TIRANĖ Ambasadori i ri i SHBA-sė Donald Lu flet shqip dhe e ka prezantuar sot veten dhe bashkėshorten e tij, Ariel, me anė tė njė videoje. Nė video-mesazh ai tregon se cili do tė jetė misioni i tij dhe ēfarė dėshiron tiu ofrojė shqiptarėve.
Mirėdita! Quhem Don Lu dhe jam shumė i gėzuar qė Presidenti Obama mė ka zgjedhur mua si ambasadorin e ardhshėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shqipėri, shprehet ai qė nė krye. Si shumė amerikanė, edhe unė jam djali i njė emigranti. Babai im erdhi nė Amerikė nga Kina dhe ka punuar shumė pėr tu dhėnė fėmijėve tė tij, shanse qė ai vetė nuk i ka pasur kurrė. Ajo ishte ėndrra e tij amerikane.
Unė e di qė tu sigurosh njė tė ardhme mė tė mirė, fėmijėve tanė, ėshtė njė ėndėrr qė amerikanėt dhe shqiptarėt e ndajnė me njeri-tjetrin. Si ambasador jam i angazhuar tė mbėshtes pėrpjekjet e popullit shqiptar nė ndėrtimin e institucioneve demokratike, ta bėjmė Shqipėrinė aleat mė tė fuqishėm tė NATO-s dhe tė punojmė me Shqipėrinė nė rrugėn e saj drejt anėtarėsimit nė BE.
Nė njė moment, pranė ambasadorit Lu,sikurse shihet nė video, afrohet bashkėshortja e tij, tė cilėn ai e prezanton kėshtu: Kjo ėshtė gruaja ime, Ariel, qė do tė vijė me mua nė Shqipėri, sėbashku me fėmijėt,- shprehet ai nė vazhdim.
(ar.sh/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt