Elbasan, zbulohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë, mes 8 të arrestuarve 2 kolumbianë dhe nipi i Enver Hoxhës
Elbasan-Një laborator i përpunimit të drogave të forta është zbuluar mbrëmjen e 14 janarit rreth orës 18:30 në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit, ku është sekuestruar edhe një sasi prej 100 kilogram kokaine e përzierë, 4 kilogram kokaine e paster dhe 3 deri ne 4 ton perzieres.
Në pranga janë vënë disa persona, numri i të cilëve ende nuk është i qartë, por deri tani janë 8 emra, ku mes tyre është arrestuar në Tiranë kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.
Grupi kriminal, i përpunimit të drogës financonte shuma të mëdha parash në fushën e ndërtimit.
(Në foto: I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha)
Ora News mëson emrat e të arresturave në Laboratorin e drogës në Elbasan.
Shtetasit shqiptarë të janë:
Gentian Gjonaj
Arian Dalipi
Ilir Hyseni
Klemend Dalipi nga Elbasani
Ermal Hoxha
Saimir Batku nga Tirana
Dy shtetasit kolumbianë janë:
Cesar Avila
Walther Moreno
Burime nga policia bëjnë të ditur se kreu i grupit kriminal është Sajmir Batku i cili u arrestua në Tiranë rreth orës 20:00 dhe në mjetin e tij u gjet 18 kilogram kokainë e pastër dhe 300 mijë euro.
Ky laborator, i cili ishte ndërtuar në një stallë për lopët konsiderohet si më i madhi në Ballkan.
Mësohet se operacioni i koduar “Xibraka” është zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL, EUROPOL dhe policinë gjermane.
Po ashtu përveç sasisë së kokainës janë sekuestruar 10 mejete luksoze, një pistoletë, një armë zjarri tip shotgan, 6 mijë euro, 3 mijë dollarë dhe 120 aparatë celularë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues më të lartë të policisë se shtetit, ndërkohë që operacioni po vijon dhe është shtrirë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt