Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 140
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Keto jane ngjarje ku rastesia i prish ekulibrin sistemit,ku "prishet pazari".

    Do jete interesante te shikohet (edhe te supozohet) se si do reagoje sistemi mbas keti cenimi,ketij "provokacioni" te jashtem qe prek direkt e ne zemer interesat dhe panvaresin e politikes.Jemi pak a shume "ne gjendje lufte" per politiken e sistemin dhe çfare strategjie do zgjedhin si pergjigje;ate te minimizimit apo ate te kercenimit.
    Do kerkojne ta minimizojne duke sakrifikuar ndonje figure apo do ti bejne "prité" direkt qe ta mbyllin;"keta jane fajtoret,keta u kapen, keta gjykoni"
    "Strategjia" e pare jep shum me teper garanci,mjafton pak ping-pong midis paleve dhe pak bashkepunim me shtypin per te hequr o tjetersuar vemendjen.
    Qe kur ka dale emeri i nipit te Xhaxhit eshte nje bombe qe i ka plasur nder duar.



    "Vitin tjeter,me 29 nentor perveç portretit te Xhaxhit duhet te ngrejme edhe portretin e nipit".

  2. #22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 15-01-2015 më 09:54

  3. #23

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Reagon djali i ish -diktatorit: Ermalin e arrestuan për të diskretituar emrin e Enverit

    “Arrestimi i djalit tonë Ermal Hoxha, që ndodhi dje, më datë 14-1-2015, ka për qëllim të vetëm, diskretitimin e emrit të Enver Hoxhës”.

    Është ky reagimi i prindërve të Ermal Hoxhës, i arrestuar mbrëmë në operacionin antidrogë si pjesë e një rrjeti shqiptaro –kolumbian të trafikut të kokainës. Në një deklaratë që mban emrin e Ilir dhe Teuta Hoxhës, thuhet se nuk është hera e parë që kjo i ndodh familjes së tyre. “Para katër vjetësh policia donte të implikonte djalin tjetër tonin, duke e akuzuar si pjesëmarrës në nëj kofnlikt me armë, kur ai në kohën që kishte ndodhur incidentit, ishte bashkë me ne, prindërit e tij dhe me 30 të ftuar të tjerë në një festë familjare. Po kështu, ndodhi edhe me Ermalin, që del njoftimi në media me burim nga prokuroria që është i zënë me drogë dhe me një shumë të madhe parash në një makinë fuoristradë të zezë, në afërsi të Elbasanit. Në një kohë që Ermali ndodhej në Durrës, në shtëpinë e prindërve të grua. I njëjti skenar për ta inkriminuar” –thuhet në deklaratë. Po kështu, prindërit e tij pretendojnë se kjo ishte diçka që pritej, duke parë reagimet kundër Enver Hoxhës gjatë festimeve të 70 –vjetorit të çlirimit. “Dhe pritej që diçka të ndodhte, kur Enver Hoxha në këtë 70 –vjetor të Clirimit u anatemua nga të gjitha forcat politike, të djathta dhe të majta. Egërsisht e quajtën monstër dhe Hitler. Shkuan deri atje sa edhe fotografitë ia ndaluan me dhunë shtetërore. Edhe kjo që ndodhi dje, është në vazhdën e persekutimit që i behet familjes së tij. Tani që nipërit e tij janë bërë madhorë, persekutimi po bie mbi ta. Urojmë që drejtësia të veprojë e pavarur nga segmentet e politikës”, mbyllet deklarata e Ilir dhe Teuta Hoxhës.
    Teksa me këtë deklartë, prindërit e Ermal Hoxhës e quajnë si akt me prapavijë politike arrestimin e Ermal Hoxhës, nuk bën më pak shqiptarja.com, e cila boton një shkrim me autor Aruel Pepa, me titull “Fabula ra, nipi i Kolekës arrestoi nipin e Enverit”.


    Bota Sot


    E di cfare eshte ironike? Kelyshi i atij qe ideoi e vuri ne jete persekutimin me te eger qe ka pare ky popull, tani ankohet per persekutim dhe padrejtesi. Paftyresia dhe palacolleku i ketyre njerezve ska limit. Ermal Hoxha qe ne mes te viteve 90-te rrinte me gjithe helmaxhinjte e parkut Rinia. Dhe kur rri me ujqerit do fillosh te ulerish. Ti Ilir Hoxha, kryetar i Drejtorise me Kriminale qe ka ekzistuar ndonjehere ne agjenturen shqiptare ke marre ne qafe me mijera njerez. Ke vrare e ke prere me urdherat e tua shume njerez te pafajshem. Arrestimi i djalit tend i kapur me kokaine dhe para nuk eshte persekutim, nuk eshte sajese, nuk eshte ideologji apo penalizim ndaj familjes, babait, gjyshit, stergjyshit (sic e pati zakon yt at te merrte ne qafe me mijera njerez). Yt bir u vu ne pranga se eshte koke e kembe i perfshire ne prodhim e trafik droge. Le te shkoje nusja e tet biri tani e te lahet me qumesht e trandafila neper hotelet luksoze te Kines. 3/4 e popullit ngordh per buke e ju tallni menderen neper bote. Normal, kur merresh me drogera e pislleqe leket nuk llogariten.

  4. #24

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    ka me verte nevoje per diskretitim emri i Enverit?

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Grupi i kokainës aktivitet në Shqipëri prej 1 viti, Policia: Ja detajet e operacionit



    ELBASAN - Një superoperacion ndërkombëtar i ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in ka çuar në shkatërrimin e një laboratori gjigant droge në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ku përpunohej kokainë me destinacion tregjet europiane. Gjatë operacionit, i cili nisi pasditen e djeshme, janë vënë në pranga 12 persona, 10 prej të cilëve shqiptarë dhe 2 kolumbianë. Ndërsa pasditen e sotme policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin Genci Xhixha, 35-vjeç i dyshuar si pjesë e grupit të trafikut të drogës.

    Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë bënë me dije se njëri prej të arrestuarve shqiptarë është nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Përveçse në Elbasan, operacioni është shtrirë edhe në Tiranë dhe Durrës. Mësohet se ka qenë një sinjalizim nga autoritetet gjermane, i cili ka çuar në zbulimin e rrjetit të drogës. Dyshohet se kokaina vinte në Shqipëri me kontenierë nga Amerika Latine dhe më pas kishte si destinacion tregjet europiane. Policia pohon se grupi i kokainës e zhvillonte aktivitetin në Shqipëri prej një viti, ndërsa më herët punonte në linjën Spanjë-Holandë.

    Forcat RENEA kanë sjellë sot në Tiranë dy shtetasit kolumbianë të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës gjatë operacionit të koduar “Xibraka” në Elbasan. Gjithashtu mësohet se forcat speciale të RENEA-s do të sjellin në Tiranë dhe vëllezërit Dalipi. Sipas informacioneve, dy kolumbianët u prezantuan si futbollistë të skuadrës së Elbasanit.

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, kanë udhëtuar sot drejt Elbasanit, aty ku u zbulua dhe laboratori i përpunimit të kokainës, ku janë takuar me Drejtorin e Policisë së Qarkut të Elbasanit, Neritan Nallbati.

    LABORATORI I DROGES, NE KERKIM EDHE NJE TJETER I DYSHUAR SI PJESE E GRUPIT
    Një tjetër person shpallet në kërkim pasi dyshohet të jetë pjesë e grupit të trafikut të drogës, i zbuluar mbrëmjen e djeshme në Xibrakë. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim shtetasin Genci Xhixha, 35-vjeë, i dyshuar si pjestar i grupit që trafikonte kokainë.

    POLICIA: JA DETAJET E OPERACIONIT

    Strukturat e Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe konkretisht, Sektori për Narkotikët, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacinale, në bashkëpunim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkëpunim me autoritet policorë Gjermane, pas një hetimi proaktiv disa mujorë ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkëkohore të hetimit, më datë 14.01.2015 u finalizua me sukses operacioni policor “Xibraku”.

    Prej disa kohësh Policia e Shtetit ka qenë duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, është bërë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal.

    Në funksion të këtij hetimi është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda procedimi penal nr. 335, viti 2014 dhe për hetimin e këtij grupi, strukturat e hetimit në Departamentin për Krimin e Org.&Kr.e Renda kanë përdorur të gjitha format dhe metodat e parashikuara në ligj me qëllim dokumentimin e këtij aktivitetit kriminal.

    Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinacion Europen Perendimore.

    Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

    Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operación.

    Në kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës , u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

    Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.
    Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane, .
    Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .
    Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .
    Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .
    Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.
    Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.
    Walther Moren, Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucarama nga, Kolumbi
    Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .
    Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.
    Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.
    U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:

    Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
    77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
    19.8 kg e dyshuar si perzierës i lendes narkotike kokaine.
    359.400 Euro.
    2.769.000 lek të reja.
    4150 Dollare Amerikan.
    Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
    Nje arme zjarri automatik model 56.
    Nje arme zjarri Revolver me mulli.
    Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm.
    Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
    174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
    50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
    Katër automjete të tipeve të ndryshme.
    Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
    Një peshore elektronike.
    25 aparate telefoni celulare.
    Janë sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.
    Janë sekuestruar edhe dy automjete.
    Janë sekuestruar aksesore për prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.
    Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe përzieres që shërbejnë për prodhimin e substancave narkotike
    Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentesh të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.
    Gjithashtu strukturat e specializuara të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme kanë filluar menjëherë hetimin pasurore dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtareve të kësaj organizate kriminale.

    Hetimi i kësaj Organizate Kriminale bëhet për veprën penale te “Trafikimit te Lendeve Narkotike”, 283/a/2 “ Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimi, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikeve “284/a, dhe “Armëmbajtje pa leje e Armeve dhe Municioneve Luftarake “ 278/2 dhe 278/5 te Kodit Penal.

    POLICIA E DURRËSIT: JA SI U ARRESTUA ERMAL HOXHA

    Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se arrestimi i Hoxhës është kryer rreth orës 01:30 të datës 14/01/2015, në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij në qytetin bregdetar.

    “Më datë 14.01.2015 ora 01:30, nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Ermal Hoxha i biri i Ilir-it dhe i Teutë-s, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Rruga “Foto Xhavella”, Unaza e Re, me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të Procedimit Penal Nr. 334 viti 2014, të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a-2 i K.Penal.”- thuhet në deklaratën e Policisë së Durrësit.

    POLICIA: LABORATORI U ZBULUA PAS PËRGJIMEVE TË ILIR HYSENIT

    Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se kanë qenë autoritetet gjermane që sinjalizuan për trafikun e kokainës. Mësohet se autoritetet e këtij vendi i kanë kërkuar informacion policisë shqiptare për Ilir Hysenin, pasi dyshohej se trafikonte kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Menjëherë pala shqiptare ka nisur hetimet, duke vënë në përgjim Hysenin. Nga përgjimet dhe hetimet e kryera është bërë e mundur që të zbulohet laboratori i drogës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe me struktura të tjera kanë rënë dakord që superoperacioni antidrogë të zhvillohej ditën e djeshme. Dyshohet që Ilir Hyseni të jetë kapo i trafikut të kokainës. Ndërkohë, po hetohet intensivisht për identifikimin dhe zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në rrjetin e fundit të trafikut ndërkombëtar të drogës.

    (er.nu/BalkanWeb)

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    ‘Kokaina’, Berisha: Interpol e çmontoi, Rama mbeti pa gjethe fiku. Të hetohet, kush e lajmëroi Ermal Hoxhën?

    TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur operacionin antidrogë të një dite më parë ku në pranga përfunduan 11 persona, mes të cilëve 2 kolumbianë dhe nipi i diktatorit Enver Hoxha.
    Sipas Berishës, rrjeti i kokainës u zbulua nga policia gjermane, kurse Interpol dhe Europol drejtuan operacionin nën hetimin serioz të prokurorisë. Berisha shton se Policia e Shtetit vuri në zbatim këtë operacion me përmasa ndërkombëtare.
    Por sipas Berishës, Ermal Hoxha ka lidhje të ngushta me kupolën e PS dhe kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit reagoi zëmekur ndaj këtij operacioni, duke e nisur reagimin me kryefjalë, opozitën. Berisha akuzon Ramën se me ardhjen e këtij të fundit në pushtet, në Shqipëri zbarkoi Kolumbia ndërsa përmend një episod që sipas tij, një boss droge u strehua në makinën e një deputeti të PS nën hundën e policisë.
    Berisha i bën thirrje prokurorisë që ti shkojë deri në fund hetimit deri në zbulimin e e të gjitha lidhjeve të narkotrafikut me pushtetar dhe partiakë.

    Reagimi i plotë Sali Berishës

    Interpoli dhe Europoli çmontojne rrjetin e droges me baron kryesor Ermal Hoxhen, nipin e Enver Hoxhes!!

    Te dashur miq, dje pasdite Interpoli, Europoli se bashku me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Policine e Shtetit kryen goditjen e nje rrjeti te madh shqiptaro-kolumbian droge me drejtues kryesor nipin e diktatorit Enver Hoxha, 39 vjecarin Ermal Hoxha, i njohur per lidhjet e ngushta me kupolen me te larte te PS ne teresi dhe ne vecanti e personalisht per lidhjet e ngushta e familjare me Edi Ramen, mik i ngushte i kahershem i prinderve te narkotrafikantit.

    Ermal Hoxha njihet sipas disa burimeve sponsorizues nder me kryesoret i fushatave elektorale te PS dhe veprimtarive te tjera te kesaj partie. Ne kete operacion antitrafik nderkombetar u shkaterrua ne Xibrak nje impiant i madh i prodhimit te kokaines per treg, u arrestuan 8 anetare te rrjetit shqiptaro – kolumbian te droges, 6 shqiptar dhe 2 kolumbian, u konfiskuan 125 kg kokaine, rreth 3 – 4 ton perzjeres te kokaines.

    Me kete rast le te falenderojme ne policine gjermane qe zbuloi e para ekzistencen e rrjetit, Interpolin dhe Europolin qe organizuan dhe drejtuan operacionin, Prokurorine e Krimeve te Renda per hetimin serioz disa mujor te rrrjetit si dhe Policine e Shtetit qe mori pjese ne zbatimin e ketij operacioni te permasave nderkombetare. Ne reagimin e tij te pare dhe zëmekur per kete operacion kunder rrjetit te fuqishem te narkotrafikut nderkombetar qe drejtohej nga nje neo-bllokmen, tashme baron droge, nipi i Enver Hoxhes dhe me miqesi te ngushte familjare me Edvin Kristaq Ramen, ky i fundit ne reagimin e tij me te pare vrapoi te sulmoje duke duke nisur reagimin e tij me fjalet: “Uroj qe opozita te mos merzitet nga kjo arritje e policise”. Pra hallin e ka gjithnje tek opozita.

    Me kete raste dua t’i them zotit Rama, ketij krenari pa gjethe fiku, se me ardhjen e tij ne pushtet ne vendin tone zbarkoi Kolumbia dhe se per here te pare ne historine e vendit mediat nderkombetare disa muaj me pare e kane etiketuar Shqiperine si Kolumbia e Europes. Kjo mjerisht jo pa te drejte!

    Muaj me pare ne Mal te Zi u bllokuan njeherazi 80 dhe me pas 250 kg kokaine me destinacion Shqiperine dhe bosi politik informoi ne kohe bosin teknik, i cili u zhduk para hundeve te policise. Dy muaj me pare nje operacion antitrafik nderkombetar i policive te kater vendeve i koduar “Viluni”, deshtoi se bosi politik qe i printe karvanit te droges, e shpetoi duke e marre ne makinen e tij imunitare (te deputetit) bosin teknik bash ne momentin me kritik tek do arrestohej nga Policia e tradhtuar nga politika, ai u strehua me njehere ne makinen e deputetit qe te nesermen i binte Shkodres pash e n’pash ne krah te Edvin Kristaq Rames.

    Duke pergezuar edhe nje here ata qe kontribuan ne suksesin e ketij operacioni, i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoj dhe vendos para ligjit cdo anetar te ketij rrjeti dhe me hetime serioze te paanshme te zbuloje te gjitha lidhjet e ketij rrjeti narkotrafiku me pushtetar dhe partiak, si dhe cdo sponsorizim elektoral te ketij grupi. Te hetoje dhe zbuloje kush e lajmeroi neo-bllokmenin Ermal Hoxha, qe kishte marre 300 mije euro ne makine dhe po nisej ne klandestinitet. Hetimi serioz dhe i gjithanshem ka rendesi kryesore per nxjerrjen e vendit nga kthetrat e krimit te organizuar!! sb

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Zbulimi i laboratorit të kokainës, Ristani: Në organizatë të përfshirë njerëz të afërt me pushtetin

    TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka dalë sot para mediave në lidhje me operacionin antitrafik në Elbasan, për të akuzuar sërish qeverinë se nuk ka kryer detyrën, duke lejuar një aktivitet të tillë kriminal. Sipas Ristanit “grupi kriminal kishte gjetur të gjitha lehtësitë për të ndërtuar një fabrikë kokaine në zemër të Shqipërisë”. Ai tha se “ccdo orë po dalin të dhëna dhe fakte tronditëse për përfshirjen në këtë organizatë të njerëzve të lidhur me pushtetin”.



    “Opozita nuk është e mërzitur, por është thellësisht e shqetësuar, e tronditur, si gjithë qytetarët e vendit nga fakti se me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, Shqipëria po kthehet në një Kolumbi të Europës ashti siç për fat të keq kanë lajmëruar edhe mediat evropiane”, tha Ristani.

    Ai i ka lënë meritat e këtij operacioni dhe zbulimit të këtij aktiviteti, policive evropiane. “Ne jemi të shqetësuar se një sipërmarrje kriminale e prodhimit dhe trafikimit të kokainës arrin të instalohet në Shqipëri e të ushtrojë aktivitet e qetë, derisa e konstatuan policitë partnere europiane.
    Ndërtimi i një fabrike droge të prodhimit e përpunimit të kokainës, disa kilometra larg Tiranës, është një fakt tronditës i dështimit të qeverisë në luftën kundër narko-trafikut. Nuk mund të ndodhë, nuk ka asnjë shans të ndodhë një aktivitet i këtyre përmasave dhe kaq i organizuar, nëse Qeveria do të ishte në krye të detyrës duke kontrolluar territorin e duke luftuar trafikun e drogës”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

    Ristani tha se arrestimi i autorëve dhe sekuestrimi i kokainës pas insistimit të partnerëve europianë përbën një fakt për dështimin e Edi Ramës.

    “Fabrika e kokainës hedh poshtë gjithë mashtrimet për suksese imagjinare të Ministrit të Brendshëm, i cili pak ditë më parë mburrej se Shqipëria nuk ishte më vend i prodhimit të drogës. Arrestimi i autorëve dhe kapja e kokainës, nga një grup i besueshëm i partnerëve europianë brenda policisë shqiptare, pas informacionit dhe insistimit të partnerëve, është fakt i dështimit total të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, dhe aspak arsye për rrahje gjoksi”, deklaroi Ristani.

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, shtoi më tej se “nuk kishte ndodhur prej 10 vitesh, që krimi i organizuar ndërkombëtar të gjente të tilla lehtësi sa të instalonte një fabrikë të madhe droge mu në zemër të Shqipërisë”.

    “Partia Demokratike përgëzon policitë partnere që bënë të mundur shkuljen e këtij çibani të përbindshëm droge nga Shqipëria. Ne po e pyesim sot Edi Ramën, a kanë lidhje me këtë organizatë kriminale të afërm të funksionarëve të lartë të qeverisë? A kanë lidhje me këtë organizatë kriminale, financues të fushatës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit? Kohës së mburrjeve dhe mashtrimeve të kësaj qeverie po i del boja dita ditës. Opozita do garantojë minimalisht transparencën për shqiptarët”, premtoi Ristani.

    (m.k/BalkanWeb)

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Trafiku i kokainës, Si ishte “maskuar” laboratori i kokainës në Xibrakë



    Godina që dyshohet se përdorej si laborator droge dhe që u zbulua mbrën e 14 janarit 2015 në Labinot Fushë të Elbasanit dikur ishte një nga depot e rezervave të shtetit.
    Për banorët e zonës godina që ndodhet buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, në Xibrakë përdorej si magazinë e bimëve mediciale deri dje kur policia zbuloi se në atë godinë përpunohej droga.
    Sasia e lëndës narkotike dyshohej se vinte nga Amerika Latina e fshehur në ngarkesat e biëmve medicinale ndërsa pas përpunimit të saj në laborator droga trafikohej në tregun e brendshëm dhe në Europën perëndimore, sidomos në Gjermani. Dyshohet se droga përpunohej nga dy shtetasit kolumbianë, ndërsa shqiptarët merreshin me trafikimin e saj.

    ORA NEWS

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Elbasan, ja fotoja e dy kolumbianëve që përpunonin kokainën në laborator

    Emri:  foto-me-logo.jpg

Shikime: 1984

Madhësia:  92.3 KB

    Zbulohen fotot e dy shtetasve kolumbianë të cilët ishin rekrutuar nga organizata kriminale për përpunim e kokainës e cila do të hidhej në tregun e brendshëm dhe në atë të Europës perëndimore.
    Të arrestuarit janë : Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67, dhe Ëalther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi
    Dy kolumbianët u arrestuan në laboratorin e kokainës, dikur ish depo e rezervave të shtetit, mbrëmjen e 14 janarit 2015
    “Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinación Europen Perendimore.
    Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
    Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndeës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rëkrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operación” thuhet në njoftimin e policisë.

    Te arrestuarit e tjere jane

    1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.
    2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane, .
    3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .
    4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .
    5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .
    6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.
    7. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .
    8. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.
    9. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

    ORA NEWS

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Laboratori i kokainës, më moderni në Ballkan, Tahiri: Vijojmë me hetimin e pasurive



    Pas superaksionit ku u sekuestrua një sasi rekord kokaine, ministri Tahiri shkoi sot në mesditë në Xibrakë për të parë nga afër laboratorin ku përpunohej kokaina, dhe që konsiderohet një nga laboratorët më të mëdhenjtë në ballkan.
    Ndalesa e parë e ministrit të Brendshëm ka qenë Policia e Elbasanit ku është bërë analiza e një vit pune të bluve të këtij qarku.
    Më pas Tahiri shkoi në Labinot Fushë, aty ku u zbulua laboratori i kokainës, një vend që për të mbuluar destinacionin e vërtet përdorej si vendgrumbullim për bimë medicinale.
    Ministri Tahiri tha se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në historinë e Shqipërisë dhe të rajonit dhe është dëshmi se qeveria është e vendosur për të luftuar edhe trafikun e drogave të forta.
    Ministri i Brendshëm e ka cilësuar operacionit, ndër më të suksesshmit në vend teksa i ka apeluar politikës të mos sulmojë policinë por ta lejojë të bëjë punën.
    “Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në historinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Është laboratori më i madh dhe më modern i kapur ndonjëherë në Shqipëri dhe në Ballkan. Eshtë një hetim i plotë i gjithanshëm që dëshmon profesionalizimin e oficerëce të policisë së shtetit, luftën kundër krimit të organuzuar trafikimit sic është kjo. Pas Lazaratit e Dukagjinit dhe punës që bëri policia për të zhdukur çdo rrënjë drogë rezultatet flasin mjaft fortë për suksesin e policisë së shteti kundër drogave të forta si ajo e kapur mbrëmë”
    Duke iu përgjigjur akuzave të PD-së “vajtorët të heshtin të lënë policinë të punojë. Policia e Shtetit është në ballë të detyrës.
    Tahiri shtoi se operacioni do të vijojë me hetimin e pasurive dhe asetet kriminale.
    Aksioni i policisë i koduar Xibraku pas muajsh hetimesh u finalizua me 11 të arrestuar dhe sekuestrimin e gati 100 kg kokainë.
    Grupi kishte shtrirje ndërkombëtar nga Amerika Latine në Ballkan me destinacion Europën Perëndimore.
    Laboratori sot është nën masa të rrepta sigurie dhe ruhet nga policë.

    ORA NEWS

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •