Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Flamuri i dronit në stadiumin e Beogradit, në murin e Kryeministrisë së Shqipërisë

    “Autochthonous” në murin e Kryeministrisë, edhe Mali i Zi kërkon shpjegime nga Shqipëria

    Emri:  autoctonus.jpg

Shikime: 1001

Madhësia:  25.2 KB

    TIRANE - Ministra e Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar një udhëzim ambasadës në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione përse flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është shfaqur në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë.

    Sipas Radios Europa e Lirë, informacione shtesë do të kërkohen nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë.

    Fotografia e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” është postuar në murin e kryeministrisë në kuadër të një fushate urimesh nga qytetarët gjatë festave të fundvitit.

    Bëhet fjalë për flamurin me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, i njëjti që u shfaq në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

    Qeveria e Serbisë bëri të ditur se i ka dërguar notë proteste Tiranës zyrtare për këtë veprim, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Flamuri i dronit në stadiumin e Beogradit, në murin e Kryeministrisë së Shqipëri

    Serbia notë proteste Shqipërisë, Daçiç: Shkak, harta e madhe në kryeministrinë shqiptare

    Emri:  harta1.jpg

Shikime: 395

Madhësia:  52.3 KB

    BEOGRAD-Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron se Beogradi i ka dërguar notë proteste Tiranës për shkak se harta e Shqipërisë së Madhe është shfaqur në murin e kryeministrisë. Sidoqoftë, shefi i diplomacisë Serbe nënvizon se vendi i tij vazhdon bashkëpunimin me kryeministrin Shqiptar dhe këtë fakt nuk e vë në pikëpyetje askush. “Nuk kemi bërë dhe as nuk do të bëjmë ndonjë lëvizje që do të rrezikojë marrëdhëniet tona në rajon, madje as me Shqipërinë. Nuk ishte flamuri i Serbisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit të Serbisë, por flamuri i Shqipërisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë dhe ne do të reagojmë gjithmonë për të tilla veprime”, u shpreh Dacic. Sipas të përditshmes serbe ‘Politika’, kryeministri i Shqipërisë organizoi një shfaqje me drita ku ndër të tjera tregohej harta e Shqipërisë së Madhe në muret e kryeministrisë për të shënuar festimet e vitit të ri. Sipas mediave Serbe kryeministri Rama e postoi foton në profilin e tij zyrtar në facebook.

    (d.b/News24/BalkanWeb)

  3. #3

    Për: Flamuri i dronit në stadiumin e Beogradit, në murin e Kryeministrisë së Shqipëri

    paska qene para 2 javesh?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Flamuri i dronit në stadiumin e Beogradit, në murin e Kryeministrisë së Shqipëri

    Nuk ia paskan futur kot ata serbet per vellane e kryeministrit ne Beogradit qe kontrollonte dronin. Flamurin e dronit i vellai i Kryeministrit e ka vene mu para Kryeministrise qe ta shohin serbet, ta shohi e gjithe bota.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-stadium/page2

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5

    Për: Flamuri i dronit në stadiumin e Beogradit, në murin e Kryeministrisë së Shqipëri

    Serbet nuk flasin asnjehere kot. Une gazetat serbe lexoj zakonisht per lajmet e ballkanit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Flamuri i dronit në stadiumin e Beogradit, në murin e Kryeministrisë së Shqipëri

    Me harten jan kan futur kot,se jane harta te vjetra.

    Ne flamurin e dronit nuk duket Sazani,kush ja shiti Italis !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •