më 10:33
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan Wordless për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (24-01-2015),SERAFIM DILO (23-01-2015)

  8. #7

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!

    Cfare domethene "barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme"?

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!

    Barré,ne kuptimin e aktit seksual por pa kaluar periudhen e shtatzanise.

    Dmth;akti...,mbi hipoteken,mbi pasurine e paluajtshme,mbi shtepine e çfare permban shpia brenda.(Gjithmone, per ata qe mesi mbahen ne kembe...)

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!

    Rama me ate nenshkrim te ligjit te energjise ka firmosur kapitullimin e tij politik.
    Me kete qe ka bere ai kurre nuk do marre vota si person.Ja mbylli perspektiven vetes
    si deputet i ardhshem.
    Pune pa mend,nuk meren parasyh se cfare pasojash negative sjell ky ligj i ri.
    Me zbatimin e ligjit do ngelen rrugeve mijera familje do rritet shume pakenaqsia, revolta, krimi
    dhe per pasoje rrezik i madh per lufte civile dhe krize qeveritare.
    Shtepia eshte objekti me fondamental i jeteses dhe kurre nuk i duhet hequr e drejta e banimit te
    qytetarit.E drejta per te banuuar do te thote e drejte per te jetuar eshte nje e drejte fondamentale
    kushtetuse si dhe e drejte e njeriut.
    Ky ligj idiot bie ne kundershtim me te drejtat me bazike te qytetarit ne nje shoqeri demokratike,bie ndesh me "te drejten per te jetuar" dhe
    e ka komplikuar situaten.
    A ka te drejte sipas te drejtave te njeriut dhe kushtetutes shtetasi shqiptar te jetoje ne nje banese e quajtur shtepi, apo apartament?
    Pergjigja eshte po.Heqja e te drejtes per te jetuar ne banese eshte antikushtetuse,eshte anti demokratike eshte barbarizem.
    Organizata te te drejtave civile dhe te njeriut duhet te ngrihen dhe protestojne kete ligj idiot.
    Po i hoqe shtepine,askush nuk ka aq para qe te jetoje ne hotel.Atehere si i behet?Do flene poshte ndonje ure dhe do sorollaten
    rrugeve si stray dogs lol,si ato qente qe ecin dhe nuk e dine se ku shkojne.
    Ligji i dale nuk eshte zgjidhje,eshte stupiditet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •